{"id":88973,"date":"2026-05-22T16:51:26","date_gmt":"2026-05-22T16:51:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/aeroporti-i-vlores-pacolli-leter-rames-pas-28-majit-shihemi-ne-arbitrazh\/"},"modified":"2026-05-22T16:51:26","modified_gmt":"2026-05-22T16:51:26","slug":"aeroporti-i-vlores-pacolli-leter-rames-pas-28-majit-shihemi-ne-arbitrazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/aeroporti-i-vlores-pacolli-leter-rames-pas-28-majit-shihemi-ne-arbitrazh\/","title":{"rendered":"Aeroporti i Vlor\u00ebs\/ Pacolli let\u00ebr Ram\u00ebs: Pas 28 majit, shihemi n\u00eb arbitrazh!"},"content":{"rendered":"<p>Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajm\u00ebruar shtetin shqiptar se do t\u2019i drejtohet arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, n\u00ebse deri m\u00eb 28 maj 2026 nuk nd\u00ebrmerret nj\u00eb nd\u00ebrhyrje institucionale p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar, ku kompania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, kompania n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Behgjet Pacollit deklaron se, megjith\u00ebse zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare VIA dhe \u00ebsht\u00eb investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, inxhinier\u00ebve, specialist\u00ebve dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb saj u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb aeroport q\u00eb prej 18 majit 2026.<\/p>\n<p>Kompania pretendon se administrimi i kontestuar i VIA-s, i mb\u00ebshtetur nga veprime dhe mosveprime t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, po tenton t\u00eb marr\u00eb kontrollin faktik t\u00eb projektit n\u00eb momentin kur aeroporti ndodhet pran\u00eb hyrjes n\u00eb faz\u00ebn operacionale. Sipas MABCO-s, kjo po ndodh ndon\u00ebse nuk ekziston asnj\u00eb transferim kuotash i regjistruar n\u00eb QKB apo i miratuar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr kalimin e kontrollit nga MABCO te 2A Group, aksioneri me 2% t\u00eb kuotave.<\/p>\n<p>MABCO thekson se, q\u00eb prej shtatorit 2025, ka d\u00ebrguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marr\u00eb, sipas saj, asnj\u00eb p\u00ebrgjigje substanciale. N\u00eb dokument kompania pretendon se veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shqiptare p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Koncesionit dhe t\u00eb Traktatit Dypal\u00ebsh t\u00eb Investimeve Zvic\u00ebr\u2013Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/20\/pengmarrja-e-aeroportit-mabco-perfunduam-99-te-punimeve-bllokimi-i-paligjshem\/\">Pengmarrja e aeroportit\/ MABCO: P\u00ebrfunduam 99% t\u00eb punimeve, bllokimi i paligjsh\u00ebm<\/a><\/p>\n\n<p><strong>NJOFTMI PER SHTYP NGA KOMPANIA MABCO<\/strong><\/p>\n<p>MABCO i k\u00ebrkon shtetit shqiptar nd\u00ebrhyrje urgjente p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs: afati i fundit 28 maj 2026, p\u00ebrpara arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/p>\n<p>MABCO Constructions SA i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr zyrtare Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, duke njoftuar se situata n\u00eb projektin e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs ka kaluar nga paralajm\u00ebrimet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb p\u00ebrjashtim faktik t\u00eb MABCO-s nga kantieri dhe nga kontrolli real i investimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, MABCO thekson se vepron si zot\u00ebruese e 98% t\u00eb kuotave t\u00eb Vlora International Airport \u2013 VIA sh.p.k., si investitori kryesor, financuesi dhe garantuesi i projektit, dhe jo si kontraktor i zakonsh\u00ebm. Kompania pretendon se 2A Group, ortak me 2% t\u00eb kuotave, po tenton t\u00eb marr\u00eb kontrollin faktik t\u00eb projektit p\u00ebrmes nj\u00eb administrimi t\u00eb kontestuar t\u00eb VIA-s, t\u00eb regjistruar n\u00eb QKB, megjith\u00ebse sipas MABCO-s nuk ekziston asnj\u00eb transferim kuotash i paraqitur p\u00ebr regjistrim n\u00eb QKB apo i miratuar nga MIE.<\/p>\n<p>MABCO referon se m\u00eb 14 maj 2026 administrimi i kontestuar i VIA-s l\u00ebshoi nj\u00eb njoftim p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nd\u00ebrtimit, t\u00eb cilin MABCO e refuzoi m\u00eb 16 maj 2026. M\u00eb 17 maj u komunikua kufizimi i aksesit n\u00eb kantier, nd\u00ebrsa m\u00eb 18 maj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, inxhinier\u00ebve, specialist\u00ebve, punonj\u00ebsve dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb MABCO-s iu ndalua fizikisht hyrja n\u00eb kantier. M\u00eb 21 maj, sipas kompanis\u00eb, u l\u00ebshua nj\u00eb tjet\u00ebr njoftim q\u00eb synon ta paraqes\u00eb p\u00ebrjashtimin e MABCO-s si \u201crefuzim p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u201d dhe t\u00eb krijoj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr inventarizim ose marrje t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb punimeve, pajisjeve, dokumentacionit dhe materialeve teknike t\u00eb MABCO-s.<\/p>\n<p>Sipas MABCO-s, ky p\u00ebrjashtim nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb vendim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb Autoritetit Kontraktues dhe n\u00eb asnj\u00eb akt t\u00eb vlefsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb justifikonte largimin e investitorit kryesor nga nj\u00eb projekt strategjik. Kompania pretendon gjithashtu se Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr zbatimin praktik t\u00eb nj\u00eb vendimi privat t\u00eb kontestuar, duke krijuar nj\u00eb situat\u00eb faktike n\u00eb favor t\u00eb 2A Group.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr ngrihen edhe shqet\u00ebsime p\u00ebr sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb specialist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e akomodimit t\u00eb kantierit, p\u00ebrfshir\u00eb specialist\u00eb kinez\u00eb, si dhe p\u00ebr bllokimin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb muaj t\u00eb pajisjeve kritike p\u00ebr certifikimin, p\u00ebrfshir\u00eb automjete zjarrfik\u00ebse dhe pajisje X-Ray. MABCO k\u00ebrkon q\u00eb, p\u00ebrpara \u00e7do hapi drejt certifikimit t\u00eb aeroportit, t\u00eb kryhet nj\u00eb auditim teknik i pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtar i pist\u00ebs dhe sistemeve t\u00eb fush\u00ebs ajrore, p\u00ebrfshir\u00eb AGL, ALS, PAPI dhe sistemet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb aeroportuale.<br \/>\nMABCO njofton se, q\u00eb prej shtatorit 2025, ka d\u00ebrguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare, pa marr\u00eb p\u00ebrgjigje substanciale. Sipas kompanis\u00eb, veprimet dhe mosveprimet e institucioneve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Koncesionit, p\u00ebrfshir\u00eb nenet 11.5, 11.9, 13 dhe 18, si dhe t\u00eb Traktatit Dypal\u00ebsh t\u00eb Investimeve Zvic\u00ebr\u2013Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin ekonomik, MABCO deklaron se projekti \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga mbi 90 milion\u00eb euro kapital, 6 milion\u00eb euro interesa t\u00eb paguara mbi financimin, 10 milion\u00eb euro kontribute direkte t\u00eb MABCO-s, 152 milion\u00eb euro ekspozim kolaterali dhe nj\u00eb garanci financiare me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb par\u00eb prej 72 milion\u00eb eurosh. Kompania vler\u00ebson se vlera ekonomike e v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik \u00ebsht\u00eb n\u00eb rendin 250\u2013300 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes letr\u00ebs, MABCO i k\u00ebrkon shtetit shqiptar q\u00eb deri m\u00eb 28 maj 2026 t\u00eb garantoj\u00eb akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb mbrojtur n\u00eb kantier p\u00ebr MABCO-n dhe stafin e saj, t\u00eb ndaloj\u00eb p\u00ebrdorimin e policis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e investitorit kryesor, t\u00eb siguroj\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe kushtet bazike p\u00ebr punonj\u00ebsit dhe specialist\u00ebt, t\u00eb ruaj\u00eb provat, t\u00eb zhbllokoj\u00eb pajisjet kritike n\u00eb dogana, t\u00eb mos njoh\u00eb efektet e njoftimeve t\u00eb kontestuara t\u00eb datave 14 dhe 21 maj 2026, si dhe t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb takim urgjent institucional me MIE, NjZP, Autoritetin e Aviacionit Civil, Albcontrol, Inxhinierin e Pavarur dhe BKT.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrkesave deri m\u00eb 28 maj 2026, MABCO paralajm\u00ebron nisjen e arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sipas Traktatit Dypal\u00ebsh t\u00eb Investimeve Zvic\u00ebr\u2013Shqip\u00ebri dhe ndjekjen e t\u00eb gjitha mjeteve juridike t\u00eb parashikuara n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Koncesionit dhe n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/22\/aeroporti-i-vlores-pacolli-leter-rames-pas-28-majit-shihemi-ne-arbitrazh\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs\/ Pacolli let\u00ebr Ram\u00ebs: Pas 28 majit, shihemi n\u00eb arbitrazh!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania zvicieriane, MABCO Constructions SA ka paralajm\u00ebruar shtetin shqiptar se do t\u2019i drejtohet arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, n\u00ebse deri m\u00eb 28 maj 2026 nuk nd\u00ebrmerret nj\u00eb nd\u00ebrhyrje institucionale p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar, ku kompania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar faktikisht nga kantieri dhe nga kontrolli operacional i investimit t\u00eb saj. N\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88973","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88973\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}