{"id":88225,"date":"2026-05-18T16:48:17","date_gmt":"2026-05-18T16:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/fundi-i-tranzicionit-dhe-epoka-e-insurgjencave-politike\/"},"modified":"2026-05-18T16:48:17","modified_gmt":"2026-05-18T16:48:17","slug":"fundi-i-tranzicionit-dhe-epoka-e-insurgjencave-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/fundi-i-tranzicionit-dhe-epoka-e-insurgjencave-politike\/","title":{"rendered":"Fundi i tranzicionit dhe epoka e insurgjencave politike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ruel Domi <\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Aktualiteti politik n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb pa ndodhi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, SPAK ka koh\u00eb q\u00eb godet lart n\u00eb shkallaren e pushtetit ekzekutiv. P\u00ebrpara 11 Majit t\u00eb 2025-s, Veliaj dhe Ahmetaj u b\u00ebn\u00eb koka turku, e megjithat\u00eb n\u00eb 11 Maj Rama fitoi thell\u00eb dhe pa probleme. Si\u00e7 edhe pritej.<\/p>\n<p>Rama dukej i papreksh\u00ebm e i pamposhtur, deri n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb zonj\u00ebs Balluku q\u00eb sinjalizoi ekzekutimin e nj\u00eb mase t\u00eb munguar sigurie nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Anti-Korrupsion. Sigurisht q\u00eb kjo mas\u00eb sigurie nuk u ekzekutua, duke ditur q\u00eb mazhoranca e zotit Rama e bllokoi heqjen e imunitetit p\u00ebr zonj\u00ebn Balluku.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr dosjet e SPAK mbi keqmenaxhimin e parave publike n\u00eb institucione si AKSHI, afera q\u00eb kan\u00eb ulur popullaritetin e qeveris\u00eb Rama tek votuesi shqiptar, si dhe kan\u00eb g\u00ebrryer kredibilitetin e qeveris\u00eb shqiptare tek institucionet e integrimit evropian. Raporti i IBAR p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues i k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Graviteti politik e do q\u00eb kur qeverisja humbet kredibilitetin, opozita duhet t\u00eb ngrihet. Kjo n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ndodhur p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari, sepse Sali Berisha \u00ebsht\u00eb figur\u00eb e urryer nga shqiptar\u00ebt e q\u00eb rrjedhimisht nuk e sjell dot PD n\u00eb pushtet. S\u00eb dyti, sepse publiku shqiptar, p\u00ebr arsye t\u00eb konservatorimit t\u00eb mykur apo mosbesimit tipik mesdhetar, nuk beson tek partit\u00eb e reja, dhe me gjas\u00eb tek asnj\u00eb parti e re.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, qeverisja \u00ebsht\u00eb e korruptuar gjer n\u00eb palc\u00eb, por opozit\u00eb kompetitive nuk ka gj\u00ebkundi. K\u00ebsisoj, brenda t\u00eb dyja kampeve kan\u00eb nisur insurgjencat politike.<\/p>\n<p>N\u00eb Partin\u00eb Socialiste, Elisa Spiropali, tani m\u00eb e zhveshur nga \u00e7do funksion politik n\u00eb PS, ka hapur nj\u00eb front lufte ndaj zonj\u00ebs Balluku dhe zotit Rama. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Erion Bra\u00e7e k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me direktivat e partis\u00eb, t\u00eb kandidohet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb PS, uj\u00ebrat jan\u00eb trazuar, aq sa pas shum\u00eb muajsh embargoje mediatike, Rama ka nxjerr\u00eb deputet\u00eb e funksionar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb debate televizive. Mund t\u00eb thuhet me plot goj\u00ebn q\u00eb n\u00eb PS kan\u00eb nisur insurgjenca politike nga brenda. Qartazi Rama \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Ervin Salianji i sapo dal\u00eb nga burgu, ka nisur turin e takimeve p\u00ebr \u201cmarrjen e kalas\u00eb nga brenda\u201d. N\u00eb ndryshim nga kontestant\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb doktorit fshehin kok\u00ebn si struci, Salianji ka treguar t\u00eb pakt\u00ebn burr\u00ebrin\u00eb politike p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb t\u00eb bardh\u00ebs t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb zez\u00ebs t\u00eb zez\u00eb.<br \/>\nE bardha dhe e zeza n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb faktet e gjith\u00ebditura dhe q\u00eb e nxjerrin Berish\u00ebn dhe shpur\u00ebn e tij si shit\u00ebs t\u00eb kauzave opozitare e si klik\u00eb autokratike n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb, pavar\u00ebsisht emrit, vet\u00ebm demokratike nuk \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur partit\u00eb e reja nuk soll\u00ebn dot qarkullimin e elitave politike n\u00eb Shqip\u00ebri, kan\u00eb nisur rebelimet ose insurgjencat e brendshme politike. Me gjas\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb rol. Jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb iniciator\u00ebt e k\u00ebtyre insurgjencave jan\u00eb t\u00eb fisnik\u00eb politik\u00eb, por me gjas\u00eb, ndryshimi i kast\u00ebs politike shqiptare do t\u00eb vij\u00eb nga k\u00ebto insurgjenca. A vjen dhe data e skadenc\u00ebs s\u00eb tranzicionit politik shqiptar nj\u00ebherazi me skadenc\u00ebn e kast\u00ebs aktuale politike, kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ruel Domi Aktualiteti politik n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb pa ndodhi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, SPAK ka koh\u00eb q\u00eb godet lart n\u00eb shkallaren e pushtetit ekzekutiv. P\u00ebrpara 11 Majit t\u00eb 2025-s, Veliaj dhe Ahmetaj u b\u00ebn\u00eb koka turku, e megjithat\u00eb n\u00eb 11 Maj Rama fitoi thell\u00eb dhe pa probleme. Si\u00e7 edhe pritej. Rama dukej i papreksh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88225","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88225\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}