{"id":89003,"date":"2026-05-22T21:08:41","date_gmt":"2026-05-22T21:08:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/raporti-i-dash-ballkani-perendimor-kyc-per-sigurine-dhe-interesat-ekonomike-te-shba\/"},"modified":"2026-05-22T21:08:41","modified_gmt":"2026-05-22T21:08:41","slug":"raporti-i-dash-ballkani-perendimor-kyc-per-sigurine-dhe-interesat-ekonomike-te-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/raporti-i-dash-ballkani-perendimor-kyc-per-sigurine-dhe-interesat-ekonomike-te-shba\/","title":{"rendered":"Raporti i DASH: Ballkani Per\u00ebndimor ky\u00e7 p\u00ebr sigurin\u00eb dhe interesat ekonomike t\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><span>Nj\u00eb dokument i ri i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) e paraqet Ballkanin Per\u00ebndimor si rajon me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe interesat ekonomike amerikane.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb dokument thuhet se stabiliteti i rajonit dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane atje e b\u00ebjn\u00eb SHBA-n\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumenti \u00ebsht\u00eb publikuar rishtazi n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, me titullin \u201cPolitika e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Promovimin e Stabilitetit dhe Prosperitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d. Ai lidhet me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan nga janari i k\u00ebtij viti, sipas s\u00eb cil\u00ebs sekretari i Shtetit duhej t\u2019ua dor\u00ebzonte komisioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kongresit nj\u00eb raport p\u00ebr politik\u00ebn e SHBA-s\u00eb p\u00ebr nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti thot\u00eb se stabiliteti q\u00eb p\u00ebrpjekjet amerikane kan\u00eb ndihmuar t\u00eb krijohet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr \u201cnj\u00eb lloj tjet\u00ebr angazhimi\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumentit, \u201cepoka e nd\u00ebrtimit t\u00eb shteteve n\u00ebn udh\u00ebheqjen amerikane ka kaluar\u201d, nd\u00ebrsa politika amerikane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u201cnuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shp\u00ebtim apo rind\u00ebrtim, por me stabilitet dhe partneritete me p\u00ebrfitim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti thot\u00eb se \u201ckontestet e pazgjidhura dhe ndasit\u00eb e mbetura e minojn\u00eb stabilitetin rajonal\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Administrata, thuhet m\u00eb tej, \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb \u201cfuqizimin e aktor\u00ebve lokal\u00eb p\u00ebr t\u2019i zgjidhur sfidat e tyre\u201d, n\u00eb vend t\u00eb \u201cvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tepruar nga nd\u00ebrhyrja apo mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Prioritetet kryesore p\u00ebrfshijn\u00eb ruajtjen e stabilitetit rajonal, kund\u00ebrshtimin e ndikimit keqdash\u00ebs t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, zgjerimin e bashk\u00ebpunimit ekonomik e tregtar, investimet n\u00eb energji dhe infrastruktur\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u00c7far\u00eb thot\u00eb raporti p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Kosov\u00ebn, dokumenti thekson se Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb ta inkurajojn\u00eb at\u00eb dhe Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, me synimin p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb negociuar dhe t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Kosova dhe Serbia arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve m\u00eb 2023 n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, i cili mb\u00ebshtetet nga SHBA-ja.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, asnj\u00ebri vend nuk ka b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb deri m\u00eb tani.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me sigurin\u00eb, Uashingtoni thot\u00eb se \u201ctrupat amerikane vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb KFOR, t\u00eb cilin e cil\u00ebson si komponent ky\u00e7 p\u00ebr garantimin e nj\u00eb mjedisi t\u00eb sigurt dhe liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumenti po ashtu thekson mb\u00ebshtetjen p\u00ebr transformimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb profesionale t\u00eb mbrojtjes territoriale, si dhe p\u00ebrmend modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet e gazifikimit t\u00eb qymyrit n\u00eb Kosov\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb prioriteteve energjetike n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr thuhet n\u00eb raport?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Lidhur me luftimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj SHBA-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, dokumenti i ve\u00e7on Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn si aktor\u00eb q\u00eb \u201ck\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, korrupsionin dhe qeverisjen e dob\u00ebt\u201d n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumentit, Moska \u201cnxit pak\u00ebnaq\u00ebsi etnike, financon aktor\u00eb destabilizues dhe p\u00ebrdor furnizimet me hidrokarbure p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi politikan\u00ebt\u201d, nd\u00ebrsa Kina p\u00ebrdor tregtin\u00eb, kredit\u00eb shtet\u00ebrore, ryshfetin, propagand\u00ebn dhe lidhjet me elitat p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti po ashtu thot\u00eb se grupet e krimit t\u00eb organizuar nga Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe territorin amerikan\u201d, duke p\u00ebrmendur lidhjet e tyre me kartelet e drog\u00ebs, trafikimin e narkotik\u00ebve, migrimin e paligjsh\u00ebm, pastrimin e parave dhe krimin kibernetik.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo administrat\u00eb do t\u2019i \u00e7montoj\u00eb dhe shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb k\u00ebto rrjete kudo q\u00eb ato veprojn\u00eb, si\u00e7 u d\u00ebshmua n\u00eb vitin 2025 me p\u00ebrcaktimin e disa shtetasve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb lidhur me kartelet e shpallura organizata t\u00eb huaja terroriste, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Hemisfer\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/span><\/p>\n<p><span>Lidhur me bashk\u00ebpunimin ekonomik dhe tregtar, raporti e paraqet Ballkanin Per\u00ebndimor si rajon me mund\u00ebsi p\u00ebr interesat komerciale amerikane, duke p\u00ebrmendur popullsin\u00eb prej 18 milion\u00eb banor\u00ebsh, korridoret e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb transportit, burimet natyrore, sektorin teknologjik n\u00eb rritje dhe fuqin\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti vler\u00ebson se Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrballet me mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb infrastruktur\u00eb. Sipas dokumentit, rrjetet e transportit nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e standardeve evropiane, gj\u00eb q\u00eb ua rrit kostot bizneseve dhe e pengon integrimin e tregjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrmend edhe dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn digjitale, p\u00ebrfshir\u00eb qasjen e pabarabart\u00eb n\u00eb internet t\u00eb shpejt\u00eb dhe kapacitetet e kufizuara p\u00ebr siguri kibernetike. N\u00eb sektorin e energjis\u00eb, raporti thot\u00eb se infrastruktura \u00ebsht\u00eb e vjetruar, joefikase dhe, n\u00eb disa raste, e varur nga importet ruse.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDepartamenti do t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar interesimin rajonal n\u00eb marr\u00ebveshje komerciale\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cProjektet prioritare p\u00ebrfshijn\u00eb gazsjell\u00ebsin e Interkoneksionit Jugor mes Kroacis\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs; nj\u00eb interkonektor t\u00eb propozuar t\u00eb gazit mes Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut; zhvillimin hidroenergjetik n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnje e Hercegovin\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe Serbi; modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet e gazifikimit t\u00eb qymyrit n\u00eb Kosov\u00eb; si dhe kabllo shtes\u00eb t\u00eb transmetimit q\u00eb lidhin rrjetet e Ballkanit Per\u00ebndimor me tregjet evropiane.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumenti thot\u00eb se SHBA-ja do t\u00eb punoj\u00eb me qeverit\u00eb e rajonit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mjedisin e biznesit, p\u00ebr t\u00eb ulur pengesat rregullatore, p\u00ebr t\u00eb forcuar zbatimin e kontratave dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar procese transparente t\u00eb prokurimit, \u201cq\u00eb favorizojn\u00eb kompanit\u00eb amerikane\u201d. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/raporti-dash-ballkani-kyc-sigurine-amerikane\/33762804.html\">R<\/a><\/strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/raporti-dash-ballkani-kyc-sigurine-amerikane\/33762804.html\"><strong>adio Evropa e Lir\u00eb<\/strong><\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/22\/raporti-i-dash-ballkani-perendimor-kyc-per-sigurine-dhe-interesat-ekonomike-te-shba\/\">Raporti i DASH: Ballkani Per\u00ebndimor ky\u00e7 p\u00ebr sigurin\u00eb dhe interesat ekonomike t\u00eb SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dokument i ri i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) e paraqet Ballkanin Per\u00ebndimor si rajon me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe interesat ekonomike amerikane. N\u00eb dokument thuhet se stabiliteti i rajonit dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane atje e b\u00ebjn\u00eb SHBA-n\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb\u201d. Dokumenti \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-89003","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89003\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}