{"id":88482,"date":"2026-05-20T07:48:13","date_gmt":"2026-05-20T07:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/planet-per-transformimin-e-porteve-te-jugut-mbeten-ne-leter-investime-pa-efekt-real-ekonomik\/"},"modified":"2026-05-20T07:48:13","modified_gmt":"2026-05-20T07:48:13","slug":"planet-per-transformimin-e-porteve-te-jugut-mbeten-ne-leter-investime-pa-efekt-real-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/20\/planet-per-transformimin-e-porteve-te-jugut-mbeten-ne-leter-investime-pa-efekt-real-ekonomik\/","title":{"rendered":"Planet p\u00ebr transformimin e porteve t\u00eb Jugut mbeten n\u00eb let\u00ebr, investime pa efekt real ekonomik \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Skeletet e anijeve t\u00eb mbytura, disa t\u00eb p\u00ebrmbysura e t\u00eb tjera t\u00eb zhytura n\u00eb uj\u00ebrat e cek\u00ebta, dominojn\u00eb panoram\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb. Dru i kalbur, hekur i ngr\u00ebn\u00eb nga ndryshku, direk\u00eb t\u00eb thyer dhe rrjeta t\u00eb hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojn\u00eb pamjen e nj\u00eb varreze lundruese. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje gjenden edhe velierat dhe skafet e sekuestruara nd\u00ebr vite nga policia.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb panorama e par\u00eb q\u00eb t\u00eb ofron porti ku qeveria ka planifikuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb re p\u00ebr mallra dhe pasagjer\u00eb, nj\u00eb investim prej afro 45 milion\u00eb eurosh i dh\u00ebn\u00eb me koncesion. Por, nd\u00ebrsa planet kan\u00eb mbetur n\u00eb let\u00ebr prej vitesh, n\u00eb terren mbizot\u00ebrojn\u00eb zvarritjet, mungesa e transparenc\u00ebs dhe pasiguria p\u00ebr komunitetin e peshkatar\u00ebve q\u00eb varen nga deti p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 100 kilometra m\u00eb n\u00eb jug, n\u00eb Limion t\u00eb Sarand\u00ebs, situata paraqitet po aq problematike. Hap\u00ebsira q\u00eb dikur sh\u00ebrbente si baz\u00eb e Forc\u00ebs Detare sot \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb mes nj\u00eb projekti t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr resort luksoz, t\u00eb sekuestruar nga SPAK, aktivitetit n\u00eb tkurrje t\u00eb peshkimit dhe objekteve ushtarake t\u00eb braktisura.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto pika strategjike t\u00eb bregdetit shqiptar, shteti ka zgjedhur t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb investimeve private. Por, sipas ekspert\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb peshkimit, kostoja e k\u00ebsaj t\u00ebrheqjeje po reflektohet n\u00eb degradimin e infrastruktur\u00ebs portuale, kriz\u00ebn e sektorit t\u00eb peshkimit dhe dob\u00ebsimin e kapaciteteve detare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Artur Me\u00e7ollarin, ish-zv\/komandanti i Forc\u00ebs Detare, projektet p\u00ebr marina jahtesh nga veriu n\u00eb jug t\u00eb vendit jan\u00eb t\u00eb pastudiuara dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten<\/p>\n<p>Skeletet e anijeve t\u00eb mbytura, disa t\u00eb p\u00ebrmbysura e t\u00eb tjera t\u00eb zhytura n\u00eb uj\u00ebrat e cek\u00ebta, dominojn\u00eb panoram\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb. Dru i kalbur, hekur i ngr\u00ebn\u00eb nga ndryshku, direk\u00eb t\u00eb thyer dhe rrjeta t\u00eb hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojn\u00eb pamjen e nj\u00eb varreze lundruese. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje gjenden edhe velierat dhe skafet e sekuestruara nd\u00ebr vite nga policia.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb panorama e par\u00eb q\u00eb t\u00eb ofron porti ku qeveria ka planifikuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb re p\u00ebr mallra dhe pasagjer\u00eb, nj\u00eb investim prej afro 45 milion\u00eb eurosh i dh\u00ebn\u00eb me koncesion. Por, nd\u00ebrsa planet kan\u00eb mbetur n\u00eb let\u00ebr prej vitesh, n\u00eb terren mbizot\u00ebrojn\u00eb zvarritjet, mungesa e transparenc\u00ebs dhe pasiguria p\u00ebr komunitetin e peshkatar\u00ebve q\u00eb varen nga deti p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 100 kilometra m\u00eb n\u00eb jug, n\u00eb Limion t\u00eb Sarand\u00ebs, situata paraqitet po aq problematike. Hap\u00ebsira q\u00eb dikur sh\u00ebrbente si baz\u00eb e Forc\u00ebs Detare sot \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb mes nj\u00eb projekti t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr resort luksoz, t\u00eb sekuestruar nga SPAK, aktivitetit n\u00eb tkurrje t\u00eb peshkimit dhe objekteve ushtarake t\u00eb braktisura.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto pika strategjike t\u00eb bregdetit shqiptar, shteti ka zgjedhur t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb investimeve private. Por, sipas ekspert\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb peshkimit, kostoja e k\u00ebsaj t\u00ebrheqjeje po reflektohet n\u00eb degradimin e infrastruktur\u00ebs portuale, kriz\u00ebn e sektorit t\u00eb peshkimit dhe dob\u00ebsimin e kapaciteteve detare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Artur Me\u00e7ollarin, ish-zv\/komandanti i Forc\u00ebs Detare, projektet p\u00ebr marina jahtesh nga veriu n\u00eb jug t\u00eb vendit jan\u00eb t\u00eb pastudiuara dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten investime pa efekt real ekonomik.<\/p>\n<p>\u201cTi nd\u00ebrton portin dhe aty mbaron gjith\u00e7ka,\u201d thot\u00eb ai. \u201cTurizmi elitar nuk vjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lidhur jahtin,\u201d shtoi Me\u00e7ollari, nd\u00ebrsa theksoi se \u201cduhet nj\u00eb strategji e plot\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00eb det.\u201d<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb port pa zot dhe varreza e anijeve<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Triporti-scaled.jpg\"><\/a>Porti i Triportit n\u00eb Vlor\u00eb | Foto: Xhemali Moku<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn n\u00eb Triport, duhet t\u00eb kthehemi n\u00eb 10 gusht 2021, kur Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb shpalli me buj\u00eb koncesionin p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e \u201cPortit t\u00eb Integruar\u201d n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb procedure t\u00eb bazuar n\u00eb ofert\u00eb t\u00eb pak\u00ebrkuar, fitues u shpall bashkimi i kompanive \u201cVlora Harbor Construction and Maintenance\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Agbes Construction, Besta, Arconstudio, ITE Group dhe nj\u00eb kompani thuajse e panjohur, \u201cPremium Construction &amp; Maintenance\u201d, e krijuar vet\u00ebm dy muaj para tenderit.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, kompanit\u00eb do t\u00eb financonin nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar, nd\u00ebrsa qeveria shqiptare do t\u2019u paguante rreth 60 milion\u00eb euro me k\u00ebste p\u00ebr shtat\u00eb vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve. N\u00eb let\u00ebr, projekti paraqitej si nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr zhvendosjen e operacioneve tregtare nga porti i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs, m\u00eb 29 prill 2022, struktura e koncesionit nisi t\u00eb ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb. Kompanit\u00eb kryesore filluan t\u00eb shisnin aksionet e tyre p\u00ebr shuma simbolike. Agbes Construction transferoi 33% t\u00eb aksioneve p\u00ebr rreth 330 mij\u00eb lek\u00eb, Arconstudio shiti 25% p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas u t\u00ebrhoq edhe Besta.<\/p>\n<p>Bler\u00ebsi i vet\u00ebm ishte \u201cPremium Construction &amp; Maintenance\u201d, nj\u00eb kompani me kapital fillestar minimal, e cila p\u00ebrfundoi duke zot\u00ebruar 92% t\u00eb koncesionit me nj\u00eb vler\u00eb totale blerjeje prej rreth 105 mij\u00eb eurosh. Sipas dokumenteve t\u00eb QKB-s\u00eb, kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Hektor Agalliut, nj\u00eb em\u00ebr pa histori t\u00eb njohur biznesi, i cili m\u00eb her\u00ebt rezultonte i pun\u00ebsuar si magazinier pran\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve, projekti mbeti i bllokuar p\u00ebr vite me radh\u00eb. Leja e nd\u00ebrtimit nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit u miratua vet\u00ebm n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2025 dhe u zbardh zyrtarisht n\u00eb janar 2026.<\/p>\n<p>Kur BIRN vizitoi kantierin n\u00eb prill, punimet dukeshin ende n\u00eb faza minimale. Nj\u00eb ekskavator g\u00ebrmonte pran\u00eb bazamentit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb portit, nd\u00ebrsa disa kamion\u00eb transportonin inerte drejt zon\u00ebs ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohen dallg\u00ebthyesit dhe kalatat e reja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht dokumenteve zyrtare, n\u00eb terren dominonte nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr: \u201cSalillari\u201d. Makinerit\u00eb, impianti i zhavorrit, fjetoret e pun\u00ebtor\u00ebve dhe logot n\u00eb kantier mbanin t\u00eb gjitha shenjat e kompanis\u00eb s\u00eb njohur t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtues teknik i punimeve, i veshur me uniform\u00ebn e \u201cSalillari\u201d-t, pranoi se kompania kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion mjetet e saj p\u00ebr projektin. \u201cPo ti e di q\u00eb t\u00eb vet\u00ebt jan\u00eb ata,\u201d tha ai, duke refuzuar t\u00eb jepte identitetin.<\/p>\n<p>Skema ngjan me raste t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb kompanive t\u00eb krijuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb punonj\u00ebsve apo familjar\u00ebve t\u00eb lidhur me kompani t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gara publike kur subjektet kryesore jan\u00eb t\u00eb kufizuara ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Por mjafton t\u00eb kthesh kok\u00ebn nga porti i vjet\u00ebr i peshkimit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kontrastin brutal mes premtimeve p\u00ebr zhvillim dhe realitetit n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Mes anijeve t\u00eb ankoruara p\u00ebrgjat\u00eb dallg\u00ebthyesit, mbi nj\u00eb duzin\u00eb mjetesh lundruese jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb fundosura. Disa jan\u00eb anuar n\u00ebn sip\u00ebrfaqen e ujit, t\u00eb tjera kan\u00eb mbetur skelete t\u00eb ndryshkura hekuri. Rrjeta t\u00eb kalbura dhe kabina t\u00eb shkat\u00ebrruara d\u00ebshmojn\u00eb rr\u00ebnimin e nj\u00eb industrie q\u00eb dikur mbante gjall\u00eb komunitetin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb periferi t\u00eb portit q\u00ebndron edhe godina e re e tregut frigoriferik t\u00eb peshkut, e inauguruar me ceremoni, por ende jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>\u201cE kush do vij\u00eb t\u00eb blej\u00eb peshk k\u00ebtu?\u201d pyet P\u00ebllumb Nako, nj\u00eb peshkatar 44-vje\u00e7ar. Sipas tij, tregu nuk ka kuptim n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb izoluar, nd\u00ebrsa peshkatar\u00ebt preferojn\u00eb t\u00eb shesin direkt n\u00eb restorante apo dyqane.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kalat\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb ankoruara edhe dy anijet TEC, nj\u00eb tjet\u00ebr investim kontrovers q\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike t\u00eb KESH, i ka kushtuar dhjet\u00ebra miliona euro buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr qira, mir\u00ebmbajtje dhe testime.<\/p>\n<p>P\u00ebr peshkatar\u00ebt, porti i ri nuk p\u00ebrfaq\u00ebson zgjidhje. Ata thon\u00eb se problemi real mbeten kostot e larta t\u00eb operimit, mungesa e infrastruktur\u00ebs baz\u00eb dhe braktisja e sektorit.<\/p>\n<p>\u201cPo e shikoj t\u00eb arsyeshme ta l\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, se nuk e mbaj dot m\u00eb familjen,\u201d thot\u00eb Nako, nd\u00ebrsa tregon me dor\u00eb drejt anijeve t\u00eb fundosura.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne nuk ndryshon gj\u00eb nga k\u00ebto punime. Na duhet naft\u00eb m\u00eb e lir\u00eb, nj\u00eb bankin\u00eb dhe t\u00eb heqin anijet e mbytura,\u201d shton ai.<\/p>\n<p><strong>Marina pa port dhe Limioni i ngrir\u00eb n\u00ebn hetim<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Vlora-scaled.jpg\"><\/a>Porti i Vlor\u00ebs | Foto: Xhemali Moku<\/p>\n<p>Zvarritja p\u00ebr vite me radh\u00eb e punimeve n\u00eb Triport, pa shpjegime publike nga autoritetet, ka bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte edhe nj\u00eb tjet\u00ebr projekt ambicioz n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Vlor\u00ebs: \u201cVlora Marina\u201d.<\/p>\n<p>Plani i qeveris\u00eb parashikonte zhvendosjen e plot\u00eb t\u00eb portit ekzistues t\u00eb mallrave dhe pasagjer\u00ebve drejt Triportit, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb transformimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Skel\u00ebs n\u00eb nj\u00eb marin\u00eb moderne me jahte luksoze, rezidenca dhe struktura turistike elitare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr sa koh\u00eb porti i ri tregtar mbetet n\u00eb nd\u00ebrtim, porti aktual vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Tragete dhe anije mallrash hyjn\u00eb e dalin \u00e7do dit\u00eb nga i nj\u00ebjti mol, nd\u00ebrsa projekti i marin\u00ebs ekziston kryesisht n\u00eb ilustrime promocionale.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb pedonales s\u00eb Skel\u00ebs, vizitor\u00ebt p\u00ebrballen me gardhe t\u00eb larta metalike t\u00eb mbuluara me logo t\u00eb \u201cVlora Marina\u201d dhe imazhe 3D t\u00eb jahteve luksoze t\u00eb ankoruara n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs. Por pas tyre, zhvillimi real duket se ka marr\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr, nd\u00ebrtimin intensiv t\u00eb pallateve mbi truall publik t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira simbolike.<\/p>\n<p>Komplekse t\u00eb reja apartamentesh po ngrihen me ritme t\u00eb shpejta pran\u00eb portit, nd\u00ebrsa infrastruktura portuale q\u00eb justifikoi projektin mbetet e pandryshuar. N\u00eb sfondin e kullave t\u00eb betonit, xhamit dhe \u00e7elikut, godina historike e Muzeut t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb duket e tkurrur dhe e mbuluar nga nd\u00ebrtimet e reja.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Vlor\u00eb kantieri vazhdon mes zhurm\u00ebs s\u00eb makinerive dhe projekteve t\u00eb pezulluara, n\u00eb Limion t\u00eb Sarand\u00ebs koha duket sikur ka ndalur.<\/p>\n<p>Rruga drejt baz\u00ebs detare kalon p\u00ebrmes nj\u00eb peizazhi ku brigjet shk\u00ebmbore t\u00eb Jonit p\u00ebrplasen me nd\u00ebrhyrjet e nisura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti turistik dhe marine private. Mes kodrave t\u00eb zhveshura q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb stivuara blloqe t\u00eb m\u00ebdha betoni, nd\u00ebrsa nj\u00eb betoniere e heshtur dhe mjete t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi t\u00eb kompanis\u00eb Albabeton kan\u00eb mbetur t\u00eb ngrira q\u00eb prej nisjes s\u00eb hetimeve nga SPAK.<\/p>\n<p>Zona e njohur si \u201cProna nr. 696\u201d ose \u201cBaza Ndihm\u00ebse Limion\u201d ishte pjes\u00eb e planit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb Forc\u00ebs Detare. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2020, qeveria ia dha me qira simbolike bashkimit t\u00eb kompanive \u201cConcord Investment\u201d dhe \u201cKastrati Group\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb porti turistik dhe resorti vilash.<\/p>\n<p>Me\u00e7ollari e kall\u00ebzoi vendimin n\u00eb SPAK, duke argumentuar se dh\u00ebnia e baz\u00ebs cenonte sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe pengonte operacionet e Roj\u00ebs Bregdetare dhe misionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit n\u00eb det.<\/p>\n<p>Pas hetimeve p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, SPAK vendosi sekuestro preventive mbi baz\u00ebn. N\u00eb vitin 2023, Gjykata e Lart\u00eb la n\u00eb fuqi bllokimin e projektit, duke arsyetuar se prona kishte status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj n\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cProna nr. 696 nuk mund t\u00eb trajtohet si pasuri e zakonshme shtet\u00ebrore,\u201d argumentoi gjykata, duke paralajm\u00ebruar se vijimi i punimeve do t\u00eb r\u00ebndonte pasojat e mundshme penale dhe do t\u00eb cenonte operacionalitetin e Forc\u00ebs Detare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vet\u00eb baza ushtarake mbart shenjat e nj\u00eb braktisjeje t\u00eb gjat\u00eb. Godina t\u00eb amortizuara, dritare t\u00eb thyera dhe shkurre t\u00eb egra rrethojn\u00eb objektet q\u00eb dikur sh\u00ebrbenin si struktura t\u00eb Marin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb port, anijet e Roj\u00ebs Bregdetare jan\u00eb kufizuar n\u00eb nj\u00eb mol t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb amortizuar. Mes tyre dhe zon\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga koncesionari q\u00ebndrojn\u00eb peshkarexhat e zon\u00ebs, nd\u00ebrsa peshkatar\u00ebt ankohen p\u00ebr kostot e larta t\u00eb naft\u00ebs dhe presionin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Vlora, ku peshkatar\u00ebt shprehnin indiferenc\u00eb ndaj projektit t\u00eb portit t\u00eb ri, n\u00eb Limion shum\u00eb prej tyre refuzojn\u00eb t\u00eb flasin publikisht nga frika.<\/p>\n<p>\u201cKemi frik\u00eb t\u00eb flasim,\u201d thot\u00eb nj\u00eb kapiten 62-vje\u00e7ar, i cili pretendon se koncesionari u ka k\u00ebrkuar t\u00eb zhvendosen. \u201cK\u00ebta jo vet\u00ebm t\u00eb gjobisin, por urdh\u00ebrojn\u00eb edhe peshkun t\u00eb mos futet n\u00eb rrjet\u00ebn e atij q\u00eb ankohet,\u201d p\u00ebrfundoi ai me ironi.<\/p>\n<p>\u201cTi nd\u00ebrton portin dhe aty mbaron gjith\u00e7ka,\u201d thot\u00eb ai. \u201cTurizmi elitar nuk vjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lidhur jahtin,\u201d shtoi Me\u00e7ollari, nd\u00ebrsa theksoi se \u201cduhet nj\u00eb strategji e plot\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00eb det.\u201d<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb port pa zot dhe varreza e anijeve<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Triporti-scaled.jpg\"><\/a>Porti i Triportit n\u00eb Vlor\u00eb | Foto: Xhemali Moku<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn n\u00eb Triport, duhet t\u00eb kthehemi n\u00eb 10 gusht 2021, kur Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb shpalli me buj\u00eb koncesionin p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e \u201cPortit t\u00eb Integruar\u201d n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb procedure t\u00eb bazuar n\u00eb ofert\u00eb t\u00eb pak\u00ebrkuar, fitues u shpall bashkimi i kompanive \u201cVlora Harbor Construction and Maintenance\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Agbes Construction, Besta, Arconstudio, ITE Group dhe nj\u00eb kompani thuajse e panjohur, \u201cPremium Construction &amp; Maintenance\u201d, e krijuar vet\u00ebm dy muaj para tenderit.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, kompanit\u00eb do t\u00eb financonin nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar, nd\u00ebrsa qeveria shqiptare do t\u2019u paguante rreth 60 milion\u00eb euro me k\u00ebste p\u00ebr shtat\u00eb vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve. N\u00eb let\u00ebr, projekti paraqitej si nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr zhvendosjen e operacioneve tregtare nga porti i Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs, m\u00eb 29 prill 2022, struktura e koncesionit nisi t\u00eb ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb. Kompanit\u00eb kryesore filluan t\u00eb shisnin aksionet e tyre p\u00ebr shuma simbolike. Agbes Construction transferoi 33% t\u00eb aksioneve p\u00ebr rreth 330 mij\u00eb lek\u00eb, Arconstudio shiti 25% p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas u t\u00ebrhoq edhe Besta.<\/p>\n<p>Bler\u00ebsi i vet\u00ebm ishte \u201cPremium Construction &amp; Maintenance\u201d, nj\u00eb kompani me kapital fillestar minimal, e cila p\u00ebrfundoi duke zot\u00ebruar 92% t\u00eb koncesionit me nj\u00eb vler\u00eb totale blerjeje prej rreth 105 mij\u00eb eurosh. Sipas dokumenteve t\u00eb QKB-s\u00eb, kompania \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Hektor Agalliut, nj\u00eb em\u00ebr pa histori t\u00eb njohur biznesi, i cili m\u00eb her\u00ebt rezultonte i pun\u00ebsuar si magazinier pran\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve, projekti mbeti i bllokuar p\u00ebr vite me radh\u00eb. Leja e nd\u00ebrtimit nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit u miratua vet\u00ebm n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2025 dhe u zbardh zyrtarisht n\u00eb janar 2026.<\/p>\n<p>Kur BIRN vizitoi kantierin n\u00eb prill, punimet dukeshin ende n\u00eb faza minimale. Nj\u00eb ekskavator g\u00ebrmonte pran\u00eb bazamentit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb portit, nd\u00ebrsa disa kamion\u00eb transportonin inerte drejt zon\u00ebs ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohen dallg\u00ebthyesit dhe kalatat e reja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht dokumenteve zyrtare, n\u00eb terren dominonte nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr: \u201cSalillari\u201d. Makinerit\u00eb, impianti i zhavorrit, fjetoret e pun\u00ebtor\u00ebve dhe logot n\u00eb kantier mbanin t\u00eb gjitha shenjat e kompanis\u00eb s\u00eb njohur t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtues teknik i punimeve, i veshur me uniform\u00ebn e \u201cSalillari\u201d-t, pranoi se kompania kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion mjetet e saj p\u00ebr projektin. \u201cPo ti e di q\u00eb t\u00eb vet\u00ebt jan\u00eb ata,\u201d tha ai, duke refuzuar t\u00eb jepte identitetin.<\/p>\n<p>Skema ngjan me raste t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb kompanive t\u00eb krijuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb punonj\u00ebsve apo familjar\u00ebve t\u00eb lidhur me kompani t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gara publike kur subjektet kryesore jan\u00eb t\u00eb kufizuara ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Por mjafton t\u00eb kthesh kok\u00ebn nga porti i vjet\u00ebr i peshkimit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kontrastin brutal mes premtimeve p\u00ebr zhvillim dhe realitetit n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Mes anijeve t\u00eb ankoruara p\u00ebrgjat\u00eb dallg\u00ebthyesit, mbi nj\u00eb duzin\u00eb mjetesh lundruese jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb fundosura. Disa jan\u00eb anuar n\u00ebn sip\u00ebrfaqen e ujit, t\u00eb tjera kan\u00eb mbetur skelete t\u00eb ndryshkura hekuri. Rrjeta t\u00eb kalbura dhe kabina t\u00eb shkat\u00ebrruara d\u00ebshmojn\u00eb rr\u00ebnimin e nj\u00eb industrie q\u00eb dikur mbante gjall\u00eb komunitetin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb periferi t\u00eb portit q\u00ebndron edhe godina e re e tregut frigoriferik t\u00eb peshkut, e inauguruar me ceremoni, por ende jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>\u201cE kush do vij\u00eb t\u00eb blej\u00eb peshk k\u00ebtu?\u201d pyet P\u00ebllumb Nako, nj\u00eb peshkatar 44-vje\u00e7ar. Sipas tij, tregu nuk ka kuptim n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb izoluar, nd\u00ebrsa peshkatar\u00ebt preferojn\u00eb t\u00eb shesin direkt n\u00eb restorante apo dyqane.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kalat\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb ankoruara edhe dy anijet TEC, nj\u00eb tjet\u00ebr investim kontrovers q\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike t\u00eb KESH, i ka kushtuar dhjet\u00ebra miliona euro buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr qira, mir\u00ebmbajtje dhe testime.<\/p>\n<p>P\u00ebr peshkatar\u00ebt, porti i ri nuk p\u00ebrfaq\u00ebson zgjidhje. Ata thon\u00eb se problemi real mbeten kostot e larta t\u00eb operimit, mungesa e infrastruktur\u00ebs baz\u00eb dhe braktisja e sektorit.<\/p>\n<p>\u201cPo e shikoj t\u00eb arsyeshme ta l\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, se nuk e mbaj dot m\u00eb familjen,\u201d thot\u00eb Nako, nd\u00ebrsa tregon me dor\u00eb drejt anijeve t\u00eb fundosura.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ne nuk ndryshon gj\u00eb nga k\u00ebto punime. Na duhet naft\u00eb m\u00eb e lir\u00eb, nj\u00eb bankin\u00eb dhe t\u00eb heqin anijet e mbytura,\u201d shton ai.<\/p>\n<p><strong>Marina pa port dhe Limioni i ngrir\u00eb n\u00ebn hetim<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Vlora-scaled.jpg\"><\/a>Porti i Vlor\u00ebs | Foto: Xhemali Moku<\/p>\n<p>Zvarritja p\u00ebr vite me radh\u00eb e punimeve n\u00eb Triport, pa shpjegime publike nga autoritetet, ka bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte edhe nj\u00eb tjet\u00ebr projekt ambicioz n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Vlor\u00ebs: \u201cVlora Marina\u201d.<\/p>\n<p>Plani i qeveris\u00eb parashikonte zhvendosjen e plot\u00eb t\u00eb portit ekzistues t\u00eb mallrave dhe pasagjer\u00ebve drejt Triportit, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb transformimit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Skel\u00ebs n\u00eb nj\u00eb marin\u00eb moderne me jahte luksoze, rezidenca dhe struktura turistike elitare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr sa koh\u00eb porti i ri tregtar mbetet n\u00eb nd\u00ebrtim, porti aktual vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Tragete dhe anije mallrash hyjn\u00eb e dalin \u00e7do dit\u00eb nga i nj\u00ebjti mol, nd\u00ebrsa projekti i marin\u00ebs ekziston kryesisht n\u00eb ilustrime promocionale.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb pedonales s\u00eb Skel\u00ebs, vizitor\u00ebt p\u00ebrballen me gardhe t\u00eb larta metalike t\u00eb mbuluara me logo t\u00eb \u201cVlora Marina\u201d dhe imazhe 3D t\u00eb jahteve luksoze t\u00eb ankoruara n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs. Por pas tyre, zhvillimi real duket se ka marr\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr, nd\u00ebrtimin intensiv t\u00eb pallateve mbi truall publik t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira simbolike.<\/p>\n<p>Komplekse t\u00eb reja apartamentesh po ngrihen me ritme t\u00eb shpejta pran\u00eb portit, nd\u00ebrsa infrastruktura portuale q\u00eb justifikoi projektin mbetet e pandryshuar. N\u00eb sfondin e kullave t\u00eb betonit, xhamit dhe \u00e7elikut, godina historike e Muzeut t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb duket e tkurrur dhe e mbuluar nga nd\u00ebrtimet e reja.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Vlor\u00eb kantieri vazhdon mes zhurm\u00ebs s\u00eb makinerive dhe projekteve t\u00eb pezulluara, n\u00eb Limion t\u00eb Sarand\u00ebs koha duket sikur ka ndalur.<\/p>\n<p>Rruga drejt baz\u00ebs detare kalon p\u00ebrmes nj\u00eb peizazhi ku brigjet shk\u00ebmbore t\u00eb Jonit p\u00ebrplasen me nd\u00ebrhyrjet e nisura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti turistik dhe marine private. Mes kodrave t\u00eb zhveshura q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb stivuara blloqe t\u00eb m\u00ebdha betoni, nd\u00ebrsa nj\u00eb betoniere e heshtur dhe mjete t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi t\u00eb kompanis\u00eb Albabeton kan\u00eb mbetur t\u00eb ngrira q\u00eb prej nisjes s\u00eb hetimeve nga SPAK.<\/p>\n<p>Zona e njohur si \u201cProna nr. 696\u201d ose \u201cBaza Ndihm\u00ebse Limion\u201d ishte pjes\u00eb e planit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb Forc\u00ebs Detare. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2020, qeveria ia dha me qira simbolike bashkimit t\u00eb kompanive \u201cConcord Investment\u201d dhe \u201cKastrati Group\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb porti turistik dhe resorti vilash.<\/p>\n<p>Me\u00e7ollari e kall\u00ebzoi vendimin n\u00eb SPAK, duke argumentuar se dh\u00ebnia e baz\u00ebs cenonte sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe pengonte operacionet e Roj\u00ebs Bregdetare dhe misionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit n\u00eb det.<\/p>\n<p>Pas hetimeve p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, SPAK vendosi sekuestro preventive mbi baz\u00ebn. N\u00eb vitin 2023, Gjykata e Lart\u00eb la n\u00eb fuqi bllokimin e projektit, duke arsyetuar se prona kishte status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj n\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cProna nr. 696 nuk mund t\u00eb trajtohet si pasuri e zakonshme shtet\u00ebrore,\u201d argumentoi gjykata, duke paralajm\u00ebruar se vijimi i punimeve do t\u00eb r\u00ebndonte pasojat e mundshme penale dhe do t\u00eb cenonte operacionalitetin e Forc\u00ebs Detare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vet\u00eb baza ushtarake mbart shenjat e nj\u00eb braktisjeje t\u00eb gjat\u00eb. Godina t\u00eb amortizuara, dritare t\u00eb thyera dhe shkurre t\u00eb egra rrethojn\u00eb objektet q\u00eb dikur sh\u00ebrbenin si struktura t\u00eb Marin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb port, anijet e Roj\u00ebs Bregdetare jan\u00eb kufizuar n\u00eb nj\u00eb mol t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb amortizuar. Mes tyre dhe zon\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga koncesionari q\u00ebndrojn\u00eb peshkarexhat e zon\u00ebs, nd\u00ebrsa peshkatar\u00ebt ankohen p\u00ebr kostot e larta t\u00eb naft\u00ebs dhe presionin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u larguar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Vlora, ku peshkatar\u00ebt shprehnin indiferenc\u00eb ndaj projektit t\u00eb portit t\u00eb ri, n\u00eb Limion shum\u00eb prej tyre refuzojn\u00eb t\u00eb flasin publikisht nga frika.<\/p>\n<p>\u201cKemi frik\u00eb t\u00eb flasim,\u201d thot\u00eb nj\u00eb kapiten 62-vje\u00e7ar, i cili pretendon se koncesionari u ka k\u00ebrkuar t\u00eb zhvendosen. \u201cK\u00ebta jo vet\u00ebm t\u00eb gjobisin, por urdh\u00ebrojn\u00eb edhe peshkun t\u00eb mos futet n\u00eb rrjet\u00ebn e atij q\u00eb ankohet,\u201d p\u00ebrfundoi ai me ironi.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skeletet e anijeve t\u00eb mbytura, disa t\u00eb p\u00ebrmbysura e t\u00eb tjera t\u00eb zhytura n\u00eb uj\u00ebrat e cek\u00ebta, dominojn\u00eb panoram\u00ebn e Triportit n\u00eb Vlor\u00eb. Dru i kalbur, hekur i ngr\u00ebn\u00eb nga ndryshku, direk\u00eb t\u00eb thyer dhe rrjeta t\u00eb hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojn\u00eb pamjen e nj\u00eb varreze lundruese. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje gjenden edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88482","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88482"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88482\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}