{"id":88790,"date":"2026-05-21T18:48:29","date_gmt":"2026-05-21T18:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/sulmet-ndaj-spak-ne-rritje-dhe-shqetesuese\/"},"modified":"2026-05-21T18:48:29","modified_gmt":"2026-05-21T18:48:29","slug":"sulmet-ndaj-spak-ne-rritje-dhe-shqetesuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/sulmet-ndaj-spak-ne-rritje-dhe-shqetesuese\/","title":{"rendered":"Sulmet ndaj SPAK, \u2018n\u00eb rritje dhe shqet\u00ebsuese\u2019 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Zbardhet dokumenti p\u00ebrfundimtar i vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, i dakord\u00ebsuar mbi nj\u00eb draft q\u00eb KE ua paraqiti atyre, paralelisht me raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb piketave t\u00eb nd\u00ebrmjetme, i njohur si IBAR. Varianti final, i dakord\u00ebsuar mes shteteve an\u00ebtare n\u00eb COELA, \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ashp\u00ebr dhe m\u00eb politik sesa drafti fillestar i Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Ndryshe nga drafti i shkurtit, i cili mbetej kryesisht te vler\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e reformave dhe disa detyra t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbushur, teksti final vendos theksin te kushtet konkrete dhe rezultatet e matshme q\u00eb Tirana duhet t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar m\u00eb tej n\u00eb negociata.<\/p>\n<p>Shtetet an\u00ebtare kan\u00eb forcuar ndjesh\u00ebm gjuh\u00ebn p\u00ebr korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, SPAK p\u00ebrmendet specifikisht n\u00eb dokument dhe shoq\u00ebrohet me shqet\u00ebsimin p\u00ebr \u201csulme t\u00eb shtuara dhe shqet\u00ebsuese\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb nivele t\u00eb larta politike. Ndryshe nga drafti fillestar, ku BE k\u00ebrkonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme shmangien e nd\u00ebrhyrjeve ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb variantin final theksohet qart\u00eb nevoja p\u00ebr mbrojtjen e SPAK-ut dhe respektimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb adresoj\u00eb p\u00ebrpjekjet n\u00eb rritje dhe shqet\u00ebsuese nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb ose politikan\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb nivele t\u00eb larta n\u00eb drejt\u00ebsi, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Struktur\u00ebn e Specializuar p\u00ebr Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Dokumenti vler\u00ebson rezultatet e SPAK-ut dhe gjykatave t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb hetimin e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, por paralelisht n\u00ebnvizon se korrupsioni mbetet i p\u00ebrhapur n\u00eb administrat\u00eb, pushtetin vendor dhe sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb. Madje, n\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike t\u00eb BE-s\u00eb, korrupsioni nuk cil\u00ebsohet m\u00eb si \u201cshqet\u00ebsim serioz\u201d, q\u00eb mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb sinjal i fort\u00eb politik nga Brukseli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjet parlamentare n\u00eb proceset hetimore t\u00eb SPAK-ut evidentohen vecan\u00ebrisht n\u00eb draftin final, s\u00eb bashku domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe standardet e Venecias p\u00ebr imunitetin parlamentar, duke iu referuar k\u00ebtu indirekt imunitetit t\u00eb zv\/kryeministres Belinda Balluku, t\u00eb cil\u00ebn mazhoranca e mbrojti me forc\u00ebn e karton\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb till\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrmenden edhe \u201crrjetet patronazhiste\u201d. BE k\u00ebrkon uljen e ndikimit t\u00eb tyre, ndalimin e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore dhe garantimin e nj\u00eb \u201cfushe loje t\u00eb barabart\u00eb\u201d n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb siguroj\u00eb kushte t\u00eb barabarta loje n\u00eb zgjedhje, t\u00eb parandaloj\u00eb keqp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore dhe t\u00eb ndikimit institucional, si dhe duke zvog\u00ebluar ndikimin e rrjeteve t\u00eb patronazhit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Dokumenti shton gjithashtu k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr respektimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, forcimin e transparenc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore apo edhe n\u00eb reformimin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb sensitive lidhet me \u00e7\u00ebshtjen e pronave, ku teksti final p\u00ebrfshin referenca p\u00ebr problematikat n\u00eb zonat bregdetare, shpron\u00ebsimet dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtohen edhe k\u00ebrkesa specifike p\u00ebr garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve dhe arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dokumenti final tregon se shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian kan\u00eb zgjedhur nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb kusht\u00ebzuese ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm reforma n\u00eb let\u00ebr, por rezultate konkrete n\u00eb sundimin e ligjit, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Ky dokument pritet t\u00eb kaloj\u00eb nes\u00ebr n\u00eb COREPER, mbledhja e ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.\u00a0Pas kalimit n\u00eb COREPER, hapi i radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb Konferenca Nd\u00ebrqeveritare Shqip\u00ebri-BE, q\u00eb do t\u00eb mbahet m\u00eb 26 maj n\u00eb or\u00ebn 19:30, ku Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga kryeministri Edi Rama.\u00a0Kjo konsiderohet nj\u00eb nga fazat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb procesit t\u00eb negociatave, e cila i hap rrug\u00eb avancimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mbylljen e kapitujve.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet kryesore p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>(1) SPAK-u p\u00ebrmendet dhe mbrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite \u2014 sulmet politike cil\u00ebsohen si \u201cn\u00eb rritje dhe shqet\u00ebsuese, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb larta\u201d;<\/em><\/p>\n<p><em>(2) Korrupsioni ngrihet nga nj\u00eb shqet\u00ebsim \u201cserioz\u201d n\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim \u201cthelb\u00ebsor\u201d \u2014 nj\u00eb gjuh\u00eb pran\u00eb vij\u00ebs s\u00eb kuqe;<\/em><\/p>\n<p><em>(3) Rrjetet patronazhiste p\u00ebrmenden p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si problem i qeverisjes zgjedhore;<\/em><\/p>\n<p><em>(4) Nd\u00ebrhyrja parlamentare n\u00eb hetimet n\u00eb vijim t\u00eb SPAK-ut trajtohet specifikisht;<\/em><\/p>\n<p><em>(5) Zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe respektimi i standardeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr imunitetin jan\u00eb kushte p\u00ebr mbylljen e Kapitullit 1.<\/em><\/p>\n<p><em>(6) Abuzimet me pronat lidhen me zonat e pakicave dhe zonat bregdetare; p\u00ebrmenden shpron\u00ebsimet pa kompensim t\u00eb drejt\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>(7) Integriteti i policis\u00eb, autonomia e pushtetit vendor dhe transparenca e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore kthehen n\u00eb k\u00ebrkesa specifike dhe t\u00eb matshme;<\/em><\/p>\n<p><em>(8) Kushti p\u00ebr kriteret ekonomike zgjerohet nga nj\u00eb fjali e vetme n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shum\u00eb kushte.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet dokumenti p\u00ebrfundimtar i vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE p\u00ebr ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, i dakord\u00ebsuar mbi nj\u00eb draft q\u00eb KE ua paraqiti atyre, paralelisht me raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb piketave t\u00eb nd\u00ebrmjetme, i njohur si IBAR. Varianti final, i dakord\u00ebsuar mes shteteve an\u00ebtare n\u00eb COELA, \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ashp\u00ebr dhe m\u00eb politik sesa drafti fillestar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}