{"id":89358,"date":"2026-05-25T19:48:17","date_gmt":"2026-05-25T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/gorrea-i-jep-401-mln-leke-kokoneshit-si-u-kthye-divjaka-ne-prone-te-te-forteve\/"},"modified":"2026-05-25T19:48:17","modified_gmt":"2026-05-25T19:48:17","slug":"gorrea-i-jep-401-mln-leke-kokoneshit-si-u-kthye-divjaka-ne-prone-te-te-forteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/gorrea-i-jep-401-mln-leke-kokoneshit-si-u-kthye-divjaka-ne-prone-te-te-forteve\/","title":{"rendered":"Gorrea i jep 401 MLN lek\u00eb Kokoneshit\/ Si u kthye Divjaka n\u00eb pron\u00eb t\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kokonesh\u00ebt dhe Gorreat jan\u00eb dy familjet q\u00eb ia kan\u00eb marr\u00eb frym\u00ebn Divjak\u00ebs. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb modelin ekonomiko politik t\u00eb \u201cRilindjes\u201d q\u00eb mb\u00ebshtetet tek \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d lokal\u00eb p\u00ebr votat, p\u00ebr tenderat, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe tregtin\u00eb. \u201cKarteli i t\u00eb fort\u00ebve\u201d mb\u00ebshteti Erion Bracen dhe m\u00eb pas Belinda Ballukun q\u00eb \u00ebsht\u00eb shefe politike qarkut Fier. K\u00ebta i shp\u00ebrblejn\u00eb me pushtet. Bashkia, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Tatimet, Doganat dhe deri tek Kryeministri, firmosin n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sera e Denald Kokoneshit n\u00eb Divjak\u00eb, nj\u00eb i af\u00ebrm i ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, Fredi Kokoneshi.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Pasuria e tyre daton pas vitit 2015. Nj\u00eb fermer q\u00eb t\u00eb fitonte skem\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sere t\u00eb re, duhet t\u00eb kishte t\u00eb pakt\u00ebn 100 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, pasi shteti ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb dysheme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 1 hektari me ser\u00eb. Dhe, shteti rimburson vet\u00ebm 50 p\u00ebrqind t\u00eb vler\u00ebs, nd\u00ebrsa gjysm\u00ebn tjet\u00ebr duhet ta kishte fermeri. Kjo skem\u00eb favorizon totalisht ata m\u00eb t\u00eb pasurit, apo biznesmen\u00ebt, dhe jo fermer\u00ebt e thjesht\u00eb. N\u00eb rastin e Divjak\u00ebs fituan \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d, ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vota.<\/p>\n<p>Biznesi i familjes Kokoneshi ishin tenderat e bashkis\u00eb Divjak\u00eb. Fill me zgjedhjen kryebashkiakt\u00eb Fredi Kokoneshit daton edhe blerja e kompanis\u00eb \u201cPetrol 06\u201d nga Kokonesh\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb e vitit 2027, por m\u00eb pas n\u00eb vitin 2021, pas disa transaksionesh, kompania i mbeti ta admnistroj\u00eb Denaldi.<\/p>\n\n<p>Deri sot, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb ngritur infrastruktur\u00eb p\u00ebr eksport t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore, Kokonesh\u00ebt, fitimin kryesor e kan\u00eb nga fondi i Bashkis\u00eb p\u00ebr blerjen e karburanteve.<\/p>\n<p>Plot 400 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderi i naft\u00ebs i dat\u00ebs 14 maj 2026, dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u201cPetrol 06\u201d, me firm\u00ebn\u00a0 e kryebashkiakut aktual Josif Gorrea.<\/p>\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb prokurim q\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb dyshim se \u00ebsht\u00eb favorizuar kompania e Kokoneshit. Procedura \u00ebsht\u00eb zhvilluar me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. P\u00ebr munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon korrupsionin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cBlerje karburanti p\u00ebr nevojat e Bashkis\u00eb Divjak\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Oferta fituese 401 milion\u00eb lek\u00eb, po aq sa fondi limit! Praktikisht, tenderi vet\u00ebm sa ka harxhuar letr\u00ebn, sepse nuk ia ka vlejtur t\u00eb zhvillohej nga pikpamja ekonomike.<\/p>\n<p>Por Gorrea ia ka borxh nderin Kokoneshit, sepse i ka borxh postin. Prandaj ky trend ka vazhduar, edhe pas largimit t\u00eb tij nga posti i kryebashkiakut.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tabela e tenderave t\u00eb karburantit t\u00eb Bashkis\u00eb Divjak\u00eb, ku githmon\u00eb fituese \u00ebsht\u00eb \u201cPetrol 96\u201d shpk. Fredi Kokoneshi u zgjodh kryebashkiak n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 ka firmosur tenderin p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cPetrol 06\u201d shpk. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb fondi ishte vet\u00ebm 20 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Vitin tjet\u00ebr , pasi kompanin\u00eb e blen\u00eb Kokonesh\u00ebt, u zhvilluan dy tendera nafte me vler\u00eb totale 335 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2018 u prokuruan 519 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u201cPetrolit\u201d t\u00eb Kokonesh\u00ebve.<\/p>\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu vazhdoi trendi i blerjes s\u00eb karburanteve n\u00eb Bashkin\u00eb e qeverisur nga Fredi Kokoneshi.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb kishte zgjedhje, KQZ i k\u00ebrkonte prokuroris\u00eb t\u00eb hetonte Kokoneshin, p\u00ebr arrestimin q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Itali. Kryetari i Bashkis\u00eb Divjak\u00eb dyshohej se ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore gjat\u00eb periudh\u00ebs ku ka qendruar n\u00eb Itali.<\/p>\n\n<p>Por Kokoneshi vazhdonte shtonte parat\u00eb e tenderave dhe b\u00ebnte vota p\u00ebr Rilindjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tenderave, familja Kokoneshi p\u00ebrfitonte para edhe nga AZHBR \u2013 Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural, e cila drejtohej prej korrikut t\u00eb vitit 2017 nga Frida Krifca. K\u00ebshtu, Eriona Kokoneshi, bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Divjak\u00eb, ka p\u00ebrfituar gati 90 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisje dhe makineri p\u00ebr nj\u00eb linj\u00eb prodhimi ver\u00ebrash. Ndon\u00ebse shum\u00eb fermer\u00eb t\u00eb zon\u00ebs kan\u00eb aplikuar pran\u00eb k\u00ebsaj agjencie me sa duket fakti i t\u00eb q\u00ebnit bashk\u00ebshorte e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb ka ndihmuar n\u00eb p\u00ebrfitimin e financimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Kokoneshi ia l\u00ebshoi vendin Josif Gorreas. Ngritja e Gorreas n\u00eb pushtet nuk ishte e rast\u00ebsishme sic u shit nga PS. Propaganda e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb fermer me takie n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n\n<p>Por k\u00ebto pamje, q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb momenti dy vjet para zgjedhjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, e tradhtojn\u00eb pasqyr\u00ebn e \u201cRilindjes\u201d. \u00cbsht\u00eb ministrja Konomi, kryebashkiaku Kokoneshi dhe biznesmeni Gorrea.<\/p>\n\n<p>Gorrea \u00ebsht\u00eb mark e Ram\u00ebs dhe e Ballukut. Ai do t\u00eb b\u00ebhej meme p\u00ebr deklarat\u00ebn se \u201c12 milion\u00eb turist\u00eb q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb konsumojn\u00eb 12 milion\u00eb domate apo kastraveca.\u201d K\u00ebt\u00eb e shprehu gjat\u00eb nj\u00eb takimi q\u00eb Kryeministri Edi Rama zhvilloi me fermer\u00ebt e Divjak\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Josif Gorrea, ashtu si Kokoneshi, ka pasur probleme me ligjin. Dyshohet se ka falsifikuar edhe formularin e deklarimit nga dekriminalizimi. Gjithashtu, Gorrea rezulton se ka pasur apo vijon t\u00eb ket\u00eb aksione n\u00eb pes\u00eb kompani, me nj\u00eb prej t\u00eb cilave ka p\u00ebrfituar edhe 88 mij\u00eb euro grante nga IPARD. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre kompanive, Gorrea kontrollon tregun bujq\u00ebsor n\u00eb Divjak\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa fermer\u00ebt po p\u00ebrballen me kriz\u00eb q\u00eb nis me munges\u00ebn e subvencioneve, bllokimin e fondeve Ipard apo munges\u00ebn e tregut t\u00eb shitjes s\u00eb prodhimeve, kryebashkiaku i Divjak\u00ebs Josif Gorrea, flet brockulla q\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga QKB, Josif Gorrea ka qen\u00eb apo vijon t\u00eb jet\u00eb aksioner n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 kompani. N\u00eb vitin 2018, Gorrea ka themeluar kompanin\u00eb Lisar Seedlings. Kjo shoq\u00ebri ka nj\u00eb aset prej 3.6 hektar\u00ebsh ser\u00eb, ku prodhohen miliona fidane perimesh, q\u00eb m\u00eb pas u shiten fermer\u00ebve t\u00eb Divjak\u00ebs dhe jo vet\u00ebm. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, kompania deklaron mbi 2 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Madje n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie, Josif Gorrea p\u00ebrfitoi edhe 88 mij\u00eb euro pagesa nga fondet e IPARDIT p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ser\u00ebn. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB, n\u00eb vitin 2023 kur kandidoi p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb Divjak\u00eb, Josif Gorrea e shiti kompanin\u00eb Lisar Seedlings, te shtetasi Miklovan Todi, p\u00ebr vler\u00ebn e 2 mij\u00eb eurove. K\u00ebto transaksione kan\u00eb ngritur dyshime, se kryetari i bashkis\u00eb Divjak\u00eb vijon t\u00eb ket\u00eb interesa direkte te kjo kompani,<\/p>\n<p>Gorrea \u00ebsht\u00eb aksioner edhe n\u00eb kompanit\u00eb Mirsidali, AlbProduct, Bruka Seedling dhe Bruka AB. Edhe k\u00ebto kompani ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb fidaneve, import eksportit t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore, pikave t\u00eb grumbullimit, shitjes s\u00eb pesticideve apo imputeve bujq\u00ebsore p\u00ebr fermer\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre, Josif Gorrea dhe Kokonesh\u00ebt ka krijuar nj\u00eb kartel n\u00eb zon\u00ebn e Divjak\u00ebs duke kontrolluar t\u00eb gjith\u00eb tregun e prodhimit bujq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, SPAK ka mb\u00ebrritur tek zyra e Gorreas. N\u00eb prill 2026, gjasht\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Divjak\u00eb jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur nga SPAK p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tend\u00ebr, nd\u00ebrsa dosja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me (GJKKO). T\u00eb pandehur jan\u00eb Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Le\u00e7ini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoresh\u00eb e planifikimit t\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit.<\/p>\n\n<p>Ndaj tyre \u00ebsht\u00eb komunikuar akuza \u201cshkelje e barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb apo ankande publike\u201d. Sipas informacioneve, hetimi lidhet me 3 procedura tenderimi t\u00eb zhvilluara nga Bashkia Divjak\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb totale rreth 1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hetimi ka nisur si vijim i nj\u00eb fraksioni t\u00eb nj\u00eb dosjeje tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa tashm\u00eb n\u00eb GJKKO pritet t\u00eb caktohet me short gjyqtari i seanc\u00ebs paraprake, q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse dosja do t\u00eb kaloj\u00eb ose jo p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Radh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hetuar e kan\u00eb Gorrea dhe Kokoneshi, q\u00eb mund t\u2019i bashkohen shefes politike, Belinda Ballukut dhe shefave t\u00eb tjer\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d t\u00eb Rilindjes!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tenderat-3\/\">Gorrea i jep 401 MLN lek\u00eb Kokoneshit\/ Si u kthye Divjaka n\u00eb pron\u00eb t\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kokonesh\u00ebt dhe Gorreat jan\u00eb dy familjet q\u00eb ia kan\u00eb marr\u00eb frym\u00ebn Divjak\u00ebs. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb modelin ekonomiko politik t\u00eb \u201cRilindjes\u201d q\u00eb mb\u00ebshtetet tek \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d lokal\u00eb p\u00ebr votat, p\u00ebr tenderat, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe tregtin\u00eb. \u201cKarteli i t\u00eb fort\u00ebve\u201d mb\u00ebshteti Erion Bracen dhe m\u00eb pas Belinda Ballukun q\u00eb \u00ebsht\u00eb shefe politike qarkut Fier. K\u00ebta i shp\u00ebrblejn\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89358","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89358\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}