{"id":89391,"date":"2026-05-26T08:48:17","date_gmt":"2026-05-26T08:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/kufiri-detar-me-greqine-mecollari-shqiperia-humbet-40-km%c2%b2-nese-ceshtja-shkon-e-plote-ne-hage\/"},"modified":"2026-05-26T08:48:17","modified_gmt":"2026-05-26T08:48:17","slug":"kufiri-detar-me-greqine-mecollari-shqiperia-humbet-40-km%c2%b2-nese-ceshtja-shkon-e-plote-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/kufiri-detar-me-greqine-mecollari-shqiperia-humbet-40-km%c2%b2-nese-ceshtja-shkon-e-plote-ne-hage\/","title":{"rendered":"Kufiri detar me Greqin\u00eb\/ Me\u00e7ollari: Shqip\u00ebria humbet 40 km\u00b2 n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja shkon e plot\u00eb n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Vizita e ministrit grek t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Tiran\u00eb ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes detare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Mediat greke raportojn\u00eb se synimi kryesor \u00ebsht\u00eb riaktivizimi i nism\u00ebs s\u00eb vitit 2020 p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb International Court of Justice, nd\u00ebrsa opozita akuzon qeverin\u00eb shqiptare se po e fut vendin n\u00eb pozita t\u00eb pafavorshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, eksperti i siguris\u00eb Artur Me\u00e7ollari deklaroi se nuk ka ende marr\u00ebveshje mes dy vendeve, por vet\u00ebm nj\u00eb dakord\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d, ai thot\u00eb se Ministria e Jashtme i ka k\u00ebrkuar Presidentit autorizimin p\u00ebr nisjen e negociatave q\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, por procedura ka mbetur pezull pasi kreu i shtetit nuk ka firmosur ende.<\/p>\n<p>Me\u00e7ollari tha se drafti i paraqitur nga pala shqiptare p\u00ebrputhet me propozimin grek t\u00eb vitit 2020, duke synuar q\u00eb n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja dhe jo vet\u00ebm pikat ku pal\u00ebt kan\u00eb mosdakord\u00ebsi. Ai theksoi se gjat\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2018 ishte arritur dakord\u00ebsi p\u00ebr rreth 85% t\u00eb kufirit detar, nd\u00ebrsa kishin mbetur pa zgjidhje vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me pesh\u00ebn e ishujve dhe proporcionalitetin.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, Shqip\u00ebria humbet automatikisht rreth 40 kilometra katror\u00eb dhe rrezikon t\u00eb humbas\u00eb vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohur nga pala greke\u201d,\u00a0deklaroi Me\u00e7ollari.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb draftin e vitit 2018 ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe Protokolli i Firences i vitit 1925 si baz\u00eb ligjore p\u00ebr kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb, element q\u00eb mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja d\u00ebrgohet e gjitha n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Me\u00e7ollari:\u00a0<\/strong>Nuk ka marr\u00ebveshje, ka nj\u00eb dakord\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dakord\u00ebsuar n\u00eb nivelin politik. Pra, nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb procedur\u00eb akoma, sepse procedura ka nisur ose nis, me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ministria e Jashtme n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr autorizim p\u00ebr fillimin e negociatave dhe krijimin e grupit negociator. Por nga marsi i 2023-shit, q\u00eb i thon\u00eb gati mbi tre vjet, presidenti nuk e ka firmosur. Nuk thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb dhe nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur Ministria e Jashtme \u00e7on nj\u00eb propozim, e ka ligji p\u00ebr traktatet dhe marr\u00ebveshjet, q\u00eb duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb dhe nj\u00eb draft t\u00eb asaj marr\u00ebveshjes. \u00c7far\u00eb synon Ministria e Jashtme dhe b\u00ebn nj\u00eb draft, e ka ligji. Dhe drafti q\u00eb ka \u00e7uar p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me propozimin grek t\u00eb tetorit 2020. Kush \u00ebsht\u00eb? \u00c7\u00ebshtja q\u00eb t\u00eb \u00e7ohet e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00eb Hag\u00eb. Pra, jo t\u00eb \u00e7ohen mosmarr\u00ebveshjet, t\u00eb \u00e7ohen dhe ato q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dakord\u00ebsi dhe ato q\u00eb jan\u00eb mosmarr\u00ebveshje. N\u00eb vitin 2018 Shqip\u00ebria ka zhvilluar bisedime me Greqin\u00eb dhe mund t\u00eb themi 80, 85% e mosdakord\u00ebsive p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes detare jan\u00eb zgjidhur.<\/p>\n<p>Jemi r\u00ebn\u00eb dakord, ka ngelur vet\u00ebm pjesa fundore q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulja e pesh\u00ebs s\u00eb ishujve dhe shk\u00ebmbinjve, ose ajo q\u00eb quhet ekiteja, dhe b\u00ebrja e testit matematikor q\u00eb \u00ebsht\u00eb disproporcionaliteti. Kaq ka ngelur, t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat jan\u00eb dakord\u00ebsuar. N\u00ebse ne vemi n\u00eb Hag\u00eb si\u00e7 pretendon Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb, pala greke, apo dakord\u00ebsia midis Dendiasit dhe Ram\u00ebs n\u00eb 20 tetor 2020, ne me k\u00ebto dakord\u00ebsit\u00eb e vitit 2018 na quhen mosdakord\u00ebsi dhe kuptohet humbasim deri n\u00eb 40 kilometra katror\u00eb, p\u00ebr shembull, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb e provuar q\u00eb e humbasim n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebrve\u00e7 element\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, dit\u00ebn q\u00eb firmoset nj\u00eb marr\u00ebveshje speciale p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb Hag\u00eb midis dy pal\u00ebve, ne humbasim 40 kilometra katror\u00eb automatikisht.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb ndryshe. Sepse ka dakord\u00ebsi midis grupit negociator shqiptar dhe grupit negociator grek, dhe k\u00ebto 40 kilometra katror\u00eb lidhen me vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. E cila \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb \u201976-n, u hoq n\u00eb 2008-n, n\u00eb mes t\u00eb negociatave t\u00eb vitit 2009, u rikthye n\u00eb vitin 2012, por Greqia p\u00ebrfundimisht u detyrua ta pranoj\u00eb sepse nuk e kishte kontestuar k\u00ebt\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb baz\u00eb p\u00ebr 10 vite n\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Ishte ministri i jasht\u00ebm Kotzias i cili e deklaroi n\u00eb 31 mars 2018, e deklaroi n\u00eb parlament dhe tha ish-ministres s\u00eb jashtme Bakoyannis: \u2018Ne e njohim vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sepse ju nuk e kontestuat n\u00eb 10 vitet q\u00eb ishit n\u00eb\u2026\u2019 pra brenda 10 vjet\u00ebve, \u00a0nga 1993 n\u00eb 2003. Dhe si e till\u00eb, ajo u mor n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb delimitimin e vitit 2018, q\u00eb dha nj\u00eb rezultat plus 40 kilometra katror\u00eb nga viti 2009, nga vija e 2009-s. Tashti ka ngelur vet\u00ebm ulja e pesh\u00ebs s\u00eb ishujve dhe shk\u00ebmbinjve q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb zgjidhja e ekites\u00eb, e cila do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe shtes\u00eb q\u00eb ne nuk e dim\u00eb p\u00ebr momentin se sa do t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb vesh n\u00eb Hag\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebkat, q\u00eb t\u00eb jemi realist\u00eb. Pavar\u00ebsisht se Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Hag\u00ebs ka termin \u2018Gjykat\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2019, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb balanc\u00eb e fuqive globale. Ne e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb se si funksionon, si shtetet marrin pozicionet, si em\u00ebrojn\u00eb. Ne e kemi provuar nj\u00eb her\u00eb, q\u00eb ishte incidenti i kanalit t\u00eb Korfuzit. Pra, kemi humbur nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb gjyq dhe fuqit\u00eb, balanca e fuqive vendosi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incidentit, nuk po i hyj k\u00ebsaj historie. Por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo gjykat\u00eb natyrisht do t\u00eb marri n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen. N\u00ebse ne vemi vet\u00ebm p\u00ebr mosdakord\u00ebsit\u00eb e vitit 2018, q\u00ebndrimi \u00ebsht\u00eb korrekt. N\u00ebse vemi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, si\u00e7 ka deklaruar kryeministri duke i quajtur dakord\u00ebsit\u00eb e 2018-s mosdakord\u00ebsi, ne humbasim vij\u00ebn e drejt\u00eb baz\u00eb, dhe humbasim dhe nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb njohja nga ana e Greqis\u00eb e protokollit t\u00eb Firences t\u00eb vitit 1925 p\u00ebr kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb. Sepse n\u00eb draft-tekstin e dakord\u00ebsuar n\u00eb 2018-n, n\u00eb preambul\u00ebn e tij, si baz\u00eb ligjore \u00ebsht\u00eb vendosur dhe protokolli i Firences i vitit 1925, t\u00eb cilin Greqia e ka firmosur por nuk e ka ratifikuar.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kufiridetar\/\">Kufiri detar me Greqin\u00eb\/ Me\u00e7ollari: Shqip\u00ebria humbet 40 km\u00b2 n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja shkon e plot\u00eb n\u00eb Hag\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita e ministrit grek t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Tiran\u00eb ka rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjes detare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb. Mediat greke raportojn\u00eb se synimi kryesor \u00ebsht\u00eb riaktivizimi i nism\u00ebs s\u00eb vitit 2020 p\u00ebr ta \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb International Court of Justice, nd\u00ebrsa opozita akuzon qeverin\u00eb shqiptare se po e fut vendin n\u00eb pozita t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}