{"id":88994,"date":"2026-05-22T20:48:20","date_gmt":"2026-05-22T20:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/anuela-qeras-me-1-6-mld-leke-lushin-ndahen-parate-e-asfaltit-zgjedhor-fondi-per-rrugicen-750-m-2\/"},"modified":"2026-05-22T20:48:20","modified_gmt":"2026-05-22T20:48:20","slug":"anuela-qeras-me-1-6-mld-leke-lushin-ndahen-parate-e-asfaltit-zgjedhor-fondi-per-rrugicen-750-m-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/anuela-qeras-me-1-6-mld-leke-lushin-ndahen-parate-e-asfaltit-zgjedhor-fondi-per-rrugicen-750-m-2\/","title":{"rendered":"Anuela qeras me 1.6 MLD lek\u00eb Lushin\/ Ndahen parat\u00eb e asfaltit zgjedhor! Fondi p\u00ebr rrugic\u00ebn 750 m"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Lush Osmani, pronari i kompanis\u00eb \u201cShpresa-AL\u201d shpk, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncesionar dhe oligark q\u00eb e mban dor\u00ebn n\u00eb xhepin e qytetar\u00ebve. Ai ishte i vetmi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb rriti vitin e kaluar \u00e7mimin e bilet\u00ebs s\u00eb urban\u00ebve.<\/p>\n<p>Me vendim bipartizan PS-PD t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Kamz\u00ebs, n\u00ebn heshtjen e Berish\u00ebs, u vendos rritja e \u00e7mimit p\u00ebr linj\u00ebn Kam\u00ebz-Tiran\u00eb. Ky gjest tregoi fuqin\u00eb e tij si oligark me pushtet, jo vet\u00ebm n\u00eb Kam\u00ebz, por sidomos n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Osmani zhvat miliona euro, nga tenderat e asfalto-betonit, tek nd\u00ebrtimet, nafta, bitumi, materialet e nd\u00ebrtimit dhe koncesionet, HEC-et e deri tek resortet.<\/p>\n<p>Pas arrestimit, thuhet se Erion Veliaj i la \u201camanetet\u201d e tenderave kryebashkiakes s\u00eb komanduar Anuela Ristani. Dhe Osmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb privilegjuarit e saj.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Ristani ka firmosur n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u201cShpresa-AL\u201d nj\u00eb projekt asfaltimi me vler\u00eb afro 1.6 miliard\u00eb lek\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Lush Osmanit \u00ebsht\u00eb rrugica e nj\u00eb lagjeje n\u00eb periferi t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 14 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n<p>Segmenti rrugor \u201cPjet\u00ebr Arbnori\u201d bashk\u00eb me 2 deg\u00ebzimet ka gjat\u00ebsi totale rreth 750 metra. Mungojn\u00eb trotuaret n\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e saj dhe eshte pa infrastrukturen e nevojshme. Rruga kryesore ka gjer\u00ebsi 7 m. Degezimet e saj, kane nje gjeresi prej 4 m.<\/p>\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt, por fakti q\u00eb tenderi i jepet Lush Osmanit, ka prapa pik\u00ebpyetje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt elektoral q\u00eb duhet mbyllur para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2027, prandaj ekziston rreziku q\u00eb Lush Osmani t\u00eb hedh\u00eb asfalt vet\u00ebm sa p\u00ebr inaugurim.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mendim na e p\u00ebrforcojn\u00eb shkeljet e kryera gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb tenderit nga Bashkia Tiran\u00eb. Jan\u00eb veprime q\u00eb tregoj\u00eb se kontrata duhet t\u2019i jepej me \u00e7do kusht Lush Osmanit.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operatoreve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan tenderin Open Data Albania. Gjithashtu, procedura ka nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i Rrug\u00ebs Pjet\u00ebr Arbnori\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt jan\u00eb ndar\u00eb 157.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 13 mars 2026, merrnin pjes\u00eb plot 31 kompani dhe bashkime operator\u00ebsh. Gjthsesi komisioni i ngritur nga Anuela Ristani e eliminoi konkurrenc\u00ebn me nj\u00eb fshirje gome. K\u00ebshtu, 16 operator\u00eb, mes tyre ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, u skualifikuan qysh n\u00eb fillim ose u \u201cvet\u00ebp\u00ebrjashtuan\u201d duke mos ngarkuar dokumentet e k\u00ebrkuara n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb prokurimeve.<\/p>\n\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb skualifikuar ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 100 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb posht\u00eb se sa propozimi fitues i \u201cSHPRESA \u2013 AL\u201d shpk.<\/p>\n<p>Por komisioni nuk e ka p\u00ebrfillur kriterin e cmimit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, duke shpallur fitues Lush Osmanin me formularin e dat\u00ebs 15 maj 2025.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh fakti i p\u00ebrllogaritjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij projekti, q\u00eb mund t\u00eb krahasohet me cmimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb autostradave. Jan\u00eb vet\u00ebm 750 metra rrugica t\u00eb ngushta!<\/p>\n<p>Fryrjen e fondit limit e v\u00ebrteton diferenca me mesataren e ofertave q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa 500 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender. Kjo tregon se nuk ka pasur fare konsultim me cmimet e tregut nga komisioni i bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Lush Osmanit i del emri si pjes\u00eb e ingranazhit t\u00eb aferave t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 n\u00ebntor 2024, Lush Osmani, si administrator i \u201cShpresa.Al\u201d ka d\u00ebshmuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb deklarime si d\u00ebshmitar i k\u00ebrkuar nga mbrojtja\u00a0n\u00eb lidhje me procesin qe po zhvillohet p\u00ebr inceneratorin e Fierit.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, kompanit\u00eb fantazme Sili Shpk, JPY shpk, Pivot 04 shpk kane lidhur kontrate bashk\u00ebpunimi me \u2018Shpresa Al\u2019 p\u00ebr vendin n\u00eb dispozicion t\u00eb kamion\u00ebve p\u00ebr transportimin e inerteve.<\/p>\n<p>Lush Osmani ka treguar para prokurorit Dritan Pren\u00e7i q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre kontratave dhe ka qen\u00eb ai q\u00eb ka firmosur.<\/p>\n<p>Sipas Osmanit, makinerit\u00eb e tij kan\u00eb kryer transport n\u00eb Kruj\u00eb, Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs, por pyetjes n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb transport p\u00ebr n\u00eb qytetin e Fieri ai deklaroi se nuk ka dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Prokuroria dyshon se k\u00ebto kompani nuk kan\u00eb kryer asnj\u00eb lloj sh\u00ebrbimi, por gjithcka e ka kryer koncesionari i landfillit t\u00eb Sharr\u00ebs \u2018Integrated Energy BV SPV\u201d.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, m\u00ebnyra e fshehur n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre kompanive, t\u00eb l\u00eb t\u00eb dyshohesh mbi pastrim parash.<\/p>\n<p>Lush Osmani ka marr\u00eb me \u201ckoncesion\u201d t\u00eb pashpallur fondet e p\u00ebrvitshme t\u00eb disa prej drejtorive t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Ve\u00e7ojm\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit, q\u00eb aktualisht drejtohet nga Liri Qoshi. Gjithsesi drejtor\u00ebt kan\u00eb ikur dhe kan\u00eb ardhur, por Lushi ka mbetur p\u00ebrfituesi i vet\u00ebm m\u00eb i madh fondeve.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2026, Anuela Osmani i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb jeshile tenderit me objekt \u201cLoti 1 \u2013 Blerje Gazoil 10 ppm\u201d. Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb furnizim ishte 198 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH..<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender duket se fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar, pavar\u00ebsisht se ka pasur nj\u00eb procedur\u00eb me 3 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d\u00a0. N\u00eb fakt, korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurim ka \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb justifikohet vet\u00ebm nga urdhrat e paligjsh\u00ebm dhe porosit\u00eb nga lart.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ofertat q\u00eb ishte 17 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja m\u00eb e ul\u00ebt, u skualifikua p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn Lush Osmanit. K\u00ebshtu, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb karburantit, taksapaguesi kryeqytetas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim paguan edhe \u201ctaks\u00ebn\u201d e korrupsionit.<\/p>\n<p>Kjo kompani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e meriton tenderin p\u00ebr ofert\u00ebn e lart\u00eb, por nuk ka ka as licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb tregtuar karburant.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2023 dhe \u00ebsht\u00eb fituar nga firma Shpresa AL. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Pastrim Gjelb\u00ebrimi finalizoi tenderin \u201cfurnizim me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr automjete diesel\u201d me marr\u00ebveshje kuad\u00ebr me afat 36 muaj.<\/p>\n<p>Fondi limit ishte 172 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tender mori pjes\u00eb vet\u00ebm \u201cSHPRESA-AL\u201d sh.p.k. Kjo firm\u00eb e fitoi k\u00ebt\u00eb tender me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb, 172 milion\u00eb lek\u00eb, duke marr\u00eb 100 % t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb 3 mars 2022, kompania \u201cShpresa Al\u201d shpk mori tenderin e karburanteve 397 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pa TVSH nga e nj\u00ebta drejtori.<\/p>\n<p>Historia e err\u00ebt e prokurimeve t\u00eb kompanis\u00eb fillojn\u00eb me ardhjen e Veliaj n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb periudh\u00ebn 2016-2017 kompania e Lush Osmanit ka marr\u00eb disa tendera vet\u00ebm p\u00ebr karburantet me procedur\u00eb me negocim pa shpallje duke ngritur dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion dhe klienteliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb 1 shkurt 2017, kompania \u201cShpresa Al\u201d shpk ka fituar tenderin me procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake me vler\u00eb 120 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH. N\u00eb 18 Mars 2017 fiton tenderin 240 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH me procedur\u00eb me negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit. P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb 15 dhjetor 2017, Shpresa-AL merr kontrat\u00ebn 365 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH me tender \u201csekret\u201d nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme nr.1 e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Qytetit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta skem\u00eb, i nj\u00ebjti furnitor edhe n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n\n<p>Dyshimet p\u00ebr korrupsion lidhen me arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet si munges\u00eb konkurrence, skualifikim operator\u00ebsh p\u00ebrve\u00e7 fituesit, procedur\u00eb me negocim pa shpallje dhe s\u00eb fundmi shtes\u00eb kontrate pa p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb e kontrat\u00ebs. Shembull \u00ebsht\u00eb rikonstruksioni i rrug\u00ebs s\u00eb fshatit \u00c7ekrez\u00eb nga \u201cShpresa Al\u201d, nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb u ka kushtuar banor\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs rreth 530 mij\u00eb euro. Dyshimet me tenderin lidhen me faktin se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtesa e kontrat\u00ebs pa p\u00ebrfunduar faza e par\u00eb e kontrat\u00ebs duke kapur maksimumin e shtes\u00ebs, 20% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlera shtes\u00eb prej 20% nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar konkurrimit, por thjesht nj\u00eb vler\u00ebsimi nga institucioni.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Lush Osmanit nuk i mjaftojn\u00eb tenderat, koncesionet dhe lejet. Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe duke zhvatur pronat.<\/p>\n<p>Osmani u shpall n\u00eb k\u00ebrkim policor si i dyshuar edhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb godine n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal dhe disa jav\u00eb m\u00eb pas, pronari i \u201cShpresa Al\u201d, Lush Osmani u vet\u00ebdor\u00ebzua n\u00eb Policin\u00eb e Durr\u00ebsit. Prokuroria k\u00ebrkoi izolimin e tij, por m\u00eb pas, k\u00ebrkoi mas\u00ebn \u201cDetyrim paraqitje\u201d, teksa kundrejt garancis\u00eb pasurore, Gjykata e Durr\u00ebsit i ka dh\u00ebn\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cDetyrim paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>Pra, ky personazh i korrupsionit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pritjes n\u00eb SPAK dhe, ndoshta nuk do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb pa u nd\u00ebshkuar si her\u00ebt e tjera.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-14\/\">Anuela qeras me 1.6 MLD lek\u00eb Lushin\/ Ndahen parat\u00eb e asfaltit zgjedhor! Fondi p\u00ebr rrugic\u00ebn 750 m<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lush Osmani, pronari i kompanis\u00eb \u201cShpresa-AL\u201d shpk, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncesionar dhe oligark q\u00eb e mban dor\u00ebn n\u00eb xhepin e qytetar\u00ebve. Ai ishte i vetmi n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb rriti vitin e kaluar \u00e7mimin e bilet\u00ebs s\u00eb urban\u00ebve. Me vendim bipartizan PS-PD t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Kamz\u00ebs, n\u00ebn heshtjen e Berish\u00ebs, u vendos rritja e \u00e7mimit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88994","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88994\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}