{"id":89265,"date":"2026-05-25T07:48:29","date_gmt":"2026-05-25T07:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/paaftesia-e-shqiptareve-per-te-ndryshuar-individualitetin-e-tyre-reflektohet-tragjikisht-ne-ekzistencen-e-si-paraqiteshin-shqiptaret-ne-syte-e-perendimit-ne-fillimet-e-she\/"},"modified":"2026-05-25T07:48:29","modified_gmt":"2026-05-25T07:48:29","slug":"paaftesia-e-shqiptareve-per-te-ndryshuar-individualitetin-e-tyre-reflektohet-tragjikisht-ne-ekzistencen-e-si-paraqiteshin-shqiptaret-ne-syte-e-perendimit-ne-fillimet-e-she","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/25\/paaftesia-e-shqiptareve-per-te-ndryshuar-individualitetin-e-tyre-reflektohet-tragjikisht-ne-ekzistencen-e-si-paraqiteshin-shqiptaret-ne-syte-e-perendimit-ne-fillimet-e-she\/","title":{"rendered":"\u201cPaaft\u00ebsia e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht n\u00eb ekzistenc\u00ebn e\u2026\u201d\/ Si paraqiteshin shqiptar\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e Per\u00ebndimit n\u00eb fillimet e shekullit t\u00eb kaluar"},"content":{"rendered":"<p>\u201cAs rrahjet me thupra, as arma, as topi, as m\u00ebrgimi, as burgimi, as edhe vet\u00eb vdekja nuk i tund nga vendi\u201d. Fol\u00ebsi ishte nj\u00eb shqiptar i ri n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb SHBA-\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer tani n\u00eb vendin e tij, ku po punon me zell t\u00eb madh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebve njer\u00ebz t\u00eb arsimuar n\u00eb Shqip\u00ebri, por synon q\u00eb brezi i ardhsh\u00ebm t\u00eb mos i num\u00ebroj\u00eb me gishta burrat dhe grat\u00eb e arsimuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Fjal\u00ebt e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr u paraprin\u00eb prej k\u00ebtyre: \u201cP\u00ebr momentin, nga veriu n\u00eb jug dhe nga lindja n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb klasat e njer\u00ebzve \u2013 mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb qofshin \u2013 kan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, pothuajse nj\u00eb pasion p\u00ebr arsimin komb\u00ebtar. T\u00eb gjith\u00eb ata e kuptojn\u00eb q\u00eb, ashtu sikurse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn shpata ishte simbol i fuqis\u00eb, sot arsimi \u00ebsht\u00eb per\u00ebndesha e fuqis\u00eb, dhe ata do t\u00eb arsimohen, pavar\u00ebsisht persekutimit\u201d.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebdijesuar p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr qytet\u00ebrimin dhe progresin per\u00ebndimor. Por, q\u00eb nga dita e par\u00eb e miratimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb re otomane, turqit e rinj ishin t\u00eb vendosur q\u00eb qytet\u00ebrimi duhej t\u00eb vinte tek shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm pasi t\u00eb kishte kaluar n\u00eb nj\u00eb sit\u00eb turke dhe muhamedane. Ky program nuk mund t\u00eb pranohej nga shqiptar\u00ebt, edhe sikur turqit e rinj t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb gjendje ta vinin n\u00eb zbatim. Shqiptari \u00ebsht\u00eb europian: p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy mij\u00eb vjet ka jetuar atje ku jeton tani \u2013 n\u00eb fortesat e Epirit dhe Iliris\u00eb, p\u00ebrtej Adriatikut paralel me thembr\u00ebn e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, shqiptar\u00ebt u p\u00ebrzjen\u00eb me fqinj\u00ebt e tyre jugor\u00eb, grek\u00ebt dhe ishin shtylla kurrizore e luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb. Bashkatdhetar\u00ebt e Marko Bo\u00e7arit emigruan t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Cefaloni, n\u00eb brigjet e Greqis\u00eb, por afro 2 milion\u00eb shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb pafat\u00eb jetojn\u00eb tashm\u00eb n\u00ebn sundimin turk.<br \/>\nGjat\u00eb 125 viteve para zbulimit t\u00eb Amerik\u00ebs, republika krenare e Venecias, kishte nj\u00eb supremaci dashamir\u00ebse mbi qytetet shqiptar\u00eb t\u00eb bregdetit dhe k\u00ebshtu q\u00eb e vonoi me nj\u00eb shekull dominimin turk.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnien e Skutarit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe d\u00ebbimin e venecian\u00ebve nga turqit n\u00eb vitin 1748, k\u00ebta t\u00eb fundit filluan sundimin e tyre\u2013 shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb mashtrimi, bese t\u00eb thyer dhe mizorie.<\/p>\n<p>Rezultati i sundimit turk mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet me zhytjen m\u00eb thell\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb varf\u00ebri, supersticion, dhe etje p\u00ebr gjak, p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit pjellor q\u00eb garantonin historia malore dhe tiparet primitiv\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb dy mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, val\u00ebt dhe impulset e progresit nuk e kan\u00eb arritur shqiptarin, ose e kan\u00eb anashkaluar, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>Sot, ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb mal\u00ebsor\u00eb flijohen prej hakmarrjes s\u00eb tmerrshme, q\u00eb vet\u00ebm qytet\u00ebrimi mund ta \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb nga jeta e shqiptarit. T\u00eb q\u00ebllosh nj\u00eb person, edhe tin\u00ebz, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e marrjes s\u00eb gjakut. Asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk mund ta kthej\u00eb nderin e plagosur. N\u00ebse nuk vritet vet\u00eb vras\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb af\u00ebrmve duhet t\u00eb jet\u00eb viktima, e k\u00ebshtu nis zinxhiri i pafund. Kur hakmarrja ka shkuar shum\u00eb larg, mund t\u00eb blihet n\u00ebse ke para t\u00eb mjaftueshme, ose mund t\u00eb ndalet p\u00ebrmes disa prej kolektiviteteve t\u00eb kodit t\u00eb shqiptarit.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr shqiptarin si njeri pa ligje. Ai zbaton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skrupuloze at\u00eb q\u00eb njeh dhe pranon: por, k\u00ebta jan\u00eb ligjet q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb natyra dhe zakonet, si dhe natyra e paraardh\u00ebsve t\u00eb tij shekuj m\u00eb par\u00eb, t\u00eb \u201ckodifikuar\u201d disi n\u00eb shekullin 15, ndon\u00ebse edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk jan\u00eb hedhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb let\u00ebr. Disa prej rregullave t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm q\u00eb udh\u00ebheqin jet\u00ebn e tij jan\u00eb: Persona q\u00eb e kan\u00eb prejardhjen nga nj\u00eb st\u00ebrgjysh i p\u00ebrbashk\u00ebt mashkull, p\u00ebrmes linj\u00ebs mashkullore, e konsiderojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin v\u00ebllez\u00ebr, ose v\u00eblla e mot\u00ebr, e si pasoja martesa brenda fisit p\u00ebrjashtohet.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb betohen p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri, dhe kjo krijon nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb i n\u00ebnshtron t\u00eb dy, bashk\u00eb me pasardh\u00ebsit e tyre t\u00eb disa brezave, para t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve ligjeve martesor\u00eb q\u00eb rregullojn\u00eb edhe lidhjet e gjakut. Personat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kumbar nuk mund t\u00eb martohen, dhe ka dy lloj kumbar\u00ebsh: ai i pag\u00ebzimit dhe ai i flokut.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, vajz\u00eb apo djal\u00eb, mbush 2 vje\u00e7, flok\u00ebt e tij q\u00eb deri at\u00eb \u00e7ast nuk jan\u00eb prekur prej g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebve, priten me ceremoni. Prerjen e kryen kumbari, q\u00eb m\u00eb pas, n\u00ebse f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb l\u00eb nga nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh p\u00ebr secil\u00ebn maj\u00eb t\u00eb busull\u00ebs duke krijuar nj\u00eb kryq. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb mysliman, tri tufa p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh. N\u00eb rastin e hakmarrjes, burri nuk duhet prekur n\u00ebse shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo nj\u00eb grua.<\/p>\n<p>Sot, shqiptari \u00ebsht\u00eb personaliteti m\u00eb piktoresk n\u00eb Europ\u00eb. Megjithat\u00eb, po aq interesante sa tiparet e tij, \u00ebsht\u00eb edhe e ardhmja e tij politike. Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb shfaqur vet\u00ebdija komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb refuzon t\u00eb shtypet. N\u00ebn qeverisjen jonormale t\u00eb turqve, racat e ndryshme t\u00eb krishtera t\u00eb Perandoris\u00eb, si armen\u00ebt otoman\u00eb, bullgar\u00ebt otoman\u00eb dhe grek\u00ebt otoman\u00eb, kan\u00eb secila ekzistenc\u00ebn e tyre komb\u00ebtare, nj\u00eb shtet brenda shtetit, ndon\u00ebse gjithmon\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar vullnetit t\u00eb turqve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb lloj besnik\u00ebrie myslimane q\u00eb u jep nj\u00eb pothuajse solidaritet me turqit, jan\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe ata nj\u00eb entitet komb\u00ebtar. Ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb mallkuar me prapambetjen q\u00eb ka shoq\u00ebruar pak a shum\u00eb kudo besimin muhamedan, lider\u00ebt e tyre e kuptojn\u00eb se nuk jan\u00eb nj\u00eb rac\u00eb orientale, por per\u00ebndimore. Se tiparet e tyre turko-muhamedan\u00eb jan\u00eb nj\u00eb lust\u00ebr, dhe se do t\u00eb mjaftoj\u00eb nj\u00eb brez me arsimin e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrcimin e madh p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e tyre mes racave t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb gadishullit t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Jo i papajtuesh\u00ebm me nacionalizmin e ri shqiptar \u2013 madje mund t\u00eb jet\u00eb arsyeja e tij \u2013 \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb shqiptari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve m\u00eb individualist\u00eb t\u00eb rac\u00ebs njer\u00ebzore. Po t\u00eb mos kish qen\u00eb i till\u00eb, ai do e kishte humbur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb identitetin e tij, duke u shkrir\u00eb me popujt e ndrysh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebrave u kan\u00eb ardhur rrotull maleve shqiptare. Pavar\u00ebsisht sulmeve t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb romak\u00ebve, got\u00ebve, serb\u00ebve dhe bullgar\u00ebve dhe 350 viteve dominim t\u00eb Turqis\u00eb, shqiptari e ka ruajtur individualitetin e tij t\u00eb pathyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Crispi, burri i shtetit italian ka qen\u00eb me prejardhje shqiptare. Ai ishte pjes\u00ebtar i kolonis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Sicili dhe Italin\u00eb e jugut, paraardh\u00ebsit e t\u00eb cilit, afro nj\u00ebqind mij\u00eb, emigruan kur Turqia pushtoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb e ruajn\u00eb prejardhjen e tyre.<\/p>\n<p>Mosgatishm\u00ebria ose paaft\u00ebsia e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndryshuar individualitetin e tyre reflektohet tragjikisht n\u00eb ekzistenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb sistemit fisnor shqiptar dhe grindjet e p\u00ebrhershme mes fiseve.<\/p>\n<p>Si rezultat, Shqip\u00ebria nuk ka mundur t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb front t\u00eb bashkuar kund\u00ebr nj\u00eb armiku t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Vet\u00ebm nj\u00eb hero i madh bashkues komb\u00ebtar ka dal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u2013 Sk\u00ebnderbeu. Ai vdiq n\u00eb vitin 1467, pasi fitoi 21 beteja kund\u00ebr turqve. Vdekja e tij e la Shqip\u00ebrin\u00eb pa udh\u00ebheq\u00ebs, dhe shqiptar\u00ebt trima q\u00eb nuk njihnin besnik\u00ebri apo ligj tjet\u00ebr p\u00ebrtej atij t\u00eb familjes dhe klanit, ran\u00eb n\u00eb sundimin e Mehmetit II, pushtues i Kostandinopoj\u00ebs. Mehmeti mundi t\u2019i shtypte, por jo t\u2019i n\u00ebnshtronte shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>As edhe sulltan\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebm nuk kan\u00eb arritur ta plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe. M\u00eb e mira q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin ishte t\u2019i b\u00ebnin p\u00ebr vete, dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb tiranis\u00eb s\u00eb Abdyl Hamitit, shqiptar\u00ebt trajtoheshin si popull i ve\u00e7ant\u00eb. Hamiti ua bleu besnik\u00ebrin\u00eb duke mos u v\u00ebn\u00eb taksa, duke frenuar rekrutimin ushtarak dhe duke p\u00ebrzgjedhur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e k\u00ebtyre mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb ashp\u00ebr si truprojat e tij personale.<\/p>\n<p>Turqit e rinj ishin t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm<\/p>\n<p>Kur pas vitit 1908, turqit e rinj kishin miratuar Kushtetut\u00ebn e tyre dhe po p\u00ebrpiqeshin me shum\u00eb mundime t\u00eb vinin rregull n\u00eb Perandorin\u00eb otomane, trajtimi i Shqip\u00ebris\u00eb ishte nj\u00eb prej problemeve m\u00eb delikat\u00eb. Duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb me kujdes.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb trajtimi delikat, p\u00ebrmbushjes s\u00eb premtimeve dhe shfaqjes se nj\u00eb simpatie t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr aspiratat e nj\u00eb race injorante por shum\u00eb t\u00eb zot\u00eb, turqit e rinj do t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngrinin dhe forconin n\u00eb provinc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb t\u00eb padep\u00ebrtueshme ndaj agresionit europian.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ata kan\u00eb ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar si\u00e7 duhet nga korrespondenti n\u00eb Kostandinopoj\u00eb i \u201cTimes\u201d-it t\u00eb Londr\u00ebs, si politika e rulit me avull. Duke injoruar k\u00ebshillat e \u00e7do politikani me p\u00ebrvoj\u00eb, turqit e rinj nxituan t\u2019i \u201ctrajtonin\u201d shqiptar\u00ebt nj\u00ebsoj si fshatar\u00ebt injorant\u00eb turq n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Asnj\u00eb strategji tjet\u00ebr nuk do t\u00eb kish qen\u00eb m\u00eb e pavend dhe m\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtonte. Shenjat e para t\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtimi u dhan\u00eb q\u00eb ne vjesht\u00ebn e vitit 1909, por duhej t\u00eb vinte pranvera e vitit 1910 q\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrmasa serioze.<\/p>\n<p>N\u00eb 5 prill t\u00eb atij viti, shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb skajit verilindor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rr\u00ebmbyen arm\u00ebt kund\u00ebr qeveris\u00eb. P\u00ebr pak dit\u00eb rebel\u00ebt mbajt\u00ebn Ka\u00e7anikun, por 50 mij\u00eb trupa turke u d\u00ebrguan menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rajon dhe l\u00ebvizja u shtyp. Ajo pati nj\u00eb karakter lokal dhe nuk kishte organizim. Shqip\u00ebria si e t\u00ebr\u00eb nuk ishte q\u00ebllimi i saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, turqit e rinj menduan se kishte ardhur koha t\u2019u jepnin nj\u00eb m\u00ebsim shqiptar\u00ebve t\u00eb pabindur. Trupat q\u00eb ishin mbledhur p\u00ebr t\u00eb shtypur kryengritjen marshuan n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Nj\u00eb divizion shkoi n\u00eb per\u00ebndim, n\u00eb Shkod\u00ebr. Ata p\u00ebrshkuan rrug\u00eb malore q\u00eb p\u00ebr breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishin mbyllur p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb udh\u00ebtonte i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb ushtar turk, sepse shqiptar\u00ebve nuk u p\u00eblqente uniforma e autoritetit turk. Por tani mal\u00ebsor\u00ebt, t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi, do t\u00eb \u00e7armatoseshin.<\/p>\n<p>Pas shtypjes q\u00eb kishin p\u00ebsuar siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre, m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe t\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb automatik\u00ebve \u2013 nj\u00eb tmerr i pazakont\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb \u2013 nuk kishte shpres\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00eb. Arm\u00ebt e tyre \u2013 krenaria dhe zot\u00ebrimet \u2013 iu mor\u00ebn, dhe shqiptar\u00ebve iu \u201cdha nj\u00eb m\u00ebsim\u201d mizor. Nj\u00eb tjet\u00ebr divizion i forcave turke marshoi n\u00eb jug dhe penetroi n\u00eb luginat paq\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Elbasan, udh\u00ebheq\u00ebsit intelektual\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Re kishin hapur nj\u00eb shkoll\u00eb normale. Ata po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb p\u00ebrgatisnin shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin m\u00ebsues t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre injorant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. P\u00ebrdornin gjuh\u00ebn shqipe dhe, sipas votimit t\u00eb nj\u00eb kongresi shqiptar t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb her\u00ebt, e shkruanin k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb \u2013 nj\u00eb gjuh\u00eb europiane \u2013 me shkronja latine.<\/p>\n<p>N\u00ebn Abdul Hamitin, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shkruajtur apo dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ishte shtypur. Vet\u00ebm n\u00eb shkollat e misioneve austriak\u00eb dhe italian\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ofrohej propaganda austriake dhe italiane, dhe jasht\u00eb survejimit t\u00eb Sulltanit, kishte qen\u00eb e mundur q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb studionin n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr nj\u00eb alfabet, politikan\u00ebt austriak\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin pun\u00ebn misionare t\u00eb prift\u00ebrinjve austriak\u00eb dhe nuk pushojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb s\u00eb \u00e7uari p\u00ebrpara skemat austriake, shihnin me dyshim nga nj\u00eb e ardhme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, lider\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs t\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb Itali apo Austri do t\u00eb bashkoheshin nga nj\u00eb gjuh\u00eb dhe alfabet i p\u00ebrbashk\u00ebt. K\u00ebshtu u krijua nj\u00eb alfabet i gjat\u00eb dhe iu ofrua f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat e misioneve austriak\u00eb. \/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAs rrahjet me thupra, as arma, as topi, as m\u00ebrgimi, as burgimi, as edhe vet\u00eb vdekja nuk i tund nga vendi\u201d. Fol\u00ebsi ishte nj\u00eb shqiptar i ri n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb SHBA-\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer tani n\u00eb vendin e tij, ku po punon me zell t\u00eb madh. \u00cbsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89265","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89265\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}