{"id":88597,"date":"2026-05-20T16:37:15","date_gmt":"2026-05-20T16:37:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/arrestohen-7-serbe-ne-prishtine-dyshohen-per-kercenime-dhe-shantazh-para-zgjedhjeve\/"},"modified":"2026-05-20T16:37:15","modified_gmt":"2026-05-20T16:37:15","slug":"arrestohen-7-serbe-ne-prishtine-dyshohen-per-kercenime-dhe-shantazh-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/arrestohen-7-serbe-ne-prishtine-dyshohen-per-kercenime-dhe-shantazh-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Arrestohen 7 serb\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, dyshohen p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime dhe shantazh para zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs i kan\u00eb arrestuar shtat\u00eb persona t\u00eb nacionalitetit serb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr \u201ck\u00ebrc\u00ebnime, presion dhe shantazh\u201d ndaj vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb prag zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb muajit t\u00eb ardhsh\u00ebm, duke nxitur reagime nga Serbia fqinje.<\/p>\n<p>Ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se ata u arrestuan n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb lidhur me dyshimet p\u00ebr kryerjen e veprave t\u00eb lartcekura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb njoftoi se pes\u00eb persona u ndaluan p\u00ebr \u201ccenim t\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb\u201d, komun\u00eb me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto arrestime ndodh\u00ebn pasi ministri n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Nenad Rashi\u00e7, akuzoi List\u00ebn Serbe p\u00ebr \u201cpresion\u201d dhe \u201cfrik\u00ebsim\u201d ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje institucioneve kompetente t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sve\u00e7la shkroi n\u00eb Facebook se \u201cakte t\u00eb tilla, q\u00eb targetojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt qytetar\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, burojn\u00eb nga direktiva t\u00eb orkestruara nga Serbia, t\u00eb cilat cenojn\u00eb pluralizmin politik dhe rendin demokratik n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria, nd\u00ebrkaq, tha se ka vepruar sipas detyr\u00ebs zyrtare pas raportimeve mediale mbi pretendimet e Rashi\u00e7it, i cili \u00ebsht\u00eb lider i partis\u00eb \u201cP\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) m\u00eb 18 maj publikoi d\u00ebshmi t\u00eb disa personave q\u00eb than\u00eb se jan\u00eb larguar nga puna sepse nuk e mb\u00ebshtesin List\u00ebn Serbe, por partin\u00eb e Rashi\u00e7it.<\/p>\n<p>Ata kishin punuar p\u00ebr dekada n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat vitet e fundit udh\u00ebhiqen kryesisht nga an\u00ebtar\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe, partia kryesore e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb vepron me mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, tha nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb p\u00ebr media se Serbia po i \u201cfrik\u00ebson dhe shantazhon n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb\u201d serb\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i detyruar ta votojn\u00eb List\u00ebn Serbe n\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk ka pasur kaq shum\u00eb trysni nga Beogradi, k\u00ebrc\u00ebnime, shantazhe, shk\u00ebputje t\u00eb mjeteve t\u00eb ndryshme financiare ose \u00e7far\u00ebdo mb\u00ebshtetje q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga Serbia ndonj\u00ebher\u00eb me kusht\u00ebzimin q\u00eb t\u00eb rreshtohen thua se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ushtri n\u00eb koh\u00eb lufte n\u00eb radh\u00ebt e List\u00ebs Serbe\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Prokuroria tha se ka mbledhur deklarata dhe prova mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave dyshohet se personat e arrestuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb cenim t\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Lista Serbe pretendon se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cintegrim t\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d<\/p>\n<p>I menj\u00ebhersh\u00ebm ishte reagimi i List\u00ebs Serbe. Zyrtari i saj, Igor Simi\u00e7, n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp tha se jan\u00eb arrestuar drejtor\u00eb t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore, dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ka marr\u00eb pjes\u00eb Nenad Rashi\u00e7, sepse ka targetuar serb\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po kryhet \u201cintegrim i dhunsh\u00ebm\u201d i institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore.<\/p>\n<p>K\u00ebto institucione n\u00eb mjediset serbe funksionojn\u00eb n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb dhe jan\u00eb pothuajse t\u00eb vetmet q\u00eb kan\u00eb mbetur, pasi gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat jan\u00eb mbyllur nga autoritetet e Kosov\u00ebs, me arsyetimin se jan\u00eb \u201cparalele dhe ilegale\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e integrimit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit serb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se sistemi i dyfisht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe se nevojitet \u201cinkorporimi dhe bashkimi i tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto arrestime t\u00eb sotme nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me zgjedhjet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sulmuar sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin serb dhe nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse flasim p\u00ebr zgjedhjet, p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Nenad Rashi\u00e7it q\u00eb me forc\u00eb t\u2019i fitoj\u00eb votat e popullit serb\u201d, tha Simi\u00e7.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se punonj\u00ebsit e \u201csanksionuar\u201d n\u00eb institucionet serbe q\u00eb kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankese, dhe se drejtor\u00ebt \u201ci kan\u00eb kryer me nder detyrat e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Reagime pati edhe nga autoritetet n\u00eb Serbi. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri serb i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Ivica Da\u00e7i\u00e7, deklaroi se \u201ct\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb me veprimet e tyre kan\u00eb kontribuar n\u00eb ndalimin e pes\u00eb serb\u00ebve, drejtor\u00eb t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nga pjesa qendrore e Kosov\u00ebs, do t\u00eb ndiqen dhe sanksionohen n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d, njoftoi MPB e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkovi\u00e7, tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se i kishte njoftuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrguarin e BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, Peter Sorensen, p\u00ebr k\u00ebto arrestime, duke iu k\u00ebrkuar \u201ct\u00eb angazhohen urgjentisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>Petkovi\u00e7 i karakterizoi arrestimet si \u201crr\u00ebmbim t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe t\u00eb pabazuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSjellja e drejtor\u00ebve t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nga zona e Kosov\u00ebs qendrore me urdh\u00ebr t\u00eb Albin Kurtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Prishtina p\u00ebr t\u00eb ushtruar trysni t\u00eb papranuesh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar votuesit serb\u00eb n\u00eb k\u00ebto zona, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kurti t\u00eb mund t\u00eb shtyj\u00eb t\u00eb preferuarin e tij Nenad Rashi\u00e7 n\u00eb zgjedhjet e ardhshme\u201d, tha Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb disa vendime p\u00ebr largim nga puna, t\u00eb cilat REL-i i ka par\u00eb, thuhet se t\u00eb pun\u00ebsuarit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb shprehur publikisht bindjet e tyre politike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u201cinteresat p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrcaktohet popullsia serbe n\u00eb Kosov\u00eb, e cila jeton n\u00eb sistemin institucional q\u00eb nuk e njeh Republika e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Rashi\u00e7, n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 14 maj, deklaroi se rreth 20 persona q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb jan\u00eb larguar nga puna dhe se n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme pritet q\u00eb edhe rreth 40 persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb marrin vendime p\u00ebr largim nga puna vet\u00ebm n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs.<\/p>\n<p>Rashi\u00e7, po ashtu, pretendoi se simpatizant\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij po ndalohen n\u00eb pikat kufitare me Serbin\u00eb nga Agjencia e Siguris\u00eb dhe Informacionit t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), ku pyeten se p\u00ebr k\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Serbe i mohoi k\u00ebto pretendime, duke th\u00ebn\u00eb se Rashi\u00e7 nuk ka legjitimitet dhe se po p\u00ebrpiqet t\u00eb \u201carsyetoj\u00eb\u201d humbjen n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e fundit, t\u00eb mbajtura n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Lista Serbe fitoi n\u00ebnt\u00eb nga dhjet\u00eb mandatet parlamentare t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetin serb, nd\u00ebrsa nj\u00eb mandat e fitoi partia e Rashi\u00e7it.<\/p>\n<p>REL-i iu drejtua edhe Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me pyetje n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr pretendimet mbi largimet nga puna p\u00ebr arsye politike n\u00eb mjediset serbe n\u00eb Kosov\u00eb, dhe n\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa konkret\u00eb. P\u00ebrgjigje nuk ka pasur.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe do t\u00eb ket\u00eb si kund\u00ebrshtar t\u00eb vet\u00ebm partin\u00eb e Rashi\u00e7it, i cili n\u00eb dy raste ka qen\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Albin Kurtit. \/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/20\/arrestohen-7-serbe-ne-prishtine-dyshohen-per-kercenime-dhe-shantazh-para-zgjedhjeve\/\">Arrestohen 7 serb\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, dyshohen p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime dhe shantazh para zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs i kan\u00eb arrestuar shtat\u00eb persona t\u00eb nacionalitetit serb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr \u201ck\u00ebrc\u00ebnime, presion dhe shantazh\u201d ndaj vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb prag zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb muajit t\u00eb ardhsh\u00ebm, duke nxitur reagime nga Serbia fqinje. Ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Kosov\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88597","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88597\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}