{"id":88377,"date":"2026-05-19T12:48:29","date_gmt":"2026-05-19T12:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/mbi-gjuhen-shqipe-ne-maqedoni-fantazmat-e-se-kaluares-dhe-nje-problem-dramatik\/"},"modified":"2026-05-19T12:48:29","modified_gmt":"2026-05-19T12:48:29","slug":"mbi-gjuhen-shqipe-ne-maqedoni-fantazmat-e-se-kaluares-dhe-nje-problem-dramatik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/19\/mbi-gjuhen-shqipe-ne-maqedoni-fantazmat-e-se-kaluares-dhe-nje-problem-dramatik\/","title":{"rendered":"Mbi gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Maqedoni, fantazmat e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe nj\u00eb problem dramatik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>1.<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs duhet theksuar at\u00eb q\u00eb duket haptas: qeveria aktuale e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e dominuar nga partia VMRO, e ka ashp\u00ebrsuar klim\u00ebn politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka disa vite q\u00eb tensionet nd\u00ebretnike nuk kan\u00eb qen\u00eb kaq t\u00eb larta. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale, pra fushata kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, sidomos n\u00eb rrjetet sociale. Thirrjet p\u00ebr \u201cvrasje t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d jan\u00eb shpeshtuar. Qeveria hesht ndaj k\u00ebsaj gjuhe. Heshtin edhe institucionet e tjera. Heshtin intelektual\u00ebt. Heshtin, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, edhe aktivist\u00ebt maqedonas t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>2.<br \/>\nN\u00eb Europ\u00ebn e sotme \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e paimagjinueshme q\u00eb student\u00ebt t\u00eb studiojn\u00eb kat\u00ebr vjet n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre \u2013 dhe n\u00eb fund, p\u00ebr provimin final (t\u00eb jurisprudenc\u00ebs), t\u2019u thuhet, p\u00ebr shembull nga ministri i drejt\u00ebsis\u00eb, se tani k\u00ebt\u00eb provim duhet ta japin n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase.<br \/>\nKa dy vjet q\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb po luftojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie, pa p\u00ebrkrahjen e duhur politike. Qeveria aktuale maqedonase po p\u00ebrpiqet ta zhvler\u00ebsoj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb \u00e7erekshekullin e fundit sa i p\u00ebrket avancimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Pas protest\u00ebs s\u00eb djeshme, nj\u00ebri nga krer\u00ebt e grupacionit politik VLEN, Izet Mexhiti, e tha publikisht se provimi i jurisprudenc\u00ebs do t\u00eb jepet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim i madh dhe opinioni duhet ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nj\u00eb politikan duhet t\u00eb matet vet\u00ebm me nivelin e realizimit t\u00eb premtimeve t\u00eb tij. Ka disa kund\u00ebrth\u00ebnie n\u00eb q\u00ebndrimet e k\u00ebtij politikani shqiptar. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt n\u00eb Maqedoni. Tani thot\u00eb se ligji nuk i ka zgjidhur problemet, por prap\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndet. Thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb q\u00eb opinioni s\u00eb shpejti ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb: a do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet apo p\u00ebrkeq\u00ebsohet ky ligj? Cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb propozon qeveria aktuale e Shkupit?<\/p>\n<p>3.<br \/>\nRealiteti n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb edhe ky: shqipja po hiqet nga tabelat e rrug\u00ebve nacionale. Ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta hequr shqipen edhe nga vulat, ndon\u00ebse ligji p\u00ebr gjuh\u00ebt, i cili ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 2019, e ka lejuar p\u00ebrdorimin e shqipes si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb parlament, n\u00eb qeveri, n\u00eb gjykata, n\u00eb nd\u00ebrmarrje publike dhe n\u00eb t\u00eb gjitha komunat ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 20 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb.<br \/>\nFormulimi \u201c20 p\u00ebr qind\u201d u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrmendjen e gjuh\u00ebs shqipe \u2013 thua ti se gjuh\u00ebs shqipe i pask\u00ebsh r\u00ebn\u00eb zhuga dhe nuk qenk\u00ebsh nj\u00ebra nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta europiane. Pse u pengon nacionalist\u00ebve maqedonas aq shum\u00eb gjuha shqipe? Mund t\u00eb b\u00ebhen edhe pyetje t\u00eb tjera: pse politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb formulim? Pse \u00e7\u00ebshtja e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur deri m\u00eb tani? Qeveria e tanishme dhe partner\u00ebt e saj shqiptar\u00eb mund dhe duhet t\u00eb kritikohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb neglizhenc\u00eb, por, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt, duhet n\u00ebnvizuar se problemin me provimin e jurisprudenc\u00ebs nuk e ka zgjidhur as BDI-ja sa ishte n\u00eb pushtet \u2013 dhe nuk ishte disa muaj apo disa vjet, por mbi dy dekada.<\/p>\n<p>4.<br \/>\nN\u00ebse q\u00ebllimi final i k\u00ebsaj qeverie maqedonase \u00ebsht\u00eb minimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, at\u00ebher\u00eb ky vend mund t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb drejt krizave m\u00eb t\u00eb thella. N\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim pritet q\u00eb Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me disa pjes\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebt. Tashm\u00eb ky pushtet ka hequr mekanizmin q\u00eb siguronte kuota pun\u00ebsimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Pra, kryeministri maqedonas dhe partia e tij VMRO duket se nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm sa jan\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk e mohojn\u00eb identitetin maqedonas. Nj\u00eb bullgar mund t\u00eb ket\u00eb problem me gjuh\u00ebn maqedonase, duke e quajtur dialekt bullgar. Ka serb\u00eb q\u00eb Maqedonin\u00eb e shohin vet\u00ebm si zgjatim t\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb provinc\u00eb serbe deri n\u00eb Oh\u00ebr. Nuk ka politikan serioz shqiptar q\u00eb mohon identitetin nacional t\u00eb maqedonasve. (Tipat folklorik\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb, t\u00eb veshur me kostume patriotike, q\u00eb hiqen si skifter\u00eb studiosh televizive, nuk kan\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrfillsh\u00ebm n\u00eb opinionin shqiptar, fatmir\u00ebsisht).<\/p>\n<p>5.<br \/>\nE keqja e k\u00ebsaj situate n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb se moti gjeopolitik ka ndryshuar dhe as Bashkimi Europian, as SHBA-t\u00eb nuk shqet\u00ebsohen shum\u00eb. Nuk ka protesta t\u00eb qarqeve diplomatike kund\u00ebr veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb maqedonase. Nuk ka qortime. Nuk ka apele q\u00eb t\u2019i jepet fund k\u00ebsaj fushate. Mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb diplomat per\u00ebndimor n\u00eb Shkup q\u00eb privatisht thot\u00eb se \u201cstudent\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d, por publikisht dhe z\u00ebsh\u00ebm ende nuk e ka b\u00ebr\u00eb askush k\u00ebt\u00eb. Student\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb, por ata duket se nuk jan\u00eb sa duhet t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku fitohet beteja: n\u00eb shpalosjen e problemit n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Qindra-mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Maqedonia q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr potencialit t\u00eb madh ekonomik dhe intelektual, jan\u00eb t\u00eb paorganizuar ose kan\u00eb prioritete t\u00eb tjera.<br \/>\nQeveria n\u00eb Shkup ndoshta mund ta ndryshoj\u00eb kursin e gabuar vet\u00ebm me nj\u00eb reagim unik t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe me p\u00ebrkrahjen e Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. Por edhe n\u00eb Maqedoni terreni \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb: bajraktar\u00ebt e Tiran\u00ebs jan\u00eb rreshtuar me nj\u00eb grup politik, bajraktar\u00ebt e Prishtin\u00ebs me grupin tjet\u00ebr. Reagimi unik nuk duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb parulla folklorike. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb dhe duhet t\u00eb sillen si bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb shtetit maqedonas. Jan\u00eb taksapagues. Maqedonia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO sidomos me p\u00ebrkrahjen e shqiptar\u00ebve. Edhe k\u00ebto pak p\u00ebrparime q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb drejt BE-s\u00eb jan\u00eb merit\u00eb edhe e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>6.<br \/>\nN\u00eb gjith\u00eb debatin e ngarkuar me emocione dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe me retorik\u00eb apokaliptike, po harrohen problemet evidente. Vendbanimet shqiptare n\u00eb Maqedoni po boshatisen. Nataliteti, si gjithkund n\u00eb Ballkan, po bie, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht vendet nuk jan\u00eb sa duhet atraktive p\u00ebr t\u2019i mbajtur t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb vend. Keqqeverisja shum\u00ebvje\u00e7are, korrupsioni dhe kriminaliteti po i prekin n\u00eb palc\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar vitin q\u00eb shkoi n\u00eb \u201cBalkan Studies Foundation\u201d, profesoresha e Universitetit t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb, Merita Zulfiu Alili, shkruante: \u201cEmigrimi nga Maqedonia e Veriut nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri, por p\u00ebrmasat e tij tani jan\u00eb alarmante. Rreth 38 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb ka emigruar globalisht, ku 18 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb drejtuar drejt vendeve t\u00eb OECD-s\u00eb (Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Ky trend \u00ebsht\u00eb m\u00eb i theksuar tek t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb arsimuarit: mbi 55 p\u00ebr qind e student\u00ebve dhe 38 p\u00ebr qind e stafit universitar shprehin synimin p\u00ebr t\u2019u larguar. Nj\u00eb studim nga Fondacioni \u2018Friedrich Ebert\u2019 gjeti se 42.67 p\u00ebr qind e t\u00eb rinjve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut duan t\u00eb shp\u00ebrngulen jasht\u00eb vendit. Q\u00eb nga viti 2012, popullsia n\u00eb mosh\u00eb pune \u00ebsht\u00eb tkurrur p\u00ebr 6 p\u00ebr qind, me parashikime p\u00ebr nj\u00eb r\u00ebnie prej 15 p\u00ebr qind deri n\u00eb vitin 2050. Kjo \u2018ikje e trurit\u2019 \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht akute n\u00eb sektor\u00eb si sh\u00ebndet\u00ebsia, teknologjia e informacionit dhe arsimi, ku humbja e talentit po g\u00ebrryen kapacitetin e vendit p\u00ebr inovacion dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike\u201d.<br \/>\nSa u p\u00ebrket shkaqeve, profesoresha Merita Zulfiu Alili thekson: \u201cMigrimi i pun\u00ebtor\u00ebve nga Maqedonia e Veriut nxitet kryesisht nga kufizimet ekonomike. Hulumtimet tregojn\u00eb qart\u00eb se pagat e ul\u00ebta, mungesa e siguris\u00eb dhe kushtet e k\u00ebqija t\u00eb pun\u00ebs i detyrojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb largohen nga shteti n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun lokal t\u00eb pun\u00ebs. Q\u00eb nga fillimi i vitit 2025, paga mesatare mujore neto \u00ebsht\u00eb 43\u2019050 denar\u00eb (af\u00ebrsisht 700 euro), nd\u00ebrsa paga minimale u ngrit s\u00eb fundmi, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, n\u00eb rreth 400 euro (24\u2019379 denar\u00eb). K\u00ebto shifra mbeten duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesataret europiane, ku pagat p\u00ebr or\u00eb pune n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb af\u00ebrsisht tet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se mesatarja europiane\u201d. Me k\u00ebt\u00eb trend, ekziston rreziku q\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb mbesin vet\u00ebm politikan\u00ebt dhe klientela e tyre.<\/p>\n<p>7.<br \/>\nNgjash\u00ebm dramatike \u00ebsht\u00eb situata edhe n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Pas viteve t\u00eb p\u00ebrparimit drejt BE-s\u00eb, qeveria n\u00eb Tiran\u00eb ka zgjedhur t\u00eb dal\u00eb nga vija hekurudhore drejt Brukselit n\u00eb binar\u00eb t\u00eb ndryshkur ballkanik\u00eb. Disa procese gjyq\u00ebsore, n\u00eb dukje spektakulare, kund\u00ebr korrupsionit nuk e ndryshojn\u00eb faktin se sistemi \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer dhe ka filluar t\u00eb kalbet nga aferat korruptive. Nuk ka rezistenc\u00eb t\u00eb duhur shoq\u00ebrore ndaj k\u00ebsaj st\u00ebrkeqjeje, por as shum\u00eb z\u00ebra kritik\u00eb brenda partis\u00eb n\u00eb pushtet.<br \/>\nKosova ka nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb ka mbetur e ng\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb paraliz\u00eb politike si pasoj\u00eb e polarizimit ekstrem mes partive politike, ambicieve t\u00eb shfrenuara p\u00ebr pushtet dhe dashakeq\u00ebsis\u00eb patologjike q\u00eb po shtrihet edhe n\u00eb shoq\u00ebri. Pa nj\u00eb qeveri stabile, Kosova rrezikon t\u00eb humb\u00eb 800 milion\u00eb euro ndihma nga BE-ja. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, val\u00ebvitja e flamujve dhe recitimi i poezive patriotike nuk do t\u00eb zgjidhin asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/19\/mbi-gjuhen-shqipe-ne-maqedoni-fantazmat-e-se-kaluares-dhe-nje-problem-dramatik\/\">Mbi gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Maqedoni, fantazmat e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe nj\u00eb problem dramatik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli 1. N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs duhet theksuar at\u00eb q\u00eb duket haptas: qeveria aktuale e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e dominuar nga partia VMRO, e ka ashp\u00ebrsuar klim\u00ebn politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ka disa vite q\u00eb tensionet nd\u00ebretnike nuk kan\u00eb qen\u00eb kaq t\u00eb larta. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale, pra fushata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88377","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88377\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}