{"id":88574,"date":"2026-05-20T13:48:29","date_gmt":"2026-05-20T13:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/protesta-per-gjuhen-shqipe-ne-shkup-ministria-e-jashtme-dhe-mohon-akuzat-per-indiference-kemi-qene-ne-kontakt-me-studentet-diplomacia-nuk-behet-ne-facebook\/"},"modified":"2026-05-20T13:48:29","modified_gmt":"2026-05-20T13:48:29","slug":"protesta-per-gjuhen-shqipe-ne-shkup-ministria-e-jashtme-dhe-mohon-akuzat-per-indiference-kemi-qene-ne-kontakt-me-studentet-diplomacia-nuk-behet-ne-facebook","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/protesta-per-gjuhen-shqipe-ne-shkup-ministria-e-jashtme-dhe-mohon-akuzat-per-indiference-kemi-qene-ne-kontakt-me-studentet-diplomacia-nuk-behet-ne-facebook\/","title":{"rendered":"Protesta p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Shkup, Ministria e Jashtme dhe mohon akuzat p\u00ebr indiferenc\u00eb: Kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt me student\u00ebt, diplomacia nuk b\u00ebhet n\u00eb Facebook"},"content":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Shkupi u vesh kuqezi nga flamujt q\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut mbanin n\u00eb duar, teksa k\u00ebrkonin t\u00eb drejt\u00ebn e mbajtjes s\u00eb provimit t\u00eb Jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pati reagime nga t\u00eb gjitha trevat shqipfol\u00ebse nga Tirana n\u00eb Prishtin\u00eb, ka pasur pretendime p\u00ebr indiferenc\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim ekskluziv p\u00ebr Report TV, Ministria e Jashtme i cil\u00ebson t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb padrejta k\u00ebto pretendime, duke v\u00ebn\u00eb theksin tek angazhimi i drejtpr\u00ebdrejt\u00eb institucional dhe diplomatik i Tiran\u00ebs zyrtare.  <\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb krejt e pav\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb s\u00eb paku e padrejt\u00eb t\u00eb tentohet t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja sikur shteti shqiptar ka qen\u00eb indiferent ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup. P\u00ebrkundrazi, ka pasur angazhim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb institucional dhe diplomatik. Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shkup ka qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me student\u00ebt dhe me zhvillimet n\u00eb terren.  Vet\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i MEPJ, i gjendur n\u00eb Shkup, \u00ebsht\u00eb takuar personalisht me student\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar shqet\u00ebsimet dhe k\u00ebrkesat e tyre legjitime.  Institucionet shqiptare, as m\u00eb par\u00eb e as n\u00eb ket\u00eb rast, nuk kan\u00eb q\u00ebndruar pasive p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb kujtohet se p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike jan\u00eb pjes\u00eb e Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb zyrtarisht shtetin shqiptar, kudo n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.  \u00c7do angazhim diplomatik \u00ebsht\u00eb angazhim i vet\u00eb shtetit shqiptar\u201d thuhet n\u00eb reagimin q\u00eb dha p\u00ebr Report TV z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i MEPJ, Alteo Hysi<\/p>\n<p>Kryediplomacia shqiptare sjell n\u00eb v\u00ebmendje angazhimin e Ministrit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ferit Hoxha, q\u00eb ka reaguar publikisht n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs amtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, e cila nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb ngushtohet apo vonohet nga asnj\u00eb procedur\u00eb\u201d ka th\u00ebn\u00eb Hoxha, i cili ka p\u00ebrg\u00ebzuar student\u00ebt p\u00ebr angazhimin qytetar \u2018dhe m\u00ebnyr\u00ebn demokratike me t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb artikuluar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre.\u2019<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Ministria e Jashtme n\u00ebnvizon p\u00ebr Report TV se mekanizmat e komunikimit n\u00eb diplomaci shkojn\u00eb p\u00ebrtej deklaratave mediatike apo n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, duhet kuptuar se diplomacia ka kodet, format dhe mekanizmat e saj t\u00eb komunikimit dhe veprimit. Jo \u00e7do angazhim institucional b\u00ebhet domosdoshm\u00ebrisht publik n\u00eb koh\u00eb reale dhe as reflektohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rrjetet sociale apo n\u00eb deklarata mediatike.  Shpesh, puna diplomatike zhvillohet p\u00ebrmes kontakteve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, komunikimeve institucionale dhe kanaleve zyrtare, me q\u00ebllim arritjen e rezultateve konkrete dhe efektive\u201d thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij sqarimi p\u00ebr Report TV, Ministria e Jashtme vuri theksin tek p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe serioziteti q\u00eb k\u00ebrkon kjo \u00e7\u00ebshtje dhe mbi t\u00eb gjitha theksoi se \u201ct\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe respektimi i gjuh\u00ebs shqipe jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meritojn\u00eb unitet institucional dhe mb\u00ebshtetje reale, jo deformim t\u00eb fakteve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Shkupi u vesh kuqezi nga flamujt q\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut mbanin n\u00eb duar, teksa k\u00ebrkonin t\u00eb drejt\u00ebn e mbajtjes s\u00eb provimit t\u00eb Jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pati reagime nga t\u00eb gjitha trevat shqipfol\u00ebse nga Tirana n\u00eb Prishtin\u00eb, ka pasur pretendime p\u00ebr indiferenc\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88574","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88574\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}