{"id":88900,"date":"2026-05-22T11:49:20","date_gmt":"2026-05-22T11:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/korrupsioni-mbetet-shqetesim-vendimtar-i-be-goditen-edhe-rrjetet-e-patronazhimit\/"},"modified":"2026-05-22T11:49:20","modified_gmt":"2026-05-22T11:49:20","slug":"korrupsioni-mbetet-shqetesim-vendimtar-i-be-goditen-edhe-rrjetet-e-patronazhimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/korrupsioni-mbetet-shqetesim-vendimtar-i-be-goditen-edhe-rrjetet-e-patronazhimit\/","title":{"rendered":"Korrupsioni mbetet shqet\u00ebsim vendimtar i BE, goditen edhe rrjetet e patronazhimit! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, tha sot se raportimet e lidhura me procesin e IBAR-it t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb realitetin e vendit dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha u shpreh se kjo munges\u00eb transparenc\u00eb ka ndodhur me direktiva t\u00eb ardhura nga zyra e kryeministrit Edi Rama, q\u00eb sipas tij, ka dashur t\u00eb tregoj\u00eb ndryshe problematikat madhore t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas kryedemokratit, t\u00eb v\u00ebrtetat p\u00ebr vendin jan\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe nga standardet e Bashkimit Europian dhe nuk jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cMafia e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me direktivat q\u00eb mori nga zyra e Kryeministrit, nxiu me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra faqe n\u00eb portale, gazeta. Konsumoi or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb studio p\u00ebr t\u00eb mashtruar qytetar\u00ebt p\u00ebr raportin IBAR.<\/p>\n<p>Kjo pasi censuroi totalisht raportin e Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian. Pik\u00ebrisht ky q\u00ebndrim q\u00eb tejkalon \u00e7do lloj kufiri q\u00eb m\u00eb detyron sot n\u00eb em\u00ebr t\u00eb transparenc\u00ebs t\u2019u paraqes shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtetat e raportit. I fal\u00ebnderoj q\u00eb kan\u00eb pasqyruar n\u00eb raportin e tyre realitetin shqiptar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe jo realitetin e sheqerosur me lobime korruptive, si edhe problematikat madhore t\u00eb narkoregjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me standardet e Bashkimit Europian, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr. Fatkeq\u00ebsi e madhe q\u00eb mediat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb an\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe interesave t\u00eb vendit, mbajn\u00eb an\u00ebn e kreut t\u00eb Meduz\u00ebs, duke mashtruar qytetar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport\u201d,-tha Berisha.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs tha se raporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cTani, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb matrica n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn krahasohet paragraf p\u00ebr paragraf, raporti si\u00e7 u paraqit nga Komisioni n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026, n\u00eb raportin si\u00e7 u miratua nga COELA m\u00eb 21 maj t\u00eb vitit 2026 dhe q\u00eb iu d\u00ebrgua K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve. Nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht serioze. Si\u00e7 e shihni, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb direkt n\u00eb struktur\u00ebn e dokumentit. Nga faqja 1 gjer n\u00eb faqen 5 renditeshin vler\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raportin e shkurtit.<\/p>\n<p>Kryq, viz\u00eb, hiqen totalisht. I hequr. Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion. Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet n\u00eb kosh. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky sinjal diplomatik? Shum\u00eb i fuqish\u00ebm. Eliminohet t\u00ebr\u00ebsisht narrativa e progresit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Tre faqe t\u00eb mbushura me k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb dhe kalohet direkt n\u00eb k\u00ebrkesat ndaj standardeve. Pra, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim i madh. Imagjinoni ju po t\u00eb ishin ato se \u00e7\u2019do b\u00ebnin mediat e qeveris\u00eb duke manipuluar dhe mashtruar shqiptar\u00ebt. Asnj\u00eb fjal\u00eb. Dy. Zgjedhjet bashkiake. Nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrgjithshme ekzistonte n\u00eb shkurt. N\u00eb maj k\u00ebrkohet zbatim n\u00eb koh\u00eb dhe efektiv n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave t\u00eb OSBE\/ODIHR. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se ajo ishte me gjuh\u00eb t\u00eb pambukt\u00eb, hiqen dorezat dhe i p\u00ebrplasen t\u00eb gjitha Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej godet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fatale rrjetet terroriste t\u00eb patronazhist\u00ebve. Sigurisht aty nuk p\u00ebrdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve t\u00eb patronazhimit. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebto rrjete jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fam\u00ebzeza n\u00eb BE, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. I keni parasysh ju lavd\u00ebrimet q\u00eb i b\u00ebn Edi Rama terrorist\u00ebve elektorale? Ja ku i kan\u00eb. Raporti i shkurtit asnj\u00eb fjal\u00eb. COELA erdhi n\u00eb mision faktmbledh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Erdhi, i pa gj\u00ebrat n\u00eb vend dhe shtoi masat anti-fars\u00eb elektorale. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb BE em\u00ebron rrjetet e patronazhimit. Kritik\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe terrorist\u00ebve elektoral\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rrjeteve.\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, COELA thot\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim vendimtar, nd\u00ebrsa thekson se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb term i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb raportin e shkurtit thuhet: Korrupsioni mbetet shqet\u00ebsim serioz. U garantoj se ky term ekziston edhe n\u00eb raportet e vitit 2011. Shqet\u00ebsim serioz. Por jo, nuk e pranon COELA k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb shqet\u00ebsimi serioz, se shqet\u00ebsim serioz mbetet kur luftohet, por duhet t\u00eb luftohet vazhdimisht. Tani \u00ebsht\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb terminologji krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr: Korrupsioni shqet\u00ebsim vendimtar, themelor.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, Shqip\u00ebria pothuaj me karton t\u00eb kuq. Krucial. Nuk e kisha hasur kurr\u00eb. Kam hasur terma galopant, pervaziv, por krucial jo. Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi dhe cil\u00ebsimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb COELA pas zbulimit se Edi Rama q\u00ebndron prapa dosjeve t\u00eb Lubi Ballukut dhe Lindave t\u00eb tij\u201d, deklaroi Berisha.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, tha sot se raportimet e lidhura me procesin e IBAR-it t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb realitetin e vendit dhe shqiptar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha u shpreh se kjo munges\u00eb transparenc\u00eb ka ndodhur me direktiva t\u00eb ardhura nga zyra e kryeministrit Edi Rama, q\u00eb sipas tij, ka dashur t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88900","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88900","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88900"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88900\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}