{"id":88431,"date":"2026-05-19T18:48:36","date_gmt":"2026-05-19T18:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/berishes-i-rikthehet-karma-paditet-ne-bruksel-nga-salianji-e-balliu\/"},"modified":"2026-05-19T18:48:36","modified_gmt":"2026-05-19T18:48:36","slug":"berishes-i-rikthehet-karma-paditet-ne-bruksel-nga-salianji-e-balliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/berishes-i-rikthehet-karma-paditet-ne-bruksel-nga-salianji-e-balliu\/","title":{"rendered":"Berish\u00ebs i rikthehet \u2018karma\u2019, paditet n\u00eb Bruksel nga Salianji e Balliu"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb humbjen n\u00eb zgjedhje p\u00ebrball\u00eb rivalit politik! Kurr\u00eb s\u2019 ka deklaruar me goj\u00ebn plot se humbi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale, p\u00ebr t\u00eb uruar kund\u00ebrshtarin politik p\u00ebr fitoren! E ka problem k\u00ebt\u00eb! Gjithnj\u00eb ia \u2018vjedhin\u2019 fitoren!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb vitin 2013, kur mori mbi 1 milion vota kund\u00ebr dhe u rr\u00ebzua me turp nga pushteti, pas 8 vitesh si kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb mbushur me korrupsion t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm dhe vrasje politike n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, korrupsion masiv dhe krim, b\u00ebri sikur u dor\u00ebhoq p\u00ebrmes lot\u00ebsh nga posti i kreut t\u00eb PD, por n\u00eb realitet nuk e pranoi kurr\u00eb se ishte \u2018rrahur\u2019 keq nga rivali politik!<\/p>\n<p>Q\u00ebndroi n\u00eb heshtje, pas kuintave, duke l\u00ebvizur fijet e drejtimit t\u00eb PD, p\u00ebrmes t\u00eb em\u00ebruarit n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj partie Lulzim Basha, p\u00ebr t\u00eb shpikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u2018qytetarin dixhital\u2019, p\u00ebrmes t\u00eb cilit akuzonte mes t\u00eb tjerave, qeverin\u00eb e majt\u00eb dhe kryeministrin Edi Rama se ia kishin vjedhur votat dhe n\u00eb vitin 2013! Pavar\u00ebsisht se fitorja ishte tep\u00ebr e madhe p\u00ebr t\u2019u vjedhur, si\u00e7 pretendon ai!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha humbjen e sh\u00ebnuara nga opozita, n\u00eb drejtimin formal t\u00eb Bash\u00ebs, Berisha ka pasur rolin e tij primar, q\u00eb nga zgjedhja e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, p\u00ebrjashtimi i figurave kryesore t\u00eb PD, e deri tek protestat e dhunshme dhe djegia e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve vendore, gjithnj\u00eb n\u00ebn argumentin se Rama i ka tjet\u00ebrsuar votat, dhe se fitorja e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb vjedhur!<\/p>\n<p>Vet\u00eb nuk shkonte n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb denoncuar zgjedhjet, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb parregullta dhe t\u00eb vjedhura, por ama d\u00ebrgonte t\u00eb gjith\u00eb \u2018zarat\u2019 e tij, grupe grupe p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar \u00e7do moment t\u00eb mundsh\u00ebm e p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shjqip\u00ebrin\u00eb! Duke q\u00ebn\u00eb se ia dinin dhe \u2018numrin e k\u00ebmb\u00ebs\u2019 askush n\u00eb Uashington dhe Bruksel nuk e vinin n\u00eb hesap at\u00eb q\u00eb thonin t\u00eb d\u00ebrguarit e Berish\u00ebs por dhe vet\u00eb ai, derisa n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, pasi e braktis\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e tij private af\u00ebr RTSH, u \u2018plasi\u2019 shpirti dhe n\u00eb SHBA u vendos t\u2019ia mblidhnin n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb gjitha b\u00ebmat, duke e shpallur \u2018non grata\u2019 familjarisht p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb, minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb pas, e shpall\u00ebn dhe britanik\u00ebt \u2018non grata\u2019 p\u00ebr tre motivet q\u00eb evidentoi Uashingtoni, por i shtuan dhe nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt duke e gremisur fare, at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit me element\u00ebt kriminal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shantazhuar dhe dominuar PD-n\u00eb! Pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb peripecish, q\u00eb nga p\u00ebrjashtimi e deri tek rimarrja e partis\u00eb me vul\u00eb e logo, teksa d\u00ebboi Bash\u00ebn, \u2018birin buk\u00ebshkal\u00eb politik\u2019, Berisha ia doli q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonte dhe ai humbjet e veta rr\u00ebnuese t\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb PD p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs, m\u00eb t\u00eb fundit ato parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, teksa opozita sh\u00ebnoi nj\u00eb humbje me minus 300 mij\u00eb vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur kjo opozit\u00eb drejtohej nga Basha!<\/p>\n<p>Dhe si gjithnj\u00eb, Berisha nuk i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb linj\u00ebs Tiran\u00eb-Bruksel, Tiran\u00eb-Strasburg dhe disa her\u00eb dhe Tiran\u00eb-Berlin, p\u00ebr t\u00eb denoncuar at\u00eb q\u00eb ai e quan \u2018narkoshteti i Ram\u00ebs i krijuar p\u00ebr t\u00eb vjedhur vota, n\u00eb kurriz t\u00eb opozit\u00ebs\u2019! Berisha nuk l\u00eb asnj\u00eb rast pa shkuar n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane, vet\u00ebm apo me Alban\u00ebn, her\u00eb e her\u00eb d\u00ebrgon dhe Gaz Bardhin me Jorida Tabakun, duke kapur deputet\u00eb apo eurodeputet\u00eb n\u00ebp\u00ebr korridoret e Brukselit, Strasburgut apo Berlinit, madje deri m\u00eb Brazilin e larg\u00ebt n\u00eb nj\u00eb takim partish t\u00eb djathta, p\u00ebr t\u00eb treguar se me Edi Ram\u00ebn nuk fitohet kurr\u00eb me zgjedhje, pasi ai ia grabit votat opozit\u00ebs! Demotivon dhe demokrat\u00ebt k\u00ebshtu, por Berisha s\u2019do q\u00eb t\u2019ia dij\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb justifikoj\u00eb humbjen dhe t\u00eb gjej\u00eb alibin\u00eb p\u00ebr humbjen e radh\u00ebs!<\/p>\n<p>Anipse t\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke filluar nga ato t\u00eb OSBE-s\u00eb e deri tek raportet e Komisionit Evropian apo Parlamentit Evropian, n\u00eb funksion t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, i kan\u00eb vler\u00ebsuar maksimalisht zgjedhjet, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe v\u00ebrejtje dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rekomandime, i b\u00ebjn\u00eb dhe p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, Berisha nuk ndalet s\u00eb denoncuari at\u00eb q\u00eb ai e quan \u2018tjet\u00ebrsim t\u00eb rezultatit p\u00ebrmes blerjes s\u00eb votave\u2019! Nj\u00eb akt i pa vertetuar asnj\u00ebher\u00eb, as nga vet\u00eb monitoruesit e opozit\u00ebs, as nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe as nga k\u00ebto OJQ-t\u00eb q\u00eb komandohen m\u00eb shum\u00eb se gjysma nga Berisha e njer\u00ebzit e tij!<\/p>\n<p>Dhe teksa Berisha nuk rresht s\u00eb akuzuari kund\u00ebrshtarin politik Rama se me t\u00eb kryeminist\u00ebr nuk zhvillohen zgjedhje, teksa nuk l\u00eb rast pa d\u00ebrguar letra e denoncime n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane se Rama po p\u00ebrgatitet t\u00eb grabis\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin vendor, vet\u00eb ai, Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i z\u00ebn\u00eb me p\u00ebrjashtimet e t\u00eb gjitha kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar PD p\u00ebrball\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e 23 majit, p\u00ebr t\u00eb garuar i vet\u00ebm n\u00eb ato q\u00eb i quan \u2018zgjedhjet m\u00eb t\u00eb nde\u00ebrshme n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr kryetar partie, sipas parimit nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u201d! Kandidon vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb vetes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Salianjin, Alesia Balliun, Kokalarin, Mereme Selen e Vladimir Mulajn, jo vet\u00ebm nuk i regjistroi si kandidat\u00eb, por dhe i denigroi, duke i p\u00ebrjashtuar dy t\u00eb par\u00ebt bashk\u00eb me mb\u00ebshtet\u00ebsit, nga PD!<\/p>\n<p>Por Berish\u00ebs i rikthehet karma! Nd\u00ebrsa d\u00ebrgonte padi kund\u00ebr Ram\u00ebs n\u00eb kancelarit\u00eb evropiane p\u00ebr zgjedhjet e para nj\u00eb viti dhe p\u00ebr ato q\u00eb zhvillohen pas nj\u00eb viti, nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe, q\u00eb dhe p\u00ebr Berish\u00ebn nga radh\u00ebt e PD t\u00eb niseshin ankesa dhe padi drejt Brukselit dhe PPE-ve p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e zgjedhjeve brenda PD p\u00ebr postin e kryetarit, ku ankoheshin se Berisha e ka vrar\u00eb gar\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti dhe ka shkelur demokracin\u00eb e brendshme me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Alesia Balliu, e cila u p\u00ebrjashtua nga gara p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb, u ka d\u00ebrguar emaile dy figurave m\u00eb me pesh\u00eb n\u00eb politik\u00ebn europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, David McAllister, kryetar i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Evropian dhe Tina Mercep, nga IDU, p\u00ebr \u2018fars\u00ebn e 23 majit\u2019 dhe zgjedhjen e Berish\u00ebs pa rival dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin e PD, kryetar! Balliu n\u00eb email-et q\u00eb u ka d\u00ebrguar McAllister e Mercep, ka ngritur shqet\u00ebsime serioze mbi situat\u00ebn e brendshme n\u00eb PD, duke akuzuar se kjo parti \u00ebsht\u00eb \u201cmarr\u00eb peng\u201d nga Berisha e rrethi i tij politik.<\/p>\n<p>Balliu ka argumentuar se nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb aspiron t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb standardet europiane, nuk mund t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb person i shpallur \u201cnon grata\u201d nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ajo ka k\u00ebrkuar v\u00ebmendjen e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr degradimin e standardeve demokratike brenda PD. Sipas Balliut, nj\u00eb pretendent p\u00ebr kreun e PD nuk mund t\u00eb zgjedh\u00eb vet\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb n\u00eb gar\u00eb, teksa ka denoncuar edhe p\u00ebrdorimin e partis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb betejave personale t\u00eb Berish\u00ebs kund\u00ebr SPAK-ut, si dhe ka ngritur pretendime p\u00ebr nj\u00eb klim\u00eb kontrolli, presioni dhe p\u00ebrjashtimi ndaj z\u00ebrave kritik\u00eb n\u00eb parti. N\u00eb emailin drejtuar zyrtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, Balliu ka p\u00ebrmendur individ\u00eb pran\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrfitojn\u00eb politikisht dhe ekonomikisht n\u00eb kurriz t\u00eb demokrat\u00ebve dhe frym\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>Por \u2018padit\u00eb\u2019 kund\u00ebr Berish\u00ebs n\u00eb kancelarit\u00eb europiane nuk jan\u00eb ndalur k\u00ebtu! Ish-deputeti Ervin Salianji, edhe ky i p\u00ebrjashtuar nga gara p\u00ebr postin e kryetarit dhe nga PD nga ana e Berish\u00ebs, madje dhe i akuzuar p\u00ebr lidhje me krimin pavar\u00ebsisht se vet\u00eb Salianji b\u00ebri burg p\u00ebr PD, b\u00ebri dhe p\u00ebr hesapin e vet t\u00eb kuptohemi, iu drejtua me nj\u00eb let\u00ebr Presidentit t\u00eb Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, si dhe drejtuesve t\u00eb partive kryesore t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb europiane pjes\u00eb e PPE, mes tyre Kancelarit t\u00eb Gjermanis\u00eb, Merz dhe kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, Mitsotakis.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, Salianji n\u00ebnvizon se bllokimi i gar\u00ebs p\u00ebr kryetar t\u00eb PD, me Berish\u00ebn kandidat t\u00eb vet\u00ebm, sot 82-vje\u00e7ar q\u00eb e ka drejtuar partin\u00eb p\u00ebr 36 vite dhe p\u00ebrjashtimi i tij pa nj\u00eb vendim zyrtar, por me pretekstin se \u00ebsht\u00eb i vet\u00eb-p\u00ebrjashtuar, \u00ebsht\u00eb simbol i mbylljes s\u00eb partis\u00eb, q\u00eb ndryshe, nga sa thot\u00eb, vet\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb ka takuar k\u00ebrkojn\u00eb rinovim t\u00eb drejtimit t\u00eb lidershipit.<br \/>\nSalianji n\u00ebnvizon n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar PPE-ve se \u201cestablishmenti i vjet\u00ebr politik\u201d po mbyll hap\u00ebsir\u00ebn e brendshme p\u00ebr gar\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb interesave personale e p\u00ebr t\u2019i rezistuar ndryshimit dhe k\u00ebto prirje rrezikojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb si frym\u00ebn e rinovimit, ashtu edhe rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cL\u00ebnia ime jasht\u00eb gar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e nj\u00eb kandidimi individual, por mbrojtja e standardeve demokratike, pluralizmit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kredibilitetit institucional t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha Salianji.<\/p>\n<p>Ish deputeti dhe kandidati i p\u00ebrjashtuar i PD, evidenton shkeljen e hapur q\u00eb i b\u00ebhet statutit t\u00eb partis\u00eb, i cili parashikon qart\u00eb dor\u00ebheqjen e kryetarit pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, pa mund\u00ebsi rikandidimi t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. \u201cMoszbatimi i k\u00ebsaj dispozite ngre shqet\u00ebsime legjitime lidhur me respektimin e rregullave demokratike t\u00eb brendshme dhe llogaridh\u00ebnien institucionale\u201d, shkruan ish-deputeti n\u00eb letr\u00ebn e tij drejtuar PPE.<\/p>\n<p>Pra iu rikthye \u2018karma\u2019 zotit Berisha! I cili deri n\u00eb k\u00ebto momente nuk ka l\u00ebn\u00eb let\u00ebr pa d\u00ebrguar n\u00eb Bruksel e Strasburg kund\u00ebr Ram\u00ebs e mazhoranc\u00ebs s\u00eb PS, me akuza se i kan\u00eb vjedhur zgjedhjet, marr\u00ebzia arriti deri atje sa t\u00eb deklaronte se i kan\u00eb vjedhur 30 mandate deputeti. Nd\u00ebrsa k\u00ebto dit\u00eb akuzat nga brenda PD p\u00ebr rr\u00ebnim t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, p\u00ebrjashtim t\u00eb rival\u00ebve nga gara p\u00ebrball\u00eb tij dhe kandidimi me veten p\u00ebr postin e kryetarit, kan\u00eb marr\u00eb dhen\u00eb, duke mb\u00ebrritur n\u00eb tavolin\u00ebn e grupit m\u00eb t\u00eb madh parlamentar PPE-ve, shefit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Evropian dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb! Me nj\u00eb akuz\u00eb konkrete p\u00ebr Berish\u00ebn, si rr\u00ebnues t\u00eb PD! Nuk e dim\u00eb se si Sali Berisha do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bruksel q\u00eb t\u00eb denoncoj\u00eb Ram\u00ebn p\u00ebr \u2018grabitje t\u00eb zgjedhjeve\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb ata n\u00eb Bruksel kan\u00eb denoncimin e ish zyrtar\u00ebve t\u00eb PD ndaj Berish\u00ebs, p\u00ebr dhunim t\u00eb demokracis\u00eb partiake, rr\u00ebmbim t\u00eb postit t\u00eb kryetarit dhe mbajtjen peng t\u00eb PD deri n\u00eb vdekje!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb humbjen n\u00eb zgjedhje p\u00ebrball\u00eb rivalit politik! Kurr\u00eb s\u2019 ka deklaruar me goj\u00ebn plot se humbi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale, p\u00ebr t\u00eb uruar kund\u00ebrshtarin politik p\u00ebr fitoren! E ka problem k\u00ebt\u00eb! Gjithnj\u00eb ia \u2018vjedhin\u2019 fitoren! Dhe n\u00eb vitin 2013, kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88431","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88431\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}