{"id":88807,"date":"2026-05-21T19:48:50","date_gmt":"2026-05-21T19:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/arsyet-e-ankthit-te-deputeteve-te-pd-se-per-porten-e-alpeve\/"},"modified":"2026-05-21T19:48:50","modified_gmt":"2026-05-21T19:48:50","slug":"arsyet-e-ankthit-te-deputeteve-te-pd-se-per-porten-e-alpeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/arsyet-e-ankthit-te-deputeteve-te-pd-se-per-porten-e-alpeve\/","title":{"rendered":"Arsyet e ankthit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr \u2018Port\u00ebn e Alpeve\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata\/<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Parlamentin shqiptar u zhvillua nj\u00eb nga polemikat m\u00eb absurde q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Nd\u00ebrsa n\u00eb rendin e dit\u00ebs ishte nj\u00eb projekt zhvillimi p\u00ebr veriun e vendit, ku nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00eb Shkodra, deputet\u00ebt e PD-s\u00eb nga ky qark, por jo vet\u00ebm, pasi iu bashkuan edhe disa prej figurave m\u00eb agresive t\u00eb opozit\u00ebs pran\u00eb Sali Berish\u00ebs, u v\u00ebrsul\u00ebn ndaj ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Enea Karaka\u00e7i, i cili po k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nis\u00ebm zhvillimore.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr projektin \u201cPorta e Alpeve\u201d, nj\u00eb draft q\u00eb parashikon nj\u00eb marr\u00ebveshje kredie me dy nga institucionet m\u00eb prestigjioze financiare t\u00eb kontinentit: Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve dhe KfW-n\u00eb gjermane. K\u00ebto institucione mb\u00ebshtesin qeverin\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr investime infrastrukturore n\u00eb zon\u00ebn turistike t\u00eb Shkodr\u00ebs, nga Velipoja deri n\u00eb Alpe.<\/p>\n<p>Ky projekt p\u00ebrfshin nj\u00eb program investimesh publike n\u00eb infrastruktur\u00eb, ku parashikohet modernizimi i transportit publik dhe lidhja organike me zonat turistike alpine, me synimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb rajonit nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe jo vet\u00ebm sezonal.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrmasat financiare t\u00eb projektit nuk duket se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb arsye reale shqet\u00ebsimi p\u00ebr opozit\u00ebn. N\u00eb Shkod\u00ebr, qeveria e Edi Ram\u00ebs ka investuar mbi 1.3 miliard\u00eb euro deri m\u00eb tani dhe diferenca \u00ebsht\u00eb e dukshme. Edhe pse zilia apo frustrimi politik mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme, nuk ishte par\u00eb m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb reagim kaq agresiv.<\/p>\n<p>Ish-kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, sot deputet, i k\u00ebrkonte garanci ministrit Enea Karaka\u00e7i, sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie private borxhi mes individ\u00ebsh dhe jo p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje sovrane q\u00eb k\u00ebrkonte miratimin e Parlamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, e gjith\u00eb kjo stuhi n\u00eb \u201cgot\u00ebn\u201d e seanc\u00ebs parlamentare kishte nj\u00eb objektiv t\u00eb qart\u00eb: sfidimin politik t\u00eb rivalit t\u00eb tyre t\u00eb ri, drejtuesit politik t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn, Enea Karaka\u00e7it.<\/p>\n<p>Karaka\u00e7i ka vet\u00ebm pak muaj q\u00eb ka kaluar nga nj\u00eb rol ekzekutiv n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike, si minist\u00ebr i Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs dhe drejtues politik i qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Pik\u00ebrisht ky ishte objektivi kryesor i sulmeve, t\u00eb koordinuara politikisht nga Sali Berisha, i cili aktivizoi edhe Gent Strazimirin, p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Logjika e k\u00ebsaj polemike ishte e dob\u00ebt. Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs flisnin p\u00ebr munges\u00eb garancish n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje financiare q\u00eb po shqyrtohej pik\u00ebrisht n\u00eb Parlament p\u00ebr miratim. Garanci m\u00eb sovrane se vota parlamentare nuk ekziston p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi ishte i qart\u00eb: deputet\u00ebt e PD-s\u00eb nga Shkodra, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga koleg\u00eb t\u00eb ardhur nga Tirana, u vun\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb beteje politike kund\u00ebr drejtuesit t\u00eb ri politik t\u00eb Shkodr\u00ebs, Enea Karaka\u00e7it.<\/p>\n<p>Ky i fundit jo vet\u00ebm mbrojti efikasitetin e projektit \u201cPorta e Alpeve\u201d p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe veriun e vendit, por foli edhe p\u00ebr prioritetin politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr ta kthyer Shkodr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pol t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm zhvillimi dhe motor ekonomik t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e ministrit ndaj deputetes Gerta Bardeli u kthye n\u00eb metafor\u00ebn e gjith\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrballjeje. Ndaj akuz\u00ebs s\u00eb saj se projekti nuk kishte garanci, pavar\u00ebsisht mb\u00ebshtetjes nga Banka Europiane e Investimeve dhe KfW-ja, Karaka\u00e7i iu p\u00ebrgjigj:<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duket e \u00e7uditshme. Ju, zonj\u00eb deputete, duhet t\u00eb jeni e para q\u00eb ta mb\u00ebshtesni k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Ky projekt shkon ekskluzivisht p\u00ebr qarkun e Shkodr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb prej 100 milion\u00eb eurosh p\u00ebr qarkun e Shkodr\u00ebs dhe ju duhet t\u00eb jeni krenare. Ju thjesht nuk e doni k\u00ebt\u00eb projekt dhe e p\u00ebrdorni p\u00ebr politik\u00eb. N\u00ebse s\u2019jeni dakord, s\u2019ka problem, k\u00ebto investime do t\u00eb vijn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrballja e Karaka\u00e7it ishte n\u00eb nj\u00eb dimension ndryshe nga ai i politikan\u00ebve klasik\u00eb q\u00eb ushqehen me polarizim. Ai zgjodhi nj\u00eb qasje t\u00eb qet\u00eb, argumentuese dhe qytetare, duke i ftuar rival\u00ebt t\u00eb mendonin p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe jo p\u00ebr interesat e ngushta politike.<\/p>\n<p>Kur deputet\u00ebt e Shkodr\u00ebs u duk\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, Sali Berisha aktivizoi edhe Enno Bozdon, deputet i qarkut Berat, i cili e zhvendosi debatin tek borxhi publik. Por Karaka\u00e7i iu p\u00ebrgjigj duke i kujtuar se Kuvendi kishte miratuar me dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme financiare.<\/p>\n<p>\u201cSugjeroj q\u00eb kush \u00ebsht\u00eb dashamir\u00ebs p\u00ebr qarkun e Shkodr\u00ebs ta votoj\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Keni kaluar me dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje huaje dhe tani ngrini \u00e7\u00ebshtjen e borxhit publik\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb debat u p\u00ebrfshi edhe deputetja Ina Zhupa, e cila ngat\u00ebrroi projektin \u201cPorta e Alpeve\u201d me \u201cPaket\u00ebn e Maleve\u201d, duke p\u00ebrzier investimet publike me ato private.<\/p>\n<p>Karaka\u00e7i iu p\u00ebrgjigj qet\u00ebsisht: \u201cPaketa e Maleve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me investime private, nd\u00ebrsa k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me investime publike. Do t\u00eb b\u00ebj maksimumin si shkodran q\u00eb k\u00ebto investime t\u00eb realizohen sa m\u00eb shpejt p\u00ebr qarkun e Shkodr\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Kur u pa qart\u00eb se debati politik nuk po prodhonte efektin e pritur, n\u00eb podium doli vet\u00eb Sali Berisha, duke tentuar ta zhvendoste p\u00ebrplasjen n\u00eb sulme personale dhe retorik\u00eb politike. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, strategjia nuk duket se funksionoi. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb qasjeje m\u00eb qytetare dhe argumentuese, opozita humbi terren n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb kishte nisur p\u00ebr t\u00eb goditur drejtuesin politik t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, por q\u00eb p\u00ebrfundoi duke e ekspozuar vet\u00eb at\u00eb.\/ Tema<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata\/ Sot n\u00eb Parlamentin shqiptar u zhvillua nj\u00eb nga polemikat m\u00eb absurde q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Nd\u00ebrsa n\u00eb rendin e dit\u00ebs ishte nj\u00eb projekt zhvillimi p\u00ebr veriun e vendit, ku nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00eb Shkodra, deputet\u00ebt e PD-s\u00eb nga ky qark, por jo vet\u00ebm, pasi iu bashkuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88807","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88807"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88807\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}