{"id":88561,"date":"2026-05-20T12:37:36","date_gmt":"2026-05-20T12:37:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/mabco-na-kane-nxjerre-jashte-aeroportit-te-vlores-megjithese-kemi-98\/"},"modified":"2026-05-20T12:37:36","modified_gmt":"2026-05-20T12:37:36","slug":"mabco-na-kane-nxjerre-jashte-aeroportit-te-vlores-megjithese-kemi-98","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/mabco-na-kane-nxjerre-jashte-aeroportit-te-vlores-megjithese-kemi-98\/","title":{"rendered":"MABCO: Na kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, megjith\u00ebse kemi 98%"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, shoq\u00ebria zvicerane MABCO, pjes\u00eb e Mabetex Group dhe investitorja kryesore n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, akuzon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga kantieri dhe nga proceset teknike e operacionale t\u00eb projektit, pavar\u00ebsisht se zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare VIA dhe ka mbajtur barr\u00ebn kryesore financiare t\u00eb investimit. Kompania thot\u00eb se ka investuar direkt 92 milion\u00eb euro, ka vendosur kolaterale dhe garanci bankare n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha, por sot po pengohet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb aeroport, nd\u00ebrsa ngre alarmin p\u00ebr probleme q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb, certifikimin dhe cil\u00ebsin\u00eb e punimeve. MABCO i k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje urgjente shtetit shqiptar, autoritetit kontraktor dhe institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, duke paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb saj dhe t\u00eb integritetit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p><em><strong>Njoftimi:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p class=\"s5\">Shoq\u00ebria zvicerane MABCO, pjes\u00eb e Mabetex Group, zhvilloi sot nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp p\u00ebr t\u00eb sqaruar publikisht pozicionin e saj lidhur me situat\u00ebn e krijuar n\u00eb kantierin e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, pas bllokimit t\u00eb punimeve, pengimit t\u00eb aksesit n\u00eb kantier dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb kompanis\u00eb nga proceset teknike dhe operacionale t\u00eb projektit.<\/p>\n<p class=\"s5\">Konferenca u mbajt n\u00eb nj\u00eb moment kur punimet n\u00eb aeroport ndodhen n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare dhe kur projekti ndodhet n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb implementimit dhe hyrjes n\u00eb proceset e certifikimit operacional, Ky projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim prej m\u00eb shum\u00eb se 92 milion\u00eb euro nga MABCO.<\/p>\n<p class=\"s5\">Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimin se, pavar\u00ebsisht statusit t\u00eb saj si investitore kryesore dhe aksionere me 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare VIA, MABCO \u00ebsht\u00eb penguar t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejtat e saj ligjore, teknike dhe operacionale n\u00eb projekt.<\/p>\n<p class=\"s7\"><span class=\"s6\">I. MABCO: Investitori kryesor i projektit po mbahet jasht\u00eb kantierit<\/span><\/p>\n<p class=\"s5\">MABCO konstaton me shqet\u00ebsim se, ndon\u00ebse zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare VIA, kompania \u00ebsht\u00eb privuar aktualisht nga e drejta p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kantier dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar punimet n\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb financuar dhe mb\u00ebshtetur kryesisht prej saj.<\/p>\n<p class=\"s5\">Punonj\u00ebs, inxhinier\u00eb dhe ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb MABCO jan\u00eb penguar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb aeroport, p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb administratorit t\u00eb VIA, Vegim Hoxha, t\u00eb cilat kompania i konsideron t\u00eb paligjshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn koncesionare.<\/p>\n<p class=\"s5\">N\u00eb konferenc\u00eb, k\u00ebshilltarja p\u00ebr mediat e MABCO, Ornela \u00c7u\u00e7i, b\u00ebri publike shifrat kryesore financiare t\u00eb projektit, duke theksuar disproporcionin mes barr\u00ebs financiare t\u00eb mbajtur nga MABCO dhe situat\u00ebs aktuale t\u00eb krijuar n\u00eb kantier.<\/p>\n<p class=\"s5\">\u201cMABCO \u00ebsht\u00eb pronare e 98% t\u00eb kuotave t\u00eb Vlora International Airport. Deri m\u00eb sot, n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb flasim, MABCO ka investuar 92 milion euro direkt n\u00eb projekt. Nga ana tjet\u00ebr, MABCO ka vendosur 152 milion euro kolateral t\u00eb Behgjet Pacollit p\u00ebr t\u00eb garantuar kredin\u00eb bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, MABCO ka dh\u00ebn\u00eb garanci \u201cFirst call\u201d n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare nj\u00eb shum\u00eb prej 72 milion eurosh. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga kredia e marr\u00eb n\u00eb BKT, sot q\u00eb flasim 30 milion euro nga kolaterali i kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga MABCO jan\u00eb p\u00ebrdorur nga 2A Group si n\u00ebnkontraktor. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb investitori kryesor, pala q\u00eb mban barr\u00ebn financiare por edhe teknike t\u00eb projektit, sot p\u00ebrjashtohet nga informacioni, sot p\u00ebrjashtohet nga kantieri, sot p\u00ebrjashtohet nga mbledhjet teknike q\u00eb ndodhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb aeroport, por p\u00ebrjashtohet edhe nga proceset e certifikimit, t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aeroporti?\u201d<\/p>\n<p class=\"s7\"><span class=\"s6\">II. MABCO: Nuk ekziston asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb ndalon hyrjen e kompanis\u00eb n\u00eb aeroport<\/span><\/p>\n<p class=\"s5\">Avokati i MABCO, Ili G\u00ebrdupi, deklaroi se kompania zvicerane e Behgjet Pacollit \u00ebsht\u00eb aksioneri mazhoritar i projektit dhe se pengimi i hyrjes s\u00eb saj n\u00eb kantier p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb precedent t\u00eb r\u00ebnd\u00eb juridik dhe institucional.<\/p>\n<p class=\"s5\">Sipas tij, veprimet e nd\u00ebrmarra nga administrata e VIA dhe mb\u00ebshtetja policore ndaj k\u00ebtyre vendimeve nuk mb\u00ebshteten n\u00eb asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p class=\"s5\">\u201cKy sabotim ka synimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar MABCO-n n\u00eb arritjen e punimeve t\u00eb saj, pavar\u00ebsisht se punimet e pjes\u00ebs s\u00eb MABCO-s jan\u00eb thuajse t\u00eb p\u00ebrfunduara. Por kontrata e vetme q\u00eb MABCO njeh \u00ebsht\u00eb kontrata kon\u00e7ensionare e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb parashikon n\u00eb nenin 7 pika b parashikon se \u201cAutoriteti kontraktor i jep t\u00eb drejt\u00eb kalimi, vendndodhje si dhe t\u00eb drejt\u00ebn e hyrjes dhe t\u00eb daljes n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb vendndodhjes\u201d duke qen\u00eb kjo kantieri I nd\u00ebrtimit t\u00eb aeroportit n\u00eb Ak\u00ebrni. Policia po na ndalon hyrjen me pretendimin se ekziston nj\u00eb vendim I VIA q\u00eb ndalon MABCO-n si kantier kontraktor. Por VIA \u00ebsht\u00eb kompani bij\u00eb e MABCO-s pra \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb merr udh\u00ebzime nga ortaku, nuk \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb jep urdhra p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe si e till\u00eb nuk mund ta marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr pengimin e hyrjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, policia duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, pa pasur nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb e mb\u00ebshtet vendimin e MABCO-s \u00ebsht\u00eb duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb vendimmarrje n\u00eb kufijt\u00eb e vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale e d\u00ebnueshme nga Kodi Penal\u201d.<\/p>\n<p class=\"s7\"><span class=\"s6\">III. MABCO: Punimet jan\u00eb drejt p\u00ebrfundimit, por siguria dhe certifikimi k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje urgjente<\/span><\/p>\n<p class=\"s5\">Drejtori i kantierit t\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, inxhinier Klodian Sava, deklaroi se punimet e realizuara nga MABCO jan\u00eb n\u00eb nivelin 99% dhe se kompania nuk ka qen\u00eb shkak i vonesave n\u00eb hapjen e aeroportit.<\/p>\n<p class=\"s5\">Sipas tij, problematikat kryesore lidhen me nd\u00ebrprerjen e energjis\u00eb elektrike, internetit dhe me pengesat ndaj sistemeve operacionale t\u00eb domosdoshme p\u00ebr certifikimin e aeroportit.<\/p>\n<p class=\"s5\">Sava ngriti gjithashtu shqet\u00ebsime lidhur me sigurin\u00eb teknike t\u00eb pist\u00ebs dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr verifikime t\u00eb pavarura profesionale.<\/p>\n<p class=\"s5\">\u201cKemi evidentuar disa pika q\u00eb lidhen me zbatimin e punimeve nga ana e kon\u00e7ensionarit e ortakut tjet\u00ebr t\u00eb 2A Group, q\u00eb lidhen me realizimin e pist\u00ebs. Q\u00eb p\u00ebr ne nga verifikimet dhe dokumentacionin e inxhinierit t\u00eb pavarur \u00ebsht\u00eb evidentuar q\u00eb ka nj\u00eb problematik\u00eb n\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre punimeve. Ne kemi k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb verifikim nga autoritete t\u00eb pavarura n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e punimeve sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb baza e aeroportit. Nga MABCO nuk jemi n\u00eb vonesa apo pengues n\u00eb hapjen e aeroportit por \u00ebsht\u00eb VIA q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb seriozisht problematikat dhe t\u2019i japi drejtim \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me sistemin e siguris\u00eb dhe soft\u00ebare p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion\u201d.<\/p>\n<p class=\"s7\"><span class=\"s6\">IV. Thirrje p\u00ebr reagim institucional<\/span><\/p>\n<p class=\"s5\">MABCO i b\u00ebn thirrje shtetit shqiptar, Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, autoritetit kontraktor dhe t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen dhe garantimin e zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb me urgjenc\u00eb ndaj situat\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"s5\">Kompania i k\u00ebrkon gjithashtu Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tregtare, si bank\u00eb kreditore e projektit, t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim institucional p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate ku investitori q\u00eb ka garantuar kredin\u00eb dhe ka mbajtur barr\u00ebn kryesore financiare t\u00eb aeroportit po pengohet fizikisht t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kantier.<\/p>\n<p class=\"s5\">Sipas MABCO, heshtja institucionale p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate rrezikon jo vet\u00ebm p\u00ebrfundimin normal t\u00eb aeroportit, por edhe sigurin\u00eb juridike t\u00eb investimeve strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e vendit p\u00ebrball\u00eb investitor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p class=\"s5\">MABCO konfirmon se do t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt ligjore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e saj si aksioner shumic\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar integritetin juridik, teknik dhe financiar t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/20\/mabco-na-kane-nxjerre-jashte-aeroportit-te-vlores-megjithese-kemi-98\/\">MABCO: Na kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, megjith\u00ebse kemi 98%<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, shoq\u00ebria zvicerane MABCO, pjes\u00eb e Mabetex Group dhe investitorja kryesore n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs, akuzon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga kantieri dhe nga proceset teknike e operacionale t\u00eb projektit, pavar\u00ebsisht se zot\u00ebron 98% t\u00eb kuotave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare VIA dhe ka mbajtur barr\u00ebn kryesore financiare t\u00eb investimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88561","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88561\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}