{"id":89359,"date":"2026-05-25T19:48:18","date_gmt":"2026-05-25T19:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/berisha-dridh-enverin-gati-tia-thyeje-rekordin-si-sekretar-i-pare\/"},"modified":"2026-05-25T19:48:18","modified_gmt":"2026-05-25T19:48:18","slug":"berisha-dridh-enverin-gati-tia-thyeje-rekordin-si-sekretar-i-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/berisha-dridh-enverin-gati-tia-thyeje-rekordin-si-sekretar-i-pare\/","title":{"rendered":"Berisha \u2018dridh\u2019 Enverin, gati t\u2019ia thyej\u00eb rekordin si \u2018Sekretar i Par\u00eb\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Sali Berisha, nga 23 maji i k\u00ebtij viti e deri n\u00eb vitin 2030 do t\u00eb jet\u00eb kryetari i ri i PD! U nis p\u00ebr t\u2019u zgjedhur sipas parimit \u2018nj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u2019, vijoi me thirrjet p\u00ebr nj\u00eb vot\u00ebbesim p\u00ebr kreun e ri demokrat dhe p\u00ebrfundoi me nj\u00eb \u2018referendum\u2019 p\u00ebr t\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar Berish\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb PD!<br \/>\nPraktikisht Berisha, tashm\u00eb 82 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm kreu m\u00eb i vjet\u00ebr i nj\u00eb partie t\u00eb djatht\u00eb, futni dhe partit\u00eb e majta e t\u00eb qendr\u00ebs k\u00ebtu po desh\u00ebt, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, nuk flasim p\u00ebr kryetar\u00eb fisesh apo mbajt\u00ebs kurore mbret\u00ebrore, por \u00ebsht\u00eb dhe kryetari m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb partie politike!<br \/>\nTeksa ka deklaruar se zgjedhja e tij \u2018do ta l\u00ebr\u00eb pa gjum\u00eb Edi Ram\u00ebn deri n\u00eb vitin 2030\u2019, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon dhe me zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme parlamentare m\u00eb 2029, q\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn me sa duket q\u00eb tani jan\u00eb t\u00eb fituara nga PS dhe Edi Rama, Doktorit i bie q\u00eb t\u00eb mbush\u00eb plot 40 vite n\u00eb krye t\u00eb PD.<br \/>\nT\u00eb ishte fjala p\u00ebr fitore t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb garat e elektorale hajde de, falet! Pasi, n\u00eb literatur\u00ebn politike kudo n\u00eb bot\u00eb, partia \u00ebsht\u00eb bashkim vullnetesh t\u00eb lira t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa kryetari zgjidhet nga k\u00ebta vullnet-lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet dhe p\u00ebr t\u00eb implementuar programin e alternativ\u00ebn e k\u00ebsaj partie, n\u00eb qeverisjen e vendit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryetar partie q\u00eb fiton zgjedhjet parlamentare apo dhe vendore, nuk mund t\u00eb futet n\u00eb p\u00ebr votim me nj\u00eb kandidat rival, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb kryetar t\u00eb ri! Ai largohet vet\u00ebm n\u00ebse d\u00ebshiron vet\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb jet\u00ebn private, duke udh\u00ebhequr nj\u00eb \u2018rotacion\u2019 t\u00eb qet\u00eb n\u00eb parti dhe n\u00eb qeverisjen e vendit, q\u00eb e ka drejtuar deri n\u00eb ato momente! Nj\u00eb parti fituese asnj\u00ebher\u00eb nuk hyn n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar drejtuesin q\u00eb udh\u00ebhoqi k\u00ebt\u00eb fitore, me nj\u00eb kryetar t\u00eb ri! Lideri \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga an\u00ebtar\u00ebsia e vet dhe nga qytetar\u00ebt e vendit, p\u00ebr t\u00eb qeverisur jo vet\u00ebm partin\u00eb, por edhe vendin! \u00cbsht\u00eb aksiom\u00eb kjo, pranohet pa vertetim, dhe s\u2019mund t\u00eb ndryshohet as nga rival\u00ebt politik\u00eb t\u00eb fituesit dhe as nga k\u00ebta panelist\u00ebt q\u00eb n\u00ebn shenj\u00ebn e \u2018barazitizmit\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ataviz\u00ebm e koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ky, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb fusin \u2018norma\u2019 t\u00eb reja. Nuk nuk mund ta zhb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb!<br \/>\nNd\u00ebrsa Sali Berisha praktikisht i ka humbur zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb nga viti 2013 e k\u00ebtej! Nuk ka fituar asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje, as parlamentare dhe as vendore! Zero fitore dhe 100 p\u00ebrqind humbje! Do t\u00eb thot\u00eb dikush se zgjedhjet i humbi Lul Basha, deri m\u00eb 2021, si kryetar i PD dhe opozit\u00ebs! Po \u00e7far\u00eb Lulziu ishte kryetar i PD! <\/p>\n<p>Lulzim Basha u em\u00ebrua si person i d\u00ebgjuesh\u00ebm nga Berisha, edhe kur humbiste ri-em\u00ebrohej po nga njer\u00ebzit e Berish\u00ebs, kryetar. Meq\u00ebn\u00ebse n\u00eb vitin 2021 u afrua shum\u00eb af\u00ebr partis\u00eb fituese me vota, thuhet se koalicioni opozitar i drejtuar nga Basha ishte 30 mij\u00eb vota larg PS s\u00eb Ram\u00ebs, Lulit t\u00eb shkret\u00eb iu mbush mendja se ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kryetari i PD! Rrethanat e soll\u00ebn q\u00eb dhe SHBA e shpalli Berish\u00ebn person \u2018non grata\u2019 familjarisht dhe Bash\u00ebs iu k\u00ebrkua q\u00eb ta pezullonte \u2018babain\u2019 nga PD! T\u00eb vriste \u2018baban\u00eb\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb, at\u00eb politik themi! Basha e \u2018plagosi\u2019 vet\u00ebm, nuk e \u2018vrau\u2019!<br \/>\nPik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb e priti keq Berisha, cili ishte kreu i v\u00ebrtet\u00eb i PD, nd\u00ebrsa Basha ishte njeriu q\u00eb ai e l\u00ebvizte q\u00eb nga prapaskena, p\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e mundshme, p\u00ebr t\u00eb mos q\u00ebn\u00eb vet\u00eb n\u00eb publik! K\u00ebtu e shkeli Basha, dhe \u2018ati\u2019 politik nuk ia fali, e \u2018vau birin\u2019. Pas disa goditjeve deri n\u00eb sulm fizik ndaj selis\u00eb s\u00eb PD, arriti t\u2019i marr\u00eb p\u00ebrmes levave t\u00eb tij n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe me ndonj\u00eb ndihm\u00eb tjet\u00ebr, vul\u00ebn, logon e selin\u00eb e PD, si dhe ta d\u00ebbonte p\u00ebrfundimisht jo vet\u00ebm nga PD por dhe nga skenat politike! Duke i marr\u00eb dhe deputet\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, se an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e kishte gjithnj\u00eb Berisha!<br \/>\nMadje e shpalli dhe armik t\u00eb \u2018parevokuesh\u00ebm\u2019, duke ia mbyllur der\u00ebn p\u00ebrfundimisht n\u00eb PD! T\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri dhe me Alibeajn. E tashm\u00eb s\u00eb fundmi, edhe me Salianjin e Balliun, t\u00eb cil\u00ebt \u2018gabuan\u2019 kur menduan se mund t\u00eb b\u00ebnin kandidatin p\u00ebr kryetar t\u00eb PD, duke rivalizuar Berish\u00ebn! Madje i p\u00ebrmend\u00ebn dhe faktin q\u00eb sipas nenit \u201cBasha\u2019 ai duhej t\u00eb ishte larguar menj\u00ebher\u00eb nga drejtimi i PD, p\u00ebr t\u2019ju hapur rrug\u00ebn e kandidimit t\u00eb \u2018m\u00ebtonj\u00ebsve\u2019 t\u00eb rinj p\u00ebr kryetar partie! I p\u00ebrmend\u00ebn nenin \u201cBasha\u201d, pra me Lulin brenda dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u \u2018xhindos\u2019 Berisha, i cili i p\u00ebrjashtoi jo vet\u00ebm kandidat\u00ebt, por dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre! Duke garuar me veten!<br \/>\nNuk donte probleme Berisha n\u00eb pron\u00ebn e tij, PD-n\u00eb! E donte rrug\u00ebn t\u00eb past\u00ebr, nj\u00eb hipotek\u00eb t\u00eb past\u00ebr e pa asnj\u00eb \u2018njoll\u00eb\u2019 n\u00eb testamentin e l\u00ebn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kur t\u00eb vij\u00eb e ta marr\u00eb i Plotfuqishmi! Sa m\u00eb von\u00eb n\u00ebse varet nga d\u00ebshira jon\u00eb, dhe past\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, si me apo pa k\u00ebmb\u00eb e dor\u00eb! T\u00eb jet\u00eb aty, si nj\u00eb \u2018aset\u2019 i fort\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb ta ken\u00eb si \u2018etalon\u2019 p\u00ebr t\u00eb treguar se si duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kryetar partie q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb kurr\u00eb vota p\u00ebr t\u00eb qeverisur k\u00ebt\u00eb vend! K\u00ebte di dhe vet\u00eb Berisha, por b\u00ebn sikur s\u2019kupton, ndaj dhe \u2018referendumin\u2019 e 23 majit ku u zgjodh si kryetar i \u2018ri\u2019 i PD, e quan si m\u00eb demokratikun n\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00eb \u201cplumb p\u00ebr armikun Edi Rama\u201d!<\/p>\n<p>K\u00ebnaqet jo vet\u00ebm se u zgjodh, por arg\u00ebtohet akoma m\u00eb shum\u00eb me \u2018freskun\u2019 q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb nuk e duan madje as gjall\u00eb mbi tok\u00eb, por q\u00eb i jan\u00eb afruar me t\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb mandati deputeti dhe p\u00ebr t\u00eb shpresuar se kjo mund t\u00eb vijoj\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u2018radh\u00eb\u2019 q\u00eb nis nga Gaz Bardhi, e vijuar me Gjekmarkajn dhe emra t\u00eb tjer\u00eb rrotull tyre! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Noka, Vokshi dhe grupi tjet\u00ebr i besnik\u00ebve t\u00eb tij, natyrsh\u00ebm e quajn\u00eb nder t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebvizur nga mb\u00ebshtetja ndaj tij kurr\u00eb, ndoshta e vetmja vler\u00eb e tyre, dhe sikur kjo besnik\u00ebri t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nga zori dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hajr larg Berish\u00ebs! Ama s\u2019kan\u00eb l\u00ebvizur nga Berisha asnj\u00ebher\u00eb!<br \/>\nDhe meq\u00eb jemi tek shifrat, Berisha n\u00eb vitin 2030 kur p\u00ebrfundon ky mandati i 23 majit si kryetar, mbush plot 40 vite si kryetar partie! Esht\u00eb rekord m\u00eb vete, dhe i njejt\u00eb me at\u00eb t\u00eb \u2018babait t\u00eb tij shpirt\u00ebror\u2019, Enver Hoxha, kryetarit jet\u00ebgjat\u00eb komunist. Ku p\u00ebr p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs e deri n\u00eb vitin 1948, Partia Komuniste ishte n\u00eb ilegalitet e vendin e \u2018udh\u00ebhiqte\u2019 Fronti Demokratik! Por p\u00ebr leht\u00ebsi, e l\u00ebm\u00eb q\u00eb Enveri q\u00ebndroi Sekretar i Par\u00eb i PKSH e m\u00eb pas PPSH, plot 40 vite! E mbi t\u00eb gjitha ai u nda nga jeta m\u00eb 11 prill 1985, duke q\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh Sekretar i Par\u00eb i PPSH, dhe drejtues i vendit, homazhet iu b\u00ebn\u00eb si sekretar i par\u00eb pa asnj\u00eb shk\u00ebputje!<br \/>\nPor dhe Berisha mbush n\u00eb vitin 2030 plot 40 vite si kryetar i PD, pik\u00ebrish aq vite sa ka qeverisur PPSH-n\u00eb Enver Hoxha! Por ama, Berisha po rrezikon rekordin e Enverit, pasi duke q\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rac\u00eb q\u00eb jeton gjat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb PD nuk ka asnj\u00eb rival, mund t\u00eb marr\u00eb me referendum dhe nj\u00eb mandat tjet\u00ebr, deri n\u00eb 2034, dhe rekordi i Enverit thyhet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb! Duke e b\u00ebr\u00eb ish diktatorin komunist q\u00eb t\u00eb \u2018rrotullohet n\u00eb varr\u2019 dhe t\u00eb \u2018dridhet, pasi nuk e ka menduar askush q\u00eb rekordi i tij do t\u00eb thyhej nga nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs post-komunist! Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb e mban veten p\u00ebr t\u00eb djatht\u00eb! Berish\u00ebs nuk po ia llogarisim 25 vitet pa shk\u00ebpuetje, si an\u00ebtar e sekretar i PPSH, nga m\u00eb t\u00eb devotshmit madje, pasi nuk ishte \u201cSekretar i Par\u00eb\u201d!<br \/>\nSa p\u00ebr faktin se do t\u00eb vdes\u00eb si kryetar partie nj\u00ebsoj si Enveri, k\u00ebt\u00eb e ka mbyllur me koh\u00eb dhe vakt Berisha! Q\u00eb n\u00eb momentin e \u2018hipotekimit\u2019 t\u00eb PD si pron\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb tij, nj\u00eb biznes ky me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb madhor dhe fitimprur\u00ebs q\u00eb sjell mb\u00ebshtetje, mbrojtje p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb por dhe ndonj\u00eb lek, t\u00eb kuptohemi! Jan\u00eb m\u00ebsuar me lek\u00eb tashm\u00eb, kan\u00eb dhe vila jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, kan\u00eb banesa jo vet\u00ebm n\u00eb disa qytete kryesore t\u00eb vendit, por dhe n\u00eb kryeqytetet e qytetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE! E ka pranuar vet\u00eb vajza e ish kryeministrit! Ndon\u00ebse SPAK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i pandjesh\u00ebm ndaj k\u00ebtyre pohimeve, dhe Berish\u00ebn pritet ta \u2018d\u00ebnojn\u00eb\u2019 vet\u00ebm pas vdekjes fizike! Q\u00eb p\u00ebrkon me p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb vet\u00eb SPAK! Po shtyje ta shtyjm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018patate t\u00eb nxeht\u00eb\u2019!<br \/>\nP\u00ebrfundimisht Berisha \u00ebsht\u00eb njeriu i rekordeve! N\u00eb PD themi! Po k\u00ebrc\u00ebnon dhe vet\u00eb \u2018atin\u2019 e tij shpirt\u00ebror me rekordet e tij! Duke u b\u00ebr\u00eb \u2018nul\u2019 dhe k\u00ebto rekordet e q\u00ebndrimit n\u00eb uj\u00eb, jo notit, pasi Berisha kurr\u00eb nuk ka ditur not! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe demokrat\u00ebt jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb thyer rekorde, pasi jan\u00eb t\u00eb vetmit an\u00ebtar\u00eb partie n\u00eb planet q\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb \u2018kufom\u00eb\u2019 politike p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr, vet\u00ebm n\u00eb opozit\u00eb! Deri sa ta marr\u00eb dhe vet\u00eb PD-n\u00eb n\u00eb varr, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ceremonin\u00eb e dyfisht\u00eb!<br \/>\n\u2018Funeralin\u2019 politik t\u00eb PD, Berisha e ka p\u00ebrgatitur me koh\u00eb dhe vakt! Por e ka vulosur m\u00eb 23 maj, kur u \u2018ratifikua\u2019 si kryetar i PD! Duke mos marr\u00eb asnj\u00eb urim nga asnj\u00eb parti mot\u00ebr e PPE! Madje as dhe nga k\u00ebto partit\u00eb e djathta shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb rajon! Nuk \u00ebsht\u00eb uruar as nga krer\u00ebt e partive aleate n\u00eb Tiran\u00eb! Ama Berisha do ta thyje rekordin e Enverit, do t\u2019i kaloj\u00eb 40 vitet e tij si \u201cSekretar i Par\u00eb\u201d i PD! N\u00eb am\u00ebshim do shkoj\u00eb si kreu i PD, si Enveri i PPSH! \u00cbsht\u00eb e sigurt\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Sali Berisha, nga 23 maji i k\u00ebtij viti e deri n\u00eb vitin 2030 do t\u00eb jet\u00eb kryetari i ri i PD! U nis p\u00ebr t\u2019u zgjedhur sipas parimit \u2018nj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u2019, vijoi me thirrjet p\u00ebr nj\u00eb vot\u00ebbesim p\u00ebr kreun e ri demokrat dhe p\u00ebrfundoi me nj\u00eb \u2018referendum\u2019 p\u00ebr t\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89359","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89359\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}