{"id":89170,"date":"2026-05-24T09:48:17","date_gmt":"2026-05-24T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/30-vjet-me-pare-masakra-zgjedhore-e-26-majit-1996\/"},"modified":"2026-05-24T09:48:17","modified_gmt":"2026-05-24T09:48:17","slug":"30-vjet-me-pare-masakra-zgjedhore-e-26-majit-1996","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/30-vjet-me-pare-masakra-zgjedhore-e-26-majit-1996\/","title":{"rendered":"30 vjet m\u00eb par\u00eb: Masakra zgjedhore e 26 majit 1996"},"content":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe\/<\/p>\n<p>Si i \u201cfitoi\u201d Berisha 131, nga 140  deputet\u00eb gjithsej! ODHIR: \u201cKodi Zgjedhor u shkel n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante n\u00eb 32 nene.\u201d K\u00ebshilli i Europ\u00ebs: \u201cZgjedhjet jan\u00eb njollosur nga dhuna dhe parregullsit\u00eb.\u201d <\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e zgjedhjeve shum\u00ebpartiake n\u00eb Shqip\u00ebri <\/p>\n<p>Deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 1996 ishin zhvilluar kat\u00ebr her\u00eb votime demokratike shum\u00ebpartiake. T\u00eb parat ishin ato t\u00eb 31 marsit t\u00eb vitit 1991, t\u00eb fituara nga Partia e Pun\u00ebs. T\u00eb dytat, t\u00eb 22 marsit t\u00eb vitit n\u00eb vijim q\u00eb u fituan  nga koalicioni opozitar me n\u00eb krye Partin\u00eb Demokratike. Kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 22 korrik,  zgjedhjet e para pluraliste p\u00ebr qeverisjen vendore u fituan nga Partia Socialiste. N\u00eb 6 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1994, n\u00eb Referendumin p\u00ebr kushtetut\u00ebn, fitoi  alternativa e \u201cJO\u201d-s\u00eb, e koalicionit opozitar, i kryesuar nga Partia Socialiste me 53 p\u00ebrqind t\u00eb votave.  <\/p>\n<p>Zgjedhjet ishin konsideruar p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, q\u00eb do t\u00eb thoshte se Shqip\u00ebria ish \u2013 komuniste kishte hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e zgjedhjeve demokratike. T\u00eb tilla pritej t\u00eb ishin edhe ato p\u00ebr Kuvendin e ri, t\u00eb planifikuara p\u00ebr m\u00eb 26 maj, 1996. Por zgjedhjet e humbura lokale te vitit 1992 dhe Referendumi i vitit 1994, p\u00ebrb\u00ebnin arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr Partin\u00eb Demoratike prej kat\u00ebr vitesh n\u00eb pushtet.    <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha vendet e lindjes ish \u2013 komuniste, n\u00eb zgjedhjet e reja po fitonin forcat e majta ish \u2013 komuniste. Kjo ndodhi s\u00eb pari n\u00eb Poloni m\u00eb 1995, ku presidenti i vendit, ish \u2013 opozitari legjendar Leh Valesa, u mposht nga kandidati i majt\u00eb Aleksand\u00ebr Kvaznjevski. E njejta gj\u00eb po dodhte edhe n\u00eb vendet e tjera dhe ajo pritej t\u00eb ndodhte edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky ishte shqet\u00ebsim shtes\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ligji genocidist i \u201cpast\u00ebrtis\u00eb\u201d s\u00eb figurave<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb muaj para zgjedhjeve, mazhoranca e Partis\u00eb Demokratike, miratoi e vetme ligjin 8043, dat\u00eb 30.11.1995, \u201cP\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb zyrtar\u00ebve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik\u201d, ose si\u00e7 njihet ndryshe, \u201cligji i lustracionit\u201d. Ligji u kund\u00ebshtua ashp\u00ebr nga opozita, sepse kufizonte dhunsh\u00ebm lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, konkretisht t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes.<\/p>\n<p>Ligji kishte hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kufizimesh. Organet dhe funksionet q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin  atij do t\u00eb ishin: \u201c\u2026 t\u00eb zgjedhurit (deputet\u00ebt dhe t\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb), funksionet drejtuese n\u00eb ekzekutiv dhe n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, \u2026 ndihm\u00ebsgjyqtar\u00eb, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb dhe policia gjyq\u00ebsore\u2026. drejtuesit e redaktor\u00ebt n\u00eb RTSH dhe ATSH; gazetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit me detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb gazetat me tirazh mbi 3000 kopje; rektor\u00ebt dhe drejtor\u00ebt n\u00eb universitete dhe shkolla t\u00eb larta.\u201d<\/p>\n<p>Personi q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb funksionet e lartp\u00ebrmenduara, duhej q\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs nga 28.11.1944 deri m\u00eb 31.03.1991, t\u00eb mos kishte qen\u00eb drejtues n\u00eb strukturat politike t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, i zgjedhur, drejtues n\u00eb ekzekutiv ose n\u00eb administrat\u00ebn shtetrore.<\/p>\n<p>Ligji synonte t\u00eb godiste drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs socialiste, midis t\u00eb cil\u00ebve n\u00ebnkryetarin e partis\u00eb Servet P\u00ebllumbi, Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gramoz Ru\u00e7i etj. Bashk\u00eb me kryetarin socialist Fatos Nano t\u00eb burgosur politik, udh\u00ebheqja e partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs ishte e goditur r\u00ebnde nga ligji para zgjedhjeve parlamentare. K\u00ebshtu po ndodhte edhe me drejtues t\u00eb partive t\u00eb tjera t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate e denoncuan ligjin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Gjykata, e drejtuar nga zoti Rustem Gjata, me vendimin e dat\u00ebs 31.01.1996, m\u00eb pak se kat\u00ebr muaj para zgjedhjeve,  rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e dy partive opozitare. Ky vendim tensionoi s\u00eb tep\u00ebrmi situat\u00ebn politike n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve. Megjithat\u00eb, opozita vendosi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb to, e bindur se elektorati do t\u00eb votonnte masivisht p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb Sarand\u00eb<\/p>\n<p>Partia Socialiste m\u00eb kandidoi p\u00ebr deputet n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore 99 q\u00eb p\u00ebrfshinte Sarand\u00ebn, Delvin\u00ebn, Ksamilin dhe Konispolin. Kisha shtat\u00eb vjet q\u00eb punoja n\u00eb gazet\u00ebn e partis\u00eb n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj dhe ja tani vler\u00ebsimi. 23 vjet i larguar nga vendlindja, qysh kur mbarova shkoll\u00ebn e mesme, po kthehesha atje 41 \u2013 vje\u00e7ar. Zgjedhjet zhvilloheshin me sistemin mashoritar, t\u00eb kombinuar me at\u00eb proporcional.<\/p>\n<p>Listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb u d\u00ebrguan n\u00eb \u201cKomisionin e past\u00ebrtis\u00eb\u201d sipas ligjit t\u00eb lartp\u00ebmendur. Nuk kisha patur t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00ebher\u00eb me Sigurimin e Shtetit.  Megjithat\u00eb, frika ishte se kushedi \u00e7far\u00eb kishin \u201cshpikur\u201d  \u201c\u00e7unat\u201d q\u00eb l\u00ebviznin me \u201ckallashnikov\u201d n\u00eb krah kudo n\u00eb Dib\u00ebr, ku kisha punuar 14 vjet. P\u00ebr fat, dola \u201ci past\u00ebr\u201d. <\/p>\n<p>Takimet me zgjedh\u00ebsit kishin brenda tyre nostaligjin\u00eb e mallin p\u00ebr vendlindjen, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb qe takoja njer\u00ebz t\u00eb njohur pas shum\u00eb vitesh, por edhe trishtimin p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ekonomike e sociale t\u00eb fshatit t\u00eb braktisur prej 6 vjet\u00ebsh, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Berisha: \u201cMos e votoni kalemxhiun e \u201cZP\u201d-s\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb Sarand\u00eb erdhi edhe Presidenti i Republikes Berisha p\u00ebr fushat\u00eb p\u00ebr partin\u00eb e tij. Erdhi me makin\u00eb, jo me helikopter t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, si  dy vjet m\u00eb pare n\u00eb Referendumin p\u00ebr Kushtetut\u00ebn. Helikopter\u00ebt kinez\u00eb i kishin sjell\u00eb humbjen n\u00eb Referendum.<\/p>\n<p>Nga tribuna e mitingut n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Sarand\u00ebs, Berisha m\u00eb kishte shar\u00eb me fjalorin e tij t\u00eb njohur: \u201cMos e votoni at\u00eb kalemxhiun e \u201cZP\u201d \u2013 s\u00eb.  Njihesha me t\u00eb qysh n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebs, kur e kisha patur n\u00eb bised\u00eb n\u00eb redaksi n\u00eb gazet\u00eb. \u00c7do muaj isha n\u00eb konferencat e tij t\u00eb shtypit, ku ai p\u00ebrpiqej t\u00eb tregohej \u201ctolerant\u201d ndaj gazetarit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Shprehja denigruese (kalemxhi i ZP) p\u00ebrdorej prej tij bash n\u00eb vendlinden time, nj\u00eblloj sikur un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb Tropoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebja t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb atje. Por nuk ma lejonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb kultura, tradita dhe respekti p\u00ebr  popullin e atjesh\u00ebm. Berisha e b\u00ebnte. <\/p>\n<p>Atmosfer\u00eb terrori para zgjedhjeve<\/p>\n<p> Informacionet q\u00eb vinin te PS -ja n\u00eb Sarand\u00eb flisnin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr dy q\u00ebndra zgjedhore t\u00eb planifikuara befas n\u00eb dit\u00ebt e fundit n\u00eb vende jasht\u00eb qytetit, ku nuk kishte fare banor\u00eb. Me to synohej \u201cvotim\u201d fiktiv nga njer\u00ebz t\u00eb PD-s\u00eb dhe paraqitja e tyre si kuti t\u00eb rregullta votimi n\u00eb mbr\u00ebmje. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i eleminuar ato nuk u mor\u00ebn parasysh nga Komisioni zonal, i drejtuar nga nj\u00eb militant i verb\u00ebr i PD-s\u00eb.  <\/p>\n<p>T\u00eb premten q\u00eb mbaroi fushata, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodhi n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs. Forca speciale t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb stacionuara n\u00eb Qaf\u00eb- Gjasht\u00eb, zbrit\u00ebn n\u00eb qytet dhe filluan t\u00eb hynin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative n\u00ebp\u00ebr kafanet\u00eb dhe baret e tij, at\u00eb fund maji t\u00eb mbushura me njer\u00ebz q\u00eb i g\u00ebzoheshin mbr\u00ebmjes n\u00eb qytetin bregdetar. I detyronin ata t\u00eb ngriheshin nga tavolinat, t\u00eb vendoseshin me fytyr\u00eb nga muri me duar p\u00ebrpjet\u00eb dhe i kontrollonin p\u00ebr arm\u00eb n\u00eb trup. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk kishte ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb qet\u00eb. Kjo i kishte lemerisur qytetar\u00ebt dhe turist\u00ebt e huaj. \u00c7far\u00eb q\u00ebllimi kishte ky akt i shemtuar? T\u00eb terrorizonte njer\u00ebzit dy dit\u00eb para zgjedhjeve. M\u00eb von\u00eb u m\u00ebsua se kjo kishte ndodhur n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb vendit. <\/p>\n<p>Dita e zgjedhjeve dhe bojkoti i opozit\u00ebs<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit militant\u00eb civil\u00eb t\u00eb PD \u2013 s\u00eb, bashk\u00eb me drejtues t\u00eb policis\u00eb, SHIK-ut, dhe me struktura t\u00eb tjera t\u00eb shtetit, u vun\u00eb n\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb manipuluar zgjedhjet. Ata kryen operacione t\u00eb paligjshme, ndalime dhe arrestime pa arsye t\u00eb drejtuesve politik\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe komisioner\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb ngjallur panik. Rrug\u00ebt u mbush\u00ebn me trupa t\u00eb armatosura me kallashnikov\u00eb dhe me maska, duke shkaktuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb psikologjike te qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Manipulimi i zgjedhjeve ishte nj\u00eb ngjarje e paralajm\u00ebruar, por jo n\u00eb at\u00eb form\u00eb brutale dhe ato p\u00ebrmasa sa po shfaqeshin at\u00eb dit\u00eb. Strukturat e PD-s\u00eb me ndihm\u00ebn e policis\u00eb dhe SHIK-ut, dhunuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, nd\u00ebr ta edhe drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb. Lajmet e shpeshta nga terreni p\u00ebr to ishin trondit\u00ebse.  <\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Tritan Shehu, n\u00eb or\u00ebn tremb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb mesdit\u00eb, disa or\u00eb para mbylljes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, deklaroi p\u00ebr Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare: \u201cPartia Demokratike ka fituar me shumic\u00eb d\u00ebrmuese zgjedhjet e 26 majit\u201d. Kudo u krijua nj\u00eb klim\u00eb frike. Kjo b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb votues t\u00eb mos shkonin t\u00eb votonin. N\u00eb disa konferenca shtypi t\u00eb asaj dite opozita denoncoi klim\u00ebn e terrorit q\u00eb shihej hapur n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb vendin.  Dokumentet  koh\u00ebs flasin p\u00ebr raste skandaloze t\u00eb manipulimit t\u00eb votave n\u00eb forma t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, rreth or\u00ebs gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, kat\u00ebr or\u00eb para mbylljes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, gjasht\u00eb parti opozitare nd\u00ebr t\u00eb cilat:  Partia Socialiste, Partia Social Demokrate, Partia Aleanca Demokratike,  Partia e Unitetit Komb\u00ebtar etj deklaruan zyrtarisht t\u00ebrheqjen e plot\u00eb nga zgjedhjet dhe mosnjohjen e rezultateve t\u00eb tyre. Kandidat\u00ebt e tyre p\u00ebr deputet\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt e opozit\u00ebs anemban\u00eb vendit u t\u00ebrhoq\u00ebn nga qendrat e votimit. Ky veprim e kapi n\u00eb befasi Partin\u00eb Demokratike dhe \u00e7oi n\u00eb kaos t\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cXhevahire\u201d zgjedhore: Partia Demokratike \u201cfiton\u201d 131, nga 140 deputet\u00eb!<\/p>\n<p>E ndodhur e vetme n\u00eb qendrat e votimit, Partia Demokratike e konsideroi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb rast t\u00eb art\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur n\u00eb mbr\u00ebmje \u201cfitore plebeshitare\u201d me 131 deputet\u00eb, nga 140 q\u00eb kishte gjithsej Kuvendi. N\u00eb zgjedhjet e 22 marsit t\u00eb kat\u00ebr viteve m\u00eb par\u00eb, n\u00eb kulmin e mb\u00ebshtjes popullore, ajo kishte fituar 92 deputet\u00eb nd\u00ebrsa tani \u201cfitonte\u201d 39 m\u00eb shum\u00eb. Partis\u00eb Socialiste ajo i kishte \u201cdhuruar\u201d vet\u00ebm 9 deputet\u00eb, nga 53 p\u00ebqind t\u00eb vot\u00ebs popullore q\u00eb kishte fituar ajo parti dy vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Referendum.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas tyre, m\u00eb 27 maj, Partia Demokratike organizoi me pomp\u00eb t\u00eb madhe fest\u00ebn e \u201cfitores\u201d n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. N\u00eb p\u00ebrshendetjen e tij p\u00ebrpara parlametnit t\u00eb ri t\u00eb mbledhur m\u00eb 1 korrik, Berisha e quajti at\u00eb si parlament t\u00eb dal\u00eb nga \u201czgjedhjet e lira e t\u00eb nderdshme\u201d.<\/p>\n<p>Masakra e 28 majit n\u00eb Sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka filloi n\u00eb mesdit\u00ebn e 28 majit, rreth or\u00ebs 12.00, kur lider\u00ebt opozitar\u00eb t\u00eb PS, PSD dhe PAD-s\u00eb, dol\u00ebn t\u00eb protestonin n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d kund\u00ebr manipulimit t\u00eb zgjedhjeve. Policia kishte rrethuar sheshin  p\u00ebr t\u00eb penguar protestuesit t\u00eb derdheshin n\u00eb t\u00eb. Qindra njer\u00ebz ishin mbledhur te selia e Partis\u00eb Socialiste. P\u00ebrreth saj silleshin polic\u00eb t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, q\u00eb synonin t\u00eb bllokonin protest\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, lider\u00ebt e opozit\u00ebs vendos\u00ebn ta fillojn\u00eb protest\u00ebn 15 minuta para or\u00ebs 12, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangej sa t\u00eb mundej policia. Drejtuesit e saj me n\u00eb krye profesorin Servet P\u00ebllumbi, dol\u00ebn nga zyrat dhe u drejtuan p\u00ebr te Sheshi. I nisur nga gazeta p\u00ebr t\u00eb ndjekur protest\u00ebn, u ndodha te cepi i Muzeut Komb\u00ebtar, kur tumra e protestuesve kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Shesh.  <\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast ia beh\u00ebn aty disa kamion\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb mbushur me civil\u00eb dhe disa furgon\u00eb policie me njer\u00ebz me uniforma me shkopinj druri n\u00eb duar. Nuk kuptohej se \u00e7far\u00eb ishin civil\u00ebt, punonj\u00ebs t\u00eb SHIK- ut, apo militant\u00eb partiak\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn. Ata zbrit\u00ebn nga makinat dhe filluan t\u00eb godisnin me eg\u00ebrsi me grushta, shkelma e shkopinj  k\u00ebdo q\u00eb  gjenin p\u00ebrpara. Nuk kisha pare ndonj\u00ebher\u00eb dhun\u00eb t\u00eb till\u00eb ndaj njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs pa asnj\u00eb arsye. Objektivi kryesor i tyre ishin politikan\u00ebt e opozit\u00ebs, nd\u00ebrsa q\u00ebllimi ishte shuarja e protest\u00ebs ende pa filluar.<\/p>\n<p>U rrah\u00ebn barbarisht dhe u t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb nga flok\u00ebt lider\u00ebt e saj, shum\u00eb prej tyre deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit, i cili, sipas Kushtetut\u00ebs, ishte ende n\u00eb detyr\u00eb: Servet P\u00ebllumbi, Namik Dokle, Ndre Legisi, Erion Bra\u00e7e  etj. nga Partia Socialiste; Arben Imami, Blendi Gonxhe etj. nga Partia Alenca Demokratike; Gaqo Apostoli nga Partia Social \u2013 Demokrate etj.  Ata u t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb nga flok\u00ebt dhe u plas\u00ebn n\u00ebp\u00ebr furgon\u00ebt e policis\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar n\u00ebp\u00ebr komisariate. Bashk\u00eb me ta edhe shum\u00eb protestues, qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb nga turma. <\/p>\n<p>U rr\u00ebmbye nga njer\u00ebz t\u00eb panjohur dhe u rrah barbarisht gazetari i pavarur Bardhok Lala, q\u00eb ndodhej atje p\u00ebr t\u00eb pasqyruar protest\u00ebn. Ata q\u00eb e kishin rr\u00ebmbyer, e kishin hedhur pastaj n\u00eb Liqenin Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs, me mendimin se kishte vdekur. Jeta e tij do t\u00eb kishte marr\u00eb fund, n\u00ebse atje nuk do kishte kaluar nj\u00eb qytetar i rastit, q\u00eb e kishte nxjerre nga uji gjysm\u00eb t\u00eb vdekur.  <\/p>\n<p>Midis t\u00eb rrahurve ishte edhe nj\u00eb fotoreporter spanjoll q\u00eb kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pasqyruar zgjedhjet, i fotografuar n\u00eb krah t\u00eb P\u00ebllumbit, me buz\u00ebn e \u00e7ar\u00eb q\u00eb i rridhte gjak. Pas pak \u00e7astesh pamja e tij me shefin e rrahur t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare n\u00eb krah, do t\u00eb b\u00ebnte  xhiron e bot\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet fotografive t\u00eb agjencive t\u00eb huaja t\u00eb lajmeve. Gra dhe vajza t\u00eb lemerisura nga pamjet apokaliptike po silleshin n\u00ebp\u00ebr sheshin e kryeqytetit t\u00eb tyre, pa ditur nga t\u00eb shkonin.<\/p>\n<p>E ndoqa masakr\u00ebn n\u00eb Shesh nga cepi i Muzeut Komb\u00ebtar, i tmerruar nga pamjet q\u00eb shfaqeshin para syve. I gjith\u00eb ky spektak\u00ebl barbar ishte ndjekur drejtp\u00ebrdrejt nga taraca e Hotel \u201cTiran\u00ebs\u201d prej v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb ODHIR \u2013 it, t\u00eb strehuar n\u00eb at\u00eb hotel gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Policia e dinte q\u00eb v\u00ebzhguesit e huaj ishin atje dhe prandaj dukej sikur po u b\u00ebnte karshill\u00ebk atyre me veprimet e saj t\u00eb dhunshme ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar  <\/p>\n<p>Raporti i v\u00ebzhguesve t\u00eb ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet u publikua m\u00eb 2 korrik, gjasht\u00eb dit\u00eb pas zhvillimit t\u00eb tyre. Zakonisht ky raport publikohet 1 dit\u00eb pas zgjedhjeve, por vonesa nj\u00eb \u2013 jav\u00ebshe kishte arsye. Diplomat\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrflitej se po b\u00ebnin presion ndaj v\u00ebzhguesve nga vendet e tyre q\u00eb t\u00eb shkruanin fjal\u00eb t\u00eb sheqerosura p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb raport, pavar\u00ebsisht atyre q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb realitet. P\u00ebrmendej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambasadori italian n\u00eb Tiran\u00eb Paolo Foresti me v\u00ebzhguesit nga vendi i tij.<\/p>\n<p>Pas masakr\u00ebs n\u00eb Shesh q\u00eb e pan\u00eb me syt\u00eb e tyre t\u00eb tmerruar nga tarraca e Hotel \u201cTiran\u00ebs\u201d, 14 v\u00ebzhgues nga vende t\u00eb ndryshme u rrebeluan dhe dol\u00ebn me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tyre, pa sigl\u00ebn e ODHIR-it q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, ku kritikoheshin ashp\u00ebr zgjedhjet. N\u00eb raportin zyrtar t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik m\u00eb 2 korrik, ODHIR-ri e kishte mbledhur mendjen. \u201cKonkluzioni i komisionit v\u00ebzhgues \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kodi Zgjedhor \u00ebsht\u00eb shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, 32 nene t\u00eb Kodit,  nga 79 gjithsej p\u00ebr periudh\u00ebn paraelektorale jan\u00eb  shkelur hapur. \u2026 (citohen nenet e shkelura\u201d) Kjo ishte \u201cautopsia\u201d e tij zyrtare p\u00ebr zgjedhjet. Ato konsideroheshin n\u00eb raport \u201cm\u00eb t\u00eb parregulltat\u201d q\u00eb ishin zhvilluar ndonj\u00ebher\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. <\/p>\n<p>Vler\u00ebsime t\u00eb ashpra pati edhe nga organizata dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb huaja. K\u00ebshilli i Europ\u00ebs me nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb tij u shpreh: \u201cZgjedhjet jan\u00eb njollosur nga dhuna dhe parregullsit\u00eb\u201d. M\u00eb 21 qershor  Departamenti i Shtetit i quajti zgjedhjet  \u201cNj\u00eb hap prapa n\u00eb krahasim me zgjedhjet e m\u00ebparshme\u201d.  Pas thirrjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur votimet n\u00eb 40 zona zgjedhore, KQZ \u201cpranoi\u201d disa parregullsi n\u00eb votime dhe vendosi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin vet\u00ebm n\u00eb \u2026 13 zona. Kjo nuk u pranua nga opozita, q\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrs\u00ebriten e plot\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e manipuluara dhe piramidat financiare<\/p>\n<p>E ndodhur para presionit vendas dha atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet e manipuluara, Berisha lejoi lul\u00ebzimin e piramidave financiare gjat\u00eb ver\u00ebs dhe vjesht\u00ebs s\u00eb atij viti. Me an\u00eb t\u00eb iluzionit t\u00eb fitimit t\u00eb parave pa mundim, ai synonte t\u00eb fitonte zgjedhjet lokale t\u00eb 20 tetorit, p\u00ebr t\u00eb \u201clegjitimuar\u201d k\u00ebshtu zgjedhjet parlamentare. Kjo skem\u00eb  funksionoi sipas planit t\u00eb tij deri ne zgjedhje. Menj\u00ebher\u00eb pas tyre, piramidat financiare filluan t\u00eb shemben dhe kjo \u00e7oi n\u00eb katastrof\u00ebn e vitit 1997, si dhe n\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare n\u00eb ver\u00ebn e atij viti. N\u00ebnt\u00ebdhjetegjashta solli n\u00ebnt\u00ebdhjeteshtat\u00ebn. \u201cArkitekti\u201d i tyre ishte Sali Berisha, q\u00eb sot ankohet p\u00ebr \u201cmanipulim\u201d t\u00eb zgjedhjeve.  <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hamdi Jupe\/ Si i \u201cfitoi\u201d Berisha 131, nga 140 deputet\u00eb gjithsej! ODHIR: \u201cKodi Zgjedhor u shkel n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante n\u00eb 32 nene.\u201d K\u00ebshilli i Europ\u00ebs: \u201cZgjedhjet jan\u00eb njollosur nga dhuna dhe parregullsit\u00eb.\u201d P\u00ebrvoja e zgjedhjeve shum\u00ebpartiake n\u00eb Shqip\u00ebri Deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 1996 ishin zhvilluar kat\u00ebr her\u00eb votime demokratike shum\u00ebpartiake. T\u00eb parat ishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89170","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89170\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}