{"id":88438,"date":"2026-05-19T19:48:24","date_gmt":"2026-05-19T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/24-vjet-me-vone-ish-presidenti-malazez-tregon-prapaskenat-e-skandalit-seksual-qe-tronditi-ballkanin-gjukanovic-serbet-angazhuan-27-vajza-per-te-joshur-zyrtaret-e-kfor-it-ne-kosove\/"},"modified":"2026-05-19T19:48:24","modified_gmt":"2026-05-19T19:48:24","slug":"24-vjet-me-vone-ish-presidenti-malazez-tregon-prapaskenat-e-skandalit-seksual-qe-tronditi-ballkanin-gjukanovic-serbet-angazhuan-27-vajza-per-te-joshur-zyrtaret-e-kfor-it-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/24-vjet-me-vone-ish-presidenti-malazez-tregon-prapaskenat-e-skandalit-seksual-qe-tronditi-ballkanin-gjukanovic-serbet-angazhuan-27-vajza-per-te-joshur-zyrtaret-e-kfor-it-ne-kosove\/","title":{"rendered":"24 vjet m\u00eb von\u00eb, ish presidenti malazez tregon prapaskenat e skandalit seksual q\u00eb tronditi Ballkanin, Gjukanovi\u00e7: Serb\u00ebt angazhuan 27 vajza p\u00ebr t\u00eb joshur zyrtar\u00ebt e KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2002, Mali i Zi u p\u00ebrfshi nga nj\u00eb prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike dhe mediatike t\u00eb periudh\u00ebs post-Jugosllavi. Gjith\u00e7ka nisi kur nj\u00eb grua nga Moldavia, e identifikuar si Svetlana Cebotarenko, (ose vet\u00ebm me inicialet S.\u00c7). akuzoi zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, polic\u00eb, biznesmen\u00eb dhe figura politike p\u00ebr trafikim seksual dhe prostitucion.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, ishte mbajtur me forc\u00eb, ishte rrahur, uritur dhe shfryt\u00ebzuar seksualisht nga persona t\u00eb lidhur me rrjete kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2002, S.\u00c7. arriti t\u00eb largohej nga personat q\u00eb, sipas saj, e mbanin peng dhe gjeti strehim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb sigurt p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb. Aty ajo dha d\u00ebshmi trondit\u00ebse p\u00ebr abuzimet q\u00eb pretendonte se kishte p\u00ebrjetuar. Deklaratat e saj \u00e7uan n\u00eb arrestimin e kat\u00ebr personave n\u00eb dhjetor 2002, mes tyre edhe z\u00ebvend\u00ebsprokurorit t\u00eb shtetit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Zoran Piperovi\u00e7.<\/p>\n<p>Rasti shp\u00ebrtheu menj\u00ebher\u00eb n\u00eb media dhe shkaktoi kriz\u00eb politike, pasi opozita dhe nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik nis\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga pushteti i asaj kohe, i drejtuar nga koalicioni DPS-SDP. DPS, ose Partia Demokratike e Socialist\u00ebve, ishte partia e drejtuar nga Milo Gjukanovi\u00e7 dhe forca kryesore politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr dekada. Nd\u00ebrsa SDP ishte Partia Socialdemokrate, aleate e DPS-s\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebse e linj\u00ebs pro-per\u00ebndimore dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Mali i Zi ishte ende n\u00eb union shtet\u00ebror me Serbin\u00eb dhe po afrohej momenti kur Podgorica po mendonte seriozisht p\u00ebr referendum pavar\u00ebsie. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb moment, Gjukanovi\u00e7 thot\u00eb sot se tentuan ta shfryt\u00ebzonin qarqe politike dhe t\u00eb siguris\u00eb nga Beogradi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Televizionin E, ai pretendon se \u201cafera S.\u00c7.\u201d nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kriminale, por pjes\u00eb e nj\u00eb operacioni m\u00eb t\u00eb madh nga Beogradi p\u00ebr destabilizimin e Malit t\u00eb Zi dhe pengimin e shk\u00ebputjes nga Serbia. Sipas tij, objektivi ishte q\u00eb p\u00ebrmes skandalit t\u00eb krijohej ideja se Mali i Zi ishte i korruptuar, i lidhur me trafikimin dhe pa kapacitet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet funksional.<\/p>\n<p>Gjukanovi\u00e7 thot\u00eb se pas gjith\u00eb operacionit q\u00ebndronin struktura t\u00eb af\u00ebrta me ish-presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe sh\u00ebrbimet ushtarake serbe. Por pjesa m\u00eb e fort\u00eb e intervist\u00ebs dhe rr\u00ebfimit t\u00eb tij lidhet me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb po p\u00ebrgatitej edhe nj\u00eb operacion p\u00ebr komprometimin e KFOR-it. Ai pretendon se 27 vajza po trajnoheshin p\u00ebr t\u00eb joshur zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb misionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim krijimin e skandaleve seksuale q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonin imazhin e KFOR-it dhe pranis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cSynimi ishte komprometimi i KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb dhe i drejtuesve t\u00eb tij ushtarak\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim po p\u00ebrgatiteshin 27 vajza, t\u00eb cilat duhej t\u2019u afroheshin zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.\u00c7. Informacionet q\u00eb kishim at\u00ebher\u00eb tregonin se ajo po trajnohej n\u00eb ambientet e stadiumit t\u00eb Obili\u00e7it. Fatmir\u00ebsisht, KFOR-i dhe UNMIK-u siguruan informacionet n\u00eb koh\u00eb dhe e penguan k\u00ebt\u00eb aktivitet\u201d, deklaroi Gjukanovi\u00e7.<\/p>\n<p>Ai akuzon edhe disa figura brenda institucioneve malazeze t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb profesionalizmi dhe ambicie personale q\u00eb, sipas tij, ndihmuan n\u00eb fryrjen e skandalit. N\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebrmend ish-ministrin e Brendsh\u00ebm Andrija Jovi\u00e7evi\u00e7, p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se e p\u00ebrdori \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr interesa politike personale.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb mbeti S.\u00c7., e cila m\u00eb von\u00eb u largua nga Mali i Zi. Gjukanovi\u00e7 tha se ambasadori i OSBE-s\u00eb n\u00eb Beograd, Mauricio Masari, kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb lejuar largimin e saj nga vendi. Ai tha se kishte pranuar vet\u00ebm me kushtin q\u00eb S.\u00c7. t\u00eb mbetej e disponueshme p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb malazeze, por m\u00eb pas autoritetet nuk kishin arritur ta gjenin m\u00eb. Vite m\u00eb von\u00eb gjykatat malazeze e d\u00ebnuan n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb rreme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2002, Mali i Zi u p\u00ebrfshi nga nj\u00eb prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike dhe mediatike t\u00eb periudh\u00ebs post-Jugosllavi. Gjith\u00e7ka nisi kur nj\u00eb grua nga Moldavia, e identifikuar si Svetlana Cebotarenko, (ose vet\u00ebm me inicialet S.\u00c7). akuzoi zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, polic\u00eb, biznesmen\u00eb dhe figura politike p\u00ebr trafikim seksual dhe prostitucion. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}