{"id":88758,"date":"2026-05-21T13:48:15","date_gmt":"2026-05-21T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/cilesia-e-materialeve-te-ndertimit-brace-mungojne-kontrollet-dhe-standardet-karakaci-siguria-do-te-garantohet-me-ligj-te-ri\/"},"modified":"2026-05-21T13:48:15","modified_gmt":"2026-05-21T13:48:15","slug":"cilesia-e-materialeve-te-ndertimit-brace-mungojne-kontrollet-dhe-standardet-karakaci-siguria-do-te-garantohet-me-ligj-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/21\/cilesia-e-materialeve-te-ndertimit-brace-mungojne-kontrollet-dhe-standardet-karakaci-siguria-do-te-garantohet-me-ligj-te-ri\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebsia e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit \u2013 Bra\u00e7e: Mungojn\u00eb kontrollet dhe standardet. Karaka\u00e7i: Siguria do t\u00eb garantohet me ligj t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p>Siguria e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe standardet mbrojt\u00ebse ndaj zjarrit u kthyen n\u00eb fokus t\u00eb interpelanc\u00ebs n\u00eb Kuvend mes deputetit socialist Erion Bra\u00e7e dhe ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Enea Karaka\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bra\u00e7e ngriti shqet\u00ebsime lidhur me p\u00ebrdorimin e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe munges\u00ebn e kontrolleve efektive t\u00eb siguris\u00eb, duke iu referuar edhe zjarrit t\u00eb ndodhur pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks banimi pran\u00eb QSUT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti deklaroi se prona e banor\u00ebve u shkat\u00ebrrua plot\u00ebsisht nga flak\u00ebt, nd\u00ebrsa sipas tij, edhe pas disa jav\u00ebsh situata mbetet problematike dhe larg rikthimit n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>\u201cIsha dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb kompleksin e djegur pran\u00eb QSUT-s\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 pages\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr strehim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, nuk ka ndodhur asgj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb as pastrimi i objektit, nd\u00ebrsa banor\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me pasiguri\u201d, u shpreh Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Ai ngriti pyetje mbi ekzistenc\u00ebn dhe zbatimin e kodeve t\u00eb mbrojtjes nga zjarri n\u00eb nd\u00ebrtime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb godinat q\u00eb grumbullojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh qytetar\u00ebsh, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e certifikatave t\u00eb siguris\u00eb dhe kontrolleve periodike p\u00ebr sistemet elektrike, furnizimin me uj\u00eb dhe mbrojtjen ndaj zjarrit.<\/p>\n<p>Sipas Bra\u00e7es, sektori i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb fokusuar m\u00eb shum\u00eb te pamja estetike e objekteve sesa te standardet reale t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo nd\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur nj\u00eb fjetin\u00eb t\u00eb bukur nga jasht\u00eb, por jo domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb sigurt. Siguria nuk shihet dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk shitet\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ministri Enea Karaka\u00e7i tha se cil\u00ebsia e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit mbetet nj\u00eb nga element\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb objekteve.<\/p>\n<p>Sipas tij, kuadri ligjor aktual p\u00ebrcakton p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kontrollin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb materialeve, nd\u00ebrsa prodhuesit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb deklarojn\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e produkteve me standardet p\u00ebrkat\u00ebse. Ministri pranoi se legjislacioni ekzistues \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebruar dhe k\u00ebrkon p\u00ebrdit\u00ebsim n\u00eb funksion t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Karaka\u00e7i b\u00ebri me dije se \u00ebsht\u00eb hartuar nj\u00eb projektligj i ri p\u00ebr tregtimin e produkteve t\u00eb nd\u00ebrtimit, i cili synon p\u00ebrafrimin me rregulloret e Bashkimit Europian dhe krijimin e nj\u00eb sistemi modern p\u00ebr verifikimin dhe certifikimin e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cCil\u00ebsia e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, nj\u00eb prej faktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb garantimin e siguris\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe funksionalitetit t\u00eb objekteve t\u00eb banimit. Kuadri ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri ka vendosur disa themele p\u00ebrsa i p\u00ebrket kontrollit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim, duke p\u00ebrcaktuar personat p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe institucionet kompetente. N\u00eb k\u00ebto akte jan\u00eb detajuar dhe evidentuar dispozitat p\u00ebr kontrollin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Ligji parashikon q\u00eb prodhuesi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deklarimin dhe v\u00ebrtetimin e konfirmimit t\u00eb produktit nd\u00ebrsa mbik\u00ebqyrja e tregut kryhet nga inspektorati komb\u00ebtar i mbrojtjes s\u00eb territorit. Legjislacioni aktual \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm dhe ka dal\u00eb nevoja p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsim edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hartuar pr.ligji p\u00ebr tregtimin e produkteve t\u00eb nd\u00ebrtimit i cili synon p\u00ebrafrimin me rregulloren e BE-s\u00eb t\u00eb 2024-\u00ebs. Ky pr.ligj synon krijimin e nj\u00eb sistemi modern dhe t\u00eb unifikuar p\u00ebr vler\u00ebsimin, verifikimin dhe deklarimin e performanc\u00ebs s\u00eb produkteve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb. Po ashtu, parashikon ngritjen e strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr certifikimin, vler\u00ebsimin teknik dhe mbik\u00ebqyrjen e tregut me q\u00ebllim rritjen e siguris\u00eb. Ky pr.ligj \u00ebsht\u00eb hedhur p\u00ebr konsultim publik\u201d, tha Karaka\u00e7i. Ai shtoi se projektligji parashikon ngritjen e strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr certifikimin teknik dhe mbik\u00ebqyrjen e tregut, me synim rritjen e standardeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Siguria e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe standardet mbrojt\u00ebse ndaj zjarrit u kthyen n\u00eb fokus t\u00eb interpelanc\u00ebs n\u00eb Kuvend mes deputetit socialist Erion Bra\u00e7e dhe ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Enea Karaka\u00e7i. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bra\u00e7e ngriti shqet\u00ebsime lidhur me p\u00ebrdorimin e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe munges\u00ebn e kontrolleve efektive t\u00eb siguris\u00eb, duke iu referuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88758","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88758"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88758\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}