{"id":88592,"date":"2026-05-20T16:48:24","date_gmt":"2026-05-20T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/trump-e-nominoi-per-ambasador-wendt-flet-para-senatit-do-mbeshtes-spak-lufte-korrupsionit-dhe-krimit\/"},"modified":"2026-05-20T16:48:24","modified_gmt":"2026-05-20T16:48:24","slug":"trump-e-nominoi-per-ambasador-wendt-flet-para-senatit-do-mbeshtes-spak-lufte-korrupsionit-dhe-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/trump-e-nominoi-per-ambasador-wendt-flet-para-senatit-do-mbeshtes-spak-lufte-korrupsionit-dhe-krimit\/","title":{"rendered":"Trump e nominoi p\u00ebr ambasador, Wendt flet para Senatit: Do mb\u00ebshtes SPAK, luft\u00eb korrupsionit dhe krimit!"},"content":{"rendered":"<p>I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr ambasador t\u00eb SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, Eric Wendt, foli n\u00eb Komitetin e Jasht\u00ebm t\u00eb Senatit amerikan p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe prioritetet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00ebse konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shprehu hapur mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur t\u00eb SHBA p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe SPAK, kur theksoi se nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtetja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do t\u00eb jen\u00eb mbrojtja e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb dhe avancimi i interesave amerikane.\u00a0 N\u00ebse konfirmohem, n\u00eb post do t\u00eb p\u00ebrdorim kat\u00ebr linja veprimi nd\u00ebrsa vler\u00ebsojm\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej planin e Ambasad\u00ebs p\u00ebr vendin. Linja e par\u00eb do t\u00eb eksploroj\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt. Mb\u00ebshtetja ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vazhdimin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, si edhe kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb lidhur me kartelet latino-amerikane t\u00eb drog\u00ebs, do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta\u201d, tha Wendt.<\/p>\n<p>Wendt u pyet specifikisht mbi rolin dhe pun\u00ebn e SPAK, dhe tha se n\u00ebse do t\u00eb konfirmohet si ambasador, do t\u00eb \u00e7oj\u00eb para pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke e quajtur nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo politike.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p>Pyetje: \u00c7far\u00eb roli mendoni se mund t\u00eb luaj\u00eb SPAK?<\/p>\n<p>Eric \u00cbendt: SPAK-u \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jopolitike. Prokuror\u00ebt i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb kontrolli t\u00eb kujdessh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb edhe testin e poligrafit. Ata kan\u00eb hetuesit e tyre special\u00eb dhe Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. N\u00ebse konfirmohem, do t\u00eb shtyj p\u00ebrpara dhe do t\u00eb mb\u00ebshtes pun\u00ebn e tyre t\u00eb papolitizuar. Ata kan\u00eb komunikim t\u00eb rregullt me SHBA-n\u00eb. Puna e tyre do t\u00eb jet\u00eb kritike, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb mbeten t\u00eb papolitizuar.<\/p>\n<p><strong><em>Fjala e plot\u00eb e Eric Wendt<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kryetar Risch, An\u00ebtare e Rangut Shaheen dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komitetit, jam i nderuar dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Presidentit Donald Trump p\u00ebr besimin q\u00eb ka treguar ndaj meje me k\u00ebt\u00eb nominim p\u00ebr postin e Ambasadorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 34 vite, i kam sh\u00ebrbyer Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs si ushtarak aktiv. Kam kaluar kat\u00ebr vite e gjysm\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebsori dhe 30 vite si Green Beret. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, kam qen\u00eb i caktuar p\u00ebr dy vite pran\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa drejtoja nj\u00eb koalicion me tet\u00eb vende si Koordinatori Amerikan i Siguris\u00eb p\u00ebr Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. N\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, operoja \u00e7do dit\u00eb si pjes\u00eb e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Jerusalem, duke raportuar drejtp\u00ebrdrejt te Sekretari Amerikan i Shtetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej largimit nga sh\u00ebrbimi ushtarak, kam pasur privilegjin t\u00eb jap m\u00ebsim p\u00ebr komand\u00ebn dhe lidershipin n\u00eb universitetin tim pasuniversitar alma mater, Naval Postgraduate School n\u00eb Monterey.<\/p>\n<p>Sot, bashk\u00ebshortja ime ndodhet jasht\u00eb vendit, n\u00eb Okina\u00eba, s\u00eb bashku me dh\u00ebndrin ton\u00eb, kapiten n\u00eb Forcat Ajrore t\u00eb SHBA-s\u00eb, si edhe me vajz\u00ebn dhe mbes\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kujdesin p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr mbes\u00eb q\u00eb sapo ka ardhur n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Djali yn\u00eb, toger i par\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb Amerikane dhe parashutist n\u00eb Divizionin e 82-t\u00eb Airborne, ndodhet ulur pas meje. Ai dhe bashk\u00ebshortja e tij po i sh\u00ebrbejn\u00eb vendit nd\u00ebrsa jan\u00eb t\u00eb stacionuar n\u00eb Fort Bragg.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb familje q\u00eb e do Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer nj\u00eb vendi kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si Komandant i Forcave Speciale t\u00eb NATO-s, trupat speciale shqiptare ishin pjes\u00eb e komand\u00ebs sime dhe kam punuar me ta n\u00eb terren n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Afghanistan, kam sh\u00ebrbyer si Z\u00ebvend\u00ebskomandant i nj\u00eb komande rajonale ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe trupat shqiptare.<\/p>\n<p>Kam v\u00ebrejtur se forcat speciale shqiptare mish\u00ebrojn\u00eb shpirtin luftarak t\u00eb heroit shqiptar Skanderbeg dhe se vet\u00eb populli shqiptar \u00ebsht\u00eb krenar, pun\u00ebtor dhe mikprit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do t\u00eb jen\u00eb mbrojtja e qytetar\u00ebve amerikan\u00eb dhe avancimi i interesave amerikane.\u00a0\u00a0N\u00ebse konfirmohem, n\u00eb post do t\u00eb p\u00ebrdorim kat\u00ebr linja veprimi nd\u00ebrsa vler\u00ebsojm\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej planin e Ambasad\u00ebs p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Linja e par\u00eb<\/strong>\u00a0do t\u00eb eksploroj\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt. Mb\u00ebshtetja ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vazhdimin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, si edhe kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe trafikut t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb lidhur me kartelet latino-amerikane t\u00eb drog\u00ebs, do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p><strong>\u00a0S\u00eb dyti,<\/strong>\u00a0do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb mbrojtur. K\u00ebto veprime do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb gjithashtu sigurin\u00eb shqiptare. Do t\u00eb punoj me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur progresin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Marr\u00ebveshjes s\u00eb Samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Hag\u00eb 2025 p\u00ebr t\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduar shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen n\u00eb 5% t\u00eb PBB-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2035, duke mb\u00ebshtetur nj\u00ebkoh\u00ebsisht rritjen e kapaciteteve kibernetike t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe duke shqyrtuar iniciativa me p\u00ebrfitim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme ushtarake.<\/p>\n<p><strong>\u00a0S\u00eb treti,<\/strong>\u00a0fokusi yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb begat\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrpjekje do t\u00eb sjellin nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrfitime edhe p\u00ebr prosperitetin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa sektor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, energjis\u00eb, infrastruktur\u00ebs, minierave dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb zhvillohen, bizneset dhe investitor\u00ebt amerikan\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballen me kushte t\u00eb barabarta kontraktuale dhe ligjore.<\/p>\n<p><strong>\u00a0S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>, fokusi yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb posti diplomatik, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb linj\u00eb ky\u00e7e p\u00ebrpjekjeje q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cfaktor\u00ebt njer\u00ebzor\u00eb\u201d, e cila do t\u00eb synoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb m\u00ebnyra standarde dhe krijuese p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb postit \u2014 njer\u00ebzit e tij \u2014 si publikisht dhe n\u00eb karrierat e tyre profesionale, ashtu edhe p\u00ebrmes informacioneve q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndajn\u00eb privatisht dhe personalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00ebse konfirmohem, pres me padurim t\u00eb bashk\u00ebpunoj me an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komiteti dhe partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto objektiva t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dhe mir\u00ebpres \u00e7do pyetje q\u00eb mund t\u00eb keni.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komitetin e Jasht\u00ebm t\u00eb Senatit amerikan, kandidati p\u00ebr ambasador amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, i propozuar nga Donald Trump, u pyet edhe p\u00ebr\u00a0investimet e familjes Trump n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij diplomatike ai foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndjekjes s\u00eb ligjit dhe efektivitetin e SPAK n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit<\/p>\n<p>\u201cNuk jam i njohur me investimet e familjes Trump n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00ebse ka pyetje p\u00ebr veprime nd\u00ebrpersonale ia drejtoni atyre. Puna ime dua t\u00eb jem i sigurt t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndiqet ligji. Dhe p\u00ebr korrupsionin jam dakord q\u00eb SPAK, besoj se ka qen\u00eb efektive. Mezi pres t\u00eb shkoj aty q\u00eb t\u00eb kuptoj v\u00ebrtet \u00e7far\u00eb po ndodh dhe \u00e7far\u00eb nuk po ndodh\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr ambasador n\u00eb Tiran\u00eb, Eric Wendt, deklaroi m\u00eb tej se nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb tij\u00a0\u00a0do t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtetja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s dhe rritja e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb. Sipas tij, Shqip\u00ebria do t\u00eb duhet t\u00eb rris\u00eb shpenzimet e mbrojtjes n\u00eb 5% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitime edhe siguria n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb punoj me gjith\u00eb shpirt q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet progresi i Shqip\u00ebris\u00eb, drejt samiti t\u00eb NATO-s. Do t\u00eb rriten shpenzimet e mbrojtjes deri n\u00eb 5% n\u00eb 2035. Do t\u00eb rritet siguria kibernetike n\u00eb t\u00eb dyja vendet. E treta, do t\u00eb fiksohemi n\u00eb b\u00ebrjen e Amerik\u00ebs m\u00eb t\u00eb zhvilluar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe Shqip\u00ebria n\u00eb energji, n\u00eb miniera dhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ekonomin\u00eb. Investitor\u00ebt amerikan\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak \u00e7\u00ebshtje ligjore dhe e kat\u00ebrta do t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb siguria dhe njer\u00ebzit\u201d tha Wendt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb raportimit t\u00eb tij n\u00eb Komitetin e Jasht\u00ebm t\u00eb Senatit, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr ambasador n\u00eb Tiran\u00eb, Eric Wendt,ndaloi edhe te projekti i Porto Romanos, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr NATO-n dhe forcat amerikane.<\/p>\n<p>\u201cPorto Romano \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat ky\u00e7e, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i sigurt. Q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb ushtarake n\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb forcave amerikane. N\u00ebse do t\u00eb shkoj n\u00eb terren, besoj shum\u00eb. Do t\u00eb sigurohem q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush synimet e NATO-s. Un\u00eb besoj q\u00eb SPAK ka qen\u00eb shum\u00eb efektive dhe mesi pres q\u00eb t\u00eb kuptoj se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb ndodh. Do t\u00eb mb\u00ebshtes SPAK n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij para Komitetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb n\u00eb Senatin amerikan kandidati p\u00ebr ambasador i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri Eric Wendt, u pyet edhe p\u00ebr rolin e SPAK. Wendt vler\u00ebsoi pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke e quajtur nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb pavarur dhe apolitike dhe theksoi se do t\u00eb angazhohet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar para pun\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Ai shtoi se do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e SPAK.<\/p>\n<p>\u201cSPAK-u \u00ebsht\u00eb, nga gjith\u00e7ka q\u00eb kam lexuar. N\u00eb vizitat e mia t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk kam nd\u00ebrvepruar me ta. Kam nd\u00ebrvepruar me ushtarak\u00eb dhe me njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. SPAK-u, nga gjith\u00e7ka q\u00eb kam lexuar, ka qen\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb shum\u00eb e vlefshme. Ka qen\u00eb apolitike. Ka qen\u00eb e pavarur. Prokuror\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb SPAK i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb procesi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm verifikimi, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe testimin me poligraf.<\/p>\n<p>Ata mbik\u00ebqyren nga IMO, Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Monitorimit, me europian\u00eb dhe amerikan\u00eb. Ata kan\u00eb organin e tyre hetimor me NBI-n\u00eb. Ata jan\u00eb Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit. Kan\u00eb zyr\u00ebn e tyre t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb prokuroris\u00eb me SPO-n\u00eb q\u00eb ndodhet aty, dhe gjykatat e tyre t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Dhe jan\u00eb t\u00eb sanksionuar n\u00eb nenin 148 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebse konfirmohem, sigurisht q\u00eb mund t\u00eb angazhohem p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vazhdim\u00ebsin\u00eb e operacioneve t\u00eb tyre apolitike dhe t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrmend\u00ebt gjithashtu organizatat kriminale transnacionale kund\u00ebr t\u00eb cilave ata po punojn\u00eb. Ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm. Gjith\u00e7ka, s\u00ebrish, q\u00eb kam lexuar p\u00ebr ta, shk\u00ebmbimi i informacionit t\u00eb tyre me agjencit\u00eb amerikane t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, ata jan\u00eb n\u00eb Tirana, me Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, FBI-n\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e DEA-s q\u00eb ndodhet aty, ka qen\u00eb pa probleme. Ka qen\u00eb transparent.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb SHBA, dhe s\u00ebrish, duke lexuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, se kjo ka rezultuar n\u00eb ndjekje penale kund\u00ebr element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb qytete amerikane, dhe gjithashtu, relativisht s\u00eb fundmi, n\u00eb nj\u00eb sekuestrim prej shum\u00eb ton\u00ebsh kokaine q\u00eb vinte nga Paraguaji. Pra, vet\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, mendoj se puna e tyre n\u00eb k\u00ebto fusha \u00ebsht\u00eb kritike, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ata mbeten apolitik\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Dhe gjithashtu mendoj se ai efekt mbi mund\u00ebsit\u00eb e biznesit amerikan me zbatimin e ligjit kontraktor do t\u00eb ndihmoj\u00eb sigurin\u00eb dhe transparenc\u00ebn e tender\u00ebve. Dhe do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb krijimin e kushteve t\u00eb barabarta p\u00ebr bizneset amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fjalimi-4\/\">Trump e nominoi p\u00ebr ambasador, Wendt flet para Senatit: Do mb\u00ebshtes SPAK, luft\u00eb korrupsionit dhe krimit!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr ambasador t\u00eb SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, Eric Wendt, foli n\u00eb Komitetin e Jasht\u00ebm t\u00eb Senatit amerikan p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe prioritetet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00ebse konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb. Ai shprehu hapur mb\u00ebshtetjen e pal\u00ebkundur t\u00eb SHBA p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe SPAK, kur theksoi se nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88592","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88592\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}