{"id":89383,"date":"2026-05-26T07:48:14","date_gmt":"2026-05-26T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/as-rama-dhe-as-mitsotakis-nuk-e-kane-prone-te-babait-detin-duhet-transparence-para-qytetareve\/"},"modified":"2026-05-26T07:48:14","modified_gmt":"2026-05-26T07:48:14","slug":"as-rama-dhe-as-mitsotakis-nuk-e-kane-prone-te-babait-detin-duhet-transparence-para-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/as-rama-dhe-as-mitsotakis-nuk-e-kane-prone-te-babait-detin-duhet-transparence-para-qytetareve\/","title":{"rendered":"As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kan\u00eb pron\u00eb \u2018t\u00eb babait\u2019 detin\u2019, duhet transparenc\u00eb para qytetar\u00ebve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d me Flavio Qarrin n\u00eb Syri Tv se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb detit me Greqin\u00eb ishte \u201cfotokopje\u201d e nj\u00eb letre t\u00eb ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.<\/p>\n<p>Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjat\u00eb negociatave ka par\u00eb m\u00eb shum\u00eb interesat e nj\u00eb shteti t\u00eb tret\u00eb sesa ato t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja e detit duhet t\u00eb zgjidhet me transparenc\u00eb dhe me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai tha se dy her\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur dakord\u00ebsi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, por n\u00eb t\u00eb dy rastet pala shqiptare \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Beleri kritikoi edhe munges\u00ebn e informacionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr negociatat, duke theksuar se n\u00eb Greqi ka pasur informim zyrtar p\u00ebr zhvillimet.<\/p>\n<p>Eurodeputeti shtoi se dokumentet e Bashkimit Europian p\u00ebr negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe pronat, por jo detyrime p\u00ebr zgjidhjen e<\/p>\n<p><strong>Beleri: <\/strong>Dua t\u00eb them q\u00eb po t\u00eb lexoj\u00eb dikush vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb fiks letra e zotit Davutoglu. Secili ka argumentat e veta, por k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara. Zoti Rama gjat\u00eb negocimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb detit t\u00eb dy pal\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa interesin e Shqip\u00ebris\u00eb, ka par\u00eb interesin e nj\u00eb shteti t\u00eb tret\u00eb. Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese shqiptare \u00ebsht\u00eb letra e Davutoglu, sikur e b\u00ebn fotokopje.<\/p>\n<p>Nuk e them un\u00eb, mund t\u00eb pyesni shqiptar\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb negociuar marr\u00ebveshjen e 2009-\u00ebs. Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk dua t\u00eb ngul k\u00ebmb\u00eb cila marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Un\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb t\u00eb ecim dhe t\u00eb avancojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, duhet t\u00eb zgjidhet marr\u00ebveshja. T\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje. Marr\u00ebveshje n\u00eb disfavor t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit shtet nuk do ishte nj\u00eb gj\u00eb e pranueshme, sepse kur duam t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sinqerta, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sinqerta dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja duhet t\u00eb jet\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt e pranueshme.<\/p>\n<p>Tani, t\u00eb del nga biseda, q\u00eb dy her\u00eb \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar nj\u00eb zgjidhje dhe t\u00eb dyja her\u00ebt \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr qeveria shqiptare, duhet t\u00eb vendos\u00eb qeveria shqiptare q\u00eb kjo gj\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>N\u00eb parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pa toleruar asnj\u00eb gjysm\u00eb centimetri. As un\u00eb, as Mitsotakis, as Rama nuk e kemi t\u00eb babait. \u00cbsht\u00eb e dy popujve kjo pasuri dhe duhet t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte.<\/p>\n<p>Ka nja tre praktika nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do bazohemi n\u00eb ato p\u00ebr ta zgjidhur.<\/p>\n<p>Po t\u00eb lexojm\u00eb tekstet e Bashkimit Europian, duke filluar nga tetori 2024 kur Shqip\u00ebria hapi negociatat. Atje ka dy-tre kushte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kthimin e pronave t\u00eb pronar\u00ebve legjitim\u00eb shqiptar\u00eb edhe t\u00eb minoritar\u00ebve, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe dy-tre gj\u00ebra t\u00eb tjera. Nuk ka firmosur Shqip\u00ebria asnj\u00eb protokoll dhe asnj\u00eb let\u00ebr q\u00eb e detyron t\u00eb zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disfavori \u00e7\u00ebshtjen e detit. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>M\u00ebnyr\u00ebn duhet ta gjejn\u00eb pal\u00ebt shqiptare dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb transparenc\u00eb. Dje zoti Gerapetritis ishte n\u00eb komisionin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Greqis\u00eb dhe e informoi me detaje. N\u00eb Shqip\u00ebri ka informacion zero se \u00e7far\u00eb po negociohet. I gjith\u00eb opinioni publik shqiptar dhe politika shqiptare jan\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Pra duhet t\u00eb b\u00ebhet transparente dhe t\u00eb zgjidhet. N\u00eb qoft\u00eb se ka vullnet, duhet ta zgjidhin.<\/p>\n<p>Problemi nuk zgjidhet se ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb shtet, Turqia. Shqip\u00ebria dhe Greqia nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur. Duhet ta dini q\u00eb zoti Kotzias i kishte ofruar zgjidhje p\u00ebr shfryt\u00ebzimin ekonomik. Pavar\u00ebsisht ku do bjer\u00eb vija, n\u00eb mes apo jo, se si do b\u00ebhet shfryt\u00ebzimi i hidrokarbureve, do ndaheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se kishte nj\u00eb propozim nga zoti Kotzias dhe atje gjendeshin hidrokarbure, do ndaheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. K\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u2019po e pranon qeveria shqiptare, kur flasim p\u00ebr interesa.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d me Flavio Qarrin n\u00eb Syri Tv se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb detit me Greqin\u00eb ishte \u201cfotokopje\u201d e nj\u00eb letre t\u00eb ish-kryeministrit turk Ahmet Davutoglu. Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjat\u00eb negociatave ka par\u00eb m\u00eb shum\u00eb interesat e nj\u00eb shteti t\u00eb tret\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89383","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89383\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}