{"id":89192,"date":"2026-05-24T11:48:32","date_gmt":"2026-05-24T11:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/24-maji-kongresi-i-permetit-dhe-tunelet-e-karlos\/"},"modified":"2026-05-24T11:48:32","modified_gmt":"2026-05-24T11:48:32","slug":"24-maji-kongresi-i-permetit-dhe-tunelet-e-karlos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/24-maji-kongresi-i-permetit-dhe-tunelet-e-karlos\/","title":{"rendered":"24 Maji, Kongresi i P\u00ebrmetit dhe tunelet e Karlos"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Auron Tare\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sot, n\u00eb kalendarin e kombeve q\u00eb mbajn\u00eb mend, sh\u00ebnohet 24 Maji. Si sot, n\u00eb at\u00eb P\u00ebrmet q\u00eb dikur nxirrte njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebsuar e me shije, u mblodh m\u00eb 1944 nj\u00eb Kongres. Aty u vendos, p\u00ebr mir\u00eb a p\u00ebr keq, fati i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pasluft\u00ebs. Dhe q\u00eb t\u00eb mos thon\u00eb se ishte thjesht nj\u00eb mbledhje katundar\u00ebsh me arm\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e asaj dite e vulosi prania e Aleances s\u00eb madhe, zot\u00ebrinjt\u00eb McLean i Anglis\u00eb, Tom Stefan i Amerik\u00ebs dhe nj\u00eb major Ivanov i Rusis\u00eb ishin aty, d\u00ebshmitar\u00eb se gjeopolitika kishte zgjedhur partizan\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs si ortak\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt dhe historis\u00eb mund t\u2019i b\u00ebsh gjyq me vone por nuk e ndryshon dot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb shkurt\u00ebr nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb mbaj fjalime akademike mbi Kongresin. Ajo q\u00eb m\u00eb shtyn t\u00eb marr pen\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje tjet\u00ebr, tipike jona, arti i shk\u00eblqyer i harres\u00ebs dhe dhuntia e rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb braktisur \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka vler\u00eb historike.<\/p>\n<p>U ndodha para nj\u00eb jave n\u00eb P\u00ebrmet. Isha duke shoq\u00ebruar nj\u00eb mikeshe te vjeter shkrimtare amerikane, nj\u00eb grua e lexuar q\u00eb perpos shume librave ka harxhuar koh\u00ebn per te shkruar edhe per periudhen e Ali Pash\u00ebs. Me naivitetin e nj\u00eb t\u00eb huaji q\u00eb beson se ne e \u00e7mojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, m\u2019u lut t\u00eb vizitonim gjurm\u00ebt e atij Kongresi t\u00eb famsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Salla ku u vendos fati i vendit dhe ku qendruan diplomacia e huaj, ishte mbyllur me nj\u00eb dry t\u00eb ndryshkur ballkanik. Brenda, p\u00ebrmes xhamave t\u00eb pluhurosur, dalloheshin ca stenda t\u00eb dala boje, ca bango q\u00eb l\u00ebngonin dhe merimanga q\u00eb b\u00ebnin pun\u00ebn e tyre n\u00eb qet\u00ebsi, pasi shteti ka koh\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebn asnj\u00eb pun\u00eb aty. Salla vete, e mbytur mes pallatesh pa shije, mezi dukej.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, godina prej guri ku strehoheshin misionet britanike dhe amerikane kishte mbetur pa \u00e7ati. Ajo pret me dinjitet shembjen e plot\u00eb, e dor\u00ebzuar para koh\u00ebs dhe rrebesheve. Nd\u00ebrsa kazermat italiane, ku dikur rreshtoheshin repartet partizane, sot po rrethohen me tela e po gllab\u00ebrohen nga nd\u00ebrtimesh private.<\/p>\n<p>Mikesha ime amerikane, me at\u00eb edukat\u00ebn e saj per\u00ebndimore q\u00eb nuk ia lejonte t\u00eb qeshte me marr\u00ebzin\u00eb ton\u00eb, shikonte me nj\u00eb trishtim t\u00eb thell\u00eb. Si mundet nj\u00eb popull t\u2019i trajtoj\u00eb monumentet e veta me k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrfillje prej nomadi?<\/p>\n<p>Natyrisht, faji nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka para. Parat\u00eb ekzistojn\u00eb, por ato duhen prishur me \u201cmendje\u201d. Nd\u00ebrsa historia kalbet, parate tona perdoren per \u201cnarrativa\u201d t\u00eb reja, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me shpirtin e vendit. Pasi ngrit\u00ebn ca kioska t\u00eb shtrenjta buz\u00eb Vjos\u00ebs t\u00eb cilat po i kalb lag\u00ebshtia kan\u00eb mbjell\u00eb tani n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs, mu n\u00eb krah t\u00eb Gurit t\u00eb Qytetit, nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb pakuptimt\u00eb. Na thon\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cQend\u00ebr Multifunksionale Informacioni\u201d ( me restorant brenda sigurisht)<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mrekullie! P\u00ebrmeti ka nj\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb till\u00eb n\u00eb mes t\u00eb qytetit. Pse duhej kjo e reja, q\u00eb i b\u00ebn hije edhe vet\u00eb Gurit t\u00eb famsh\u00ebm? Askush nuk e di, por zyrtar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb fonde q\u00eb t\u00eb duken se punojn\u00eb, anipse punojn\u00eb mbrapsht. Sikur ato para dhe te tjera per ahenge pa kuptim t\u00eb b\u00ebra rrush e kumbulla t\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb restauruar godinat e Kongresit, P\u00ebrmeti do t\u00eb kishte sot nj\u00eb muzeum historik me narrative t\u00eb rangut europian.<\/p>\n<p>Do t\u00eb gjendet ndonj\u00eb kritik mendjeleht\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \u201cPo kush pyet p\u00ebr ngjarje t\u00eb komunizmit?!\u201d Nuk kane faj kur vete ata qe kane ne dore shperdorimin e parave mendojne njesoj, por qe nuk kuptojne se vizitori vendas apo i huaj nuk vjen t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet, ai vjen t\u00eb shoh\u00eb histori.<\/p>\n<p>Shihni \u00e7far\u00eb b\u00ebri nj\u00eb italian mendjeholl\u00eb, zoti Carlo, n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Mori dy tunele t\u00eb err\u00ebta betoni t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt i shikonin me percmim dhe p\u00ebrbuzje e i ktheu ato n\u00eb atraksionet m\u00eb t\u00eb vizituara t\u00eb kryeqytetit. Sot, turist\u00ebt e huaj presin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ato tunele. N\u00ebse dikush k\u00ebrkon t\u00eb shikoj\u00eb statistikat mund t\u00eb m\u00ebsoje se Tynelet e Z Carlo jan\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb vizituara se \u00e7do Muze ne Tirane.<\/p>\n<p>E pra at\u00eb q\u00eb b\u00ebri italiani Carlo me dy gropa betoni n\u00eb Tiran\u00eb, nuk e b\u00ebjn\u00eb dot zyrtar\u00ebt tan\u00eb me nj\u00eb faqe t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb historis\u00eb n\u00eb P\u00ebrmet. Por, si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bekuar, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht popullohet nga njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos ta mallkojn\u00eb me duart e tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare\/ Sot, n\u00eb kalendarin e kombeve q\u00eb mbajn\u00eb mend, sh\u00ebnohet 24 Maji. Si sot, n\u00eb at\u00eb P\u00ebrmet q\u00eb dikur nxirrte njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebsuar e me shije, u mblodh m\u00eb 1944 nj\u00eb Kongres. Aty u vendos, p\u00ebr mir\u00eb a p\u00ebr keq, fati i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pasluft\u00ebs. Dhe q\u00eb t\u00eb mos thon\u00eb se ishte thjesht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89192","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89192\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}