{"id":89083,"date":"2026-05-23T11:48:18","date_gmt":"2026-05-23T11:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/historia-e-zgjedhjeve-ne-pd-e-dominuar-nga-nje-emer-i-vetem-berisha-drejtues-i-perjetshem-i-saj\/"},"modified":"2026-05-23T11:48:18","modified_gmt":"2026-05-23T11:48:18","slug":"historia-e-zgjedhjeve-ne-pd-e-dominuar-nga-nje-emer-i-vetem-berisha-drejtues-i-perjetshem-i-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/historia-e-zgjedhjeve-ne-pd-e-dominuar-nga-nje-emer-i-vetem-berisha-drejtues-i-perjetshem-i-saj\/","title":{"rendered":"Historia e zgjedhjeve n\u00eb PD, e dominuar nga nj\u00eb em\u00ebr i vet\u00ebm! Berisha drejtues i p\u00ebrjetsh\u00ebm i saj"},"content":{"rendered":"<p>Historia e zgjedhjeve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim mes pushtetit dhe dominimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Nj\u00eb parti, q\u00eb nisi nga energjia rinore e student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit \u201990, me Azem Hajdarin, por q\u00eb mbeti n\u00eb 35 vite ekzistenc\u00eb, n\u00ebn ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, me procese zgjedhore thuajse formale, pa supriza, dhe q\u00eb mbyt\u00ebn \u00e7do tentativ\u00eb, qoft\u00eb dhe t\u00eb zbeht\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb lidershipit.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor 1990, nj\u00eb grup student\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh shqiptar\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb historin\u00eb e vendit. Ishte themelimi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, partis\u00eb s\u00eb par\u00eb pluraliste n\u00eb nj\u00eb sistem dikur t\u00eb monopolizuar nga nj\u00eb parti.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Komisionit Nism\u00ebtar q\u00ebndronte Azem Hajdari, nj\u00eb student energjik dhe i vendosur, simbol i idealizmit rinor q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb brez t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb besonte se pluralizmi do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, drejtimi i partis\u00eb kaloi shpejt te figura e Sali Berish\u00ebs, nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb koh\u00ebs, i cili p\u00ebrkund\u00ebr shpres\u00ebs q\u00eb ngjalli, kontrolloi me dor\u00eb t\u00eb hekurt \u00e7do pushtet, dhe brenda forc\u00ebs s\u00eb tij politike. Ai do t\u00eb mbetej emri dominues, qoft\u00eb si kryetar \u201cde jure\u201d, por edhe n\u00eb hije, p\u00ebrgjat\u00eb viteve kur zyrtarisht partia kishte kryetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>1992, BERISHA PRESIDENT DHE KRYETAR DE FACTO I PD<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992, PD fitoi zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme dhe Berisha u b\u00eb President i Republik\u00ebs, nd\u00ebrsa drejtimi formal i partis\u00eb iu besua, Eduard Selamit, I p\u00ebrzgjedhur mes Arben Imamit dhe Azem hajdarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb figur\u00eb e respektuar, por m\u00eb e rezervuar, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb linj\u00eb me Berish\u00ebn, nd\u00ebrsa figura si Ceka, Imami e t\u00eb tjer\u00eb, u larguan nga partia, pozitat e Selamit nuk u l\u00ebkund\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithshka ndryshoi m\u00eb von\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas humbjes s\u00eb PD n\u00eb referendumin e vitit 1994. Kur Selami, nisi t\u00eb artikulonte kritikat e para, e t\u00eb k\u00ebrkonte vendimmarrje m\u00eb kolegjiale brenda partis\u00eb, e m\u00eb t\u00eb drejta n\u00eb drejtimin e shtetit, gjithshka u pa si bes\u00ebprerje ndaj besimit t\u00eb liderit. Ai b\u00ebri \u201cgabimin\u201d fatal, kur propozoi q\u00eb posti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb t\u00eb unifikohej me at\u00eb t\u00eb kryeministrit. unifikimit t\u00eb postit t\u00eb kryetarit t\u00eb PD me at\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Shkarkimi i tij do t\u00eb jet\u00eb i rrufesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, m\u00eb 5 mars 1995. Nj\u00eb akt q\u00eb pasohet nga \u201casgj\u00ebsimi\u201d i tij i plot\u00eb politik, duke e nxjerr\u00eb at\u00eb nga skena.<\/p>\n<p>Pas tij, drejtimi i PD-s\u00eb u dha Tritan Shehut, i cili komandohet n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb 1996, ai konkurron p\u00ebrball\u00eb Ferdinand Xhaferrit duke marr\u00eb zyrtarisht pozicionin e kreut t\u00eb partis\u00eb, e cila realisht vijonte t\u00eb drejtohej nga Berisha, prej godin\u00ebs s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>1997, BERISHA HUMB PUSHTETIN, POR RIMERR DREJTIMIN E PD<\/p>\n<p>Viti 1997 ishte nj\u00eb vit i trazuar. Shqip\u00ebria u p\u00ebrfshi nga kaosi pas r\u00ebnies s\u00eb skemave piramidale. PD humbi pushtetin dhe Berisha dha dor\u00ebheqjen si President. Ai rikthehet n\u00eb PD, duke hyr\u00eb direkt n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit, ndon\u00ebse nj\u00eb gar\u00eb, formale, do t\u00eb zhvillohet n\u00eb tetor t\u00eb atij viti. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb legjitimitet konkurrimit, p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs, pranon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb proces, Pjet\u00ebr Arbnori. Ndon\u00ebse pa asnj\u00eb ambicie, ai merr megjithat\u00eb jo pak vota.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999, me nj\u00eb l\u00ebvizje surpriz\u00eb, Genc Pollo, njofton fillimisht Berish\u00ebn, e m\u00eb pas zyrtarizon kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb. Por ai do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga gara dit\u00ebn e fundit, dhe respektimi i statutit, p\u00ebr t\u00eb patur konkurrent, iu k\u00ebrkua si favor Uran Butk\u00ebs, i cili e mbylli fjalimin, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb PD t\u00eb drejtohej nga \u201crivali\u201d Berisha.<\/p>\n<p>T\u00eb 14 vitet e ardhshme, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e pastaj p\u00ebr dy mandate rresht n\u00eb pushtet, ishin nj\u00eb histori, ku dominimi i Berish\u00ebs, nuk u vu n\u00eb diskutim, as formalisht. Tri procese zgjedhore partiake (2001-2005-2009), jan\u00eb thjesht nj\u00eb konfirmim i tij.<\/p>\n<p>2013\/ DOR\u00cbHEQJA E BERISH\u00cbS, BASHA P\u00cbRBALL\u00cb OLLDASHIT<\/p>\n<p>Pas humbjes s\u00eb pushtetit n\u00eb 2013, situata ndryshoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Me nj\u00eb akt t\u00eb papritur, m\u00eb 26 qershor, 3 dit\u00eb pas zgjedhjeve, Berisha njoftoi dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partis\u00eb. Qindra simpatizant\u00eb t\u00eb mbledhur p\u00ebrpara selis\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbushnin sall\u00ebn e mbledhjeve n\u00eb seli, e prit\u00ebn deklarat\u00ebn e tij mes britmave t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit dhe lot\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse statuti thoshte qart\u00eb, se \u201cKryetari zgjidhet nga Kuvendi Komb\u00ebtar\u201d, Berisha propozoi q\u00eb t\u00eb futet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb parimi \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d, nj\u00eb formul\u00eb teorikisht demokratike, por q\u00eb dukej se ishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij, m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e pasuesit  t\u00eb vet, i cili n\u00eb fakt, kishte nj\u00eb fytyr\u00eb dhe nj\u00eb em\u00ebr: Lulzim Basha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Berish\u00ebs, Basha kishte kap\u00ebrcyer me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb shkall\u00ebt e karrier\u00ebs, q\u00eb prej viti 2005.<\/p>\n<p>Kandidatura e Sokol Olldashit, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb kishte mbi vete, nj\u00eb histori t\u00eb hershme n\u00eb radh\u00ebt e PD-s\u00eb, dukej se p\u00ebrb\u00ebnte penges\u00eb reale p\u00ebr delfinin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb reale n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb, por si e gjith\u00eb historia e zgjedhjeve n\u00eb PD, edhe kjo, nuk do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrjashtim nga rregulli.<\/p>\n<p>Nga 104 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, n\u00eb total do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb votimet e atij viti 41 mij\u00eb e 532 demokrat\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 33,220 mij\u00eb votuan p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn dhe 8,060 p\u00ebr Olldashin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999, me nj\u00eb l\u00ebvizje surpriz\u00eb, Genc Pollo, njofton fillimisht Berish\u00ebn, e m\u00eb pas zyrtarizon kandidatur\u00ebn e tij p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb. Por ai do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga gara dit\u00ebn e fundit, dhe respektimi i statutit, p\u00ebr t\u00eb patur konkurrent, iu k\u00ebrkua si favor Uran Butk\u00ebs, i cili e mbylli fjalimin, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb PD t\u00eb drejtohej nga \u201crivali\u201d Berisha.<\/p>\n<p>T\u00eb 14 vitet e ardhshme, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e pastaj p\u00ebr dy mandate rresht n\u00eb pushtet, ishin nj\u00eb histori, ku dominimi i Berish\u00ebs, nuk u vu n\u00eb diskutim, as formalisht. Tri procese zgjedhore partiake (2001-2005-2009), jan\u00eb thjesht nj\u00eb konfirmim i tij.<\/p>\n<p>2013\/ DOR\u00cbHEQJA E BERISH\u00cbS, BASHA P\u00cbRBALL\u00cb OLLDASHIT<\/p>\n<p>Pas humbjes s\u00eb pushtetit n\u00eb 2013, situata ndryshoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Me nj\u00eb akt t\u00eb papritur, m\u00eb 26 qershor, 3 dit\u00eb pas zgjedhjeve, Berisha njoftoi dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partis\u00eb. Qindra simpatizant\u00eb t\u00eb mbledhur p\u00ebrpara selis\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbushnin sall\u00ebn e mbledhjeve n\u00eb seli, e prit\u00ebn deklarat\u00ebn e tij mes britmave t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit dhe lot\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse statuti thoshte qart\u00eb, se \u201cKryetari zgjidhet nga Kuvendi Komb\u00ebtar\u201d, Berisha propozoi q\u00eb t\u00eb futet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb parimi \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d, nj\u00eb formul\u00eb teorikisht demokratike, por q\u00eb dukej se ishte p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij, m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e pasuesit  t\u00eb vet, i cili n\u00eb fakt, kishte nj\u00eb fytyr\u00eb dhe nj\u00eb em\u00ebr: Lulzim Basha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Berish\u00ebs, Basha kishte kap\u00ebrcyer me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb pazakont\u00eb shkall\u00ebt e karrier\u00ebs, q\u00eb prej viti 2005.<\/p>\n<p>Kandidatura e Sokol Olldashit, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb kishte mbi vete, nj\u00eb histori t\u00eb hershme n\u00eb radh\u00ebt e PD-s\u00eb, dukej se p\u00ebrb\u00ebnte penges\u00eb reale p\u00ebr delfinin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb reale n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb, por si e gjith\u00eb historia e zgjedhjeve n\u00eb PD, edhe kjo, nuk do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrjashtim nga rregulli.<\/p>\n<p>Nga 104 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, n\u00eb total do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb votimet e atij viti 41 mij\u00eb e 532 demokrat\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 33,220 mij\u00eb votuan p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn dhe 8,060 p\u00ebr Olldashin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e zgjedhjeve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim mes pushtetit dhe dominimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Nj\u00eb parti, q\u00eb nisi nga energjia rinore e student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit \u201990, me Azem Hajdarin, por q\u00eb mbeti n\u00eb 35 vite ekzistenc\u00eb, n\u00ebn ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, me procese zgjedhore thuajse formale, pa supriza, dhe q\u00eb mbyt\u00ebn \u00e7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89083","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89083\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}