{"id":89035,"date":"2026-05-23T08:48:25","date_gmt":"2026-05-23T08:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/kamera-e-fshehte-kur-saimir-korreshi-pranonte-se-merrte-ryshfet-prokuroria-ne-gjume-per-masakren-me-pronat\/"},"modified":"2026-05-23T08:48:25","modified_gmt":"2026-05-23T08:48:25","slug":"kamera-e-fshehte-kur-saimir-korreshi-pranonte-se-merrte-ryshfet-prokuroria-ne-gjume-per-masakren-me-pronat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/23\/kamera-e-fshehte-kur-saimir-korreshi-pranonte-se-merrte-ryshfet-prokuroria-ne-gjume-per-masakren-me-pronat\/","title":{"rendered":"KAMERA E FSHEHT\u00cb \/ Kur Saimir Korreshi pranonte se merrte ryshfet! Prokuroria n\u00eb gjum\u00eb p\u00ebr \u2018masakr\u00ebn\u2019 me pronat"},"content":{"rendered":"<p>Fiks Fare denoncoi skandalin e radh\u00ebs t\u00eb pronave n\u00eb Lushnje, ku k\u00ebsaj here \u201clufta\u201d b\u00ebhet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe truallin e k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb famshme Va\u00e7e Zela. Familja e saj p\u00ebrfitoi nj\u00eb truall n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Lushnjes, me vendime t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave dhe vendime t\u00eb gjykat\u00ebs, deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. M\u00eb pas, kjo pron\u00eb iu shit me dokumente t\u00eb rregullta dy v\u00ebllez\u00ebrve Bani n\u00eb vitin 1998. Por, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 21 vite, familja Bani nuk ka mundur dot ta regjistroj\u00eb n\u00eb Hipotek\u00eb, megjith\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar dhe proceduar drejtor\u00eb dhe ish-drejtor\u00eb hipoteke. Madje, t\u00eb gjitha institucionet pranojn\u00eb se dokumentet jan\u00eb false, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Prokurori dhe Kadast\u00ebr.<br \/>\n\u201cFiks Fare\u201d faktoi me dokumente, z\u00eb dhe figur\u00eb t\u00eb gjitha falsifikimet, madje edhe nj\u00eb ryshfet prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zyrtari n\u00eb vitin 2011. Madje, k\u00ebt\u00eb fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashm\u00eb avokat. Por, s\u00ebrish prona nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar, pasi her\u00eb pas here dalin dokumente q\u00eb jan\u00eb falsifikuar. Gjat\u00eb investigimit disa javor, gazetar\u00ebt e Fiks Fare faktuan se edhe nj\u00eb dokument tjet\u00ebr i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk nd\u00ebrmerr asnj\u00eb veprim prej 1 viti e gjysm\u00eb, duke pritur parashkrimin e vepr\u00ebs penale.<br \/>\nIlir Bani u ankua n\u00eb \u201cFiks Fare\u201d se n\u00eb vitin 1998 ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb zonj\u00ebs Vera Zel\u00ebs, e cila kishte prokur\u00eb nga motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Mes dokumenteve, figuron edhe emri dhe firma e k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb famshme Va\u00e7e Zela. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia dhe trualli i familjes Zela. K\u00ebtu ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur Va\u00e7ja. Un\u00eb bashk\u00eb me v\u00ebllan\u00eb kam bler\u00eb truallin q\u00eb ishte regjistruar n\u00eb Hipotek\u00eb n\u00eb vitin 1998. Kam b\u00ebr\u00eb pagesat dhe kam pritur p\u00ebr ta regjistruar. Por, deri m\u00eb sot asnj\u00eb gj\u00eb\u201d thot\u00eb Bani.Ai shton se n\u00eb vitin 2011 ka shkuar n\u00eb Hipotek\u00eb dhe ka takuar drejtorin e at\u00ebhersh\u00ebm Sajmir Korreshi. \u201cM\u00eb k\u00ebrkoi 1 milion\u00eb lek\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ulur gjob\u00ebn, q\u00eb m\u00eb vun\u00eb pasi nuk kisha shkuar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruar truallin. Pagova 3 milion\u00eb e 700 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00ebn dhe 1 milion\u00eb lek\u00eb ryshfet. Por, edhe pas k\u00ebsaj pagese, \u00e7\u00ebshtja nuk mu zgjidh\u201d thot\u00eb ai, duke pohuar se ish-drejtori, tashm\u00eb avokat, i ka kthyer 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe i ka akoma edhe 300 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb.<br \/>\nPak vite m\u00eb par\u00eb m\u00ebsoi se nj\u00eb pjes\u00eb e truallit q\u00eb bleu nga familja Zela ishte regjistruar n\u00eb emrin e z. Spiro Mita. \u201cNuk e di si ia dhan\u00eb. B\u00ebra denoncim n\u00eb prokurori. Para pak koh\u00ebsh, gjykata d\u00ebnoi ish-drejtorin tjet\u00ebr t\u00eb Hipotek\u00ebs Bledar Ko\u00e7iu, p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Ky i kishte dh\u00ebn\u00eb me certifikat\u00eb familjes Lami nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trualli\u201d thot\u00eb Bami. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pas k\u00ebtij vendimi, ai nuk mundi dot t\u00eb regjistroj\u00eb pron\u00ebn. \u201cTani, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre falsifikimeve m\u00eb del nj\u00eb tjet\u00ebr dokument, i vitit 2018. Dhe, Hipoteka i kthen p\u00ebrgjigje Bashkis\u00eb s\u00eb Lushnjes se prona \u00ebsht\u00eb n\u00eb emrin e dy v\u00ebllez\u00ebrve Mita. Si doli n\u00eb emrin e tyre\u201d pyet me t\u00eb drejt\u00eb qytetari, i cili deri m\u00eb sot ka vet\u00ebm dokumentet.<br \/>\nQytetari interesohet n\u00eb Kadastr\u00ebn e Lushnjes, ku drejtori Shk\u00eblqim Mebelli i thot\u00eb se dokumentet false jan\u00eb akoma n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb. Ai i thot\u00eb se dokumenti i vitit 2018 \u00ebsht\u00eb i falsifikuar dhe nuk e di si ka dal\u00eb. \u201cFiks Fare\u201d disponon k\u00ebt\u00eb dokument, ku rezulton se Bashkia e Lushnjes i kthen p\u00ebrgjigje qytetarit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb ka pasur nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim me Kadastr\u00ebn. Kadastra i shkruan Bashkis\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces legalizimi dy pasuri t\u00eb tjera, n\u00eb emrin e dy v\u00ebllez\u00ebrve Lami. Pra, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb m\u00eb par\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb certifikat\u00eb pron\u00ebsie q\u00eb doli m\u00eb pas e falsifikuar. \u201c\u00cbsht\u00eb i falsifikuar. T\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kush e ka l\u00ebshuar\u201d thot\u00eb drejtori Mebelli.<br \/>\nM\u00eb pas, qytetari shkon n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes, ku takon prokurorin Sk\u00ebnder Mestani, i cili ka ndjekur \u00e7\u00ebshtjen e tij. Qytetari i thot\u00eb se p\u00ebrse nuk ka shpallur t\u00eb falsifikuar certifikat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ish-drejtori, nd\u00ebrsa i thot\u00eb se \u201cdo e b\u00ebj\u201d. N\u00eb lidhje me dokumentin e vitit 2018, prokurori i thot\u00eb se \u201cduhet nj\u00eb akt ekspertimi\u201d. Pra, t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt pranojn\u00eb se dokumentet jan\u00eb t\u00eb falsifikuara, por qytetari nuk ka arritur t\u00eb hipotekoj\u00eb.<br \/>\n*<br \/>\nQytetari shkon n\u00eb zyr\u00ebn e Kadastr\u00ebs, Lushnje<br \/>\nQytetari \u2013 O \u00c7imi, nj\u00eb minut\u00eb?<br \/>\nDrejtori \u2013 Hajde.<br \/>\nQytetari \u2013 Qysh i b\u00ebhet, jeni t\u00eb detyruar t\u00eb ma b\u00ebni tok\u00ebn. Dhe k\u00ebto jan\u00eb letra falso, si\u00e7 kemi biseduar bashk\u00eb. Po se denoncove ti, do t adenoncoj un\u00eb. Ai m\u00eb marrka 350 metra tok\u00eb aty edhe Aluizni thot\u00eb k\u00ebtu mbrapa (dokumenti i Bashkis\u00eb Lushnje). Ja k\u00ebrkon Aluizni atij, ti s\u2019e ke firmos.<br \/>\nDrejtori \u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb gabim!<br \/>\nQytetari \u2013 Qysh gabim, \u00ebsht\u00eb zyra juaj ajo.<br \/>\nDrejtori \u2013 Po s\u2019e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Ka letr\u00ebn e bashkis\u00eb.<br \/>\nDrejtori \u2013 Un\u00eb t\u00eb them \u00ebsht\u00eb gabim.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb dua zgjidhje njer\u00ebzore o burr\u00eb. N\u00ebmni djers\u00ebn, e b\u00ebni pronar at\u00eb, t\u00eb rri un\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjyqe.<br \/>\nDrejtori \u2013 (Th\u00ebrret punonj\u00ebsit) Pasi ti shikoni, t\u00eb th\u00ebrresim Ilirin p\u00ebr ato k\u00ebrkesat q\u00eb ka dhe\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Ju merreni me dokumenta falso.<br \/>\nDrejtori \u2013 Do merresh me zv.drejtorin, grupi i pun\u00ebs hartograf, jurist\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Pse se keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 6 vjet ti ore\u2026<br \/>\nDrejtori \u2013 Zv.drejtor, do ta merrni\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Pse se ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 6 vjet?<br \/>\nDrejtori \u2013 Do ta gjykojn\u00eb k\u00ebta tani.<br \/>\nQytetari \u2013 Ti k\u00ebshtu do m\u00eb thuash mua dhe kur t\u00eb vij her\u00ebn tjet\u00ebr.<br \/>\nDrejtori \u2013 Un\u00eb po e delegoj pun\u00ebn time, po ia delegoj z\u00ebvend\u00ebsit.<br \/>\nQytetari \u2013 Mir\u00eb.<br \/>\nDrejtori \u2013 Do ta b\u00ebj z\u00ebvend\u00ebsi.<br \/>\nQytetari \u2013 Po k\u00ebt\u00eb dokument, do denoncosh ti apo do denoncoj un\u00eb?<br \/>\nDrejtori \u2013 B\u00ebj \u00e7a t\u00eb duash ti!<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb takon edhe ty si institucion shteti.<br \/>\nDrejtori \u2013 B\u00ebj \u00e7a t\u00eb duash ti!<br \/>\nQytetari \u2013 Po t\u00eb takon si institucion\u2026<br \/>\nDrejtori \u2013 \u2026un\u00eb them q\u00eb ai (dokumenti) nuk qendron.<br \/>\nQytetari \u2013 Po ish fallso, qysh e nxjerr?<br \/>\nDrejtori \u2013 Po s\u2019e kam nxjerr\u00eb un\u00eb un\u00eb, t\u00eb thash dhe nj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Po ai q\u00eb e ka nxjerr\u00eb.<br \/>\nDrejtori \u2013 Po ai mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00e7do njeri mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vete.<br \/>\nQytetari \u2013 Si hipotek\u00ebn fallso, e nxori ai?<br \/>\nDrejtori \u2013 Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr dokumentin q\u00eb e l\u00ebshon?<br \/>\nQytetari \u2013 Po ka edhe emrin tat, \u00c7im Mebelli!<br \/>\nDrejtori \u2013 Po nuk e kam firmos un\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Po e di q\u00eb nuk e ke firmosur. Po ish fallso ajo?<br \/>\nDrejtori \u2013 Fallso \u00ebsht\u00eb!<br \/>\n*<br \/>\nQytetari shkon n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes, takon prokurorin Sk\u00ebnder Mestani<br \/>\nQytetari \u2013 O Sk\u00ebnder, qysh je, nga sht\u00ebpia, vet\u00eb mir\u00eb?<br \/>\nProkurori \u2013 I ngarkuar. \u00c7a b\u00ebn ti si je? Se jam k\u00ebshtu.<br \/>\nQytetari \u2013 Na kan\u00eb dal\u00eb dhe fakte t\u00eb reja o Sk\u00ebndero.<br \/>\nProkurori \u2013 \u00c7a?<br \/>\nQytetari \u2013 E pohoi dhe \u00c7imi (drejtori i Kadastr\u00ebs) me goj\u00ebn e vet\u00eb. Ky v\u00ebrtetimi (i bashkis\u00eb) \u00ebsht\u00eb fallso thot\u00eb \u00c7imi. \u00c7a kam prur\u00eb un\u00eb\u2026<br \/>\nProkurori \u2013 \u2026 Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive, p\u00ebr dijeni kthim p\u00ebrgjigje, Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse, Agjencia e Trajtimit t\u00eb Pronave\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 \u00c7a dermani do m\u00eb b\u00ebsh mua ti?<br \/>\nProkurori \u2013 Un\u00eb do ta shikoj, t\u00eb flas me\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Jo ta shikosh \u00eb\u00eb\u00eb, ke 1 vit e gjysm\u00eb q\u00eb kam denoncuar un\u00eb.<br \/>\nProkurori \u2013 Do flas me\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Ato jan\u00eb fallso.<br \/>\nProkurori \u2013 Kush jan\u00eb fallso?<br \/>\nQytetari \u2013 Po gent planet.<br \/>\nProkurori \u2013 Po mir\u00eb o mir\u00eb \u00ebsht\u00eb parashkruar falsifikimi q\u00eb at\u00ebher\u00eb, i thon\u00eb\u2026 Sa vite kan\u00eb kaluar o Ilir?<br \/>\nQytetari \u2013 Ee, lexoje at\u00eb (dokumentin e Bashkis\u00eb) \u00e7a thot\u00eb.<br \/>\nProkurori \u2013 N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs suaj, me num\u00ebr\u2026 na informon se n\u00eb pasurin\u00eb me num\u00ebr 8\/16, posedues \u00ebsht\u00eb Spiro Lami Mita dhe n\u00eb pasurin\u00eb 8\/17 Josif Lami Mita.<br \/>\nQytetari \u2013 Lexoje mbrapa, \u00ebsht\u00eb falso kjo q\u00eb bie Hipoteka.<br \/>\nProkurori \u2013 Kush e thot\u00eb?<br \/>\nQytetari \u2013 \u00c7im Mebelli vet\u00eb, drejtori i Hipotek\u00ebs!<br \/>\nProkurori \u2013 T\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u00c7imi ty, po varet \u00e7a thot\u00eb \u00c7imi.<br \/>\nQytetari \u2013 4 \u2013 5 her\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, sot e pohoi shqip. Im\u00eb \u00e7a do m\u00eb b\u00ebsh mua, do m\u00eb jap\u00ebsh ndonj\u00eb vendim (falsiteti) p\u00ebr ato?<br \/>\nProkurori \u2013 Un\u00eb do t\u00eb jap\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Se ke 1 vit e gjysm\u00eb q\u00eb nuk e jep.<br \/>\nProkurori \u2013 Mbaji k\u00ebto, do t\u00eb jap vendimin.<br \/>\nQytetari \u2013 O Sk\u00ebnder, un\u00eb e di q\u00eb nuk e jep ti at\u00eb se mbron\u2026<br \/>\nProkurori \u2013 Do ta jap at\u00eb se m\u00eb\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Po ta jap\u00ebsh ti fallso at\u00eb, i bie q\u00eb Bashkia del apsaq.<br \/>\nProkurori \u2013 Mund ta deklaroj t\u00eb falsifikuar at\u00eb, duhet akt ekspertimi i falsifikuar, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, \u00ebsht\u00eb parashkruar.<br \/>\nQytetari \u2013 Po mir\u00eb, ke 1 vit e gjysm\u00eb, pse nuk e merr?<br \/>\nProkurori \u2013 Do ta marr un\u00eb!<br \/>\nQytetari \u2013 M\u00eb shum\u00eb nga 3 muaj s\u2019duhet q\u00eb ta vonosh ti. Bashkia fallso\u2026<br \/>\nProkurori \u2013 Do ta rregullojm\u00eb at\u00eb pun\u00eb<br \/>\nQytetari \u2013 \u2026ajo fallso. Po \u00e7a ke 1 vit e gjysm\u00eb. M\u00eb b\u00ebj derman.<br \/>\nProkurori \u2013 Ik pa merak, mirupafshim.<br \/>\nQytetari \u2013 Se un\u00eb po zihem me byrazerin.<br \/>\nProkurori \u2013 Do ta zgjidh un\u00eb!<br \/>\n*<br \/>\nQytetari takon Ish Drejtorin e Hipotek\u00ebs, Sajmir Korreshi, aktualisht avokat<br \/>\nQytetari \u2013 \u00c7a do m\u00eb b\u00ebsh mua, do m\u00eb b\u00ebsh derman mua?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 \u00c7a thua, po do t\u00eb b\u00ebj!<br \/>\nQytetari \u2013 Se po zihem t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr ne.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Po \u00e7\u2019ke o \u00e7\u2019ke, rri mo.<br \/>\nQytetari \u2013 Hajde Sajmo, po qe mos e vono v\u00ebllan\u00eb, e di si jam.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 M\u00eb prit \u00e7ik aty sa t\u00eb mbaroj n\u00eb Gjykat\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 T\u00eb m\u00eb k\u00ebpus\u00ebsh kok\u00ebn jam, s\u2019po gjej derman.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Mos u shqet\u00ebso fare, t\u00eb thash\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 \u00c7a do m\u00eb b\u00ebsh mua ti?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Un\u00eb ta kam th\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn ty, po ti\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Ish nj\u00eb let\u00ebr aty, po desh\u00eb b\u00ebma.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Hajde, hajde ta shikojm\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb desha derman o burr\u00eb, se ai v\u00ebllai im s\u2019luan. Po deshe\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ta diskutojm\u00eb\u00eb\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb t\u00eb kam\u2026 t\u00eb kemi respektuar neve. Un\u00eb p\u00ebrshembull dhe at\u00ebher\u00eb t\u00eb dham\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Pse nuk ti ktheva un\u00eb?!<br \/>\nQytetari \u2013 700 dha D\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 E mir\u00eb, mir\u00eb.<br \/>\nQytetari \u2013 700 dha D\u2026, jo e kam llafin k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb kam respektuar o burr\u00eb, hajde im\u00eb, po qe se m\u00eb mer p\u00ebrsip\u00ebr. Me at\u00eb letr\u00ebn aty q \u00ebm\u00eb ish drejtuar Hipoteka mua, me at\u00eb plan rilevimi, e b\u00ebjm\u00eb dot tok\u00ebn? Po s\u2019e b\u00ebr\u00eb, do hapim gjyq.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ja ta shohim letr\u00ebn.<br \/>\nQytetari \u2013 D\u2026, sa lek\u00eb i dhe, 7 apo 1?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 7, 7!<br \/>\nQytetari \u2013 7 ee, un\u00eb t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb 1, ashtu\u2026 dhe 150 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb ke mu. H\u00eb Sajmo?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Hajde, hajde (n\u00eb zyr\u00eb).<br \/>\nQytetari \u2013 Sa t\u00eb b\u00ebj haku p\u00ebrshembull un\u00eb do ti jap.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Po \u00e7ke, o \u00e7ke.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb e di q\u00eb t\u00eb kam respektuar p\u00ebrshembull.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Po hajde. \u2026 p\u00ebrpos asaj, ne do t\u00eb p\u00ebrdorim ato vendime t\u00eb vjetra, plus k\u00ebt\u00eb t\u00eb riun q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur i falsifikuar dhe do ti fshijm\u00eb pron\u00ebn Spiro Mit\u00ebs, truallin. Dhe k\u00ebt\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb fshihet nga kartela, e regjistrojn\u00eb pron\u00ebn direkt te \u00c7imi (drejtori aktual i Hipotek\u00ebs).<br \/>\nQytetari \u2013 Vajt\u00ebm ne para ca dit\u00ebve.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ku, dhe \u00e7a tha?<br \/>\nQytetari \u2013 S\u2019dihet kur ta japi gjykat\u00ebsi.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ajo ka mbaruar, ti\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Qysh do ta ndjekim im\u00eb ne? Un\u00eb po zihem me v\u00ebllan\u00eb, na ka gjetur belaja. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb dham\u00eb i paske dh\u00ebn\u00eb 7 D\u2026 \u00eb\u00eb?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Eee!<br \/>\nQytetari \u2013 7 ia ke dh\u00ebn\u00eb! Jo, m\u00eb dha 3 e gjysm\u00eb ai, i binte edhe 300 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ee, ee.<br \/>\nQytetari \u2013 150 mua, 150 v\u00ebllait.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 E, e.<br \/>\nQytetari \u2013 Im\u00eb, sa lek\u00eb t\u00eb tjera do, t\u00eb ma mbarosh pun\u00ebn.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Q\u00eb t\u00eb fshijm\u00eb Spiron duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Administrative n\u00eb Vlor\u00eb. Duhet, vendimet e gjykat\u00ebs k\u00ebtu q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb gjyq me Spiro Mit\u00ebn. Dhe vendimet e tjera t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb Kasacionit (Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb), t\u00eb k\u00ebsaj, vendimet e gjyq\u00ebsorit.<br \/>\nQytetari \u2013 I kam t\u00eb gjitha.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Dhe vendimin e Apelit q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ai Bledi Ko\u00e7iu (Ish Drejtori i Hipotek\u00ebs).<br \/>\nQytetari \u2013 Bledi Ko\u00e7iu. Sa lek\u00eb duhen t\u00eb gjitha, q\u00eb ta ndjek\u00ebsh k\u00ebt\u00ebna?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 300 mij\u00eb lek\u00eb do m\u00eb jap\u00ebsh mua, n\u00eb fund kur ta mbaroj.<br \/>\nQytetari \u2013 Kur ta mbarosh gjyqin?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Do paguash 50 mij\u00eb lek\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn dhe 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund, dakort? K\u00ebrkes\u00ebn do vesh ta paguash vet\u00eb atje. N\u00eb rregull?<br \/>\nQytetari \u2013 Jemi n\u00eb rregull her\u00ebn e par\u00eb, un\u00eb t\u00eb kam respektuar, t\u00eb dhash\u00eb 1 milion\u00eb, i paske dh\u00ebn\u00eb D\u2026 700 mij\u00eb\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Pse nuk t\u00eb thash\u00eb un\u00eb?!<br \/>\nQytetari \u2013 \u00cb\u00eb\u00eb?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Po normale.<br \/>\nQytetari \u2013 Po the ti i paske dh\u00ebn\u00eb D\u2026 700 mij\u00eb, m\u00eb dha 3 e gjys\u00ebm, m\u00eb ke edhe 150 mij\u00eb, nuk i dua ato. Sa do im\u00eb, t\u00eb jap lek\u00ebt?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Ta mbaroj.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb jam k\u00ebshtu\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 T\u00eb thash\u00eb, 300.<br \/>\nQytetari \u2013 Un\u00eb m\u00eb fiksim kam lek\u00ebt, mos t\u00eb m\u00eb g\u00ebnjesh dhe t\u00eb mbarosh. Sa lek\u00eb do, un\u00eb do ti jap?<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 300.<br \/>\nQytetari \u2013 Ma hiq k\u00ebt\u00eb stres se un\u00eb\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 300 mij\u00eb lek\u00eb do paguash.<br \/>\nQytetari \u2013 Se un\u00eb t\u00eb kam respekuar si lushnjar at\u00ebher\u00eb, deshe 1 milion\u00eb kur lam\u00eb gjob\u00ebn (n\u00eb Hipotek\u00eb)\u2026<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 Meru me k\u00ebt\u00eb ore, po iku\u2026<br \/>\nQytetari \u2013 Po iku, iku po k\u00ebshtu e h\u00ebngra un\u00eb i shkreti.<br \/>\nIsh Drejtori i Hipotek\u00ebs \u2013 300 mij\u00eb lek\u00eb, dakort?<br \/>\nQytetari \u2013 Mir\u00eb, n\u00eb rregull. Hajt. Mirupafshim.<\/p>\n<p>\n\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fiks Fare denoncoi skandalin e radh\u00ebs t\u00eb pronave n\u00eb Lushnje, ku k\u00ebsaj here \u201clufta\u201d b\u00ebhet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe truallin e k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb famshme Va\u00e7e Zela. Familja e saj p\u00ebrfitoi nj\u00eb truall n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Lushnjes, me vendime t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave dhe vendime t\u00eb gjykat\u00ebs, deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. M\u00eb pas, kjo pron\u00eb iu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}