{"id":89067,"date":"2026-05-23T10:48:20","date_gmt":"2026-05-23T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/mirdita-nuk-eshte-thjesht-territor-por-identitet\/"},"modified":"2026-05-23T10:48:20","modified_gmt":"2026-05-23T10:48:20","slug":"mirdita-nuk-eshte-thjesht-territor-por-identitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/mirdita-nuk-eshte-thjesht-territor-por-identitet\/","title":{"rendered":"Mirdita nuk \u00ebsht\u00eb thjesht territor, por identitet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/<\/p>\n<p>Kam ndjekur me v\u00ebmendje nga larg, debatin q\u00eb po zhvillohet sot mbi reform\u00ebn e re administrative dhe p\u00ebrpjekjen e dy forcave kryesore politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re territoriale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kam pasur edhe debate me mikun tim Arb Mazniku mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces Mirdita. Sa her\u00eb jemi ngritur nga tavolina, jemi ndar\u00eb me nj\u00eb dakord\u00ebsi t\u00eb pa qart\u00eb, por t\u00eb mir\u00ebkuptueshme dhe miq\u00ebsore.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, pa asnj\u00eb hezitim, se kjo reform\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe meriton respekt p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet deri tani nga dy bashk\u00ebkryetar\u00ebt e komisionit. Vet\u00eb fakti q\u00eb po nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes konsultimeve publike dhe nj\u00eb debati m\u00eb t\u00eb hapur sesa zakonisht ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb vetvete dhe meriton vler\u00ebsim t\u00eb padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtij debati synon t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb edhe ky shkrim.<\/p>\n<p>Meraku im mbetet Mirdita.<\/p>\n<p>Kam frik\u00eb se edhe k\u00ebsaj here ajo po shihet vet\u00ebm p\u00ebrmes syrit t\u00eb ekonomis\u00eb, urbanizimit dhe eficienc\u00ebs burokratike. Po trajtohet si nj\u00eb nj\u00ebsi administrative q\u00eb mund t\u00eb zvog\u00eblohet apo bashkohet sipas logjik\u00ebs s\u00eb tregut dhe indikator\u00ebve statistikor\u00eb. Mirdita \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se territor. \u00cbsht\u00eb frym\u00eb. \u00cbsht\u00eb identitet. Dhe identitetet nuk maten me kilometra katror\u00eb, me dend\u00ebsi popullsie apo me volum taksash. Reforma administrative nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje organizimi teknik t\u00eb pushtetit vendor. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm matematik\u00eb buxhetore apo eficienc\u00eb administrative. Ajo \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb memorien historike, n\u00eb vet\u00ebdijen kolektive dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb komb zgjedh t\u00eb kuptoj\u00eb vetveten. Zhvillim, po. Modernizim, patjet\u00ebr. Por duke respektuar rr\u00ebnj\u00ebt historike q\u00eb e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb komb, e jo duke i sheshuar ato n\u00eb em\u00ebr t\u00eb uniformitetit administrativ.<\/p>\n<p>Mirdita nuk \u00ebsht\u00eb krijim zyrash apo vijash t\u00eb vizatuara mbi hart\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb t\u00eb forta identitare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ishte republika morale e shqiptaris\u00eb. Mirditor\u00ebt ishin spartan\u00ebt e maleve shqiptare. P\u00ebr pes\u00eb shekuj, Mirdita mbeti nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb autonome shqiptare p\u00ebrball\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, duke arritur deri n\u00eb nivelin e nj\u00eb principate t\u00eb njohur edhe n\u00eb kancelari per\u00ebndimore. Kjo autonomi b\u00ebri t\u00eb mundur ruajtjen e nj\u00eb organizimi unik juridik, kulturor dhe moral.<\/p>\n<p>Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit nuk ishte thjesht nj\u00eb ligj zakonor. Ishte monument juridik i vet\u00ebdijes shqiptare. Ishte p\u00ebrpjekja e maleve shqiptare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar drejt\u00ebsi, rend dhe dinjitet n\u00eb koh\u00eb pushtimesh e mungese shteti. <\/p>\n<p>Kisha e Abat Do\u00e7it n\u00eb Orosh nuk ishte thjesht nj\u00eb vend lutjeje. Ishte institucion kombformues. Pik\u00ebrisht aty, n\u00eb ato male q\u00eb sot disa i shohin si kosto ekonomike, u mbrojt gjuha shqipe, u ruajt kultura dhe u ushqye mendimi komb\u00ebtar. Arkitekti i alfabetit q\u00eb sot shkruajm\u00eb e lexojm\u00eb ishte pik\u00ebrisht Abati i Oroshit dhe \u201cShoqnia Bashkimi\u201d e tij. <\/p>\n<p>Edhe dera e Gjomarkajve nuk ishte ajo q\u00eb u dizenjua p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vite nga propaganda komuniste, nj\u00eb der\u00eb feudal\u00ebsh t\u00eb etur p\u00ebr pushtet. Ajo ishte der\u00eb e autoritetit moral, vazhdim\u00ebsis\u00eb historike dhe z\u00ebri i respektuar i atyre maleve n\u00eb kancelarit\u00eb shqiptare e t\u00eb huaja. Ishte dera garante e nj\u00eb bote ku ruheshin ligji, besa, nderi, fjala dhe krenaria e nj\u00eb populli q\u00eb nuk pranoi t\u00eb humbte identitetin e vet.<br \/>\nMirdita u kthye k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe homogjene shqiptare, t\u00eb bashkuar nga nj\u00eb ligj, nj\u00eb kultur\u00eb, nj\u00eb kujtes\u00eb historike dhe nga autoriteti moral i kish\u00ebs katolike romane dhe der\u00ebs s\u00eb Gjomarkajve. P\u00ebr pes\u00eb shekuj, kjo specifik\u00eb u respektua \u2014 qoft\u00eb edhe mes tensionesh \u2014 nga Perandoria Osmane, nga shteti i ri shqiptar dhe m\u00eb pas edhe nga Mbreti Zog.<\/p>\n<p>Pastaj erdhi terrori i uniformitetit.<br \/>\nKomunizmi nuk pranonte identitete organike. Nuk pranonte male t\u00eb larta ve\u00e7 fusha t\u00eb l\u00ebmuara. Nuk pranonte kujtes\u00eb historike. Nuk pranonte bes\u00eb, fe, tradit\u00eb apo autoritet moral jasht\u00eb partis\u00eb dhe ideologjis\u00eb s\u00eb saj uniformizuese. Ndaj goditja e par\u00eb e madhe ndaj Mirdit\u00ebs ishte pik\u00ebrisht reforma e shtetit totalitar. Shitur si reform\u00eb territori, por n\u00eb fakt nj\u00eb operacion terrori ideologjik.<\/p>\n<p>Mirdita duhej cop\u00ebzuar. Duhej dob\u00ebsuar. Duhej tretur. Zona t\u00eb t\u00ebra iu kaluan krahinave t\u00eb tjera, ku vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe sot. Oroshi duhej zbehur. Kujtesa duhej \u00e7montuar. Kleri katolik u vra, u internua apo u shkat\u00ebrrua. Operacione t\u00eb m\u00ebdha ushtarake u zhvilluan p\u00ebr t\u00eb goditur struktur\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb ngritur nd\u00ebr shekuj. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje brutale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb modernizimit, p\u00ebr t\u00eb zhdukur jo thjesht nj\u00eb territor, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqiptare t\u00eb jetuari. Megjithat\u00eb, Mirdita mbijetoi. Mbijetoi si kultur\u00eb. Si krenari. Si kujtes\u00eb. Si lidhje e pashk\u00ebputshme me tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve. <\/p>\n<p>Sigurisht, ne duhet me patjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shtet modern, nj\u00eb shtet evropian, nj\u00eb pushtet lokal t\u00eb fort\u00eb ekonomikisht dhe administrativisht. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb origjin\u00ebn ton\u00eb, nga kemi ardhur dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kurr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt tona q\u00eb zbresin thell\u00eb n\u00eb at\u00eb tok\u00eb ku prehen t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve dhan\u00eb jet\u00ebn dhe shkrin\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb mbrojtje t\u00eb identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar; pa t\u00eb cilin, ndoshta sot nuk do t\u00eb kishim as shtet, as komb, e askush nuk do t\u00eb na njihte si shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kombinimi i k\u00ebtyre dy faktor\u00ebve \u2014 modernizimit dhe ruajtjes s\u00eb vlerave \u2014 do t\u2019i rikthente Mirdit\u00ebs ekonomin\u00eb e munguar, zhvillimin, modernitetin, por edhe ruajtjen e asaj \u00e7ka ajo p\u00ebrfaq\u00ebson. Sepse zhvillimi i v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrtohet mbi kujtes\u00ebn historike si energji p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Jo gjith\u00e7ka matet me ekonomi. Jo gjith\u00e7ka zgjidhet me urbanizim. Jo gjith\u00e7ka mund t\u00eb shkrihet n\u00eb logjik\u00ebn sterile t\u00eb eficienc\u00ebs administrative.<br \/>\nKombet q\u00eb harrojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tyre mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb qytete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten pa em\u00ebr. Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb integrohet duke pushuar s\u00eb qeni vetvetja. Integrim, por si shqiptar\u00eb; modernizim, por me vlerat tona; reform\u00eb administrative, por me respekt p\u00ebr historin\u00eb dhe identitetin. Identiteti nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin, ai \u00ebsht\u00eb arsyeja pse zhvillimi ka kuptim.<\/p>\n<p>Ndaj ne duhet ta mbajm\u00eb lidhjen ton\u00eb me Mirdit\u00ebn. Ajo i ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka shqiptaris\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb borxh ndaj nesh. Ne jemi ata q\u00eb i kemi borxh asaj q\u00eb t\u00eb mos ia shuajm\u00eb emrin, t\u00eb mos ia tresim kujtes\u00ebn dhe t\u00eb mos ia fshijm\u00eb kufijt e identitetit historik, politik dhe administrativ. Nj\u00eb mirditor, sado larg t\u00eb shkoj\u00eb, sado modern t\u00eb b\u00ebhet, sado i shk\u00ebputur t\u00eb duket nga vendlindja, nuk i shet trojet e tij. Ai gjithmon\u00eb mban nj\u00eb sy nga origjina dhe nga varret e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lidhje q\u00eb nuk e k\u00ebput\u00ebn pushtuesit, nuk e k\u00ebputi komunizmi dhe nuk duhet ta k\u00ebpus\u00eb as reforma moderne. <\/p>\n<p>Askush nuk e ka shprehur m\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb lidhje sesa i madhi At Gjergj Fishta kur thoshte: \u201cEdhe un\u00eb nga ai vend jam\u2026 e trojet e t\u00eb par\u00ebve n\u00eb Mirdit\u00eb as nuk i kam shit\u00eb, as nuk i kam fal\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ndaj i dashur Arb, modernitet, ekonomi shkalle dhe eficienc\u00eb po. Patjet\u00ebr. Por pa humbur emrin e madh e t\u00eb bukur t\u00eb atij vendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur me aq sakrifica, gjak dhe krenari nd\u00ebr shekuj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ Kam ndjekur me v\u00ebmendje nga larg, debatin q\u00eb po zhvillohet sot mbi reform\u00ebn e re administrative dhe p\u00ebrpjekjen e dy forcave kryesore politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re territoriale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kam pasur edhe debate me mikun tim Arb Mazniku mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po trajtohet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89067","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89067\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}