{"id":89316,"date":"2026-05-25T12:48:21","date_gmt":"2026-05-25T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/nga-gjermania-ne-poloni-si-po-ndryshon-prania-ushtarake-amerikane-ne-evrope\/"},"modified":"2026-05-25T12:48:21","modified_gmt":"2026-05-25T12:48:21","slug":"nga-gjermania-ne-poloni-si-po-ndryshon-prania-ushtarake-amerikane-ne-evrope","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/nga-gjermania-ne-poloni-si-po-ndryshon-prania-ushtarake-amerikane-ne-evrope\/","title":{"rendered":"Nga Gjermania n\u00eb Poloni, si po ndryshon prania ushtarake amerikane n\u00eb Evrop\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Azoret deri n\u00eb Rumani, nga Norvegjia veriore deri n\u00eb Si\u00e7ili: n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm ushtarak\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrjet kompleks, i cili megjithat\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Donald Trump si president i SHBA ndryshon vazhdimisht dhe shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi u ndalua rotacioni i 4000 ushtar\u00ebve drejt Polonis\u00eb, Trump njoftoi se do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb 5000 ushtar\u00eb shtes\u00eb, duke argumentuar se ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me presidentin nacionalist t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb, Karol Nawrocki.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb themelore t\u00eb trupave amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr q\u00ebllime strategjike afatgjata t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Pse ka kaq shum\u00eb trupa amerikane n\u00eb Evrop\u00eb?<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1945, aleanca e p\u00ebrkohshme e fuqive q\u00eb kishin mposhtur Gjermanin\u00eb naziste u nda n\u00eb dy blloqe: aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e SHBA-ve dhe Bashkimi Sovjetik me aleat\u00ebt e tij. P\u00ebr t\u2019u organizuar n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb q\u00eb po fillonte, aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb themeluan NATO-n n\u00eb vitin 1949.<\/p>\n<p>SHBA, si fuqia m\u00eb e madhe ushtarake e k\u00ebsaj aleance, e konsideroi q\u00eb n\u00eb fillim pranin\u00eb e p\u00ebrhershme t\u00eb trupave n\u00eb Evrop\u00eb si nj\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb frenuar Paktin e Varshav\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Bashkimi Sovjetik.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e k\u00ebsaj pranie, n\u00eb fund t\u00eb viteve 1950, n\u00eb Evrop\u00eb ishin t\u00eb stacionuar deri n\u00eb 475,000 ushtar\u00eb amerikan\u00eb. Pas vitit 1991, me shp\u00ebrb\u00ebrjen e Bashkimit Sovjetik, numri i trupave u ul gradualisht n\u00eb disa dhjet\u00ebra mij\u00eb.<\/p>\n<p>Ky trend ndryshoi disi pas vitit 2014, kur pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb nga Rusia, nevoja p\u00ebr frenim ushtarak n\u00eb Evrop\u00eb u rrit s\u00ebrish.<\/p>\n<p>N\u00eb cilat vende evropiane \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb prania amerikane?<\/p>\n<p>Qendra kryesore e ushtris\u00eb amerikane \u00ebsht\u00eb Gjermania. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sipas Departamentit t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb SHBA-ve, aty ishin t\u00eb stacionuar mbi 36,400 ushtar\u00eb aktiv\u00eb. Nj\u00eb fokus rajonal \u00ebsht\u00eb jugper\u00ebndimi: n\u00eb Stuttgart ndodhen qendrat komanduese p\u00ebr operacionet n\u00eb Evrop\u00eb dhe Afrik\u00eb (EUCOM dhe AFRICOM).<\/p>\n<p>N\u00eb Ramstein ndodhet baza kryesore ajrore p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Afrik\u00ebn, nj\u00eb nyje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr operacionet deri n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa n\u00eb Landstuhl ndodhet spitali m\u00eb i madh ushtarak amerikan jasht\u00eb SHBA-ve. Po ashtu besohet se n\u00eb baz\u00ebn B\u00fcchel ruhen arm\u00eb b\u00ebrthamore amerikane n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr ndarjen b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb jan\u00eb Italia (rreth 12,700 ushtar\u00eb) dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar (rreth 10,200). N\u00eb Britani ndodhen baza ajrore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr NATO-n, nd\u00ebrsa n\u00eb Itali p\u00ebrve\u00e7 avion\u00ebve luftarak\u00eb, SHBA mban nj\u00eb brigad\u00eb desantuese p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb. N\u00eb Napoli ndodhet selia e flot\u00ebs detare amerikane p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Afrik\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk p\u00ebrfshihen nj\u00ebsit\u00eb q\u00eb vendosen p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb bazat lindore t\u00eb NATO-s n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rotacioneve pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>Pse trupat amerikane q\u00ebndrojn\u00eb ende n\u00eb Evrop\u00eb?<\/p>\n<p>SHBA p\u00ebrdor bazat n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e saj globale ushtarake. P\u00ebr shembull, bazat n\u00eb Gjermani dhe Britani kan\u00eb qen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr operacionet ajrore n\u00eb konfliktin me Iranin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa aleat\u00eb kan\u00eb kufizuar operacione t\u00eb tilla: Italia refuzoi lejet p\u00ebr ulje avion\u00ebsh n\u00eb baz\u00ebn Sigonella, nd\u00ebrsa Spanja ndaloi p\u00ebrdorimin e bazave dhe fluturimet mbi hap\u00ebsir\u00ebn e saj ajrore. Si reagim, Trump k\u00ebrc\u00ebnoi me t\u00ebrheqje trupash nga k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e Evrop\u00ebs lidhet edhe me logjistik\u00ebn: d\u00ebrgimi i trupave nga SHBA do t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe distancat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Edhe infrastruktura e komunikimit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 p\u00ebr shembull, n\u00eb Ramstein ndodhet nj\u00eb stacion p\u00ebr transmetimin e sinjaleve t\u00eb dron\u00ebve. Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb strategjin\u00eb e frenimit ndaj Rusis\u00eb luajn\u00eb edhe nj\u00ebsit\u00eb q\u00eb rotacionohen n\u00eb krahun lindor t\u00eb NATO-s, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Poloni.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb pyetjet aktuale lidhur me pranin\u00eb e trupave?<\/p>\n<p>N\u00eb maj, Pentagoni ndaloi n\u00eb momentin e fundit nj\u00eb rotacion prej rreth 4000 ushtar\u00ebsh drejt Polonis\u00eb. U raportua p\u00ebr probleme me buxhetin, por edhe p\u00ebr ndikimin e politikave t\u00eb Trump p\u00ebr reduktimin e trupave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb pas Trump ndryshoi q\u00ebndrim dhe njoftoi d\u00ebrgimin e 5000 ushtar\u00ebve shtes\u00eb n\u00eb Poloni, pa sqaruar n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rotacion apo transferim nga vende t\u00eb tjera, si Gjermania.<\/p>\n<p>Pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, pas nj\u00eb konflikti me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump kishte njoftuar t\u00ebrheqjen e 5000 ushtar\u00ebve nga Gjermania. Edhe pse disa dyshojn\u00eb n\u00eb realizimin e k\u00ebtij vendimi, SHBA ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme nuk vlejn\u00eb m\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin edhe planet p\u00ebr vendosjen e raketave amerikane me rreze t\u00eb mesme n\u00eb Gjermani, t\u00eb cilat nuk pritet t\u00eb realizohen.\/ DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Azoret deri n\u00eb Rumani, nga Norvegjia veriore deri n\u00eb Si\u00e7ili: n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm ushtarak\u00eb amerikan\u00eb. Nj\u00eb rrjet kompleks, i cili megjithat\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Donald Trump si president i SHBA ndryshon vazhdimisht dhe shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi u ndalua rotacioni i 4000 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89316","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89316","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89316"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89316\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}