{"id":88235,"date":"2026-05-18T17:38:24","date_gmt":"2026-05-18T17:38:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/studentet-proteste-per-gjuhen-shqipen-ne-maqedoni-heshtje-ne-tirane-dhe-prishtine\/"},"modified":"2026-05-18T17:38:24","modified_gmt":"2026-05-18T17:38:24","slug":"studentet-proteste-per-gjuhen-shqipen-ne-maqedoni-heshtje-ne-tirane-dhe-prishtine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/studentet-proteste-per-gjuhen-shqipen-ne-maqedoni-heshtje-ne-tirane-dhe-prishtine\/","title":{"rendered":"Student\u00ebt protest\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipen n\u00eb Maqedoni, heshtje n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra student\u00eb shqiptar\u00eb mbush\u00ebn rrug\u00ebt e Shkupit n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mohuar p\u00ebr mbajtjen e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrmes nj\u00eb organizimi q\u00eb u mb\u00ebshtet nga student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qyteteve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb kufi, autoritetet maqedonase e v\u00ebshtir\u00ebsuan kalimin e student\u00ebve shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, e pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre ata arrit\u00ebn t\u2019i bashkohen t\u00eb rinjve n\u00eb nj\u00eb tubim q\u00eb duket se e ka dh\u00ebn\u00eb mesazhin p\u00ebr forcat politike n\u00eb qeverin\u00eb e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Marshimi u zhvillua paq\u00ebsisht por n\u00ebn nj\u00eb klim\u00eb tensioni. Nj\u00eb moment gjat\u00eb l\u00ebvizjes, nj\u00eb grup tentoi ta udh\u00ebhiqte marshimin e student\u00ebve me parrull\u00ebn e U\u00c7K, por u largua nga vet\u00eb protestuesit.<\/p>\n<p>Duhet kujtuar se dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb qarkulloi nj\u00eb video paralajm\u00ebruese e forcave speciale maqedonase e filmuar n\u00eb Lagjen e Trimave n\u00eb Kumanov\u00eb, kur efektiv\u00eb t\u00eb irrituar b\u00ebrtisnin n\u00eb kor \u201cK\u00ebtu ka vet\u00ebm Maqedoni\u201d.<\/p>\n<p>Pas protest\u00ebs, tre student\u00eb shqiptar\u00eb u shoq\u00ebruan p\u00ebrdhunsh\u00ebm nga forcat policore p\u00ebr arsye q\u00eb mbeten ende t\u00eb paqarta. Arrestimet ndodh\u00ebn kur tubimi kishte mbaruar dhe student\u00ebt po shp\u00ebrndaheshin paq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 pritej kryefjal\u00eb e mij\u00ebra t\u00eb rinjve n\u00eb rrug\u00ebt e Shkupit ishin t\u00eb drejtat e mohuara t\u00eb shqiptar\u00ebve, shkeljet e marr\u00ebveshjes p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe kund\u00ebrshtimi i diskriminimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><span>Studenti Mevlan Ademi i drejtoi nj\u00eb mesazh ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se karrigen e tij t\u00eb mos e marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb, se ne \u201cjemi p\u00ebr barazi dhe respekt\u201d, dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb drejtat tona.<\/span><\/p>\n<p>\u201cHer\u00ebn e fundit u ankuan p\u00ebr flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa m\u00eb lart flamurin shqiptar. Ne vijm\u00eb t\u00eb protestojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Student\u00ebt shqiptar\u00eb nga Tirana po d\u00ebrgohen me dhun\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protesta po mbahet n\u00eb Shkup. Ne po dalim t\u00eb protestojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, por po provokohemi gjat\u00eb rrug\u00ebs. Polici, edhe ju duhet t\u00eb na mbroni. S\u00eb bashku shqiptar\u00eb, bijt\u00eb e shqiponj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb pandar\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsisht jemi krenar\u00eb\u201d, u shpreh organizatori Mevlan Ademi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr student i b\u00ebri thirrje ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, duke theksuar se <em>\u201cshqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb lodhen s\u00eb k\u00ebrkuari t\u00eb drejtat e tyre. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb injorohet z\u00ebri i student\u00ebve, do t\u00eb rritet revolta. Ne rebelohemi kur na mohohet e drejta\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Igor Fillkov<\/p>\n<p>Por mesazhet q\u00eb erdh\u00ebn nga autoritetet maqedonase p\u00ebr student\u00ebt krijojn\u00eb konfuzion. Fillimisht, ministri i drejt\u00ebsis\u00eb, Igor Fillkov tha se nuk do t\u00eb lejohej gjuha shqipe n\u00eb provime dhe se \u201cKushtetuta nuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb p\u00ebr emisione televizive\u2026 \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb presion. Dhe kjo nuk do t\u00eb kaloj\u00eb\u201d, u shpreh ai. Sipas Fillkovit \u201cnuk ka provim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. Ai deklaroi se debati tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbyllur dhe se nuk ka m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr komente shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Hristian Mickoski, me bashk\u00ebkryetar\u00ebt e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr u duk se erdhi nga politikan\u00ebt e koalicionit VLEN q\u00eb u takuan me kryeministrin, Hristijan Mickoski. \u201cProvimi i jurisprudenc\u00ebs edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe! S\u00eb shpejti me lajme t\u00eb mira\u201d, shkruajti zv.kryeministri Izet Mexhiti pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb apo nj\u00eb afat konkret.<\/p>\n<p>Mesazhi i Mickoskit nd\u00ebrkoh\u00eb ishte m\u00eb i ftoht\u00eb. \u201c<em>Bashk\u00ebbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelin e \u00e7do shteti modern dhe t\u00eb suksessh\u00ebm. Prandaj, institucionet po punojn\u00eb aktivisht n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe Ligjin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve, me q\u00ebllim sigurimin e siguris\u00eb juridike dhe funksionalitetit\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani autoritetet e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shenja se do t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebrkesat e student\u00ebve, por ajo q\u00eb l\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb hidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb heshtja e Tiran\u00ebs dhe e Prishtin\u00ebs zyrtare. Asnj\u00eb mesazh, asnj\u00eb fjal\u00eb dhe asnj\u00eb sinjal nga dy qeverit\u00eb e dy shteteve shqiptare q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb fushatave zgjedhore b\u00ebhen pal\u00eb dhe nuk e kan\u00eb tabu nd\u00ebrhyrjen n\u00eb pun\u00ebt e tjetrit.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama njoftoi se ka udh\u00ebtuar larg drejt Kores\u00eb s\u00eb Jugut me bashk\u00ebshorten e tij, Lind\u00ebn p\u00ebr takime me homologun e Kores\u00eb s\u00eb Jugut. I entuziasmuar, Rama njoftoi se do t\u00eb takoj\u00eb edhe CEO-n e Samsung-ut.<\/p>\n<p>Protest\u00ebs i kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetje lider\u00eb t\u00eb shumt\u00eb politik\u00eb nga Kosova, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Albin Kurtit. N\u00eb radh\u00ebt e politkan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb reaguar ishin kryetari i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, kreu i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani etj. N\u00eb mesazhin e tij, kryetari i Prishtin\u00ebs, P\u00ebrparim Rama, e quajti heshtjen ndaj diskriminimit bashk\u00ebfaj\u00ebsi dhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr unitet mbar\u00ebshqiptar.<\/p>\n<p>\u201cHeshtja p\u00ebrball\u00eb diskriminimit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi. Prandaj, sot \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb krah student\u00ebve\u201d, tha Rama.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/18\/studentet-proteste-per-gjuhen-shqipen-ne-maqedoni-heshtje-ne-tirane-dhe-prishtine\/\">Student\u00ebt protest\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipen n\u00eb Maqedoni, heshtje n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra student\u00eb shqiptar\u00eb mbush\u00ebn rrug\u00ebt e Shkupit n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mohuar p\u00ebr mbajtjen e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrmes nj\u00eb organizimi q\u00eb u mb\u00ebshtet nga student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qyteteve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb kufi, autoritetet maqedonase e v\u00ebshtir\u00ebsuan kalimin e student\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":88236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88235\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}