{"id":89288,"date":"2026-05-25T09:48:37","date_gmt":"2026-05-25T09:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/kur-politika-ndryshon-fatin-dibra-nuk-eshte-me-xhepi-i-harruar-i-shqiperise\/"},"modified":"2026-05-25T09:48:37","modified_gmt":"2026-05-25T09:48:37","slug":"kur-politika-ndryshon-fatin-dibra-nuk-eshte-me-xhepi-i-harruar-i-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/kur-politika-ndryshon-fatin-dibra-nuk-eshte-me-xhepi-i-harruar-i-shqiperise\/","title":{"rendered":"Kur politika ndryshon fatin: Dibra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201cxhepi i harruar\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ulsi Manja<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka dit\u00eb n\u00eb politik\u00eb kur zhurma e debateve televizive, cinizmi i rrjeteve sociale dhe balta e p\u00ebrditshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh: \u201cA ia vlen v\u00ebrtet?\u201d<\/p>\n<p>Por ka edhe dit\u00eb si kjo e djeshmja n\u00eb Dib\u00ebr, q\u00eb ta japin p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mbushin zemr\u00ebn, sepse kupton se politika, p\u00ebrtej fjal\u00ebve, ka fuqin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Dje Dibra nuk ishte thjesht nj\u00eb vend n\u00eb hart\u00eb. Ishte skena e nj\u00eb rilindjeje q\u00eb nuk erdhi nga sloganet, por nga nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shekullore q\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb form\u00eb: Rruga e Arbrit.<\/p>\n<p>N\u00eb Lur\u00eb, aty ku dikur rruga ishte sfid\u00eb mbijetese, sot asfalti i ri t\u00eb \u00e7on nga Peshkopia n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Lur\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebm 37 minuta. Festa e Sh\u00ebnkollit hapi sezonin turistik mes qindra lurian\u00ebve t\u00eb ardhur nga \u00e7do cep i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i bot\u00ebs, bashk\u00eb me miq e dashamir\u00ebs q\u00eb kishin ardhur t\u00eb festonin jo n\u00eb nj\u00eb skaj t\u00eb harruar, por n\u00eb nj\u00eb vend krenarie dhe kujtese.<\/p>\n<p>N\u00eb Fush\u00eb-Alie, lugina e Drinit ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb gjigante feste. Djemt\u00eb e zon\u00ebs, por edhe ata t\u00eb emigruar n\u00eb Angli, Greqi e Gjermani, ishin kthyer p\u00ebr kampionatin e futbollit. Sht\u00ebpit\u00eb dhe zemrat ishin t\u00eb hapura, tavolinat plot dhe ajri mbante er\u00ebn e mallit t\u00eb shuar pas shum\u00eb vitesh largimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shumbat, dje nuk kishte m\u00eb vend ku t\u00eb uleshe. Qindra e qindra shumbatas dhe miq t\u00eb tyre u mblodh\u00ebn n\u00eb aktivitetin \u201cShumbati Feston\u201d. Nj\u00eb fest\u00eb e superorganizuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga djemt\u00eb e zon\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht me kontrubutet e tyre personale dhe familjare. Ishte emocionuese t\u00eb shihje shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur nga Shkupi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rr\u00ebnj\u00ebt e tyre, duke u bashkuar me v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00ebn tingujt e Elita 5. Ishte nj\u00eb pamje q\u00eb t\u00eb kujtonte se kombi nuk mbahet gjall\u00eb vet\u00ebm nga politika, por edhe nga kujtesa, kultura dhe kthimi te origjina.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb Dibra dje ishte n\u00eb Lur\u00eb, Fush\u00eb-Alie dhe Shumbat. Nuk e kam par\u00eb Dibr\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur se dje.<\/p>\n<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, Dibra \u00ebsht\u00eb trajtuar si \u201cxhepi i harruar\u201d i Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse n\u00eb hart\u00eb ishte pran\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb jet\u00ebn reale duheshin pes\u00eb or\u00eb rraskapit\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur. Ky izolim nuk preku vet\u00ebm rrug\u00ebt; ai goditi shpres\u00ebn, ekonomin\u00eb dhe vet\u00eb ndjesin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb. Njer\u00ebzit largoheshin jo vet\u00ebm nga varf\u00ebria, por edhe sepse ndiheshin t\u00eb harruar.<\/p>\n<p>Sot kjo histori ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Rruga e Arbrit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb aks rrugor; \u00ebsht\u00eb arteria q\u00eb po i pompon s\u00ebrish jet\u00eb Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimit p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, pamja ishte mahnit\u00ebse: dibran\u00eb, miq, t\u00eb ftuar, por edhe turist\u00eb t\u00eb huaj ndalonin buz\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb qershi. Madje kishte edhe nga ata q\u00eb vilnin qershi bashk\u00eb me fermer\u00ebt, sikur gjith\u00eb kjo stin\u00eb prodhimtarie t\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qershis\u00eb s\u00eb Dibr\u00ebs. Kur sheh prodhimin e sivjetsh\u00ebm dhe tregun q\u00eb nuk ankohet m\u00eb p\u00ebr munges\u00eb qarkullimi, e kupton se ekonomia lokale ka nisur t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Mund t\u00eb mos biem dakord p\u00ebr bindjet politike. Mund t\u00eb debatojm\u00eb pafund p\u00ebr ideologjit\u00eb. Por askush nuk mund t\u00eb debatoj\u00eb me realitetin e nj\u00eb jete q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet.Dje n\u00eb Dib\u00ebr, edhe skeptik\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e thoshin hapur: \u201cBravo p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit.\u201d Dhe k\u00ebt\u00eb nuk e thoshin p\u00ebr militantiz\u00ebm, por sepse tani mund t\u00eb shkojn\u00eb te prind\u00ebrit e tyre p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb. Sepse tani fermeri e nxjerr produktin n\u00eb treg pa iu kalbur rrug\u00ebs. Sepse tani Dibra nuk ndihet m\u00eb e shk\u00ebputur nga pjesa tjet\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb politika e v\u00ebrtet\u00eb: nj\u00eb tunel q\u00eb shkurton izolimin, nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kthen emigrantin n\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb investim q\u00eb i rikthen nj\u00eb krahine t\u00eb t\u00ebr\u00eb dinjitetin e humbur.<\/p>\n<p>Rruga e Arbrit nuk lidhi vet\u00ebm Dibr\u00ebn me Tiran\u00ebn; ajo lidhi dibran\u00ebt me sht\u00ebpin\u00eb, fermerin me tregun, emigrantin me kujtes\u00ebn dhe nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dinjitetin q\u00eb i ishte mohuar p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>Sot Dibra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fundi i hart\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb rreh fort n\u00eb trupin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ulsi Manja Ka dit\u00eb n\u00eb politik\u00eb kur zhurma e debateve televizive, cinizmi i rrjeteve sociale dhe balta e p\u00ebrditshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh: \u201cA ia vlen v\u00ebrtet?\u201d Por ka edhe dit\u00eb si kjo e djeshmja n\u00eb Dib\u00ebr, q\u00eb ta japin p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mbushin zemr\u00ebn, sepse kupton se politika, p\u00ebrtej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89288","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89288\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}