{"id":89220,"date":"2026-05-24T16:48:23","date_gmt":"2026-05-24T16:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/shba-publikon-raportin-per-ballkanin-perendimor-shqiperia-ne-projektet-strategjike-kosova-kyce-per-sigurine\/"},"modified":"2026-05-24T16:48:23","modified_gmt":"2026-05-24T16:48:23","slug":"shba-publikon-raportin-per-ballkanin-perendimor-shqiperia-ne-projektet-strategjike-kosova-kyce-per-sigurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/shba-publikon-raportin-per-ballkanin-perendimor-shqiperia-ne-projektet-strategjike-kosova-kyce-per-sigurine\/","title":{"rendered":"SHBA publikon raportin p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebria n\u00eb projektet strategjike, Kosova ky\u00e7e p\u00ebr sigurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Administrata amerikane i ka paraqitur Kongresit raportin e ri p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, nj\u00eb dokument strategjik prej shtat\u00eb faqesh q\u00eb shpjegon qart\u00eb se si Amerika e sheh rajonin ton\u00eb, cilat jan\u00eb prioritetet amerikane dhe pse Ballkani vazhdon t\u00eb konsiderohet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Uashingtonin.<\/p>\n<p>Epoka e nd\u00ebrtimit t\u00eb shteteve ka mbaruar<\/p>\n<p>N\u00eb raport Ballkani nuk shihet m\u00eb si nj\u00eb projekt \u201cshp\u00ebtimi\u201d nga SHBA, por si nj\u00eb rajon ku Amerika k\u00ebrkon stabilitet, ndikim strategjik dhe p\u00ebrfitime ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cPromovimi i stabilitetit dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor e b\u00ebn SHBA-n\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb. Administrata po ndjek nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb orientuar drejt s\u00eb ardhmes n\u00eb rajon, t\u00eb fokusuar tek zgjerimi i partneriteteve, kund\u00ebrshtimi i k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb prekin SHBA-n\u00eb dhe stabilitetin rajonal, si edhe rritja e bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe tregtar\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Administrata amerikane thot\u00eb hapur se koha kur SHBA investonte n\u00eb \u201cnd\u00ebrtimin e shteteve\u201d n\u00eb Ballkan ka marr\u00eb fund. Sipas dokumentit, fokusi i ri \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendet e Ballkanit t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00eb dhe t\u00eb mos varen pafund\u00ebsisht nga nd\u00ebrhyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cEpoka e nd\u00ebrtimit t\u00eb shteteve e udh\u00ebhequr nga SHBA ka kaluar. Politika amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nuk ka m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shp\u00ebtim apo rind\u00ebrtim, por me stabilitet dhe partneritete q\u00eb sjellin p\u00ebrfitime t\u00eb nd\u00ebrsjella. Administrata \u00ebsht\u00eb e fokusuar tek fuqizimi i aktor\u00ebve lokal\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhin vet\u00eb sfidat e tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb mb\u00ebshtetje e tepruar tek nd\u00ebrhyrja apo mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb mb\u00ebshtesin aty ku p\u00ebrfshirja jon\u00eb k\u00ebrkohet dhe ku avancohen interesat amerikane\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti identifikon tre shtylla kryesore t\u00eb politik\u00ebs amerikane n\u00eb Ballkan: stabilitetin, interesin ekonomik dhe p\u00ebrballjen me k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj SHBA-s\u00eb. P\u00ebr stabilitetin, dokumenti ndalet fillimisht tek Bosnja, ku SHBA thot\u00eb se nd\u00ebrhyrja diplomatike amerikane n\u00eb vitin 2025 shmangu kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb nga lufta e viteve 1992-1995. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, SHBA riafirmon mb\u00ebshtetjen p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe e konsideron normalizimin si element ky\u00e7 p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb progres n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociuar, t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>NATO dhe objektivi p\u00ebr 5% t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme i kushtohet NATO-s dhe siguris\u00eb n\u00eb rajon. Administrata amerikane thot\u00eb se integrimi i Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO e ka b\u00ebr\u00eb aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr SHBA k\u00ebrkon gjithashtu q\u00eb vendet e rajonit t\u00eb modernizojn\u00eb ushtrit\u00eb dhe t\u00eb rrisin shpenzimet ushtarake sipas objektivave t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cAdministrata do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb inkurajoj\u00eb vendet e rajonit t\u00eb modernizojn\u00eb ushtrit\u00eb e tyre dhe t\u00eb p\u00ebrmbushin objektivat ushtarake t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb angazhimin p\u00ebr t\u00eb shpenzuar 5 p\u00ebr qind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr mbrojtjen, si\u00e7 u dakord\u00ebsua n\u00eb Samitin e Hag\u00ebs. Administrata do t\u00eb angazhoj\u00eb gjithashtu platforma shum\u00ebpal\u00ebshe, si Karta SHBA-Adriatik (A5), p\u00ebr t\u00eb nxitur bashk\u00ebpunimin rajonal dhe zgjidhje t\u00eb udh\u00ebhequra nga vet\u00eb rajoni p\u00ebr sfidat e siguris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetje p\u00ebr KFOR-in dhe transformimin e FSK-s\u00eb<\/p>\n<p>Administrata amerikane riafirmon edhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr KFOR-in dhe FSK-n\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cForcat e Armatosura t\u00eb SHBA vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb misionin e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, i cili mbetet nj\u00eb komponent ky\u00e7 p\u00ebr garantimin e nj\u00eb ambienti t\u00eb sigurt dhe liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb. Administrata vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb transformimin e Forc\u00ebs shumetnike t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb profesionale t\u00eb mbrojtjes territoriale\u201d, theksohet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend edhe Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb ri q\u00eb Ballkani po merr n\u00eb sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKosova dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb an\u00ebtare themeluese t\u00eb Bordit t\u00eb Paqes dhe do t\u2019i bashkohen Bosnje-Hercegovin\u00ebs si kontribuese n\u00eb Forc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Stabilizimit p\u00ebr Gaz\u00ebn, duke treguar transformimin e rajonit nga konsumues sigurie n\u00eb ofrues sigurie\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Korridori VIII dhe Adriatiko-Jonian, projektet strategjike t\u00eb SHBA<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e madhe e dokumentit fokusohet tek ekonomia, tregtia dhe energjia, ku SHBA e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se synon t\u00eb konkurroj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn n\u00eb Ballkan. Administrata amerikane e konsideron Ballkanin nj\u00eb treg me potencial ekonomik p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>\u201cRajoni me 18 milion\u00eb banor\u00eb ndodhet n\u00eb korridore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme transporti, zot\u00ebron burime natyrore, nj\u00eb sektor teknologjik n\u00eb rritje dhe nj\u00eb fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar. N\u00eb bashk\u00ebpunim me qeverit\u00eb e rajonit, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb inkurajojn\u00eb p\u00ebrpjekjet lokale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit, p\u00ebr t\u00eb ulur pengesat rregullatore, p\u00ebr t\u00eb forcuar zbatimin e kontratave dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar procese transparente prokurimi q\u00eb favorizojn\u00eb kompanit\u00eb amerikane. Administrata i jep prioritet bashk\u00ebpunimit me partner\u00ebt p\u00ebr t\u00eb forcuar mekanizmat e kontrollit t\u00eb investimeve, me q\u00ebllim mbrojtjen e infrastruktur\u00ebs kritike nga blerjet grabitqare t\u00eb huaja\u201d, thuhet n\u00eb raport.\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>SHBA paralajm\u00ebron se do t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara marr\u00ebveshje tregtare dhe projekte infrastrukturore q\u00eb favorizojn\u00eb kompanit\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>\u201cAdministrata do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb kompanit\u00eb amerikane t\u00eb japin kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb korridoret strategjike t\u00eb infrastruktur\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII nga Adriatiku deri n\u00eb Detin e Zi. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mb\u00ebshtesin platforma rajonale si Nisma e Tre Deteve dhe do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr zgjerimin e marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe, duke u mb\u00ebshtetur tek marr\u00ebveshja nd\u00ebrqeveritare SHBA-Serbi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn energjetike e vitit 2024. Marr\u00ebveshjet nd\u00ebrqeveritare u japin kompanive amerikane mund\u00ebsi t\u00eb konkurrojn\u00eb m\u00eb efektivisht p\u00ebr projekte strategjike n\u00eb transport, teknologji informacioni dhe komunikimi, si edhe n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes, p\u00ebrball\u00eb konkurrent\u00ebve armiq\u00ebsor\u00eb dhe atyre me standarde t\u00eb ul\u00ebta\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb raport p\u00ebrmenden konkretisht projektet energjetike q\u00eb SHBA i konsideron prioritare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u201cProjektet prioritare p\u00ebrfshijn\u00eb gazsjell\u00ebsin Southern Interconnection mes Kroacis\u00eb dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs; interkonektorin e propozuar t\u00eb gazit Serbi\u2013Maqedoni e Veriut; zhvillimin e hidrocentraleve n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnje-Hercegovin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbi; modernizimin e termocentraleve me qymyr n\u00eb Kosov\u00eb dhe projektet e gazifikimit; si edhe kabllo t\u00eb reja transmetimi q\u00eb lidhin rrjetet energjetike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me tregjet europiane\u201d, theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Amerika k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Raporti ndalet edhe tek reformat ekonomike dhe lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, ku SHBA e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane n\u00eb Ballkan dhe t\u00eb godas\u00eb rrjetet kriminale me lidhje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cSHBA ka interes tregtar dhe strategjik n\u00eb mb\u00ebshtetjen e reformave q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb biznesi t\u00eb parashikueshme, transparente dhe t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla, ku kompanit\u00eb amerikane mund t\u00eb zhvillohen. Programi p\u00ebr Zhvillimin e Ligjit Tregtar vazhdon t\u00eb forcoj\u00eb kapacitetet e partner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjykatat tregtare, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar ligje p\u00ebr kontrollin e investimeve dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb rregullat e prokurimeve t\u00eb krijojn\u00eb kushte t\u00eb barabarta p\u00ebr kompanit\u00eb amerikane. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Byroja p\u00ebr Narkotik\u00ebt Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe Zbatimin e Ligjit (INL) bashk\u00ebpunon me organet ligjzbatuese dhe prokuror\u00ebt n\u00eb rajon p\u00ebr t\u00eb promovuar qeverisjen e mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar organizatat kriminale transnacionale q\u00eb kan\u00eb lidhje me aktivitete t\u00eb paligjshme n\u00eb SHBA, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e efikasitetit t\u00eb hetimeve dhe ndjekjeve penale\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Alarm p\u00ebr ndikimin ekonomik dhe politik t\u00eb Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb<\/p>\n<p>SHBA e konsideron var\u00ebsin\u00eb nga gazi rus si k\u00ebrc\u00ebnim strategjik p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>\u201cVar\u00ebsia energjetike nga Rusia mbetet nj\u00eb dob\u00ebsi strategjike p\u00ebr rajonin. Diversifikimi i furnizimeve me energji, p\u00ebrfshir\u00eb burimet e bollshme energjetike amerikane, rrit stabilitetin dhe prosperitetin rajonal\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e raportit \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi p\u00ebr Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKina dhe Rusia po k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, korrupsionin dhe qeverisjen e dob\u00ebt n\u00eb rajon. Moska ushqen tensionet etnike, financon aktor\u00eb destabilizues dhe p\u00ebrdor furnizimet me hidrokarbure p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi politikan\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar besimin tek institucionet per\u00ebndimore. Kina po zgjeron ndikimin e saj p\u00ebrmes tregtis\u00eb, kredive shtet\u00ebrore, ryshfetit, propagand\u00ebs dhe partneriteteve me elitat politike\u201d, thekson raporti.<\/p>\n<p>Krimi i organizuar ballkanik, \u201ck\u00ebrc\u00ebnim direkt\u201d p\u00ebr SHBA<\/p>\n<p>Raporti ndalet gjat\u00eb edhe tek krimi i organizuar n\u00eb Ballkan, t\u00eb cilin SHBA e konsideron k\u00ebrc\u00ebnim direkt p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare amerikane dhe p\u00ebr territorin amerikan. Sipas dokumentit, rrjetet kriminale ballkanike kan\u00eb lidhje me kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafik droge, pastrim parash dhe emigracion t\u00eb paligjsh\u00ebm drejt SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGrupet e krimit t\u00eb organizuar nga Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe territorin amerikan. Rrjetet kriminale t\u00eb Ballkanit kan\u00eb krijuar lidhje q\u00eb forcojn\u00eb dhe pasurojn\u00eb kartelet e drog\u00ebs n\u00eb hemisfer\u00ebn per\u00ebndimore, t\u00eb shpallura organizata t\u00eb huaja terroriste, t\u00eb cilat trafikojn\u00eb narkotik\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe kan\u00eb leht\u00ebsuar emigracionin ilegal drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara. Kjo administrat\u00eb do t\u2019i godas\u00eb dhe \u00e7montoj\u00eb k\u00ebto rrjete kudo q\u00eb operojn\u00eb, si\u00e7 u demonstrua n\u00eb vitin 2025 me shpalljen e disa shtetasve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb lidhur me kartele t\u00eb shpallura organizata terroriste q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb hemisfer\u00ebn per\u00ebndimore\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, raporti e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se angazhimi amerikan n\u00eb Ballkan do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb i lidhur me interesat konkrete amerikane dhe jo me projekte t\u00eb hapura pa fund.<\/p>\n<p>\u201cAdministrata po orienton burimet drejt aktiviteteve q\u00eb prodhojn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb qarta dhe t\u00eb matshme p\u00ebr interesat amerikane, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet rezultateve konkrete dhe afatshkurtra\u201d, p\u00ebrfundon dokumenti.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Administrata amerikane i ka paraqitur Kongresit raportin e ri p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, nj\u00eb dokument strategjik prej shtat\u00eb faqesh q\u00eb shpjegon qart\u00eb se si Amerika e sheh rajonin ton\u00eb, cilat jan\u00eb prioritetet amerikane dhe pse Ballkani vazhdon t\u00eb konsiderohet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Uashingtonin. Epoka e nd\u00ebrtimit t\u00eb shteteve ka mbaruar N\u00eb raport Ballkani nuk shihet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89220","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89220"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89220\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}