{"id":89199,"date":"2026-05-24T13:48:17","date_gmt":"2026-05-24T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/beteja-per-presidentin-rrezikon-ta-coje-kosoven-ne-zgjedhje-te-perseritura\/"},"modified":"2026-05-24T13:48:17","modified_gmt":"2026-05-24T13:48:17","slug":"beteja-per-presidentin-rrezikon-ta-coje-kosoven-ne-zgjedhje-te-perseritura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/beteja-per-presidentin-rrezikon-ta-coje-kosoven-ne-zgjedhje-te-perseritura\/","title":{"rendered":"Beteja p\u00ebr presidentin rrezikon ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Nj\u00eb rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marr\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb i tejkalon vet\u00eb kompetencat e tij. Presidenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nyj\u00ebn e kriz\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb, duke e \u00e7uar vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, por pa garanci se ato do t\u00eb prodhojn\u00eb zgjidhje. Sipas v\u00ebzhguesve, vota mund t\u00eb sjell\u00eb rezultat vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb konfigurim t\u00eb caktuar \u2013 p\u00ebrndryshe, rrezikon ta riprodhoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bllokad\u00eb q\u00eb zvarritet prej muajsh.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 7 qershorit jan\u00eb fundi i nj\u00eb zinxhiri t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebshtimesh institucionale dhe politike: nga moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues dhe dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, te vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, takimet pa rezultat mes udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb, emrat e propozuar pa konsensus, bojkotimi i seancave dhe p\u00ebrplasjet e vazhdueshme pushtet-opozit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr partin\u00eb deri tash n\u00eb qeverisje, L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, e cila n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bllokad\u00eb bie mbi opozit\u00ebn, apo, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan udh\u00ebheq\u00ebsi i saj, Albin Kurti, \u201cbllokun opozitar\u201d, i cili, sipas tij, ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar kund\u00ebr Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb detyrosh nj\u00eb milion qytetar\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb kutit\u00eb e votimit, vet\u00ebm kat\u00ebr muaj pasi ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare e shpreh\u00ebn vullnetin e vet, q\u00eb dikujt nuk i p\u00eblqen\u2026 K\u00ebta duan ta p\u00ebrshtatin popullin sipas tekeve t\u00eb tyre, por kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i opozit\u00ebs s\u00eb deritashme, Kurti, pavar\u00ebsisht mandatit t\u00eb fort\u00eb elektoral, ka shmangur kompromisin politik dhe ka zgjedhur p\u00ebrplasjen si m\u00ebnyr\u00eb veprimi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Sipas Bedri Hamz\u00ebs, kryetar i PDK-s\u00eb, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, ai e ka shtyr\u00eb vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, me synimin p\u00ebr ta forcuar m\u00eb tej pozicionin e Vet\u00ebvendosjes. \u201cAi po k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim, jo bashk\u00ebpunim. Po k\u00ebrkon p\u00ebrkrahjen ton\u00eb jo p\u00ebr shtetin, por p\u00ebr pushtetin e tij. Jo p\u00ebr stabilitetin e vendit, por p\u00ebr stabilitetin e tij politik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza p\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet e tij sociale.<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>LDK-ja, si partia e tret\u00eb p\u00ebr nga fuqia, ka p\u00ebrcaktuar tashm\u00eb dy kandidaturat kryesore p\u00ebr gar\u00ebn e ardhshme: kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate p\u00ebr presidente, ndon\u00ebse kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb obligim kushtetues, pasi presidenti zgjidhet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor q\u00eb de facto \u00ebsht\u00eb nxitur nga d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, k\u00ebto em\u00ebrime kan\u00eb marr\u00eb pesh\u00eb t\u00eb shtuar politike. Osmani, e cila n\u00eb vitin 2021 ka garuar n\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kurtin, sot \u00ebsht\u00eb e pozicionuar hapur kund\u00ebr tij, pas prishjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr mandatin e dyt\u00eb presidencial. \u201cKa nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb historia e k\u00ebtij populli na e ka m\u00ebsuar gjithmon\u00eb: rrug\u00ebt e mbyllura nga frikacak\u00ebt, gjithmon\u00eb hapen nga populli dhe \u00ebsht\u00eb populli ai q\u00eb e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani n\u00eb nj\u00eb paraqitje para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Populli, n\u00eb fakt, e percepton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 qershor, ai do t\u2019u drejtohet kutive t\u00eb votimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb pest\u00eb brenda nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, n\u00ebse p\u00ebrfshihen nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb rregullta parlamentare, nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb parakohshme dhe dy runde t\u00eb zgjedhjeve lokale. P\u00ebr disa votues n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb anketuar p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, vota mbetet mjeti i vet\u00ebm i ndikimit politik, por me gjithnj\u00eb e m\u00eb pak besim n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb, sipas tyre, nuk matet m\u00eb me programe, por me emra dhe llogari personale.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb jo ve\u00e7 p\u00ebr president, por as p\u00ebr kryeminist\u00ebr, partit\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb nxirrnin emra. Ato do t\u00eb duhej ta nxirrnin programin n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb dhe ai q\u00eb fiton, ta nominoj\u00eb nj\u00eb kandidat q\u00eb mund t\u2019i realizoj\u00eb ato objektiva\u201d, thot\u00eb Behxhet Halili.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu te ne, lufta me emra\u2026 sikur kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb gare p\u00ebr t\u00eb realizuar ambiciet e individ\u00ebve\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk dalim t\u00eb votojm\u00eb, nuk mund as t\u00eb kritikojm\u00eb, as t\u00eb p\u00ebrkrahim\u2026 Vota \u00ebsht\u00eb obligim i \u00e7do qytetari\u201d, sipas Elmaze Gashit. \u201cDo t\u00eb dal t\u00eb votoj, e p\u00ebr ndryshime ka pak gjasa\u201d, thot\u00eb bashk\u00ebqytetari i saj, Agim Mjeku. \u201cUn\u00eb do t\u00eb votoj q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb humb\u00eb vota. Nuk besoj se do t\u00eb zgjidhet ndonj\u00eb gj\u00eb, do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. Ky \u00ebsht\u00eb medimi im\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>E, ky \u00ebsht\u00eb edhe mendimi i Abit Hoxh\u00ebs, ligj\u00ebrues dhe hulumtues n\u00eb Universitetin Agder n\u00eb Norvegji, i cili thot\u00eb se Kosova rrezikon nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur krizash politike, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kompromisit mes partive. Ai thekson se sistemi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje dhe marr\u00ebveshje politike, jo p\u00ebr dominim, ndaj i konsideron t\u00eb nxituara edhe kandidaturat p\u00ebr president p\u00ebrpara zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cPozita e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmbushet p\u00ebrmes Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kandidaturat p\u00ebr president \u2018nuk \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb n\u00eb mulli\u2019 t\u00eb kompromisit politik\u201d, thot\u00eb Hoxha p\u00ebr Exposen\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai e sheh veprimin e LDK-s\u00eb me Osmanin m\u00eb shum\u00eb si l\u00ebvizje t\u00eb drejtuar nga interesat e brendshme partiake, sesa si kandidatur\u00eb reale q\u00eb prodhon kompromis. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebrtim kryek\u00ebput p\u00ebr konsum politik, nuk \u00ebsht\u00eb praktik, sepse presidenti duhet t\u00eb zgjidhet si pjes\u00eb e kompromisit politik dhe duhet t\u00eb negociohet. Nuk mund t\u00eb kesh nj\u00eb kandidat p\u00ebr president q\u00eb t\u00eb negociohet kandidati p\u00ebr president\u201d, thot\u00eb Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u2013 n\u00eb dukje t\u00eb ngjashme \u2013 Osmani ka qen\u00eb edhe n\u00eb vitin 2021, at\u00ebkoh\u00eb ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo i \u00ebsht\u00eb bashkuar gar\u00ebs zgjedhore n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje t\u00eb Kurtit, duke synuar postin e presidentes, nd\u00ebrsa Kurti at\u00eb t\u00eb kryeministrit. \u201cSot dhe p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u00ebt n\u00eb vijim, por edhe p\u00ebrtej k\u00ebtyre kat\u00ebr vjet\u00ebve, ne jemi t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakompromis kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet q\u00eb prioritetizon arsimin dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, mbrojtjen e mjedisit dhe mir\u00ebqenien e secilit dhe secil\u00ebs nga ju, duke siguruar nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike t\u00eb drejt\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe inovative\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani m\u00eb 14 janar 2021.<\/p>\n<p>Synimet e tyre p\u00ebr postet kryesore u realizuan pas zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit at\u00eb vit, por partneriteti politik nisi t\u00eb l\u00ebkundej edhe para se t\u00eb p\u00ebrmbyllej nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>P\u00ebr Donika Eminin, nga Grupi K\u00ebshillues p\u00ebr Politikat e Ballkanit n\u00eb Evrop\u00eb, modeli i vitit 2021 ka qen\u00eb i paprecedent dhe thelb\u00ebsisht simbolik, pasi n\u00eb nj\u00eb sistem parlamentar si Kosova, posti i presidentit nuk p\u00ebrcaktohet n\u00eb kutit\u00eb e votimit, por p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve politike n\u00eb Kuvend. Edhe kandidatura e tanishme e Osmanit, sipas saj, nuk e ndryshon k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb. \u201cPat\u00ebm apo nuk i pat\u00ebm k\u00ebta emra, konfigurimi, rezultati i zgjedhjeve do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se si k\u00ebto forca politike do t\u00eb navigojn\u00eb rreth nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Si nj\u00eb gj\u00eb simbilike mund t\u00eb ket\u00eb efekt tek elektorati, por jo domosdoshm\u00ebritsht \u00ebsht\u00eb zgjidhje e kriz\u00ebs politike n\u00ebse e kemi nj\u00eb em\u00ebr paraprakisht\u201d, vler\u00ebson Emini p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shton se Osmani, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk ka ofert\u00eb politike, por kryesisht kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj Vet\u00ebvendosjes, \u00e7ka, si\u00e7 thot\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb duke e forcuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Sipas saj, edhe PDK-ja, me refuzimin e bashk\u00ebpunimit me Nism\u00ebn dhe munges\u00ebn e prurjeve t\u00eb reja politike, mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen elektorale t\u00eb Vet\u00ebvendosjes. \u201cN\u00ebse potencialisht ndodh q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, edhe me ndihm\u00ebn e diaspor\u00ebs, rritet si parti politike, at\u00ebher\u00eb fuqia e saj negociuese do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manovara politike si\u00e7 i kemi par\u00eb n\u00eb dy vjet\u00ebt e kaluar\u201d, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>Ajo thekson se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhej kriza aktuale, por paralajm\u00ebron se ai do t\u00eb vinte me kosto p\u00ebr pluralizmin politik dhe vet\u00eb demokracin\u00eb, prandaj nuk do t\u00eb ishte i sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas saj, dalja nga ng\u00ebr\u00e7i k\u00ebrkon vet\u00ebm vet\u00ebdijesim m\u00eb t\u00eb madh nga klasa politike se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem multipartiak, i nd\u00ebrtuar me Kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb funksionuar mbi baz\u00ebn e konsensusit. Me Kurtin q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb nj\u00eb president unifikues dhe jopartiak, Hoxha nuk e sheh as af\u00ebr nj\u00eb disponim t\u00eb till\u00eb mes partive. Ai vler\u00ebson se marr\u00ebveshja politike mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u201cE vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompromis politik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb e madhe\u2026 nj\u00eb problem n\u00eb veri, nj\u00eb akt kund\u00ebr shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb sabotim, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i madh. Di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb mund ta bashkonte faktorin politik, p\u00ebrndryshe nuk shoh d\u00ebshir\u00eb politike p\u00ebr kompromis\u201d, thot\u00eb Hoxha.<\/p>\n<p>Aktualisht, ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes \u00ebsht\u00eb kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Me Kushtetut\u00eb, ky mandat nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb muaj, por nuk p\u00ebrcaktohet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse brenda k\u00ebtij afati nuk zgjidhet presidenti me kompetenca t\u00eb plota. E, nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb Kurtit m\u00eb 24 prill, pak dit\u00eb para shpalljes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet plot\u00ebsisht.\u201cN\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb qershor dhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me partner\u00ebt \u2013 GUXO, Alternativa e pakicat \u2013 nuk i mb\u00ebrrin 80 deputet\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje n\u00eb vjesht\u00eb a dim\u00ebr. Kujt i konvenon kjo?\u201d, ka pyetur Kurti.<\/p>\n<p>Ndoshta askujt, ndoshta dikujt, por me siguri jo q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 ndon\u00ebse, sipas Abit Hoxh\u00ebs, vendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb \u201cfunksionon n\u00eb kriz\u00eb\u201d, por q\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrjeton stagnim. Sipas tij, mungesa e vendimmarrjes strategjike dhe e kompromisit ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb ku \u201cvendi ec\u00ebn n\u00eb vend\u201d, nd\u00ebrsa humb mund\u00ebsi zhvillimi dhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marr\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb i tejkalon vet\u00eb kompetencat e tij. Presidenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nyj\u00ebn e kriz\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb, duke e \u00e7uar vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb reja, por pa garanci se ato do t\u00eb prodhojn\u00eb zgjidhje. Sipas v\u00ebzhguesve, vota mund t\u00eb sjell\u00eb rezultat vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89199","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89199\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}