{"id":8825,"date":"2025-03-08T13:49:07","date_gmt":"2025-03-08T13:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/perjashtimi-i-5-kandidateve-nga-shkolla-e-magjistratures-arben-rakipi-jam-nen-shantazh\/"},"modified":"2025-03-08T13:49:07","modified_gmt":"2025-03-08T13:49:07","slug":"perjashtimi-i-5-kandidateve-nga-shkolla-e-magjistratures-arben-rakipi-jam-nen-shantazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/perjashtimi-i-5-kandidateve-nga-shkolla-e-magjistratures-arben-rakipi-jam-nen-shantazh\/","title":{"rendered":"P\u00ebrjashtimi i 5 kandidat\u00ebve nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi: Jam n\u00ebn shantazh"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi pretendon se po shantazhohet p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs. Rakipi gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr \u201cRadio Televizionin Shqiptar\u201d, nuk pranoi t\u00eb jepte emra, por la t\u00eb kuptohet se shantazhi i vjen nga brenda sistemit. Zyrtari, dha disa detaje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rr\u00ebfeu se \u00ebsht\u00eb n\u00ebn shantazh, por jo vet\u00ebm ai.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rastin ku u p\u00ebrjashtuan nga shkolla e\u00a05 kandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb, pasi u kap\u00ebn duke kopjuar. M\u00eb tej, ai ka folur edhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Altin Dumani. Rakipi \u00ebsht\u00eb shprehur se pavar\u00ebsisht raporteve shoq\u00ebrore, nuk ka asnj\u00eb ndikim n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p><strong>9 vite pas miratimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ku keni patur nj\u00eb rol kryesor si ekspert i lart\u00eb, a e ka p\u00ebrmbushur reforma q\u00ebllimin e vet kryesor, q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb persona me integritet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje q\u00eb godet n\u00eb zem\u00ebr, jo mua, sistemin. Elementi integritet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij, l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Un\u00eb shoh leht\u00ebsi n\u00eb shkeljen e rregullit, leht\u00ebsi n\u00eb shkeljen e ligjit, shoh munges\u00eb humanizmi, munges\u00eb interesi p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn publike, shoh shmangie nga trajtimi i gj\u00ebrave thelb\u00ebsore. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb sistemin, duke nisur nga shkolla jon\u00eb. N\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar 5 student\u00eb, sepse kan\u00eb kopjuar gjat\u00eb provimit. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb ngjarje e pazakont\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebrjashtimi I tyre na ardhur si rezultat i shkeljes s\u00eb Kodit Etik dhe Integritetit tek i cili ne besojm\u00eb q\u00eb magjistrati duhet t\u00eb ket\u00eb. Shkelja e r\u00ebnd\u00eb ka reflektuar pik\u00ebrisht at\u00eb dob\u00ebsi q\u00eb sapo thash\u00eb -leht\u00ebsi me t\u00eb cil\u00ebn trajtohet ligji, duke mos dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb q\u00eb gjyqtari i ardhsh\u00ebm t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj dinjiteti.<\/em><\/p>\n<p><strong>Ata q\u00eb keni p\u00ebrjashtuar ju b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs se ju keni trajtuar ndryshe t\u00eb tjer\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb kopjuar gjithashtu. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata kan\u00eb informuar shum\u00eb institucione vendase dhe t\u00eb huaja.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shantazh q\u00eb i b\u00ebhet gjykatave q\u00eb jan\u00eb duke shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen, nj\u00eb shantazh q\u00eb i b\u00ebhet shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar q\u00ebndrimin ndaj atyre q\u00eb u penalizuan dhe nj\u00eb shantazh q\u00eb i b\u00ebhet shkoll\u00ebs n\u00eb pritje t\u00eb provimit t\u00eb pranimit k\u00ebt\u00eb vit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shantazh nga ata t\u00eb pest\u00eb? Kaq t\u00eb fuqish\u00ebm jan\u00eb ata, q\u00eb s\u2019jan\u00eb ende prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Ka shum\u00eb interesa k\u00ebtu, ka njer\u00ebz q\u00eb i mb\u00ebshtesin. Plagjiatura n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, p\u00ebrvet\u00ebsimi i titujve akademik\u00eb dhe kapardisja me to kur nuk i meriton \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ves dhe sjellje shum\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb sistem. K\u00ebtu e shoh dhe arsyen q\u00eb integriteti i sistemit duhet marr\u00eb seriozisht.<\/em><\/p>\n<p><strong>Thuhet se keni nj\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb SPAK, p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes personale me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><em>Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb banalitet q\u00eb vjen nga shum\u00eb arsye, q\u00eb lidhen me alibira q\u00eb njer\u00ebzit duan t\u2019i krijojn\u00eb pozicionit t\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u2019u vet\u00eb pozicionuar si viktima. Un\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb prej ideator\u00ebve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtij institucioni, sepse p\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs sime, dikur, formova eksperienc\u00ebn q\u00eb grupet e p\u00ebrzgjedhura t\u00eb prokuror\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vullnetsh\u00ebm apo m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb nivel komb\u00ebtar nj\u00eb lloj krimi. K\u00ebt\u00eb praktika e ngjiza, hodha nj\u00eb far\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj strukture, q\u00eb, m\u00eb vjen mir\u00eb ta them, po lul\u00ebzon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, e th\u00ebn\u00eb trash\u00eb-trash\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb ndikim, por \u00ebsht\u00eb ndikim i mir\u00eb. Tani, a ndikoj un\u00eb n\u00eb sistem?\u00a0 Un\u00eb ndikoj n\u00eb sistem, sepse jam model p\u00ebr t\u2019u ndjekur, m\u00eb falni se do t\u00eb heq dorezat e modestis\u00eb. N\u00ebse nuk i them k\u00ebto gj\u00ebra, nuk do t\u00eb jem i kuptuesh\u00ebm. Jam model p\u00ebr t\u2019u ndjekur p\u00ebr shkak t\u00eb modelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban personaliteti im, ndershm\u00ebris\u00eb n\u00eb marrjen e vendimeve, aft\u00ebsive t\u00eb larta profesionale q\u00eb kam, dhembshuris\u00eb s\u00eb madhe p\u00ebr viktimat, humanizmin q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebron gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, patriotizmin e madh q\u00eb m\u00eb karakterizon, me dashurin\u00eb pa fund p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, do t\u00eb ishte e zgjuar, e men\u00e7ur, dobiprur\u00ebse, p\u00ebrfituese p\u00ebr cilindo q\u00eb m\u00eb ndjek. Kam edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kem ndikim n\u00eb sistem p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj detyre q\u00eb b\u00ebj. Ne zhvillojm\u00eb trajnime pafund n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, 1\/3 e s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrmbahet etik\u00ebs dhe integritetit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga objektivat e trajnimit q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tij, p\u00ebrndryshe, trajnimi \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb. N\u00ebse un\u00eb kam ndikim, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb thash\u00eb, do t\u00eb ishte realizim i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pranuar nga standardet e BE p\u00ebr efektin q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb trajnimi n\u00eb sistem. Sidomos p\u00ebr k\u00ebto element\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenda, ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, ata q\u00eb jan\u00eb shpres\u00eb e k\u00ebtij vendi, ata q\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb vendit dhe njer\u00ebzve kan\u00eb zgjedhur t\u00eb m\u00eb ndjekin mua. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua ta v\u00eb veten n\u00eb nivelin e profetit apo t\u00eb predikuesit, por n\u00eb nivelin e nj\u00eb personaliteti me integritet, dua t\u00eb vete paraqitem tani pa doreza si i till\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb, dashakeq\u00ebsit, t\u00eb mos lodhen kot p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndryshuar, apo p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shantazhuar, apo p\u00ebr t\u00eb m\u00eb larguar nga ky piedestal, n\u00eb t\u00eb cilin m\u00eb ka v\u00ebn\u00eb puna, energjia, sakrifica q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe koleg\u00ebt q\u00eb m\u00eb njohin.<\/em><\/p>\n<p><strong>Po ju shantazhojn\u00eb aktualisht?<\/strong><\/p>\n<p><em>Baltosja, e cila ka histori t\u00eb gjat\u00eb dhe q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me luft\u00ebn e t\u00eb keqes kund\u00ebr t\u00eb mir\u00ebs, vazhdon. Dhe un\u00eb, baltosjen, p\u00ebrve\u00e7se shantazh p\u00ebr t\u2019u larguar nga pun\u00ebt, nuk e quaj ndryshe. Pra, doja t\u00eb thoja q\u00eb influenca vjen p\u00ebr k\u00ebto arsye, jo sepse un\u00eb jam drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, jo pse jam ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebtij vendi, jo pse jam avokat. Vjen p\u00ebr shkak t\u00eb atij piedestali q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenda. Ju k\u00ebrkoj dhe nj\u00ebher\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr dorezat q\u00eb hoqa, por, p\u00ebrndryshe, do t\u00eb isha realisht i pa kuptuar. Mbase ka ardhur edhe koha p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb ca gj\u00ebra.<\/em><\/p>\n<p><strong>Duhet t\u00eb jeni n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb delikate q\u00eb po i thoni k\u00ebto gj\u00ebra, por ndoshta koha do ta sqaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr ta mbyllur intervist\u00ebn e qet\u00eb, do t\u00eb m\u00eb jepni nj\u00eb p\u00ebrgjigje direkt p\u00ebr pyetjen, n\u00ebse keni miq\u00ebsi me Altin Dumanin dhe ndikoni tek ai n\u00eb vendimmarrje?<\/strong><\/p>\n<p><em>Un\u00eb njoh 99.99% t\u00eb djemve dhe vajzave q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sistem, prej t\u00eb cil\u00ebve rreth 50% i kam em\u00ebruar un\u00eb, po flas p\u00ebr prokurorin\u00eb, kur kam ushtruar funksionin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm (1997-2002). P\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb identifikohet Altin Dumani si miku im, m\u00eb duket, \u00ebsht\u00eb e q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb deformuar dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb kanal keqdash\u00ebs insinuat\u00ebn q\u00eb kjo njohje \u00ebsht\u00eb e posa\u00e7me, sepse ky zot\u00ebri aktualisht ka nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Un\u00eb jam mik i shum\u00eb personave, mik n\u00eb kuptimin p\u00ebrtej asaj q\u00eb i kam em\u00ebruar un\u00eb, sepse jeta m\u00eb ka lidhur me disa m\u00eb shum\u00eb se me disa t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb rast, n\u00eb asnj\u00eb moment nuk \u00ebsht\u00eb lidhur kjo miq\u00ebsi p\u00ebr raste apo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e pun\u00ebs son\u00eb. As tij\u00ebn, as timen. Dua t\u2019ju siguroj q\u00eb ai zot\u00ebri ka nj\u00eb prej cil\u00ebsive t\u00eb personalitetit t\u00eb tij \u2013 ka pavar\u00ebsin\u00eb! Pavar\u00ebsia q\u00eb ai p\u00ebrmban dhe d\u00ebshira e tij p\u00ebr ta paraqitur at\u00eb \u00ebsht\u00eb garantuese edhe p\u00ebr munges\u00ebn e influencave t\u00eb gjithkujt<\/em>.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/perjashtimi-i-5-kandidateve-nga-shkolla-e-magjistratures-arben-rakipi-jam-nen-shantazh\/\">P\u00ebrjashtimi i 5 kandidat\u00ebve nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi: Jam n\u00ebn shantazh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Arben Rakipi pretendon se po shantazhohet p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs. Rakipi gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr \u201cRadio Televizionin Shqiptar\u201d, nuk pranoi t\u00eb jepte emra, por la t\u00eb kuptohet se shantazhi i vjen nga brenda sistemit. Zyrtari, dha disa detaje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rr\u00ebfeu se \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8825","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8825\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}