{"id":88430,"date":"2026-05-19T18:48:35","date_gmt":"2026-05-19T18:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/pese-vjet-pas-non-grata-s-berisha-e-ka-mundur-shba-por-do-qe-tia-bleje-certifikaten\/"},"modified":"2026-05-19T18:48:35","modified_gmt":"2026-05-19T18:48:35","slug":"pese-vjet-pas-non-grata-s-berisha-e-ka-mundur-shba-por-do-qe-tia-bleje-certifikaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/pese-vjet-pas-non-grata-s-berisha-e-ka-mundur-shba-por-do-qe-tia-bleje-certifikaten\/","title":{"rendered":"Pes\u00eb vjet pas \u201cnon grata\u201d-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do q\u00eb t\u2019ia blej\u00eb certifikat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sot m\u00eb 19 maj mbushen pes\u00eb vite nga sanksionimi prej SHBA i Sali Berish\u00ebs me motivin si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb ka minuar demokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion madhor bashk\u00eb me familjar\u00ebt e tij gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pushtet dhe ka shantazhuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>SHBA aplikon af\u00ebrsisht tre lloj sanksionesh: sanksionin e Departamentit t\u00eb Shtetit bazuar n\u00eb Seksionin 7031(c) t\u00eb ligjit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, sanksionet e Departamentit t\u00eb Thesarit dhe urdhrat ekzekutiv\u00eb t\u00eb Presidentit, si\u00e7 quhen n\u00eb Ballkan sanksionet ndaj personave q\u00eb nd\u00ebshkohen nga Presidenti i SHBA.<\/p>\n<p>Diferenca mes sanksioneve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit nga ato t\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit b\u00ebhen me shpallje publike, kan\u00eb karakter politik, nuk mund t\u00eb ankimohen n\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u revokuar, pasi duhet nj\u00eb argument i fort\u00eb politik, gjeopolitik ose interes komb\u00ebtar i SHBA q\u00eb ta ngrij\u00eb n\u00eb heshtje sanksionimin.<\/p>\n<p>Urdhrat ekzekutiv\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb SHBA kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me persona q\u00eb rrezikojn\u00eb paqen n\u00eb rajon dhe krijojn\u00eb probleme p\u00ebr stabilitetin rajonal dhe interesin e SHBA.<\/p>\n<p>Pra, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb sanksionuar jo p\u00ebr ndonj\u00eb akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por p\u00ebr gjith\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij politike, e cila p\u00ebr SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minim i demokracis\u00eb, nd\u00ebrsa qeverisja e tij ka qen\u00eb nj\u00eb histori e p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion madhor bashk\u00eb me familjar\u00ebt, duke shantazhuar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb rast t\u00eb anulimit t\u00eb sanksioneve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit nga gjith\u00eb personat e sanksionuar. Ka disa raste t\u00eb zbutjes s\u00eb sanksioneve me kushte nga urdhrat ekzekutiv\u00eb t\u00eb Presidentit dhe ata q\u00eb jan\u00eb sanksionuar nga Departamenti i Thesarit p\u00ebr abuzime financiare dhe lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i till\u00eb ishte Dodik n\u00eb Bosnj\u00eb, t\u00eb cilit iu zbut\u00ebn sanksionet e Departamentit t\u00eb Thesarit pas bisedimeve p\u00ebr t\u2019u larguar nga politika dhe p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn nj\u00eb ndryshimi lidershipi n\u00eb pjes\u00ebn e serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrballja e Berish\u00ebs me sanksionet \u00ebsht\u00eb atipike. P\u00ebr shumic\u00ebn e politikan\u00ebve sanksionet kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb nga politika dhe p\u00ebr t\u2019i pensionuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr Sali Berish\u00ebn sanksionet kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb politik\u00ebn aktive formalisht. Ai ka qen\u00eb kryetari n\u00eb hije i PD dhe pas sanksioneve ai nisi betej\u00ebn me udh\u00ebheqjen e PD p\u00ebr t\u2019u rikthyer duke p\u00ebrdorur struktura paralele n\u00eb parti p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb ata jasht\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra Sali Berisha i ka konsideruar sanksionet si sfid\u00eb ndaj tij prej SHBA dhe u \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb tyre, pra nxjerrjes s\u00eb tij nga politika. Dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ia ka dal\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha e ka mundur SHBA n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ai ka treguar se n\u00eb Partin\u00eb Demokratike mes Sali Berish\u00ebs dhe SHBA zgjidhet Sali Berisha dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai e ka zhvler\u00ebsuar sanksionimin e tij nga SHBA. Kjo s\u00eb paku ka pasur nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb dhe po i kthehej n\u00eb identitet politik deri n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2024, ku gjith\u00eb retorik\u00ebn e tij e kishte mb\u00ebshtetur tek sanksionimi politik prej demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Sali Berisha filloi ta humbas\u00eb betej\u00ebn morale kund\u00ebr SHBA pas fitores s\u00eb Presidentit Trump, kur pagoi k\u00ebshilltarin e fushat\u00ebs s\u00eb tij kundrejt 6 milion\u00eb dollar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i hequr \u201cnon grat\u00ebn\u201d. Kjo tregoi se fitorja e tij kund\u00ebr SHBA ishte e rreme dhe ai donte t\u00eb paguante q\u00eb ajo t\u2019i certifikohej.<\/p>\n<p>Pas gati m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti nga pagesa e tij e shtrenjt\u00eb p\u00ebr heqjen e \u201cnon grata\u201d-s, ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb i sanksionuar, edhe pse p\u00ebrpjekjet p\u00ebr heqjen e saj kan\u00eb n\u00eb dispozicion shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr milion\u00eb dollar\u00eb se ato q\u00eb jan\u00eb deklaruar. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se SHBA duhet t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb port\u00eb q\u00eb nuk e ka hapur kurr\u00eb deri m\u00eb sot, jo p\u00ebr ndonj\u00eb interes amerikan n\u00eb rajon, por p\u00ebr krenarin\u00eb e nj\u00eb plaku q\u00eb ka marr\u00eb peng PD n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u thot\u00eb \u201cpo nuk m\u2019i hoq\u00ebt sanksionet, un\u00eb do ta vras\u201d. Dhe po ia merr shpirtin dit\u00eb pas dite.<\/p>\n<p>N\u00eb parimin e politik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb jashtme, SHBA nuk dor\u00ebzohet ndaj pengmarr\u00ebsit dhe zakonisht i vret ata bashk\u00eb me pengjet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja. K\u00ebshtu q\u00eb Berisha duhet t\u00eb gjej\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb atyre q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb milionat q\u00eb t\u2019ia heqin sanksionet. Rruga m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb liroj\u00eb pengun dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Ashtu dhe n\u00ebse nuk ia heqin juridikisht sanksionet, ai mund t\u00eb mbaj\u00eb lavdin\u00eb e sfidimit t\u00eb tyre duke i mundur para se t\u00eb b\u00ebnte pazar me lek\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr debat. Madje shum\u00eb nga k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb sanksionet t\u2019i hiqen me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen qesharake si mekaniz\u00ebm dhe t\u00eb mos ken\u00eb ndikim as p\u00ebr ta n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se SHBA nuk ndodhet para ndonj\u00eb interesi komb\u00ebtar q\u00eb mund t\u2019ua p\u00ebrmbush\u00eb Berisha apo ndonj\u00eb sfide t\u00eb tij n\u00eb Ballkan q\u00eb pazari politik t\u00eb justifikoj\u00eb milionat e Berish\u00ebs n\u00ebn dor\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu. Sa her\u00eb Berisha ka ndonj\u00eb hall, mund t\u00eb hap\u00eb fjal\u00eb se do t\u2019ia heqin sanksionet derisa shpresa t\u00eb vdes\u00eb e fundit. Si\u00e7 thot\u00eb dhe Berisha: n\u00eb kilometrin e fundit \u00ebsht\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Sot m\u00eb 19 maj mbushen pes\u00eb vite nga sanksionimi prej SHBA i Sali Berish\u00ebs me motivin si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb ka minuar demokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion madhor bashk\u00eb me familjar\u00ebt e tij gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pushtet dhe ka shantazhuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. SHBA aplikon af\u00ebrsisht tre lloj sanksionesh: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88430\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}