{"id":88604,"date":"2026-05-20T17:48:17","date_gmt":"2026-05-20T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/mungesa-e-reflektimit-per-deshtimet-e-reformes-ne-drejtesi-mund-ta-vrasin-ate\/"},"modified":"2026-05-20T17:48:17","modified_gmt":"2026-05-20T17:48:17","slug":"mungesa-e-reflektimit-per-deshtimet-e-reformes-ne-drejtesi-mund-ta-vrasin-ate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/mungesa-e-reflektimit-per-deshtimet-e-reformes-ne-drejtesi-mund-ta-vrasin-ate\/","title":{"rendered":"Mungesa e reflektimit p\u00ebr d\u00ebshtimet e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi mund ta vrasin at\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk duhet l\u00ebn\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. N\u00eb vitet e para t\u00eb saj ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb d\u00ebshtimesh, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb katastrofike, por nj\u00eb reform\u00eb e re do t\u00eb ishte dhe m\u00eb keq. Disa d\u00ebshtime t\u00eb saj duan p\u00ebrgjigje t\u00eb menj\u00ebhershme dhe disa t\u00eb tjera nj\u00eb reflektim t\u00eb matur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb dhe jasht\u00eb emocioneve politike.<\/p>\n<p>Mungesa e reflektimit p\u00ebr d\u00ebshtimet n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi vjen pik\u00ebs\u00ebpari nga fakti se ajo u konsiderua apriori nj\u00eb vep\u00ebr konsensuale e klas\u00ebs politike shqiptare me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe prekja e saj u kthye n\u00eb nj\u00eb dogm\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt po forcon d\u00ebshtimin e saj.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i par\u00eb i madh i saj \u00ebsht\u00eb stokimi prej qindra mij\u00ebra dosjesh dhe drejt\u00ebsia e vonuar p\u00ebr qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po marrin nj\u00eb drejt\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se ajo para vitit 2016. Praktikisht po u hiqet mund\u00ebsia t\u00eb marrin drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb e prodhoi vettingu i ngadalt\u00eb dhe represiv nga nj\u00eb an\u00eb, rregullat anormale p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre q\u00eb ishin t\u00eb kusht\u00ebzuara nga lobime meskine dhe llogari t\u00eb personalizuara p\u00ebr emra gjyqtar\u00ebsh q\u00eb donin t\u00eb kapnin pozita ky\u00e7e n\u00eb sistem, si dhe superstruktura e r\u00ebnduar e reform\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkonte burime njer\u00ebzore disa fish m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha s\u00eb bashku, bashkuar dhe hart\u00ebn e re t\u00eb gjyq\u00ebsorit t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb d\u00ebshtuar, kan\u00eb krijuar sot nj\u00eb situat\u00eb katastrofike n\u00eb drejt\u00ebsi. Praktikisht i kemi l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt pa drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dje pash\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto organet qeveris\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, KLGJ, iu ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb katastrofike q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrse u duhet k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr nj\u00eb banalitet q\u00eb e kemi prodhuar vet\u00eb dhe mund ta zgjidhim vet\u00eb? N\u00ebse KLGJ \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit ordiner t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb t\u00eb shkrijm\u00eb KLGJ dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb gjyq\u00ebsorit m\u00eb t\u00eb aft\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhet p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga d\u00ebshtimet. Fjala vjen, pse duhet mbrojtur me \u00e7do kusht harta e gabuar e gjyq\u00ebsorit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaqet q\u00eb ka prodhuar stokun e dosjeve, vet\u00ebm se e ka th\u00ebn\u00eb Ulsiu q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozim i BE? Po mir\u00eb, ta zgjidh\u00eb Ulsiu me BE. Pastaj pse duhen marr\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb huaj, serb\u00eb a ku di un\u00eb \u00e7far\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb me arroganc\u00ebn ton\u00eb?<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb dhe me shtimin e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb drejt\u00ebsi. Ajo duhet korrigjuar dhe n\u00ebse nuk ka m\u00eb magjistrat\u00eb, le t\u00eb aplikohen kritere t\u00eb ngjashme q\u00eb fusin n\u00eb sistem profesor\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb apo ish-ekspert\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kemi nj\u00eb plan B p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj d\u00ebshtimit. Mbrojtja me \u00e7do kusht e d\u00ebshtimeve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cmosprekjes s\u00eb reform\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb mosprekja e problemit q\u00eb kemi krijuar dhe nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit vret qytetarin shqiptar q\u00eb nuk merr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i d\u00ebshtimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fryma politike e saj. E gjith\u00eb reforma u bazua mbi entuziazmin e nd\u00ebshkimit t\u00eb klas\u00ebs politike, q\u00eb p\u00ebrkufizohej si \u201cpand\u00ebshkueshm\u00ebri\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia shqiptare kishte kaluar n\u00eb ekstrem duke mos trajtuar korrupsionin n\u00eb nivelet e larta dhe duke krijuar perceptimin e nj\u00eb klase politike t\u00eb paprekshme.<\/p>\n<p>Por a e zgjidhi Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Jo. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi e politizoi m\u00eb keq k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj SPAK si nj\u00eb organ represiv dhe duke i dh\u00ebn\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi fytyr\u00ebn e tij. Ne mund t\u00eb jemi i vetmi vend formalisht demokratik q\u00eb kur flasim p\u00ebr drejt\u00ebsi nuk kemi parasysh gjykat\u00ebn, por prokurorin.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb SPAK dhe prokuror\u00ebt e tij, shumica mediok\u00ebr dhe t\u00eb paaft\u00eb, madje pjes\u00eb e sistemit korruptiv, t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb superpushtet dhe t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr politike vendimmarrjeje, me tipare t\u00eb qarta t\u00eb nj\u00eb nukli politik.<\/p>\n<p>Shikoni struktur\u00ebn e SPAK. Investimin kryesor e ka n\u00eb media dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie publike. Fokusin kryesor e ka si t\u00eb denoncoj\u00eb paraprakisht t\u00eb thirrurit p\u00ebr hetime, si t\u2019i diskreditoj\u00eb ata publikisht nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb heton dhe madje si t\u2019i ekspozoj\u00eb si t\u00eb posht\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb parad\u00eb t\u00eb turpshme para kamerave, duke lajm\u00ebruar gazetar\u00ebt t\u2019i filmojn\u00eb, duke shkelur \u00e7do prezumim pafaj\u00ebsie dhe duke i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ndjehen t\u00eb posht\u00ebruar dhe pa shpres\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb tipare t\u00eb nj\u00eb organizate politike dhe jo institucioni drejt\u00ebsie. Madje k\u00ebto jan\u00eb tipare t\u00eb nj\u00eb lin\u00e7imi politik me element\u00eb t\u00eb qart\u00eb diktatorial\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej akoma kemi raste ekstreme t\u00eb sjelljes s\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb beteja personale me t\u00eb akuzuarit, duke u p\u00ebrleshur me ta n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Por rasti m\u00eb ekstrem ka qen\u00eb ai kur prokurori i SPAK ka arsyetuar me shkrim se nj\u00eb i akuzuar duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg, pasi ai ka lobuar me avokat\u00eb n\u00eb SHBA kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Pra me arsyetimin zyrtar q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, jan\u00eb kthyer n\u00eb koh\u00ebn kur Enver Hoxha ndaloi avokatin duke e quajtur propagand\u00eb, dhe i kan\u00eb ndaluar daljen n\u00eb liri se ai rrezikon t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shkelje e parimit t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i cenuar lirit\u00eb themelore nj\u00eb t\u00eb akuzuari dhe p\u00ebr ta orientuar gjykimin e tij si element i rreziksh\u00ebm pasi k\u00ebrkon t\u00eb mbrohet. Kjo \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do doktrine drejt\u00ebsie n\u00eb bot\u00eb, llogarisni dhe at\u00eb t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs k\u00ebta prokuror\u00eb duhet jo vet\u00ebm t\u00eb liroheshin n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjyqit, por dhe t\u00eb shkonin para drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne jetojm\u00eb me kultin e represionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebria e prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos lejuar mbrojtjen e t\u00eb akuzuarve, futja e tyre n\u00eb kafaz duke cenuar mbrojtjen efektive n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjyqit, mosnjohja me aktet ligjore dhe akuzat bazuar mbi dokumente t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme me qindra mij\u00ebra faqe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb palexueshme, jan\u00eb veprime t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr mos u p\u00ebrballur me kauzat, por me paragjykimet e prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Shikoni debatin mbi kafazin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Nj\u00eb pal\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Drejtoris\u00eb s\u00eb Burgjeve, nj\u00eb pal\u00eb thot\u00eb e gjykat\u00ebs, por askund nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ligj. Pra \u00ebsht\u00eb n\u00eb vullnetin e nj\u00eb gjyqtari apo drejtori.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb askush nuk pyet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn themelore q\u00eb ka i akuzuari p\u00ebr mbrojtje efektive, t\u00eb komunikoj\u00eb me avokatin dhe t\u00eb jet\u00eb interaktiv n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe si duhet t\u00eb reflektohet?<\/p>\n<p>E mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb konsiderohet nj\u00eb proces q\u00eb duhet korrigjuar rrug\u00ebs dhe jo duke pritur katastrof\u00ebn.<\/p>\n<p>Fjala vjen, nisma p\u00ebr t\u00eb rregulluar Kodin Penal p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb banale, ku Ulsiu nga 450 nene b\u00ebri 1000 nene, t\u00eb pakoordinuara dhe me Kodin e Procedur\u00ebs Penale, ku \u00e7do l\u00ebvizje mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb hata t\u00eb re dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Korrigjimet duhet t\u00eb jen\u00eb kirurgjikale p\u00ebr nga sakt\u00ebsia, me q\u00ebllim q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb mos dal\u00eb e vdekur nga nd\u00ebrhyrja, por t\u00eb sh\u00ebndoshet. Dhe ajo duhet t\u00eb bazohet mbi problemet konkrete q\u00eb dalin rrug\u00ebs dhe jo mbi planet e reja t\u00eb agallar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kapur sistemin.<\/p>\n<p>Tani po afrohemi n\u00eb faz\u00ebn kur gabimet fatale t\u00eb b\u00ebra n\u00eb gjykimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb do p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb Strasburg dhe aty reforma do rr\u00ebzohet p\u00ebrtok\u00eb. Por ajo k\u00ebrkon reflektim.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb reflektohet, edhe me kaq vendime sa jan\u00eb marr\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb reflektohet duhet s\u00eb pari q\u00eb gjykatat t\u00eb fitojn\u00eb lirin\u00eb p\u00ebr t\u2019i urdh\u00ebruar me ligj prokuroris\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e fundit n\u00eb GJKKO, nj\u00eb prokuror i SPAK e dha me leht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kok\u00ebboshi q\u00eb vendimi i Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk i afekton praktikat e deritanishme. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht: nuk duam t\u2019ia dim\u00eb se \u00e7far\u00eb vendimesh marrin gjykatat.<\/p>\n<p>ILD, e cila \u00ebsht\u00eb trajnuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fjetur, ose duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ose duhet ndryshuar mekanizmi ligjor q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mosnd\u00ebshkim t\u00eb sjelljeve t\u00eb tilla flagrante kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra duhet b\u00ebr\u00eb i gjith\u00eb mekanizmi i reagimit ndaj d\u00ebshtimeve n\u00eb drejt\u00ebsi aktiv, me q\u00ebllim q\u00eb reforma t\u00eb shp\u00ebtohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdojm\u00eb me dogm\u00ebn q\u00eb kjo nuk duhet prekur, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballemi jo vet\u00ebm me d\u00ebshtimin e reform\u00ebs, por dhe me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta korrigjuar at\u00eb, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb gur Sizifi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare q\u00eb duhet t\u00eb rinis\u00eb nga e para p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi evropiane.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\u00a0 Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk duhet l\u00ebn\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. N\u00eb vitet e para t\u00eb saj ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb d\u00ebshtimesh, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb katastrofike, por nj\u00eb reform\u00eb e re do t\u00eb ishte dhe m\u00eb keq. Disa d\u00ebshtime t\u00eb saj duan p\u00ebrgjigje t\u00eb menj\u00ebhershme dhe disa t\u00eb tjera nj\u00eb reflektim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88604","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88604\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}