{"id":89377,"date":"2026-05-26T06:48:15","date_gmt":"2026-05-26T06:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/pagesat-me-karte-qeveria-detyron-qytetaret-tu-dorezojne-bankave-dhe-bizneseve-jeten-private-2\/"},"modified":"2026-05-26T06:48:15","modified_gmt":"2026-05-26T06:48:15","slug":"pagesat-me-karte-qeveria-detyron-qytetaret-tu-dorezojne-bankave-dhe-bizneseve-jeten-private-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/26\/pagesat-me-karte-qeveria-detyron-qytetaret-tu-dorezojne-bankave-dhe-bizneseve-jeten-private-2\/","title":{"rendered":"Pagesat me kart\u00eb\/ Qeveria detyron qytetar\u00ebt t\u2019u dor\u00ebzojn\u00eb bankave dhe bizneseve \u2018jet\u00ebn private\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Mbi nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet vjet t\u00eb shkuara, autori i k\u00ebtyre radh\u00ebve takoi nj\u00eb vajz\u00eb, punonj\u00ebse n\u00eb nj\u00eb nga bankat shqiptare, e diplomuar p\u00ebr ekonomi, por me nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb specifike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merrej me dokumentet e kredive apo t\u00eb pagesave, punonj\u00ebsja n\u00eb fjal\u00eb kishte p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb frekuentonte mjediset e s\u00ebr\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, t\u00eb zinte miq\u00ebsi me n\u00ebngrupin social \u201cgraria\u00a0 e paris\u00eb ekonomike\u201d, dhe t\u00eb grumbullonte informacion t\u00eb karakterit personal mbi biznesmen\u00ebt.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Informacioni m\u00eb me interes p\u00ebr bank\u00ebn ishte n\u00ebse nj\u00eb biznesmen kishte apo jo dashnore, ia dridhte apo jo gruas, ndon\u00ebse informacione t\u00eb tjera mbi karakterin e tij, n\u00ebse ishte gjaknxeht\u00eb apo jo, n\u00ebse pinte apo jo, ishin gjithashtu me r\u00ebnd\u00ebsi. Interesi i bank\u00ebs p\u00ebr informacionin mbi tradhtin\u00eb e mundshme bashk\u00ebshortore t\u00eb biznesmenit nuk shkaktohej nga ndonj\u00eb kompas moral,\u00a0 por ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb praktike. Sepse, biznesmeni merr kredi nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet jasht\u00ebmartesore bartin rrezikun e divorcit, divorci bart rrezikun e d\u00ebmtimit t\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb biznesmenit n\u00eb fjal\u00eb dhe kjo e fundit, bart rrezikun e falimentit dhe mosshlyerjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Gjithashtu, duhet pasur parasysh q\u00eb, ndon\u00ebse informacioni mbi jet\u00ebn jasht\u00ebmartesore t\u00eb nj\u00eb biznesmeni ishte me interes p\u00ebr bank\u00ebn,\u00a0 ky nuk ishte automatikisht faktor diskualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr kredi. Shum\u00eb biznesmen\u00eb, p\u00ebr shkak se jan\u00eb t\u00eb pasur, kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jasht\u00ebmartesore dhe k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, jo gjithmon\u00eb shkaktojn\u00eb telashe p\u00ebr bank\u00ebn q\u00eb jep kredi. Por biznesmeni q\u00eb hynte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, konsiderohej nga banka si person \u201cme prim rreziku\u201d m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa ai q\u00eb nuk hynte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori. Rrjedhimisht, ndon\u00ebse biznesmeni n\u00eb fjal\u00eb mund t\u00eb mos ia kishte haberin se si e qysh, banka ia rriste interesin e kredis\u00eb atij, p\u00ebr t\u00eb mbuluar ekspozimin ndaj nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb lart\u00eb rreziku q\u00eb banka merrte p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ka gjasa q\u00eb banka nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjuajtur p\u00ebr thashetheme dhe duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb grumbulloj\u00eb informacion t\u00eb karakterit ku e ku m\u00eb personal, jo vet\u00ebm mbi biznesmen\u00ebt e profilit t\u00eb lart\u00eb, por nga t\u00eb gjith\u00eb klient\u00ebt e tjer\u00eb, nga m\u00eb i pasuri e deri te m\u00eb i varfri.<\/p>\n<p>Mjeti q\u00eb ia mund\u00ebson bank\u00ebs k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb karta bankare, e cila, pasi i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve kryesisht p\u00ebrmes shtr\u00ebngimit, fal\u00eb edhe moskok\u00eb\u00e7arjes apo padijenis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve, e furnizon bank\u00ebn me nj\u00eb larmishm\u00ebri t\u00eb paimagjinueshme t\u00eb dh\u00ebnash, sa her\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb dyqan. N\u00ebse\u00a0 qytetari shkon t\u00eb blej\u00eb prezervativ\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb i martuar, banka ka gjasa q\u00eb do ta zbuloj\u00eb pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe nj\u00eb histori potenciale marr\u00ebdh\u00ebnieje jasht\u00ebmartesore. Por edhe n\u00ebse dikush shkon dhe blen, fjala vjen, nj\u00eb pal\u00eb mbathje t\u00eb kuqe, banka n\u00eb kompjuterin e saj do t\u00eb regjistroj\u00eb \u00e7do gj\u00eb: ku e bleu, \u00e7far\u00eb mase, \u00e7far\u00eb ngjyre. Dhe n\u00ebse\u00a0 qytetari shkon dhe paguan nj\u00eb, dy, tre apo m\u00eb shum\u00eb pije alkoolike me kart\u00eb, banka \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dij\u00eb se sa pi. Apo n\u00ebse shkon dhe blen ushqime me shum\u00eb yndyr\u00eb, ka gjasa q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb llogaris\u00eb prej k\u00ebsaj stilin e jetes\u00ebs dhe rrezikun e s\u00ebmundjeve kardiovaskulare.<\/p>\n<p>Sasia e st\u00ebrmadhe e informacionit personal q\u00eb nj\u00eb kart\u00eb bankare regjistron si dhe ekzistenca e programeve jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqishme t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, si\u00e7 jan\u00eb programet e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, jan\u00eb nj\u00eb telash t\u00eb cilin, disa politikan\u00eb, e kan\u00eb hasur tashm\u00eb. Nj\u00ebri\u00a0 prej tyre \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb prokuror\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb siguronin nga rezervimet e hoteleve me kart\u00eb bankare.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna personale, nj\u00ebsoj si algoritmet e\u00a0<em>reels<\/em>\u00a0t\u00eb Instagram, jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na njohin ne edhe m\u00eb mir\u00eb nga sa njohim veten. Dhe n\u00eb rastin e bankave, qytetar\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb po japin informacionin m\u00eb personal t\u00eb mundsh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb ngjyr\u00ebn e preferuar t\u00eb mbathjeve q\u00eb blejn\u00eb n\u00eb dyqan, jo vet\u00ebm q\u00eb po ia japin bank\u00ebs k\u00ebt\u00eb informacion pa marr\u00eb gj\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim, por, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, po paguajn\u00eb q\u00eb banka t\u00eb mund t\u00eb mbledh\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb informacion mbi ta.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin e\u00a0 biznesmenit q\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie jasht\u00ebmartesore, asnj\u00eb nga informacionet q\u00eb banka mbledh, nuk p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr diskualifikim nga kredidh\u00ebnia, por t\u00eb dh\u00ebnat mundet q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb bank\u00ebn q\u00eb t\u00eb rris\u00eb interesin p\u00ebr t\u00eb mbuluar primin e rrezikut nga \u00e7do ves i qytetarit.<\/p>\n<p><strong>Tarifa absurde dhe sh\u00ebrbim me detyrim<\/strong><\/p>\n<p>Themeluesi i ekonomiksit Adam Smith paralajm\u00ebroi sakt\u00ebsisht 250 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb librin e tij\u00a0<em>Pasuria e kombeve<\/em>\u00a0se, pronar\u00ebt dhe pun\u00ebtor\u00ebt jan\u00eb dy klasa t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, me raste jan\u00eb dhe me raste nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr interesin e vet, por kurdo q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, interesi i tyre personal p\u00ebrputhet goxha me interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm publik t\u00eb rritjes s\u00eb mir\u00ebqenies. Ndryshe nga k\u00ebto dy klasa, klasa e sip\u00ebrmarr\u00ebsve, p\u00ebr shkak t\u00eb lloji t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebn, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr interesin e vet. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje te dij\u00eb sakt\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb situata e sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Por, v\u00ebren Smith, ndryshe nga dy klasat e m\u00ebparshme, interesi i sip\u00ebrmarr\u00ebsve pothuajse kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Rrjedhimisht Smith na paralajm\u00ebron t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes kurdo q\u00eb nj\u00eb grup sip\u00ebrmarr\u00ebsish p\u00ebrpiqet t\u00eb na bind\u00eb p\u00ebr politika q\u00eb, nd\u00ebrsa supozohet se jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb fakt nuk jan\u00eb.<\/p>\n<p>Ja ku kemi k\u00ebtu nj\u00eb rast konkret. Pa ndonj\u00eb debat t\u00eb madh publik, m\u00ebsohet se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb bindur argumenteve t\u00eb bankave p\u00ebr t\u00eb detyruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bizneseve q\u00eb t\u00eb pajisen me procesor kartash bankare. Nj\u00eb nga argumentet e dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb se, rritja e pagesave elektronike do t\u00eb sjell\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr evazionit fiskal, e madje edhe luft\u00eb kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Autoriteti publik, n\u00eb rastin konkret, shumica socialiste, jo vet\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ngarkoj\u00eb bizneset me nj\u00eb detyrim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput interes privat, por ka d\u00ebshtuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn tjet\u00ebr publike, t\u00eb rregulloj\u00eb tarifat e sh\u00ebrbimeve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kostove. Sepse, n\u00ebse\u00a0 imponon p\u00ebrdorimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi, krijon detyrimisht nj\u00eb monopol apo nj\u00eb oligopol. Dhe n\u00ebse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, detyrimisht, n\u00ebse je Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe jo p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i bankave, do t\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00ebsh tarifa referenc\u00eb dhe tarifat referenc\u00eb duhet t\u00eb vendosen n\u00eb p\u00ebrputhje me kostot.<\/p>\n<p>Situata absurde u shfaq k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb furr\u00eb buke, nj\u00eb njoftim i thot\u00eb klient\u00ebve se pagesat me kart\u00eb pranohen vet\u00ebm p\u00ebr blerje me vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa shoqata e transportit urban njoftoi se do t\u00eb transferoj\u00eb te konsumator\u00ebt kostot e procesimit t\u00eb pages\u00ebs. K\u00ebshtu m\u00ebsohet se kostoja e procesimit t\u00eb nj\u00eb pagese me kart\u00eb rezulton se \u00ebsht\u00eb minimalisht 30 lek\u00eb, (nd\u00ebrsa bileta e autobuzit \u00ebsht\u00eb 40 lek\u00eb).<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt duket se e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb e u vjen m\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb para t\u00eb thata, t\u00eb p\u00ebrdorin kart\u00ebn p\u00ebr pagesa t\u00eb ndryshme. Qytetar\u00ebt duket se jan\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr kostot, t\u00eb cilat p\u00ebr momentin fshihen pas \u00e7mimit t\u00eb mallrave q\u00eb blejn\u00eb. Normalisht q\u00eb \u00e7mimet e t\u00eb gjitha mallrave do t\u00eb duhet t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bizneset t\u00eb mbulojn\u00eb kostot e komisioneve t\u00eb k\u00ebrkuara nga bankat. Por p\u00ebr sa koh\u00eb bizneset kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb pages\u00ebn me kart\u00eb n\u00ebse e shohin t\u00eb arsyeshme, apo t\u2019ia rrisin \u00e7mimin qytetarit p\u00ebr t\u00eb pasqyruar koston e transaksionit, problemi nuk \u00ebsht\u00eb aq i madh.<\/p>\n<p>Problemi fillon kur, shteti merr p\u00ebr sip\u00ebr t\u00eb detyroj\u00eb disa biznese t\u2019i paguajn\u00eb nj\u00eb \u201ctaks\u00eb\u201d disa bizneseve t\u00eb tjera, n\u00ebn justifikime halu\u00e7inante. Pagesa e bilet\u00ebs s\u00eb autobuzit me kart\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se ndihmon n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave. N\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, kostot e pagesave me kart\u00eb jan\u00eb ku e ku m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh \u201cminiblerje\u201d, pra t\u00eb paguash, fjala vjen, 20 qindarka p\u00ebr t\u00eb lexuar nj\u00eb artikull gazete, me komisione bankare n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e logjishme p\u00ebr procesimin e nj\u00eb mikropagese. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb bankat shqiptare jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ato jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mbajn\u00eb komisione predatore. Ato mbajn\u00eb n\u00eb programet e tyre t\u00eb bankingut online apo mobile,\u00a0<em>setap-<\/em>ime q\u00eb shtyjn\u00eb qytetarin naiv t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb panevojshme, t\u00eb tilla si llogari bankare shtes\u00eb q\u00eb jo doemos t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb apo konvertime valutore si sh\u00ebrbim ekstra. Shum\u00eb banka mbajn\u00eb tarifa t\u00eb larta fikse edhe p\u00ebr mikropagesa. Ato mb\u00ebshtesin suksesin jo te sh\u00ebrbimi real, por te naiviteti i p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb problemit real: Transferimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale nga qytetari te disa biznese t\u00eb cilat kan\u00eb demonstruar p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb aktivitetit t\u00eb vet n\u00eb Shqip\u00ebri sjellje predatore dhe praktika zhvat\u00ebse, injorim t\u00eb ligjeve q\u00eb mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt nga keqp\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe institucione publike q\u00eb, nd\u00ebrsa kan\u00eb detyr\u00ebn t\u00eb mbik\u00ebqyrin dhe t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb agjent\u00eb t\u00eb interesave private t\u00eb bankave. P\u00ebr k\u00ebto arsye, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e k\u00ebshillueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh paran\u00eb fizike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb blerje t\u00eb cilat do t\u00eb preferoje q\u00eb t\u00eb mbeteshin \u00e7\u00ebshtje personale tuajat.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pagesakarta\/\">Pagesat me kart\u00eb\/ Qeveria detyron qytetar\u00ebt t\u2019u dor\u00ebzojn\u00eb bankave dhe bizneseve \u2018jet\u00ebn private\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet vjet t\u00eb shkuara, autori i k\u00ebtyre radh\u00ebve takoi nj\u00eb vajz\u00eb, punonj\u00ebse n\u00eb nj\u00eb nga bankat shqiptare, e diplomuar p\u00ebr ekonomi, por me nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb specifike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merrej me dokumentet e kredive apo t\u00eb pagesave, punonj\u00ebsja n\u00eb fjal\u00eb kishte p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb frekuentonte mjediset e s\u00ebr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89377","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89377\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}