{"id":89360,"date":"2026-05-25T19:48:19","date_gmt":"2026-05-25T19:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/nje-sinjal-poshterues-per-drejtesine-e-re-shqiptare\/"},"modified":"2026-05-25T19:48:19","modified_gmt":"2026-05-25T19:48:19","slug":"nje-sinjal-poshterues-per-drejtesine-e-re-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/nje-sinjal-poshterues-per-drejtesine-e-re-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb sinjal posht\u00ebrues p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Ish-prokurori i Vlor\u00ebs, Aurel Zharka, i cili tani \u00ebsht\u00eb qytetar i lir\u00eb pasi ka vuajtur d\u00ebnimin e shkurtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cToyota Yaris\u201d, \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb kufirin Shqip\u00ebri-Itali, pasi rezulton \u201cnon grata\u201d nga autoritetet greke p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si prokuror fillestar i \u00e7\u00ebshtjes Beleri.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e mbajn\u00eb mend, arrestimi i Fredi Belerit p\u00ebr blerje votash \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ky prokuror dhe m\u00eb pas \u00e7\u00ebshtja i kaloi p\u00ebr kompetenc\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, Zharka u arrestua n\u00ebn akuz\u00ebn se kishte ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cToyota Yaris\u201d dhe u burgos, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dosja u shpall sekret shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Pasi doli nga burgu, ai po ndeshet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb ri, si nj\u00eb person q\u00eb ndalohet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkimi politik nga autoritetet greke p\u00ebr gjith\u00eb vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Personalisht kam qen\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt q\u00eb kam kritikuar dit\u00ebn e arrestimit t\u00eb Fredi Belerit urdh\u00ebr-arrestin ndaj tij tre dit\u00eb para zgjedhjeve. Jo se njihja faktet, por p\u00ebr kontekst politik, arrestimi tre dit\u00eb para zgjedhjeve i njollos zgjedhjet dhe e shp\u00ebton kandidatin e korruptuar edhe sikur t\u00eb kesh prova, pasi e implikon gjestin e tij n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb elektorale. Do t\u00eb ishte m\u00eb serioze q\u00eb prokuroria t\u00eb mos nxitohej, t\u00eb mblidhte prova dhe pastaj Beleri mund t\u00eb arrestohej dhe kur ishte n\u00eb zyr\u00eb si kryetar.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tani, si\u00e7 thot\u00eb dhe Edi Rama, Belerit i doli m\u00eb mir\u00eb se u b\u00eb eurodeputet.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb ngre nd\u00ebshkimi politik i autoriteteve greke ndaj k\u00ebtij prokurori, por dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, rrezikon t\u00eb jet\u00eb shtrir\u00eb dhe tek gjyqtar\u00eb t\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen verifikime.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb se duket hapur se dikush \u201cka marr\u00eb hak\u201d p\u00ebr Belerin duke futur n\u00eb burg dhe prokurorin q\u00eb e arrestoi, dhe rivalin e tij Jorgo Goro, dhe ish-ministren e Jashtme Olta Xha\u00e7ka, e cila u b\u00eb tabel\u00eb qitjeje pas arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duket se nj\u00eb dor\u00eb e kujdesshme ka b\u00ebr\u00eb kujdes q\u00eb \u00e7do kushdo q\u00eb kishte probleme me dosjen \u201cBeleri\u201d t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Aurel Zharka nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb idhtar i pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por ka vepruar si prokuror q\u00eb ndeshi n\u00eb prova t\u00eb krimit elektoral. Mund t\u00eb ishte treguar m\u00eb profesional dhe m\u00eb i duruar t\u00eb mblidhte dhe m\u00eb shum\u00eb, por ashtu e ka menduar. Tani nuk shkel dot n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Jorgo Goro \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb burg, duke i tundur para syve nj\u00eb AMTP toke q\u00eb ai e ka konfirmuar si t\u00eb regjistruar dhe q\u00eb ka mbivendosje me nj\u00eb AMTP tjet\u00ebr. P\u00ebr aq njohuri sa kemi me k\u00ebto copa letrash prodhuar m\u00eb 1991 e ricikluar deri m\u00eb 2026, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dyja false, dhe raste t\u00eb tilla ka me mij\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri, por dikush n\u00eb SPAK u kujdes q\u00eb edhe pse me k\u00ebt\u00eb precedent mund t\u00eb arrestosh 61 kryetar\u00eb bashkie n\u00eb Shqip\u00ebri, ai t\u00eb arrestohej, madje t\u00eb rikthehej n\u00eb burg, pasi m\u00eb shum\u00eb se sa kryetar n\u00eb shkelje detyre ishte nj\u00eb rival i Fredi Belerit.<\/p>\n<p>Olta Xha\u00e7ka po ashtu u masakrua, pse burri i saj ka bler\u00eb nj\u00eb tok\u00eb dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb nga ai q\u00eb ka letrat dhe nj\u00eb her\u00eb nga ai q\u00eb i pretendon, dhe n\u00eb fakt dhe ajo shikohej si nj\u00eb ministre e Jashtme q\u00eb po mbronte arrestimin e Belerit.<\/p>\n<p>N\u00ebse i mbledh t\u00eb tre rastet, nuk duket dhe aq rast\u00ebsi, q\u00eb n\u00eb dy nga k\u00ebto tre \u00e7\u00ebshtje prokurori Olsi Dado \u00ebsht\u00eb me letra dhe biografi t\u00eb mir\u00eb greke familjarisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, SPAK gjith\u00eb fuqin\u00eb e ka pasur pik\u00ebrisht tek mb\u00ebshtetja nga ambasada e SHBA dhe vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, dhe nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebn ndonj\u00eb dallim t\u00eb madh fakti q\u00eb dikush \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeli se ka urdh\u00ebruar ambasadorja e SHBA apo ai i BE,  dhe tjetri se ka urdh\u00ebruar ambasadorja e Greqis\u00eb. <\/p>\n<p>Ne duam nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re t\u00eb pavarur jo vet\u00ebm nga qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, por dhe nga qeverit\u00eb e tjera fqinje apo mike. Nuk d\u00ebsh\u00ebrojm\u00eb q\u00eb t\u00eb masakrojm\u00eb qeverin\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb orekse ambasador\u00ebsh p\u00ebr arrestime.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrve\u00e7 urdh\u00ebr-arrestit q\u00eb duket q\u00eb ka ardhur nga Greqia, e cila duket q\u00eb ka prokurorin\u00eb e saj n\u00eb SPAK, \u00ebsht\u00eb dhe ky d\u00ebnimi shtes\u00eb si \u201cnon grata\u201d n\u00eb kufijt\u00eb e Evrop\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb teprim.<\/p>\n<p>Natyrisht ai mund ta ankimoj\u00eb n\u00eb Itali dhe ta fitoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, por drejt\u00ebsia jon\u00eb e re duhet t\u00eb lexoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb Kodin Penal dhe m\u00eb pak email-et e ambasadave kur merr vendime.<\/p>\n<p>Tek Kodi Penal jan\u00eb dhe standardet e BE. Dhe t\u00eb SHBA. Tek email-et e ambasadave jan\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshirat e diplomat\u00ebve. Ata mbarojn\u00eb pun\u00eb dhe ikin, por problemet na i l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Ish-prokurori i Vlor\u00ebs, Aurel Zharka, i cili tani \u00ebsht\u00eb qytetar i lir\u00eb pasi ka vuajtur d\u00ebnimin e shkurtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cToyota Yaris\u201d, \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb kufirin Shqip\u00ebri-Itali, pasi rezulton \u201cnon grata\u201d nga autoritetet greke p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si prokuror fillestar i \u00e7\u00ebshtjes Beleri. P\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89360","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89360\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}