{"id":88866,"date":"2026-05-22T08:48:47","date_gmt":"2026-05-22T08:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/ps-e-pd-konsensus-per-ndryshimet-ne-rregullore-miratohen-me-100-vota-pro-kreu-i-spak-sraporton-me-ne-sallen-e-kuvendit-por-vetem-ne-komisione-jo-seance-pas-ores-2200\/"},"modified":"2026-05-22T08:48:47","modified_gmt":"2026-05-22T08:48:47","slug":"ps-e-pd-konsensus-per-ndryshimet-ne-rregullore-miratohen-me-100-vota-pro-kreu-i-spak-sraporton-me-ne-sallen-e-kuvendit-por-vetem-ne-komisione-jo-seance-pas-ores-2200","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/22\/ps-e-pd-konsensus-per-ndryshimet-ne-rregullore-miratohen-me-100-vota-pro-kreu-i-spak-sraporton-me-ne-sallen-e-kuvendit-por-vetem-ne-komisione-jo-seance-pas-ores-2200\/","title":{"rendered":"PS e PD konsensus p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Rregullore, miratohen me 100 vota pro! Kreu i SPAK s\u2019raporton m\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, por vet\u00ebm n\u00eb komisione! Jo seanc\u00eb pas or\u00ebs 22:00"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti i rikthehet tradit\u00ebs s\u00eb miratimit me konsensus politik t\u00eb rregullores. Pasi jav\u00ebn e shkuar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ran\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb rezolut\u00ebs p\u00ebr integrimin europian t\u00eb vendit, pal\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn mes tyre edhe p\u00ebr ndryshimet n\u00eb rregullore, t\u00eb cilat u miratuan sot me 100 vota, dhe vet\u00ebm me vot\u00ebn e Redi Mu\u00e7it kund\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e arritur gjat\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, n\u00eb prag t\u00eb seanc\u00ebs parlamentare t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb enjte, propozimet e socialist\u00ebve p\u00ebsuan ndryshime n\u00eb shum\u00eb nga pikat e kund\u00ebrshtuara nga opozita, q\u00eb nga raportimi i institucioneve t\u00eb pavarura, te votimi n\u00eb komisionin e etik\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimet, mbyllja e seancave n\u00eb or\u00ebn 22:00, nd\u00ebrsa komisionet parlamentare mbeten 11, duke mos ndryshuar.<\/p>\n<p>Raportimi i institucioneve t\u00eb pavarura n\u00eb parlament, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pikat m\u00eb t\u00eb debatuara. Socialist\u00ebt kishin propozuar shmangien e plot\u00eb t\u00eb raportimeve n\u00eb seanc\u00eb plenare duke e kufizuar k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb komisionet parlamentare. Por gjat\u00eb negociatave, pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb institucionet t\u00eb cilat duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bilancin e tyre vjetor, n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, t\u00eb kufizohen, me vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb kushtetut\u00eb thuhet shprehimisht se duhet t\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ndryshim, n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit do t\u00eb duhet t\u00eb japin llogari vet\u00ebm Avokati i Popullit, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Drejtuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Drejtuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Kryetari i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, dhe jo institucione t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb SPAK-u.<\/p>\n<p>Pra, ndryshe me at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb mandatit t\u00eb Altin Dumanit, i cili gjat\u00eb raportimeve n\u00eb Kuvend ka folur p\u00ebr shum\u00eb hetime t\u00eb SPAK, t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb drejtuesi i ri Klodian Braho t\u00eb mos jap\u00eb m\u00eb llogari n\u00eb seancat plenare.<\/p>\n<p>P\u00ebr institucionet e tjera, n\u00eb raportimet n\u00eb Komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb enjten n\u00eb m\u00ebngjes u rikthye varianti q\u00eb parashikon pranin\u00eb e titullar\u00ebve. Komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse hartojn\u00eb nj\u00eb projektrezolut\u00eb, e cila m\u00eb pas i kalon Komisionit \u201cXhafaj\u201d. Edhe k\u00ebtu, do duhen t\u00eb paraqiten po ashtu drejtuesit e institucioneve t\u00eb pavarura, p\u00ebrfshir\u00eb kreun e SPAK, p\u00ebr t\u00eb diskutuar, tekstin e projektrezolut\u00ebs, e cila mund t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb ndryshime.<\/p>\n<p>Ndryshime p\u00ebsoi dhe formula e propozimeve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr institucionet e pavarura, ku tani e tutje, nj\u00eb deputet ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb me firm\u00eb vet\u00ebm 1 em\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb propozimin e PS thuhej se t\u00eb gjitha ligjet e integrimin duhet t\u00eb kalonin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, duke shmangur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsultimin publik, nd\u00ebrsa PD thoshte se kjo pik\u00eb duhej t\u00eb hiqej. T\u00eb mesmen e art\u00eb e gjeti kryetari i Parlamentit Niko Peleshi i cili dha propozimin e pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb, ligjet e integrimit t\u00eb kalonin n\u00eb Kuvend me procedur\u00eb normale p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur k\u00ebrkohej nga qeveria me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb arsyetuar.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt nga ana e tyre kishin k\u00ebrkuar rikthimin e formul\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme me nj\u00eb komision t\u00eb Jasht\u00ebm dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn, ku ajo n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte drejtimin. Por pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb socialist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, nj\u00eb Komision t\u00eb vet\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aktualisht, PD b\u00ebri hapa pas.<\/p>\n<p>Edhe numri prej 11 komisionesh parlamentar, mbeti i paprekur. Po ashtu dhe koha n\u00eb dispozicion p\u00ebr fjalimet e deputet\u00ebve, do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb 10 minuta e jo m\u00eb 5 sikund\u00ebr kishte propozuar shumica n\u00eb ndryshimet e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb negociatat mes pal\u00ebve u pranua propozimi i PD-s\u00eb q\u00eb forcon kontrollin parlamentar p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit n\u00eb rastet kur institucionet nuk u p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u pranua propozimi i PD-s\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e komisioneve, kur k\u00ebrkohet nga pakica parlamentare, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb th\u00ebrrasin mbledhje komisioni ose seanca d\u00ebgjimore me titullar\u00eb institucionesh brenda dy dit\u00ebve nga paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica ka pranuar propozimin e PD-s\u00eb q\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb kryetari grupi parlamentar, seanca plenare t\u00eb nd\u00ebrpritet n\u00eb or\u00ebn 22:00 dhe t\u00eb rifilloj\u00eb dit\u00ebn pasardh\u00ebse. Po ashtu u pranua dhe k\u00ebrkesa tjet\u00ebr e opozit\u00ebs q\u00eb masat disiplinore t\u00eb pezullohen automatikisht n\u00ebse ankimohen n\u00eb Byron\u00eb e Kuvendit. Masat disiplinore nuk do llogariten m\u00eb me dit\u00eb pune, por me dit\u00eb kalendarike nd\u00ebrsa Sekretariati i Etik\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb me num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh, nj\u00eb sekretar dhe pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb, n\u00eb raporte t\u00eb barabarta nd\u00ebrmjet shumic\u00ebs dhe pakic\u00ebs parlamentare. P\u00ebr t\u00eb zhbllokuar ng\u00ebr\u00e7in, n\u00eb rast se votat ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, vota e Sekretarit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord pal\u00ebt jan\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt politik\u00eb ku PD kishte k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb bazuar n\u00eb numrin e komisioneve. Aktualisht PS ka 11 k\u00ebshilltar\u00eb dhe PD vet\u00ebm 8, nd\u00ebrsa tanim\u00eb t\u00eb dy grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb ken\u00eb nga 11 k\u00ebshilltar\u00eb.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt ndryshuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme rregulloren e parlamentit n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri, vjesht\u00ebn e kaluar. Ato u kund\u00ebrshtuan me forc\u00eb nga opozita e cila e \u00e7oi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Kjo e fundit, gjeti shkelje n\u00eb procedurat e ndjekura nga shumica. N\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Kushtetueses, socialist\u00ebt, fillimisht p\u00ebrmes kryetarit t\u00eb grupit parlamentar socialist Taulant Balla, e m\u00eb pas, kryetarit t\u00eb parlamentit Niko Peleshi, propozuan ndryshime t\u00eb tjera, duke pranuar n\u00eb fund t\u00eb ulen p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>1. Pikat nga t\u00eb cilat u t\u00ebrhoq PS<br \/>\na) PS u t\u00ebrhoq nga propozimi q\u00eb \u00e7do projektligj i k\u00ebrkuar nga BE t\u00eb shqyrtohej brenda nj\u00eb jave me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar.<br \/>\nb) PS u t\u00ebrhoq nga p\u00ebrgjysmimi i koh\u00ebs s\u00eb diskutimit n\u00eb seanc\u00eb plenare.<br \/>\nc) PS u t\u00ebrhoq nga propozimi q\u00eb institucionet kushtetuese t\u00eb mos raportonin n\u00eb seanc\u00eb plenare, duke pranuar q\u00ebndrimin e PD-s\u00eb se raportimi n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb b\u00ebhet nga \u00e7do institucion q\u00eb ka detyrim kushtetues p\u00ebr raportim.<\/p>\n<p>2. Propozimet e PD t\u00eb pranuara nga PS:<br \/>\na) U pranua propozimi i PD-s\u00eb q\u00eb forcon kontrollin parlamentar p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit n\u00eb rastet kur institucionet nuk u p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr informacion. Sipas ndryshimit t\u00eb pranuar:<br \/>\n\u2013 Kryetari i Kuvendit detyrohet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb institucionit p\u00ebrgjigje brenda 5 dit\u00ebve nga kalimi i afatit;<br \/>\n\u2013 n\u00eb rast mosreagimi, i k\u00ebrkohet titullarit t\u00eb institucionit marrja e masave disiplinore deri n\u00eb shkarkim.<br \/>\nb) U pranua propozimi i PD-s\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e komisioneve, kur k\u00ebrkohet nga pakica parlamentare, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb th\u00ebrrasin mbledhje komisioni ose seanca d\u00ebgjimore me titullar\u00eb institucionesh brenda dy dit\u00ebve nga paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs.<br \/>\nc) U pranua propozimi i PD-s\u00eb q\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb kryetari grupi parlamentar, seanca plenare t\u00eb nd\u00ebrpritet n\u00eb or\u00ebn 22:00 dhe t\u00eb rifilloj\u00eb dit\u00ebn pasardh\u00ebse.<br \/>\nd) U pranua propozimi q\u00eb masat disiplinore t\u00eb pezullohen automatikisht n\u00ebse ankimohen n\u00eb Byron\u00eb e Kuvendit. Masat disiplinore nuk do llogariten m\u00eb me dit\u00eb pune, por me dit\u00eb kalendarike. Sekretariati i Etik\u00ebs me num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti i rikthehet tradit\u00ebs s\u00eb miratimit me konsensus politik t\u00eb rregullores. Pasi jav\u00ebn e shkuar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ran\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb rezolut\u00ebs p\u00ebr integrimin europian t\u00eb vendit, pal\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn mes tyre edhe p\u00ebr ndryshimet n\u00eb rregullore, t\u00eb cilat u miratuan sot me 100 vota, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88866","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88866"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88866\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}