{"id":89160,"date":"2026-05-24T08:48:22","date_gmt":"2026-05-24T08:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/ullishtat-e-mocme-te-ndroqit-kalaja-e-varoshit-dhe-njerezit-bujare\/"},"modified":"2026-05-24T08:48:22","modified_gmt":"2026-05-24T08:48:22","slug":"ullishtat-e-mocme-te-ndroqit-kalaja-e-varoshit-dhe-njerezit-bujare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/24\/ullishtat-e-mocme-te-ndroqit-kalaja-e-varoshit-dhe-njerezit-bujare\/","title":{"rendered":"Ullishtat e mo\u00e7me t\u00eb Ndroqit, kalaja e Varoshit dhe njer\u00ebzit bujar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kalon n\u00eb rrug\u00ebn drejt Plepave si\u00e7 njihej dikur segmenti nga Kombinati n\u00eb Durr\u00ebs, nuk mund t\u00eb mos v\u00ebsh re tabel\u00ebn q\u00eb t\u00eb drejton n\u00eb kalan\u00eb e Varoshit dhe Varrin e Ashikut n\u00eb Ndroq.<\/p>\n<p>Fare af\u00ebr kryeqytetit, k\u00ebto destinacione duhen vizituar sidomos tani n\u00eb pranver\u00eb pasi natyra e harlisur kombinohet me historin\u00eb e pasur t\u00eb zon\u00ebs duke sjell\u00eb p\u00ebr vizitor\u00ebt p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Them se shum\u00eb pak njer\u00ebz e din\u00eb q\u00eb n\u00eb Ndroq ndodhet kalaja e Varoshit, mbi nj\u00eb kod\u00ebr q\u00eb dikur sh\u00ebrbente si vendroje p\u00ebr t\u00eb kontrolluar Durr\u00ebsin e lugin\u00ebn e Erzenit, nd\u00ebrsa sot ofron panorama t\u00eb jasht\u00ebzakonshme deri n\u00eb det.<\/p>\n<p>Vizitor\u00ebt kan\u00eb disa opsione p\u00ebr t\u2019iu afruar kalas\u00eb, p\u00ebr m\u00eb aventurier\u00ebt shtegu k\u00ebmb\u00ebsor q\u00eb kalon p\u00ebrmes ullishtave t\u00eb mo\u00e7me t\u00eb Ndroqit, mes sht\u00ebpive t\u00eb vjetra t\u00eb lagjes Varosh dhe tjetri n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuar deri shum\u00eb pran\u00eb kalas\u00eb.<\/p>\n<p>Nisemi n\u00eb shtegun k\u00ebmb\u00ebsor, edhe pse moti nuk duket shum\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb, me re t\u00eb dendura n\u00eb horizont nd\u00ebrsa dielli del e mbulohet prej tyre. Pem\u00ebt dhe shkurret e gjelbra me lulet e majit q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb \u00e7do cep b\u00ebjn\u00eb \u00e7do peizazh t\u00eb bukur. Arat dhe kopshtijet e rrethuara me gardhe druri jan\u00eb t\u00eb punuara dhe t\u00eb mbjella nd\u00ebrsa kumbullat, manat po piqen n\u00eb pem\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb shtegut maret jan\u00eb t\u00eb shumta si ftes\u00eb p\u00ebr ta vizituar s\u00ebrish n\u00eb koh\u00ebn kur ato pjekin frutet e tyre t\u00eb kuqe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fitojm\u00eb pak lart\u00ebsi jemi mes ullishtave t\u00eb mo\u00e7me t\u00eb Ndroqit, ku ndoshta qindra ullinj mbulojn\u00eb kodr\u00ebn me trungjet e p\u00ebrdredhura dhe vrima-vrima nga mosha. Jan\u00eb nd\u00ebr pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha natyrore dhe agroturistike t\u00eb Tiran\u00ebs, ku disa prej k\u00ebtyre pem\u00ebve llogaritet t\u00eb jen\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are sipas banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs dhe studiuesve.<\/p>\n<p>Nuk arrijm\u00eb dot t\u00eb dallojm\u00eb cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se tjetri ama disa prej tyre q\u00ebndrojn\u00eb ve\u00e7 me trungjet madh\u00ebshtore t\u00eb brejtur nga brenda por ende me gjethe t\u00eb gjelbra dhe lule. Sipas studiuesve, n\u00eb ullishtat q\u00eb mbulojn\u00eb shpatet kodrinore t\u00eb Ndroqit t\u00eb tarracuara me gur\u00eb dhe t\u00eb mbuluara me ullinj q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb gjenden t\u00eb atill\u00eb q\u00eb mendohet se jan\u00eb deri 3500-vje\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb bukur t\u2019i sodit\u00ebsh k\u00ebta ullinj q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb aty ndoshta q\u00eb nga fillimi i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Tani nuk \u00ebsht\u00eb sezoni, por kur ullinjt\u00eb piqen dhe fillon vjelja dhe prodhimi i vajit zona p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb itinerar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ku mund t\u00eb vizitosh fabrikat dhe t\u00eb provosh vajin e famsh\u00ebm t\u00eb ullirit q\u00eb del prej tyre.<\/p>\n<p>Fabrika e par\u00eb e p\u00ebrpunimit n\u00eb Ndroq daton q\u00eb nga viti 1840, nd\u00ebrsa sot ka shum\u00eb t\u00eb tilla me teknologji t\u00eb p\u00ebrparuar, por mullinjt\u00eb me gur\u00eb t\u00eb vajit t\u00eb ullirit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb fillesat e industris\u00eb s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb ullirit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zone. Si d\u00ebshmi e \u201cinxhinieris\u00eb popullore\u201d gur\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb rezistuar koh\u00ebs ruhen me fanatiz\u00ebm nga banor\u00ebt e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb shtegut tashm\u00eb duken sht\u00ebpit\u00eb e para. Nj\u00eb e till\u00eb, e re e rregulluar dhe skaj saj versioni m\u00eb i vjet\u00ebr ndodhen n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb ku nj\u00eb pem\u00eb mani t\u00eb bardh\u00eb e mbushur plot ofron frutet e para. Lehja e qenit alarmon t\u00eb zotin q\u00eb del t\u00eb shoh\u00eb. Na p\u00ebrsh\u00ebndet me p\u00ebrzem\u00ebrsi dhe pyet ku po shkojm\u00eb. Nd\u00ebrsa na uron rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb na pyet n\u00ebse na nevojitet uj\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb me vete.<\/p>\n<p>Pjesa e fundit e shtegut t\u00eb ndesh me pem\u00eb t\u00eb vjetra qershie t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb jan\u00eb pjekur. Jan\u00eb disa t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj pjes\u00eb, shtegu ia l\u00eb vendin rrug\u00ebs jo t\u00eb shtruar t\u00eb fshatit q\u00eb ngjitet lart deri tek tabela q\u00eb tregon kalan\u00eb e Varoshit. Aty kryq\u00ebzohet me shtegun tjet\u00ebr q\u00eb vjen nga rruga e asfaltuar t\u00eb cilin do e marrim n\u00eb kthim, nd\u00ebrsa lugina e Erzenit befas shfaqet e t\u00ebra p\u00ebrpara nesh.<\/p>\n<p>Shenjat dhe tabelat shfaqen nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Bashk\u00eb me to dhe sht\u00ebpi t\u00eb vjetra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb banuara. Fshati Varosh ka qen\u00eb i grumbulluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kod\u00ebr p\u00ebrpara se banor\u00ebt t\u00eb zbrisnin n\u00eb tokat posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpi t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kalaja e Varoshit duket qart\u00eb q\u00eb ka pasur p\u00ebrkujdesjen e autoriteteve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pasi aty jan\u00eb vendosur edhe tabela shpjeguese p\u00ebr historin\u00eb e saj, stola dhe vendpushimi, nd\u00ebrsa pjesa kryesore \u00ebsht\u00eb e rrethuar dhe ka port\u00eb hyr\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb maj\u00eb kupton se pak ka mbetur nga vet\u00eb kalaja, disa mure rrethuese dhe struktura e saj q\u00eb dallon mes barit dhe luleve. Nj\u00eb pus me gur i ka mbijetuar koh\u00ebrave. Sipas historian\u00ebve, Kalaja e Varoshit (e njohur gjer\u00ebsisht edhe si Kalaja e Ndroqit) n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb lumit Erzen, n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi prej 387 metrash mbi nivelin e detit mbart histori t\u00eb pasur q\u00eb lidhet me sistemet mbrojt\u00ebse t\u00eb antikitetit t\u00eb von\u00eb dhe mesjet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e para dhe muret rrethuese datojn\u00eb rreth shekullit IV\u2013VI t\u00eb er\u00ebs son\u00eb. Nd\u00ebrtimi i saj fillestar p\u00ebrkon me periudh\u00ebn e dyndjeve t\u00eb para barbare sllave. Kalaja ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e n\u00eb sistemin e mbrojtjes p\u00ebr qytetin bregdetar t\u00eb Durr\u00ebsit. Ajo komunikonte p\u00ebrmes sinjaleve pamore me fortifikimet e tjera t\u00eb rrethinave t\u00eb Tiran\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb K\u00ebshtjella e Dor\u00ebzit dhe Kalaja e Petrel\u00ebs.<\/p>\n<p>Muret e mbetur jan\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe dallohen qart\u00eb edhe ornamente.<\/p>\n<p>Sapo zbresim v\u00ebmendjen e t\u00ebrheq nj\u00eb godin\u00eb posht\u00eb mureve t\u00eb mbetur. Brenda ka dy varre t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb mbuluar me coh\u00eb sipas tradit\u00ebs s\u00eb bektashinjve. M\u00eb von\u00eb, nga nj\u00eb banor do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Teqen\u00eb e Hyzmeqarit q\u00eb vizitohet shpesh nga banor\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton edhe nj\u00eb fletore pran\u00eb nj\u00ebrit prej varreve ku ishin shkruar emrat e disa vizitor\u00ebve t\u00eb pak dit\u00ebve m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb rrethimit t\u00eb kalas\u00eb nj\u00eb banor ka p\u00ebrshtatur sht\u00ebpin\u00eb e tij si vend mikpritjeje p\u00ebr turist\u00ebt. Tavolinat me karrike, k\u00ebnd loj\u00ebrash, lule t\u00eb shumta, kafaz\u00eb me shkurta jan\u00eb aty por moti me shi nuk na lejoi t\u00eb bisedonin me t\u00eb zot\u00ebt e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kthimi b\u00ebhet nga shtegu i sh\u00ebnuar i rregulluar shkall\u00eb-shkall\u00eb me mbajt\u00ebse druri p\u00ebr t\u00eb mos rr\u00ebshkitur e q\u00eb t\u00eb zbret n\u00eb rrug\u00ebn automobilistike.<\/p>\n<p>Pas soditjes s\u00eb dhjet\u00ebra gjineshtrave me lulet e tyre t\u00eb verdha q\u00eb mbulonin shpatet, devijojm\u00eb e hyjm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb shiu ka nisur mir\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, shohim \u00e7adr\u00ebn e dikujt q\u00eb ka vendosur t\u00eb kujdeset p\u00ebr perimet e kopshtit edhe pse bie shi.<\/p>\n<p>Samiu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dashamir\u00ebs. Na tregon p\u00ebr ullishtat q\u00eb ka trash\u00ebguar si pjes\u00eb e familjes s\u00eb tij dhe pem\u00ebt e reja q\u00eb ka mbjell\u00eb. Ai thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ka edhe dy varre t\u00eb vjet\u00ebr pa emra q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos i heq\u00eb. \u201cLe t\u00eb rrin\u00eb aty\u201d, thot\u00eb, kur t\u00eb bien ullinjt\u00eb af\u00ebr do i mbledhin dhe aty\u201d.<\/p>\n<p>Ai na ofron menj\u00ebher\u00eb t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb Ndroq me makin\u00ebn e tij q\u00eb e ka parkuar pak m\u00eb posht\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse bie shi. Por, sikur t\u00eb ishte ndonj\u00eb shenj\u00eb, shiu ngadal\u00ebson e pushon fare.<\/p>\n<p>Gjithsesi p\u00ebr pak derisa arrijm\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e asfaltuar ku rrebeshi na detyron t\u00eb gjejm\u00eb streh\u00eb te restorant \u201cPanorama\u201d. Fat i mir\u00eb pasi restoranti ndan\u00eb rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bukur dhe me ushqim t\u00eb shijsh\u00ebm, dhe si\u00e7 na siguron Bledi, t\u00ebr\u00ebsisht me prodhime fshati.<\/p>\n<p>Bledi punon me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllain n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes t\u00eb ngritur pak e nga pak q\u00eb prej vitit 2005. Biem dakord me t\u00eb kur thot\u00eb se n\u00eb ato vite Ndroqi dhe rrethinat e tij njiheshin m\u00eb s\u00eb shumti nga kryeqytetasit dhe turist\u00ebt p\u00ebr ushqim dhe natyr\u00eb, e m\u00eb pas dol\u00ebn destinacione t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa dielli largon shiun, kafja turke na duket edhe m\u00eb e mir\u00eb. Largohemi nga Ndroqi me shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb treguar, kaq af\u00ebr Tiran\u00ebs me ullishtat e mo\u00e7me, kalan\u00eb e Varoshit dhe njer\u00ebzit bujar\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kalon n\u00eb rrug\u00ebn drejt Plepave si\u00e7 njihej dikur segmenti nga Kombinati n\u00eb Durr\u00ebs, nuk mund t\u00eb mos v\u00ebsh re tabel\u00ebn q\u00eb t\u00eb drejton n\u00eb kalan\u00eb e Varoshit dhe Varrin e Ashikut n\u00eb Ndroq. Fare af\u00ebr kryeqytetit, k\u00ebto destinacione duhen vizituar sidomos tani n\u00eb pranver\u00eb pasi natyra e harlisur kombinohet me historin\u00eb e pasur t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89160","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89160\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}