{"id":88589,"date":"2026-05-20T16:48:23","date_gmt":"2026-05-20T16:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/le-ta-marrin-nuk-dua-te-luftoj-me-shtetin\/"},"modified":"2026-05-20T16:48:23","modified_gmt":"2026-05-20T16:48:23","slug":"le-ta-marrin-nuk-dua-te-luftoj-me-shtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/le-ta-marrin-nuk-dua-te-luftoj-me-shtetin\/","title":{"rendered":"Le ta marrin, nuk dua t\u00eb luftoj me shtetin! \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Behgjet Pacolli ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale se aeroportin e Vlor\u00ebs mund ta marrin, pasi nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb luftoj\u00eb me shtetin. Deklarata pason pretendimet e kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d se Valon Ademi po mb\u00ebshtetet nga institucionet shtet\u00ebrore ndaj po bllokon pun\u00ebn n\u00eb kantier. Sipas biznesmenit Pacolli, m\u00ebnyra si shteti po p\u00ebrdor fuqin\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb jo ligjore dhe e papranueshme.<\/p>\n<p>Vlora International Airport pretendon ndryshe pasi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare ka deklaruar se kompania \u2018Mabco\u2019 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga projekti i nd\u00ebrtimit t\u00eb aeroportit p\u00ebr shkak se nuk ka mbyllur n\u00eb koh\u00eb punimet e terminalit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb reagimin e tij, biznesmeni thot\u00eb se aeroporti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb investim t\u00eb tij prej 310 milion\u00eb eurosh. Sipas Pacollit, Valon Ademi ka marr\u00eb mbi 35 milion\u00eb euro nga garancioni i \u201cMabco\u201d-s.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb gazetar autoritativ nga Shqip\u00ebria m\u00eb telefonoi sot, k\u00ebtu n\u00eb Astana, dhe m\u00eb pyeti:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cZoti Pacolli, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni tani, pasi aeroportin jua mor\u00ebn me Policin\u00eb e Shtetit?\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigjja ime ishte e qart\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>Objektet t\u00eb cilat MIE, m\u00eb 24 gusht, i kishte ndar\u00eb nga t\u00ebr\u00ebsia e projektit dhe i kishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar nga MABCO, jan\u00eb faktikisht t\u00eb p\u00ebrfunduara. Q\u00eb nga marsi i k\u00ebtij viti, n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve nga VIA, ne kemi pastruar objektet, kemi kryer punimet p\u00ebrfundimtare dhe kemi rregulluar edhe gjelb\u00ebrimin p\u00ebrreth.<\/em><\/p>\n<p><em>Aeroporti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Jan\u00eb mbi 310 milion\u00eb euro t\u00eb investuara dhe t\u00eb angazhuara n\u00eb form\u00eb garancish. Vet\u00ebm Valon Ademi, si pun\u00ebkryes, ka marr\u00eb mbi 35 milion\u00eb euro nga garancioni i MABCO-s.<\/em><\/p>\n<p><em>Aeroportin \u2014 le ta marrin! Un\u00eb nuk dua t\u00eb luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqin\u00eb e vet dhe mund ta p\u00ebrdor\u00eb si t\u00eb doj\u00eb. Por m\u00ebnyra se si po p\u00ebrdoret kjo fuqi \u00ebsht\u00eb joligjore dhe e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb shtet ligjor. \u00c7far\u00eb ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregoj\u00eb. Pa merak.<\/em><\/p>\n<p><em>Pyetja e dyt\u00eb ishte:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb tani kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb dhe a do t\u00eb paguhen n\u00ebnkontraktor\u00ebt?\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Iu p\u00ebrgjigja se ata jan\u00eb paguar dhe \u00e7do detyrim i mbetur do t\u00eb paguhet deri n\u00eb centin e fundit. Sa u p\u00ebrket pun\u00ebtor\u00ebve dhe ekspert\u00ebve tan\u00eb, ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i angazhojm\u00eb n\u00eb projekte t\u00eb tjera jasht\u00eb vendit. Ata p\u00ebr ne kan\u00eb vler\u00eb dhe nuk do t\u00eb lihen pas dore.<\/em><\/p>\n<p><em>Por p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs financiare, ekziston edhe nj\u00eb problem shum\u00eb m\u00eb i madh: ai njer\u00ebzor dhe moral. K\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb prekur n\u00eb dinjitetin e tyre nga nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb. N\u00eb kantier u kan\u00eb mbetur instrumentet e pun\u00ebs, pajisjet, sendet personale, kasafortat, materialet personale, materialet e pun\u00ebs n\u00eb magazina dhe shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb e r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb cenuar dinjiteti njer\u00ebzor i njer\u00ebzve t\u00eb pun\u00ebs \u2014 i atyre q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mundin, djers\u00ebn, profesionalizmin dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron padrejt\u00ebsia m\u00eb e madhe. \u00c7\u00ebshtjet materiale t\u00eb MABCO-s, her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb rregullohen me ligj. Por d\u00ebmi q\u00eb i b\u00ebhet dinjitetit t\u00eb njeriut, besimit te shteti dhe imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb para investitor\u00ebve nuk riparohet leht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur, do t\u00eb vazhdoj t\u00eb mbroj interesin e kombit, interesin e pun\u00ebtor\u00ebve dhe parimin se shteti duhet t\u00eb jet\u00eb garant i ligjit \u2014 jo instrument presioni ndaj atyre q\u00eb punojn\u00eb, nd\u00ebrtojn\u00eb dhe investojn\u00eb\u201d<\/em>, shkruan Pacolli.<\/p>\n<p>Prej tri dit\u00ebsh, n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs vijon perplasja mes dy kompanive \u201cMabco\u201d t\u00eb Pacollit dhe \u201c2A Group\u201d t\u00eb Valon Ademit. Punonj\u00ebsit e Pacollit k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb rikthehen n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa kompania \u201c2A Group\u201d s\u2019i lejon, kurse vet\u00eb vijon normalisht aktivitetin brenda kantierit.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja nd\u00ebrmjet Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit ka nisur n\u00eb vjesht\u00ebn e 2025 p\u00ebr administrimin e\u00a0VIA-s. Pal\u00ebt kishin firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale, sipas s\u00eb cil\u00ebs pjesa e \u201c2A Group\u201d do t\u00eb rritej nga 2 n\u00eb 49 p\u00ebr qind, por kjo kontrat\u00eb nuk u regjistrua n\u00eb QKB. \u201c2A Group\u201d iu drejtua gjykat\u00ebs, e cila fillimisht bllokoi veprimtarin\u00eb e \u201cMabco\u201d n\u00eb asamble.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrata e kredis\u00eb prej 100 milion\u00eb eurosh q\u00eb \u201cMabco\u201d ka marr\u00eb nga fondi \u201cDelphos\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Ademi hapi nj\u00eb tjet\u00ebr proces gjyq\u00ebsor, duke k\u00ebrkuar pezullimin e \u00e7do veprimtarie t\u00eb ortakut, Pacolli. Gjykata e Apelit i njohu \u201c2A Group\u201d t\u00eb drejt\u00ebn e administrimit, me argumentin se vendimi parandalon tjet\u00ebrsimin e aksioneve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrplasjes civile, Prokuroria e Tiran\u00ebs ka nisur hetimet p\u00ebr biznesmenin\u00a0Behgjet Pacolli\u00a0me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Emin Pacolli, si dhe Nelson \u00c7el\u00ebn, administrator i kompanis\u00eb m\u00ebm\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr Mabco Construction S.A., p\u00ebr mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim t\u00eb dokumenteve dhe akteve.<\/p>\n<p>Paralelisht SPAK po heton an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave p\u00ebr procedurat e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Behgjet Pacolli ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale se aeroportin e Vlor\u00ebs mund ta marrin, pasi nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb luftoj\u00eb me shtetin. Deklarata pason pretendimet e kompanis\u00eb \u201cMabco\u201d se Valon Ademi po mb\u00ebshtetet nga institucionet shtet\u00ebrore ndaj po bllokon pun\u00ebn n\u00eb kantier. Sipas biznesmenit Pacolli, m\u00ebnyra si shteti po p\u00ebrdor fuqin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88589","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88589"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88589\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}