{"id":8887,"date":"2025-03-08T17:56:29","date_gmt":"2025-03-08T17:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/trump-pezulloi-ndihmat-sa-te-rendesishme-jane-informacionet-e-inteligjences-amerikane-per-ukrainen\/"},"modified":"2025-03-08T17:56:29","modified_gmt":"2025-03-08T17:56:29","slug":"trump-pezulloi-ndihmat-sa-te-rendesishme-jane-informacionet-e-inteligjences-amerikane-per-ukrainen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/trump-pezulloi-ndihmat-sa-te-rendesishme-jane-informacionet-e-inteligjences-amerikane-per-ukrainen\/","title":{"rendered":"Trump pezulloi ndihmat\/ Sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb informacionet e inteligjenc\u00ebs amerikane p\u00ebr Ukrain\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr ta kufizuar p\u00ebrkrahjen e Ukrain\u00ebs me informata t\u00eb inteligjenc\u00ebs do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Kievit p\u00ebr ta mbrojtur veten kund\u00ebr Rusis\u00eb, por nuk do n\u00ebnkuptoj\u00eb fund p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luftuar, thon\u00eb zyrtar\u00ebt dhe analist\u00ebt.<\/p>\n<p>Uashingtoni njoftoi m\u00eb 5 mars se vendosi kufizime ndaj ndarjes s\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs me Ukrain\u00ebn, pasi paraprakisht e kishte pezulluar ndihm\u00ebn ushtarake p\u00ebr Kievin.<\/p>\n<p>Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se kufizimet e reja ndaj ofrimit t\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs burojn\u00eb nga shqet\u00ebsimet e presidentit Donald Trump n\u00eb lidhje me p\u00ebrkushtimin e homologut t\u00eb tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj paqes, pas takimit katastrofik mes tyre n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale jav\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Si po i p\u00ebrdor Ukraina informatat e inteligjenc\u00ebs amerikane?<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat, natyra dhe ndikimi i ndihm\u00ebs s\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike \u00ebsht\u00eb pezulluar ndarja e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs, ose n\u00eb cilat fusha t\u00eb ve\u00e7anta po ndodhin pezullimet.<\/p>\n<p>Dy zyrtar\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb Mbrojtjes i than\u00eb CNN-s\u00eb m\u00eb 7 mars se Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb informata t\u00eb inteligjenc\u00ebs me Ukrain\u00ebn p\u00ebr ta ndihmuar n\u00eb operacionet mbrojt\u00ebse, por e kan\u00eb \u201ckufizuar\u201d ofrimin e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u2019i sulmuar forcat ruse.<\/p>\n<p>Disa ekspert\u00eb dhe politikan\u00eb q\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) than\u00eb se Shtetet e Bashkuara po i japin Ukrain\u00ebs t\u00eb dh\u00ebna ky\u00e7e \u2013 t\u00eb mbledhura p\u00ebrmes mbik\u00ebqyrjes s\u00eb sofistikuar satelitore, kapjes s\u00eb sinjaleve dhe informacionit nga burimet njer\u00ebzore \u2013 p\u00ebr vendndodhjen dhe l\u00ebvizjen e trupave ruse, arm\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda dhe sulmeve t\u00eb tyre t\u00eb planifikuara.<\/p>\n<p>Maxar, kompania amerikane q\u00eb ofron imazhe satelitore me rezolucion t\u00eb lart\u00eb, tha p\u00ebr Current Time se klient\u00ebt e saj ukrainas po p\u00ebrballen me kufizime p\u00ebr t\u2019u qasur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ofrohen nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cMaxar ka kontrata me Qeverin\u00eb e SHBA-s\u00eb dhe dhjet\u00ebra shtete aleate dhe partner\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ofruar imazhe satelitore dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera gjeospatiale,\u201d tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Maxar-it p\u00ebr Current Time.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga k\u00ebto kontrata \u00ebsht\u00eb GEGD, nj\u00eb program i Qeveris\u00eb amerikane q\u00eb ofron qasje n\u00eb imazhe satelitore komerciale, q\u00eb jan\u00eb caktuar dhe grumbulluar nga Qeveria e SHBA-s\u00eb. Qeveria amerikane ka vendosur t\u2019i pezulloj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht llogarit\u00eb ukrainase n\u00eb GEGD\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e inteligjenc\u00ebs amerikane ia kan\u00eb mund\u00ebsuar ushtris\u00eb s\u00eb Ukrain\u00ebs t\u2019i planifikoj\u00eb sulmet dhe operacionet e saj, si dhe t\u00eb marr\u00eb paralajm\u00ebrime n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr sulmet ajrore ruse, si dhe sulmet tok\u00ebsore, than\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia n\u00eb shkurt 2022, qytetet ukrainase, p\u00ebrfshir\u00eb kryeqytetin, Kiev, jan\u00eb goditur vazhdimisht nga sulme ajrore.<\/p>\n<p>Roman Kostenko, sekretar i Komitetit Parlamentar t\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, Mbrojtjen dhe Inteligjenc\u00eb, tha se mungesa e informatave jetike t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane e v\u00eb \u201cn\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb madh\u201d jet\u00ebn e ushtar\u00ebve dhe civil\u00ebve ukrainas.<\/p>\n<p>\u201cA mund ta godasim ne [ende] armikun pa informata t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb jashtme? Po, sigurisht. P\u00ebr shembull, mund t\u2019i godasim objektivat e pal\u00ebvizshme \u2013 si nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb larg\u00ebt ajrore \u2013 q\u00eb ne tashm\u00eb i dim\u00eb\u201d, tha Kostenko, ish-komandant ushtarak.<\/p>\n<p>\u201cPor, [ne mb\u00ebshtetemi te inteligjenca amerikane] p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebse atje jan\u00eb avion\u00eb, n\u00ebse ata po p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u2019u ngritur p\u00ebr ta sulmuar Ukrain\u00ebn\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ukraina gjithashtu varet nga t\u00eb dh\u00ebnat e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur sistemin raketor t\u00eb artileris\u00eb me l\u00ebvizshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb (HIMARS) dhe sistemin raketor taktik ushtarak (ATACMS), t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebr sistemet m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb artileris\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt than\u00eb p\u00ebr REL-in se pezullimi i ndarjes s\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs p\u00ebrfshin edhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr HIMARS dhe ATACMS, q\u00eb n\u00ebnkupton se do t\u2019ia pamund\u00ebsojn\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebrdorimin e tyre kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Sisteme t\u00eb avancuara dhe spiun\u00eb<\/p>\n<p>Duke e p\u00ebrshkruar inteligjenc\u00ebn amerikane si \u201csuperiore\u201d dhe \u201ct\u00eb pakrahasueshme\u201d, analisti rus i inteligjenc\u00ebs me baz\u00eb n\u00eb Nju Jork, Ruslan Leviev, tha se Shtetet e Bashkuara zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb satelit\u00ebsh zbulues, teknologji t\u00eb avancuar dhe burime financiare shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur bombarduesit rus\u00eb nisen drejt kufirit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar raketa, inteligjenca amerikane mund ta zbuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara. [Shtetet e Bashkuara] madje mund t\u2019i p\u00ebrgjojn\u00eb komunikimet e brendshme nga Ministria e Mbrojtjes e Rusis\u00eb, ku jepen urdhra p\u00ebr t\u00eb planifikuar fluturime ose p\u00ebr t\u00eb kryer sulme ndaj objektivave specifik\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb sulmi edhe p\u00ebrpara se avion\u00ebt t\u00eb ngrihen\u201d, tha Leviev p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Leviev, themelues i Conflict Intelligence Team, nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur q\u00eb heton aktivitetet ushtarake ruse, theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb \u201cm\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi\u201d se \u00e7do vend tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rekrutuar agjent\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb mbijetoj\u00eb Ukraina me m\u00eb pak t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane?<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt dhe politikan\u00ebt pajtohen se vendimi i Uashingtonit p\u00ebr ta kufizuar ndarjen e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs do ta vendos\u00eb Ukrain\u00ebn n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pafavorshme n\u00eb luft\u00ebn e saj kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, disa ukrainas shpresojn\u00eb se vendi do ta mbuloj\u00eb boshll\u00ebkun e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs me informata q\u00eb ia ofrojn\u00eb aleat\u00ebt e tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, si dhe me informata nga burimet e veta.<\/p>\n<p>Franca ka th\u00ebn\u00eb se ndarja e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb saj me Ukrain\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb prekur nga vendimi i SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas mediave britanike, Mbret\u00ebria e Bashkuar do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i ofroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb inteligjenc\u00ebs Ukrain\u00ebs, megjith\u00ebse nuk do t\u2019ia pasoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pranuara nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Roman Bezsmertniy, ish-ambasador i Ukrain\u00ebs n\u00eb Bjellorusi, tha se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb korrekte\u201d t\u2019i atribuohen t\u00eb gjitha informatat e inteligjenc\u00ebs kritike p\u00ebr operacionet sulmuese dhe mbrojt\u00ebse t\u00eb Kievit \u201cekskluzivisht agjencive amerikane, ve\u00e7an\u00ebrisht inteligjenc\u00ebs operacionale-taktike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFranca, Gjermania, Britania, Italia dhe Kanadaja kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb ngjashme p\u00ebr grumbullimin e informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Nuk ka munges\u00eb t\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe sigurimi i nj\u00eb informacioni t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb problem\u201d, tha Bezsmertniy.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, Mykola Melnyk, ekspert n\u00eb grupin analitik Leviathan me baz\u00eb n\u00eb Kiev, tha se pezullimi i ndarjes s\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs nga SHBA-ja nuk \u00ebsht\u00eb \u201ckatastrof\u00eb\u201d p\u00ebr Kievin, p\u00ebrderisa ai ka ndihm\u00ebn e \u201cstrukturave mjaft t\u00eb fuqishme t\u00eb inteligjenc\u00ebs t\u00eb vendeve si Britania dhe Franca\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shum\u00eb ekspert\u00eb theksojn\u00eb se informatat e inteligjenc\u00ebs, t\u00eb ofruara nga aleat\u00ebt e tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb dhe ato t\u00eb mbledhur nga vet\u00eb Ukraina, nuk mund t\u00eb krahasohen n\u00eb p\u00ebrmasa dhe cil\u00ebsi me ato t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe mund ta plot\u00ebsoj\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht boshll\u00ebkun e l\u00ebn\u00eb nga pezullimi i SHBA-s\u00eb.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/03\/trump-pezulloi-ndihmat-sa-te-rendesishme-jane-informacionet-e-inteligjences-amerikane-per-ukrainen\/\">Trump pezulloi ndihmat\/ Sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb informacionet e inteligjenc\u00ebs amerikane p\u00ebr Ukrain\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr ta kufizuar p\u00ebrkrahjen e Ukrain\u00ebs me informata t\u00eb inteligjenc\u00ebs do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Kievit p\u00ebr ta mbrojtur veten kund\u00ebr Rusis\u00eb, por nuk do n\u00ebnkuptoj\u00eb fund p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luftuar, thon\u00eb zyrtar\u00ebt dhe analist\u00ebt. Uashingtoni njoftoi m\u00eb 5 mars se vendosi kufizime ndaj ndarjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8887","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8887"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8887\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}