{"id":88594,"date":"2026-05-20T16:48:26","date_gmt":"2026-05-20T16:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/nikoll-lesi-pergjigje-per-drejtorin-e-medias-te-sali-berishes\/"},"modified":"2026-05-20T16:48:26","modified_gmt":"2026-05-20T16:48:26","slug":"nikoll-lesi-pergjigje-per-drejtorin-e-medias-te-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/nikoll-lesi-pergjigje-per-drejtorin-e-medias-te-sali-berishes\/","title":{"rendered":"Nikoll Lesi: P\u00ebrgjigje p\u00ebr drejtorin e medias t\u00eb Sali Berish\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas bashk\u00ebbisedimit me Edi Ram\u00ebn, kur ishte 35 vjetori i daljes s\u00eb gazet\u00ebs Koha Jone si gazet\u00eb e lir\u00eb dhe e pavarur, u kujtua lideri demokrat Berisha t\u00eb nxirrte, Alfred Lel\u00ebn, drejtorin e medias s\u00eb PD q\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb nj\u00eb video-status p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe mua.<\/p>\n<p>Ti ke aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emision debat, kur \u00ebsht\u00eb int\u00ebrvist\u00eb dhe natyrisht dallon bashk\u00ebbisedimin. Ndon\u00ebse kam filluar von\u00eb nj\u00eb emision KOHA JONE-DEBAT, \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb ora 20.00, por prap\u00eb se prap\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb (62 vje\u00e7) krejt af\u00ebr me mosh\u00ebn e Berish\u00ebs, e kam nisur, pra emisionin.<\/p>\n<p>Por nuk jam pa eksperienc\u00eb, Alfred!<\/p>\n<p>Deri tani kam patur t\u00eb ftuar Spartak Ngjel\u00ebn, Ilir Alimehmetin, Lu\u00e7iano Bo\u00e7in, Ervin Salianji, Adriatik Lapaj dhe s\u00eb fundmi Edi Ram\u00ebn. Sonte kam deputetin Agron Shehaj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ju thoni, si me marifet duke me lart\u00ebsuar, por me dinakerin\u00eb tuaj t\u00eb m\u00eb poshteroni se gjoja ishte nj\u00eb intervist\u00eb me vetveten apo q\u00eb sikur po i b\u00ebja nder Ram\u00ebs duke shigjetuar indirekt Berish\u00ebn si diktator i medias, e gjitha ajo q\u00eb that\u00eb nuk ka sens.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt i nderuar Fredi, jan\u00eb dy koh\u00eb q\u00eb nuk krahasohen fare, po fare!<\/p>\n<p>Asokohe sapo komunizmi kishte filluar t\u00eb rr\u00ebzohej, por q\u00eb akoma PD-ja nuk kishte ardhur n\u00eb pushtet, un\u00eb me gazetar\u00ebt lezhjan\u00eb Zef Shtjefni, Alfons Zeneli, Edmond Ka\u00e7eli, Aleksand\u00ebr Frangaj, Marash Mirashi dhe Vera Ivanaj kemi shkruar pro PD-s\u00eb si nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Aq sa kishim takat se ishte gazet\u00eb lokale e Lezh\u00ebs, pasi botohej vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, me afro 400 kopje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb filluam, si\u00e7 shkruhet edhe n\u00eb librin tim \u201cK\u00ebshtjella e Medias\u201d (do ta dhuroj nj\u00eb kopje kur t\u00eb vini te emisioni im me Berish\u00ebn) t\u00eb kritikonim edhe PD-n\u00eb kur erdhi n\u00eb pushtet. Por pushteti na e ktheu me raprezalje, dhun\u00eb, arrestime, kontrolle, bile \u00ebsht\u00eb proverbiale fakti q\u00eb parlamenti me shumic\u00eb berishiane krijoi Komision Hetimor Parlamentar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb financat e gazet\u00ebs KOHA JONE, ku erdh\u00ebn dy deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb me kontrollor\u00eb dhe pushtuan zyrat e gazet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur \u201cqenin e ngordhur\u201d! Koha Jone ishte tashm\u00eb e p\u00ebrditshme dhe me 100 mij\u00eb kopje shitje n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Fredi, TVSH si e vetmja media televizive, sulmonte p\u00ebrnat\u00eb gazet\u00ebn KOHA JONE si e bler\u00eb nga agjenturat e huaja, derisa n\u00eb 2 mars 1997, shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede akuzoi hapur n\u00eb parlament, duke u vendosur Gj\u00ebndja e Jasht\u00ebzakonshme, se ne si gazet\u00eb na suportonte CIA!<\/p>\n<p>Idiotsi k\u00ebto veprime t\u00eb pushtetit, Fredi, q\u00eb kur ia tregon brezit t\u00eb ri t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, u duk\u00ebn si filma fantastiko-shkencor\u00eb t\u00eb Hollivudit.<\/p>\n<p>Ti e di se asokohe, nuk kishte as internet, natyrisht as rrjete sociale si\u00e7 ka sot. Nuk kishte radio apo televizione private, apo jo Fredi?<\/p>\n<p>I vetmi z\u00eb q\u00eb osh\u00ebtinte dhe ndri\u00e7onte n\u00eb bot\u00ebn e err\u00ebt informative t\u00eb viteve 1991-1997 ishte gazeta KOHA JONE.<\/p>\n<p>Po vazhdoj prap\u00eb, Fredi, se do t\u00eb vij\u00eb edhe koha e sotme e \u201cdiktatorit\u201d Edi Rama. Por me lejo t\u00eb them se nuk e di se si do ndiheshit ju, n\u00ebse, qoft\u00eb larg, segmente kriminale t\u00eb pushtetit t\u00eb t\u00eb vendosnin tritol t\u00eb dera e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb kishit brenda bashk\u00ebshorten me f\u00ebmijet brenda! Dhe, asokohe, k\u00ebshtu ka ndodhur me 1 nentor 1995, rreth or\u00ebs 20.00, fati ishte me mua dhe familjen time, nd\u00ebrsa pjes\u00eb t\u00eb apartamentit kishin fluturuar bashk\u00eb me dyert e dy komshive ngjitur dhe p\u00ebr \u00e7udi edhe te komshiu posht\u00eb meje.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam akuzuar se erdhi presidenti Berisha t\u00eb vinte tritolin, por ishte fryma e pushtetit q\u00eb frym\u00ebzoi tritolv\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Apo n\u00ebse ke harruar se kryeredaktori Aleksand\u00ebr Frangaj (sot pronar i TV KLAN) dhe Martin Lekaj, b\u00ebn\u00eb burg . Sandri afro nj\u00eb muaj, kurse Martini kat\u00ebr muaj. N\u00eb qeli, Fredi, n\u00eb qeli!<\/p>\n<p>Dhe asokohe na erdh\u00ebn prap\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn, Dritero Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Fatos Lubonja, Ki\u00e7o Blushi, Moikom Zeqo, Edi Rama, Blendi Gonxhe, etj.<\/p>\n<p>Pa t\u00eb vonuar, Fredi, se mos t\u00eb duhet t\u00eb merresh me fushat\u00ebn e doktor Berish\u00ebs sepse ka zgjedhjet p\u00ebr kryetar n\u00eb PD e ku gara \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, po e mbyll k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb me djegien e redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs me t\u00eb madhe shqiptare, KOHA JONE, nat\u00ebn e 2 mars duke gshir\u00eb 3 mars 1997. Nuk e di sa je n\u00eb dijeni, por at\u00eb nat\u00eb kur u vendos Ligji i Gj\u00ebndjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme, e ku kontrollin e mori ushtria dhe SHIK-u (Sh\u00ebrbimi Sekret ) rreth or\u00ebs 01.30 t\u00eb nat\u00ebs forcat e policis\u00eb sekrete, policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pjestar\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs hyn\u00eb dhe dogj\u00ebn e shkat\u00ebrruan redaksin\u00eb e KOHA JONE. Aty mor\u00ebn me vete n\u00eb komisariatin e policis\u00eb nr.3 Tiran\u00eb gazetarin Zamir Dule dhe shoferin e gazet\u00ebs Anesti Nikolla. I torturuan, derisa Zamir Dule nuk u b\u00eb m\u00eb njeri nga rrahjet, ai nd\u00ebrroi jet\u00eb me von\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta u rr\u00ebnua, 42 dit\u00eb nuk doli m\u00eb n\u00eb treg dhe nuk kishim zyra pasi asnjeri nuk na jepte me qira nga frika se mos vinte prap\u00eb shteti t\u00eb na digjte.<\/p>\n<p>Tani, Fredi, nuk e di n\u00ebse e di, por pyet Ben Blushin, n\u00ebse do, se nj\u00ebr\u00ebn prej dhomave t\u00eb djemve t\u00eb mi e kthyem n\u00eb \u201credaksi\u201d gazete, ku gazetar\u00ebt mblidheshin kruspull p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb ato kompjetera q\u00eb n\u00eb solli dhurat\u00eb nj\u00eb botues italian emrin Nicola Grauso.<\/p>\n<p>Pas disa viteve hetime prokuroria e Tiran\u00ebs ka firmosur se ishte shteti shkaktar i djegies s\u00eb gazet\u00ebs, po k\u00ebshtu, n\u00ebse i bindeni drejt\u00ebsis\u00eb, ka edhe nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb ka vendosur n\u00eb Kolegjin e saj se ishtin segmente t\u00eb policis\u00eb sekrete e Gard\u00ebs q\u00eb rr\u00ebnuan me flak\u00eb e arm\u00eb gazet\u00ebn q\u00eb do apo nuk doni ju, Fredi, ka mbetur legj\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe legjendat nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dekorata! Ajo \u00ebsht\u00eb histori q\u00eb nuk zhb\u00ebhet dot..<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj se edhe Berisha, sot, ndihet keq p\u00ebr ato q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb gazet\u00ebs KOHA JONE, pushteti i tij. Besoj se ka pendes\u00eb, sepse ai ka tipare burrnore, por nuk e di se kush e ka mikluar q\u00eb t\u00eb nxirrte ty t\u00eb m\u00eb sulmoje, kot se koti.<\/p>\n<p>Un\u00eb, Fredi, disa koh\u00eb edhe kur zgjodha deputet, nuk kam folur me Berish\u00ebn. Ai shmangej n\u00eb koridoret e parlamentit, por Doktorin, pra Sali Berish\u00ebn e pranova, duke mos harruar at\u00eb q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb gazet\u00ebs KOHA JONE, kur n\u00eb pushtet erdhi Fatos Nano si kryeminist\u00ebr nd\u00ebr vitet 2002-2005.<\/p>\n<p>Pyet Doktorin, Fredi, se ti je i ri!<\/p>\n<p>Mes dy t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb atyre viteve, si\u00e7 t\u00eb thash\u00eb, zgjodha t\u00eb keqen me t\u00eb vog\u00ebl, pra Berish\u00ebn dhe sulmova Fatos Nanon. Dhe me privacione, e p\u00ebsova luft\u00ebn mediatike e politike ndaj tij, pra nga Nano. Pyeteni Doktorin, se \u00e7far\u00eb kontributi dhash\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar kryeministrin Nano.<\/p>\n<p>Kryeministri socialist solli me an\u00eb t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, asokohe, dhe me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit tim si deputet dhe arrestimin tim, sapo t\u00eb humbisja imunitetin. E pse? Akuza ishte se kisha shpifur ndaj kryeministrit dhe familjes s\u00eb tij n\u00eb gazet\u00ebn KOHA JONE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb absurditet-akuz\u00eb! Pyete Berish\u00ebn!<\/p>\n<p>Dhe Berisha, at\u00ebkoh\u00eb (ka regjistrim n\u00ebse e doni), ku lideri demokrat iu drejtua n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, kryeministrit Nano, se \u201cju po b\u00ebni presion dhe shantazh ndaj liderit t\u00eb medias s\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pazar me kryeministrin, Fredi, dhe sot do kisha kulla n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs apo resorte turistike n\u00eb bregdet apo pazare t\u00eb tjera, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa ish-koleg\u00eb t\u00eb mij\u00eb, kur un\u00eb luftoja p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb, ata u b\u00ebn\u00eb milioner\u00eb nga pushteti!!<\/p>\n<p>Un\u00eb te bashk\u00ebbisedimi me Edi Ram\u00ebn, isha vetvetja e jo si\u00e7 n\u00ebnkupton ti, se po k\u00ebrkoja leje nd\u00ebrtimi!<\/p>\n<p>N\u00ebse do, mund t\u00eb ta them me plot goj\u00ebn, se nga gazetar\u00ebt VIP si botues (besoj futem k\u00ebtu) un\u00eb, Ylli Rakipi dhe Mero Baze nuk kemi k\u00ebrkuar dhe as marr\u00eb kurr\u00eb leje nd\u00ebrtimi. Pyet dhe fut urdin\u00eb e gazetar\u00ebve t\u00eb PD t\u00eb hetojn\u00eb e kontrollojn\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb edhe at\u00eb godin\u00eb mediatike q\u00eb kam, e nd\u00ebrtuar pas djegies s\u00eb redaksis\u00eb nga PD, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, Kryeministri Nano donte ta rr\u00ebzonte me fadroma dhe ishte Sali Berisha, kur erdhi kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 2005 q\u00eb urdh\u00ebroi t\u00eb legalizohej! Sepse i kisha k\u00ebrkuar kryebashkiakut Edi Rama q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte leje nd\u00ebrtimi, por nuk ma dha, pasi ishte KRT e kryeqyteti e dominuar nga qeveria e zotit Nano q\u00eb nuk lejuan t\u00eb merrja at\u00eb dreq leje p\u00ebr godin\u00ebn e KOHA JONE.<\/p>\n<p>Dikush q\u00eb ishte deputet dhe gazetar i njohur, q\u00eb nuk dua t\u2019ia p\u00ebrmend emrin, pasi plas sherr i madh mes atij dhe Saliut, me tha \u201cDoktori ta dogji, Saliu ta legalizoi!\u201d.<\/p>\n<p>Pra kjo \u00ebsht\u00eb \u201cleja e nd\u00ebrtimit\u201d q\u00eb kam k\u00ebrkuar dhe marr nga pushtetet, Fredi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me bashk\u00ebbisedimin me Edi Ram\u00ebn, mund t\u00eb them vet\u00ebm nj\u00eb ndjes\u00eb, te ajo q\u00eb ai sarkozoi \u00c7im Pek\u00ebn. Ndon\u00ebse nuk e prisja at\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Ram\u00ebs, por gjithsesi reagova duke e mbrojtur gazetarin kryesor t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por edhe mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb moment duhej t\u00eb kisha nd\u00ebrprer\u00eb bashk\u00ebbisedimin p\u00ebr fest\u00ebn e gazet\u00ebs, duke i th\u00ebn\u00eb STOP zoti kryeminist\u00ebr, nuk t\u00eb lejoj t\u00eb fyesh koleg\u00ebt!<\/p>\n<p>N\u00ebse doni t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn dhe presionin ndaj mediave dhe gazetar\u00ebve, duhet t\u00eb themi at\u00eb q\u00eb p\u00ebsoi Mero Baze dhe Gazeta Tema n\u00eb vitet e Berish\u00ebs Nr.2, pra kur u rikthye n\u00eb pushtet. E masakruan Meron.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr at\u00eb me kujton ti se \u00e7far\u00eb p\u00ebsuan Irfani, Ylli Ndroqi e Bechetti\u2026.<\/p>\n<p>(vijon nes\u00ebr p\u00ebrgjigja p\u00ebr Alfred Lel\u00ebn)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas bashk\u00ebbisedimit me Edi Ram\u00ebn, kur ishte 35 vjetori i daljes s\u00eb gazet\u00ebs Koha Jone si gazet\u00eb e lir\u00eb dhe e pavarur, u kujtua lideri demokrat Berisha t\u00eb nxirrte, Alfred Lel\u00ebn, drejtorin e medias s\u00eb PD q\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb nj\u00eb video-status p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe mua. Ti ke aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88594","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88594\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}