{"id":88779,"date":"2026-05-21T16:22:22","date_gmt":"2026-05-21T16:22:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/raporti-i-ibar-bashkimi-europian-kusht-rames-per-ballukun-dhe-spak\/"},"modified":"2026-05-21T16:22:22","modified_gmt":"2026-05-21T16:22:22","slug":"raporti-i-ibar-bashkimi-europian-kusht-rames-per-ballukun-dhe-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/raporti-i-ibar-bashkimi-europian-kusht-rames-per-ballukun-dhe-spak\/","title":{"rendered":"Raporti i IBAR\/ Bashkimi Europian kusht Ram\u00ebs p\u00ebr Ballukun dhe SPAK"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrpjekjet e Bashkimit Europian p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga bataku ballkanik ku \u00ebsht\u00eb zhytur dhe p\u00ebr ta futur n\u00eb mesin e vendeve antare po i ngjan p\u00ebrpjekjeve t\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos ta shp\u00ebtojn\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb po mbytet, por ky n\u00eb vend se ta ndihmoj\u00eb veten, e p\u00ebrkeq\u00ebson m\u00eb tej situat\u00ebn. K\u00ebt\u00eb panoram\u00eb t\u00eb krijon raporti i nd\u00ebrmjet\u00ebm IBAR, q\u00eb u miratua k\u00ebt\u00eb mesdit\u00eb (e m\u00ebrkur\u00eb 21 Maj) nga 27 vendet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kushtet dhe k\u00ebrkesat q\u00eb i vendosen qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, gjuha gati ultimative q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe problematikat e shumta q\u00eb shfaqen n\u00eb Shqip\u00ebri tregojn\u00eb m\u00eb s\u00eb pari vullnetin e Bashkimit Europian p\u00ebr t\u2019u zgjeruar, nd\u00ebrsa vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg standarteve europiane.<\/p>\n<h4><strong>Dallimi mes raportit t\u00eb shkurtit dhe atij t\u00eb majit t\u00eb ndryshuar nga vendet an\u00ebtare<\/strong><\/h4>\n<p>Jo m\u00eb kot, dokumenti q\u00eb u miratua k\u00ebt\u00eb 21 Maj ka ndryshime t\u00eb shumta nga dokumenti q\u00eb u paraqit n\u00eb muajin shkurt nga Komisioni Europian.<\/p>\n<p>Krahasuar me draftin e shkurtit 2026, versioni i kompromisit i 21 majit \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ashp\u00ebr dhe me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje m\u00eb t\u00eb theksuar politike ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb tekstin e majit, BE-ja em\u00ebrton drejtp\u00ebrdrejt SPAK-un dhe flet p\u00ebr \u201csulme n\u00eb rritje dhe shqet\u00ebsuese\u201d, madje \u201cedhe n\u00eb nivele t\u00eb larta\u201d, ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa shton si kusht zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe standardeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr imunitetin. Dokumenti i ri forcon gjithashtu tonin p\u00ebr korrupsionin, duke e kaluar nga \u201cnj\u00eb shqet\u00ebsim serioz\u201d n\u00eb \u201cshqet\u00ebsim thelb\u00ebsor\u201d, \u00e7ka n\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike t\u00eb BE-s\u00eb konsiderohet nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim serioz.<\/p>\n<p>Ndryshime t\u00eb forta ka edhe p\u00ebr pronat, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmenden abuzimet n\u00eb zonat bregdetare dhe n\u00eb zonat ku jetojn\u00eb minoritetet, si dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr kompensim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb rastet e shpron\u00ebsimeve. Po ashtu, BE-ja shton kritika p\u00ebr \u201crrjetet patronazhuese\u201d, p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb zgjedhje, munges\u00ebn e autonomis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor dhe presionin ndaj mediave e gazetar\u00ebve. N\u00eb thelb, teksti i majit largohet nga historia e \u201cprogresit\u201d q\u00eb mbante firm\u00ebn e Komisionit Europian dhe e kthen procesin n\u00eb nj\u00eb list\u00eb kushtesh konkrete dhe paralajm\u00ebrimesh politike q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb para mbylljes s\u00eb kapitujve t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se versioni i par\u00eb ishte nj\u00eb propozim entuziast p\u00ebr miratimin e raportit t\u00eb IBAR-it p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kurse dokumenti i sot\u00ebm nuk l\u00eb vend p\u00ebr ndonj\u00eb fest\u00eb me shampanj\u00eb. M\u00eb e rastit p\u00ebr administrat\u00ebn e integrimit do t\u00eb ishte nj\u00eb peshqir p\u00ebr t\u00eb lidhur kok\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019ia nisur nga puna, sepse mbyllja e grupkapitullit t\u00eb par\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb aq e leht\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Q\u00ebndrimi p\u00ebr imunitetin e Ballukut, si kusht p\u00ebr mbylljen e grupkapitullit t\u00eb par\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>IBAR, ose Raporti i Vler\u00ebsimit t\u00eb Standardeve t\u00eb P\u00ebrkohshme, \u00ebsht\u00eb i lidhur me grupkapitullin e par\u00eb \u201cThemeloret\u201d, i cili p\u00ebrfshin shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, reformat n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb drejtat themelore, institucionet demokratike dhe administrata publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm se situata me gjyq\u00ebsorin nuk \u00ebsht\u00eb aq roz\u00eb. Mes mazhoranc\u00ebs socialiste dhe SPAK \u00ebsht\u00eb ende i nxeht\u00eb konflikti p\u00ebr dosjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku apo me arrestimet n\u00eb radh\u00ebt e drejtuesve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama i ka dal\u00eb n\u00eb mbrojtje zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arrestuar dhe t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr k\u00ebto dosje; Rama udh\u00ebhoqi nj\u00eb fushat\u00eb lin\u00e7imi ndaj prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb SPAK dhe GJKKO dhe n\u00eb 12 Mars, me 82 vota rr\u00ebzoi n\u00eb parlament k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Bashk\u00ebpuntorja e ngusht\u00eb e Edi Ram\u00ebs prej disa dekadash \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera me vler\u00eb disa qindra miliona euro dhe sipas prokuror\u00ebve, ka k\u00ebrc\u00ebnuar d\u00ebshmitar\u00ebt n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo spirale sulmesh ndaj prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe refuzimi i mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizimin ndaj SPAK p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb nj\u00eb nga paragraf\u00ebt e raportit t\u00eb ri. Mesazhi p\u00ebr imnunitetin e Ballukut vjen si kusht dhe jo m\u00eb si nj\u00eb sugjerim.<\/p>\n<p>P\u00ebr kapitullin 23 <strong>\u201cGjyq\u00ebsori dhe t\u00eb drejtat themelore\u201d<\/strong>, raporti sugjeron q\u00eb \u201cShqip\u00ebria t\u00eb zbatoj\u00eb m\u00eb tej reform\u00ebn e saj gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb drejt\u00ebsi, duke u mb\u00ebshtetur mbi arritjet, me q\u00ebllim garantimin e plot\u00eb t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb, llogaridh\u00ebnies, profesionalizmit, cil\u00ebsis\u00eb dhe efikasitetit t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. <strong>N\u00eb ve\u00e7anti, Shqip\u00ebria do ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb standard p\u00ebrmbyll\u00ebs sapo ajo\u2026.\u201d <\/strong>vazhdon raporti duke v\u00ebn\u00eb disa kritere p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi sa m\u00eb cil\u00ebsore, sa m\u00eb pran\u00eb standarteve t\u00eb Bashkimit Europian dhe si\u00e7 shprehet n\u00eb paragrafin e m\u00ebtejsh\u00ebm: <strong>\u201c<\/strong>\u2026duke marr\u00eb parasysh nevoj\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ t\u00eb p\u00ebrmbahen nga nd\u00ebrhyrjet e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe <strong>t\u00eb aplikojn\u00eb standardet europiane, n\u00eb ve\u00e7anti ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Venecias lidhur me vendimet p\u00ebr imunitetin\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por cilat jan\u00eb k\u00ebto standarte europiane \u201ct\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Venecias lidhur me vendimet p\u00ebr imunitetin\u201d?<\/p>\n<p>Kush i ka ndjekur me v\u00ebm\u00ebndje zhvillimet n\u00eb seanc\u00ebn e pyetje-p\u00ebrgjigjeve n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve dhe t\u00eb Imunitetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut, kujton se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs pyet\u00ebn prokuror\u00ebt e SPAK dhe avokat\u00ebt e Ballukut, n\u00ebse pretendimet e tyre p\u00ebr imuniteten e deputetes kishin t\u00eb b\u00ebnin me ndonj\u00eb motiv politik t\u00eb supozuar. Pyetjes s\u00eb Gazment Bardhit \u201cn\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr arrestimin e Ballukut \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb motive politike\u201d, SPAK iu p\u00ebrgjigj se gjith\u00e7ka bazohet vet\u00ebm n\u00eb prov\u00eb. Por kjo pik\u00eb e diskutimit sh\u00ebrbeu q\u00eb edhe mbrojtja e Ballukut t\u00eb pranoj\u00eb se <strong>\u201cnuk kan\u00eb indicie p\u00ebr asnj\u00eb motiv politik\u201d,<\/strong> referuar k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr arrestimin e zv.kryeministres. Pra t\u00eb dyja pal\u00ebt e p\u00ebrjashtuan motivin politik si shkak t\u00eb ndjekjes penale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebtakimi me standartet europiane t\u00eb imunitetit, t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Venecias. Sepse ndjekja penale p\u00ebr motive politike \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm kur nj\u00eb deputet duhet mbrojtur nga imuniteti, thon\u00eb standartet europiane. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00eb raportin e nd\u00ebrmjet\u00ebm IBAR, qeveris\u00eb shqiptare i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin standart europian. Pra t\u00eb mos e p\u00ebrdor\u00eb imunitetin e deputetit p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga SPAK p\u00ebr arsyet qesharake q\u00eb ka p\u00ebrmendur Edi Rama, sepse po \u201cjetojm\u00eb koh\u00eb revolucionare\u201d.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse qeveria shqiptare do t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesazh t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb po i vjen nga Brukseli apo do ta injoroj\u00eb s\u00ebrish. N\u00eb 12 Mars, kur u p\u00ebrplas me ambasadat e vendeve europiane p\u00ebr imunitetin e Ballukut, kryeministri Edi Rama tha se \u201cd<strong>injiteti i parlamentar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb material p\u00ebr eksperimente socio-politike\u201d<\/strong> se SPAK\u00a0<strong>nuk ka \u201ckarta bianka\u201d<\/strong> p\u00ebr t\u00eb arrestuar politikan\u00ebt dhe se ai b\u00ebri at\u00eb <strong>\u201cq\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do parlament demokratik i Europ\u00ebs\u201d.<\/strong><\/p>\n<h4><strong>Propozimi i Merz, integrim gradual p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb vendet e BE g\u00eblltit\u00ebn problemet e deritanishme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe dhan\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr IBAR, kancelari Fridrih Merz ka dal\u00eb me nj\u00eb propozim q\u00eb duket se do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me BE. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike, Merz shkruan se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb status v\u00ebzhguesi n\u00eb organizmat e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cNe mund t\u00eb parashikojm\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebto vende hapa t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, p\u00ebr shembull me qasje t\u00eb privilegjuar n\u00eb Tregun e Brendsh\u00ebm dhe lidhje m\u00eb t\u00eb ngushta me institucionet evropiane n\u00eb procesin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb vendimmarrjes, p\u00ebr shembull duke u dh\u00ebn\u00eb statusin e v\u00ebzhguesit vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb, dhe duke mbajtur seanca t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Komisionit Evropian ose Parlamentit Evropian me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me rajonin.\u201d ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb integrim gradual q\u00eb ka propozuar Merz p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, opozita e sheh me pozitivitet, por deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se vullneti i Gjermanis\u00eb i shprehur nga kancelari, tregon qart\u00eb se kush e ka vonuar procesin n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja e Gjermanis\u00eb, konfirmimi i Gjermanis\u00eb drejt k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, besoj q\u00eb e konfirmon dhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. <em>\u201c5 muajt e fundit t\u00eb pengesave, t\u00eb vonesave, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik, un\u00eb besoj q\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye q\u00eb e vonuan p\u00ebr 10 vite, q\u00eb u shtyn\u00eb p\u00ebr 5 muaj t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb besoj, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs e kan\u00eb kuptuar se kush ka qen\u00eb pengesa. Dhe nj\u00ebher\u00eb b\u00ebj thirrje q\u00eb ky propozim q\u00eb ka ardhur sot nga Gjermania p\u00ebr vendet e tjera an\u00ebtare, t\u00eb shihet si nj\u00eb mund\u00ebsi e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reformat\u201d<\/em> u shpreh Tabaku n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb pa miratimit t\u00eb nj\u00eb rezolute t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me opozit\u00ebn, z\u00ebrat n\u00eb PS jan\u00eb zbutur n\u00eb raport me opozit\u00ebn. Nd\u00ebrsa dikur e shp\u00ebrfillnin opozit\u00ebn n\u00eb parlament me pretekstin e \u201cnon grat\u00ebs\u201d, tani socialist\u00ebt po flasin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim. \u201c<em>Dua ta p\u00ebrcjell pozicionin e qeveris\u00eb gjermane dhe kancelarit Merz. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb. N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebsaj rezolute q\u00eb miratuam jav\u00ebn e kaluar, mir\u00ebnjohje dhe fal\u00ebnderime p\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb e votuan. Le t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d<\/em> u shpreh Taulant Balla.<\/p>\n<p>Si me bashk\u00ebpunim, si pa bashk\u00ebpunim politik, dosjet hetimore jan\u00eb aty, nd\u00ebrsa SPAK ka kaluar n\u00eb opsionin \u201cstand by\u201d dhe l\u00ebvizja e vetme kan\u00eb qen\u00eb disa kontrolle tek njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Belinda Ballukut. Bresh\u00ebrit\u00eb e sulmeve q\u00eb i erdh\u00ebn nga fr\u00ebngjit\u00eb e kryeministris\u00eb i detyruan prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs t\u00eb zbythen p\u00ebr ca koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sinjalet jan\u00eb se kjo tulatje nuk do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb. Maksimumi deri sa n\u00eb oborrin e SPAK t\u00eb shfaqet ambasadori i ri amerikan apo ndonj\u00eb i d\u00ebrguar nga Bashkimi Europian, pasi n\u00eb diskutimet e Kongresit Amerikan dje dhe n\u00eb raportin e Brukselit sot, mesazhet p\u00ebr prokuror\u00ebt duken inkurajuese. Dhe at\u00ebher\u00eb, nga bodrumet e SPAK q\u00eb sot duken t\u00eb fjetur, do t\u00eb dal\u00eb vala e flet\u00eb-arresteve t\u00eb radh\u00ebs q\u00eb do ta p\u00ebrshpjejtoj\u00eb s\u00ebrish integrimin n\u00eb Bashkimin Europian.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/21\/raporti-i-ibar-bashkimi-europian-kusht-rames-per-ballukun-dhe-spak\/\">Raporti i IBAR\/ Bashkimi Europian kusht Ram\u00ebs p\u00ebr Ballukun dhe SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrpjekjet e Bashkimit Europian p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga bataku ballkanik ku \u00ebsht\u00eb zhytur dhe p\u00ebr ta futur n\u00eb mesin e vendeve antare po i ngjan p\u00ebrpjekjeve t\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos ta shp\u00ebtojn\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb po mbytet, por ky n\u00eb vend se ta ndihmoj\u00eb veten, e p\u00ebrkeq\u00ebson m\u00eb tej situat\u00ebn. K\u00ebt\u00eb panoram\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":88780,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}