{"id":89297,"date":"2026-05-25T10:48:30","date_gmt":"2026-05-25T10:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/ishte-i-pergatitur-me-cunat-e-fushe-krujes-nuredin-dumani-dhe-talo-cela-si-u-be-erjon-alibej-i-penduar-i-drejtesise\/"},"modified":"2026-05-25T10:48:30","modified_gmt":"2026-05-25T10:48:30","slug":"ishte-i-pergatitur-me-cunat-e-fushe-krujes-nuredin-dumani-dhe-talo-cela-si-u-be-erjon-alibej-i-penduar-i-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/ishte-i-pergatitur-me-cunat-e-fushe-krujes-nuredin-dumani-dhe-talo-cela-si-u-be-erjon-alibej-i-penduar-i-drejtesise\/","title":{"rendered":"\u201cIshte i p\u00ebrgatitur me \u00e7unat e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, Nuredin Dumani dhe Talo \u00c7ela\u2026\u201d, si u b\u00eb Erjon Alibej i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Erjon Alibej, i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshje kemi zhvilluar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb aplikacion n\u00eb diskutim n\u00eb Skype, pas vrasjes s\u00eb Dorjan Shkoz\u00ebs dhe Anxhelo Avdis\u00eb ne vazhdonim, ishim n\u00eb insistim vet\u00ebm p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn dhe donim t\u00eb kuptonim n\u00ebse pas vrasjes do b\u00ebhej i gjall\u00eb apo jo Talo \u00c7ela.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishte edhe investigimi p\u00ebr Altin Ndocin, t\u00eb gjitha informacionet i kishte Nuredini, b\u00ebnte takime, Altin Ndoci vinte shpesh n\u00eb Durr\u00ebs dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe Nuredinit i ka ardhur informacion se Talo \u00c7ela ishte te sht\u00ebpia e Besmir Haxhis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuredini e mori k\u00ebt\u00eb me rezerva dhe nuk iu p\u00ebrkushtua shum\u00eb dhe kur Nuredini u fokusua edhe tek ambienti ku supozohej se ishte Talo \u00c7ela, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrgatitur me \u00e7unat e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs. Un\u00eb deri n\u00eb k\u00ebto momente i njihja si \u00e7unat e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, di q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb veprime n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen se ku ndodhej dhe flitej p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn dhe ka qen\u00eb nj\u00eb nga ato dit\u00ebt q\u00eb e ruanin shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfimi p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb nga episodet kriminale t\u00eb t\u00eb penduarit Erjon Alibej, nj\u00ebri nga 12 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb program t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Fjala e Alibej dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00ebn hetim e t\u00eb mbrojtur nga shteti konsiderohet \u00e7el\u00ebsi me t\u00eb cilin akuza po zbulon t\u00eb panjohur\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar duke hedhur drit\u00eb mbi atentate, hakmarrje, vras\u00ebs me pages\u00eb, trafiqe droge, apo funksionar\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb t\u2019ju sh\u00ebrbenin kriminel\u00ebve informacion.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rreth brenda t\u00eb cilit an\u00ebtar\u00ebt e grupeve kriminale ishin nj\u00ebherazi gjahtari dhe gjahu. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb ruhen fare pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb SPAK, n\u00eb godin\u00ebn q\u00eb deri dje ishte regjimi i ashp\u00ebr \u201c41 biss\u201d.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb prokurore q\u00eb i ka dor\u00ebzuar gjykat\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me gjasht\u00eb t\u00eb penduar, duke nisur nga vras\u00ebsi me pages\u00eb Nuredin Dumani, Erjon Alibej q\u00eb nisi sag\u00ebn e hakmarrjeve p\u00ebr vrasjen e t\u00eb v\u00ebllait trafikant, Skerdi Tasi, Ernejt Shyti, Amarildo Nikolli, dhe dy d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb e humb\u00ebn statusin Klevis Alla dhe Henrik Hoxhaj, Doloreza Musabelliu e di mir\u00eb se p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer krimet nuk mjafton vet\u00ebm fjala e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:<\/p>\n<p>Procedura p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtorin e drejt\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb deklarat\u00eb \u201cdo flas\u201d, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb kompleks, verifikimi. Fillimisht ne marrim kontakt n\u00eb dy m\u00ebnyra: ose \u00ebsht\u00eb vet\u00eb prokurori q\u00eb propozon, ose ka edhe raste kur vet\u00eb t\u00eb pandehurit apo avokat\u00ebt sinjalizojn\u00eb dhe shprehin gatishm\u00ebrin\u00eb se duan t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me organin procedues. Ai d\u00ebgjohet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ofron, por menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj nis nj\u00eb proces cross-examination, sepse ne nuk mund t\u00eb marrim vet\u00ebm nj\u00eb deklarat\u00eb dhe ta kthejm\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor drejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb deklarata p\u00ebr interesa personale. N\u00eb nj\u00eb rast kam qen\u00eb un\u00eb prokurori, \u00ebsht\u00eb revokuar marr\u00ebveshja e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori sepse u provua gjat\u00eb hetimit q\u00eb ai kishte g\u00ebnjyer. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb verifikimet t\u00eb kryhen sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb b\u00ebjm\u00eb cross-examination, n\u00ebse k\u00ebto deklarime nxjerrin n\u00eb pah autor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe japin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb dh\u00ebna pasurore p\u00ebr veten dhe t\u00eb pandehurit dhe mendohet se \u00ebsht\u00eb prov\u00eb vendimtare p\u00ebr procesin, prokurori n\u00eb p\u00ebrfundim vler\u00ebson n\u00ebse i jepet apo jo statusi i bashk\u00ebpun\u00ebtorit k\u00ebtij personi. Pra atributi i takon prokurorit kur jemi n\u00eb faz\u00ebn e hetimit.<\/p>\n<p>Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm:<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb rekrutojm\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e hetimit, por edhe n\u00eb seanc\u00eb paraprake, edhe gjat\u00eb gjykimit. Kam nj\u00eb lloj refleksioni edhe q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb apel. Edhe m\u00eb tej, kur dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar mund t\u00eb rr\u00ebfehet dhe t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga vuajtja e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shoh m\u00eb kritik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb zhvilluar legjislacioni yn\u00eb, ndryshe nga vendet e tjera t\u00eb cilat kan\u00eb kritere t\u00eb qarta se si b\u00ebhet dhe kush, po p\u00ebr ato q\u00eb p\u00ebrmenden p\u00ebr krimet m\u00eb okulte, aty ku shteti \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>Duke ekspozuar kaosin e ligjeve rreth bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Florjan Kalaja, gjyqtar i posa\u00e7\u00ebm pran\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, \u00ebsht\u00eb i bindur se t\u00eb penduarit nuk mund t\u2019i jepen vet\u00ebm dy oferta shp\u00ebrblyese n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb shmangia nga d\u00ebnimi ekstrem i bashk\u00ebpun\u00ebtorit.<\/p>\n<p>Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm:<\/p>\n<p>Un\u00eb analizoj se ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk b\u00ebhet koheziv pasi do duhet q\u00eb formulat t\u00eb p\u00ebrcaktohen konkretisht, q\u00eb natyra e privilegjeve e veprave t\u00eb jet\u00eb e larmishme kundrejt personave q\u00eb vendosin t\u00eb l\u00ebn\u00eb krimin dhe t\u00eb atashohen e japin ndihmes\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Mjafton t\u2019ju kujtoj n\u00eb uljen e d\u00ebnimit p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, apo n\u00eb lirimin me kusht kemi ndalime q\u00eb automatikisht ndalojn\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin, si lirimi me kusht p\u00ebr recidivistin apo at\u00eb q\u00eb ka kryer krime t\u00eb r\u00ebnda. Kjo ndales\u00eb penalizon bashk\u00ebpun\u00ebtorin dhe p\u00ebr mendimin tim kjo nuk shkon, q\u00eb nga kodi n\u00eb kaq vite por edhe tek i riu.<\/p>\n<p>Ne parashikojm\u00eb alternativa d\u00ebnimi med burgim dhe themi q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pandehur t\u00eb caktuar q\u00eb do duhet t\u2019i shmangen masave, kur nuk parashikojm\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo n\u00eb ligjet e tjera nuk ndodh. N\u00eb ligjet europiane ka regjim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Z\u00ebvend\u00ebsimi kryesor me at\u00eb plot\u00ebsues.<\/p>\n<p>Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb ka detyrimin q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb pa rezerva p\u00ebr t\u00eb gjitha faktet penale, p\u00ebr t\u00eb gjitha provat q\u00eb ai ka dijeni, p\u00ebr \u00e7do prov\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe n\u00eb aktin e marr\u00ebveshjes theksohet se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duhet t\u00eb jepen pa rezerva. N\u00ebse zbulohet e kund\u00ebrta, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto jepen pa rezerva sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn organi procedues revokon nj\u00eb akt marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Ne kishim nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor drejt\u00ebsie, i cili na kishte treguar me v\u00ebrtet\u00ebsi, por problemi q\u00ebndronte q\u00eb ai mbante rezerva. Ne provuam se ai nuk kishte g\u00ebnjyer, por kishte fshehur fakte p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e kishte pasur mik. Ne proceduam me vendim p\u00ebr revokim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm:<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb krejt ndryshe n\u00eb raport me t\u00eb d\u00ebnuarit e zakonsh\u00ebm, se duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtorin.<\/p>\n<p>Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:<\/p>\n<p>Organi procedues merr p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb argumentoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb rolin q\u00eb ka pasur bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr procesin dhe kjo i sjell atij uljen n\u00ebn minimum apo p\u00ebrjashtim nga d\u00ebnimi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit. In gjykimet q\u00eb ne kemi pasur nga 2004, kemi konstatuar akuzat e vrasjes jan\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb vjet, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb benefit sepse t\u00eb tjer\u00ebt rrezikojn\u00eb 35 vjet.<\/p>\n<p>Arkivat e gjykatave nd\u00ebr dekada tregojn\u00eb se n\u00eb fakt i shp\u00ebtuan d\u00ebnimeve t\u00eb ashpra bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb si Petrit Lici i cili foli p\u00ebr krimet e band\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs, Adriatik Coli, Bujar Buzani, deri tek Amarildo Nikolli apo Ernejt Shyti vras\u00ebsi i Behar Sofis\u00eb q\u00eb nga 30 vjet burg iu dha vet\u00ebm 7 vjet d\u00ebnim apo vras\u00ebsi i komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari i cili iu shmangu burgut t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr komisarin tjet\u00ebr t\u00eb ekzekutuar Dritan Lamaj, nuk u arrit t\u00eb gjendej nj\u00eb rr\u00ebfimtar, p\u00ebrve\u00e7se 12 vjet m\u00eb von\u00eb i penduari Nuredin Dumani q\u00eb u lejua n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb shfaqte g\u00ebzimin q\u00eb ndjeu p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb polici si Lamaj, i cili dikur kishte qen\u00eb i pari q\u00eb e kartelizoi dhe arrestoi p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb derisa nga krimet q\u00eb kreu lirsh\u00ebm t\u00eb provonte s\u00ebrish prangat.\/TCH<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar n\u00eb Shqip\u00ebri Erjon Alibej, i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb: N\u00eb marr\u00ebveshje kemi zhvilluar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb aplikacion n\u00eb diskutim n\u00eb Skype, pas vrasjes s\u00eb Dorjan Shkoz\u00ebs dhe Anxhelo Avdis\u00eb ne vazhdonim, ishim n\u00eb insistim vet\u00ebm p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn dhe donim t\u00eb kuptonim n\u00ebse pas vrasjes do b\u00ebhej i gjall\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}