{"id":88152,"date":"2026-05-18T11:48:20","date_gmt":"2026-05-18T11:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/parandaloni-shkaterrimin-e-nje-procesit-te-lire-dhe-transparent\/"},"modified":"2026-05-18T11:48:20","modified_gmt":"2026-05-18T11:48:20","slug":"parandaloni-shkaterrimin-e-nje-procesit-te-lire-dhe-transparent","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/parandaloni-shkaterrimin-e-nje-procesit-te-lire-dhe-transparent\/","title":{"rendered":"Parandaloni shkat\u00ebrrimin e nj\u00eb procesit t\u00eb lir\u00eb dhe transparent \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr drejtuesit t\u00eb SPAK-ut, Klodjan Braho, ku ngre shqet\u00ebsime lidhur me hetimet ndaj tij dhe bashk\u00ebpunimin juridik me autoritetet amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e gjat\u00eb, Meta i k\u00ebrkon drejtuesit t\u00eb SPAK t\u00eb mos k\u00ebrkohet zgjatja e afateve p\u00ebr mosb\u00ebrjen publike t\u00eb informacionit q\u00eb lidhet me kontrat\u00ebn e vitit 2016 mes LSI dhe kompanis\u00eb GSIS, duke argumentuar se nj\u00eb veprim i till\u00eb, sipas tij, do t\u00eb d\u00ebmtonte mbrojtjen e tij ligjore n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ai pretendon se procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare dhe bashk\u00ebpunimi me institucionet amerikane mund t\u00eb jen\u00eb ndikuar politikisht dhe t\u00eb ken\u00eb cenuar standardet e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. Meta ngre gjithashtu shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, jan\u00eb administruar provat dhe informacionet nga hetimi, duke p\u00ebrmendur komunikime dhe let\u00ebrk\u00ebmbime mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuar: Drejtuesit t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar \u00a0(SPAK)<\/p>\n<p>Z. Klodjan Braho<\/p>\n<p>P\u00ebr dijeni:\u00a0\u00a0 Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013\u00a0\u00a0Z. Toni Gogu<\/p>\n<p>Ambasad\u00ebs s\u00eb ShBA, Tiran\u00eb \u2013\u00a0Znj. Nancy VanHorn<\/p>\n<p>Departamentit t\u00eb Shtetit, SHBA<\/p>\n<p>Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, SHBA<\/p>\n<p>Kongresit Amerikan<\/p>\n<p>Senatit Amerikan<\/p>\n<p>Trupit diplomatik t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p><strong>I nderuar Z. Klodjan Braho, Drejtues i SPAK,<\/strong><\/p>\n<p>Duke ju uruar suksese n\u00eb detyr\u00ebn tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar t\u00eb k\u00ebrkoj v\u00ebmendjen tuaj p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, t\u00eb cilat jan\u00eb shkelur shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe q\u00ebllimisht, por sidomos p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkat\u00ebrrimin jo vet\u00ebm t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor n\u00eb vazhdim, por edhe p\u00ebr t\u00eb larguar \u00e7do hije dyshimi t\u00eb ndikimeve jotransparente, t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb asistenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb rastin e hetimeve ndaj meje dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb transparente dhe t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, m\u00eb 23 qershor 2026 p\u00ebrfundon afati i caktuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e SHBA n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nisur nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb GSIS t\u00eb mos i jepte asnj\u00eb informacion LSI-s\u00eb apo t\u00eb tjer\u00ebve lidhur me sh\u00ebrbimet dhe pagesat e b\u00ebra midis dy pal\u00ebve sipas kontrat\u00ebs s\u00eb 3 shkurt 2016 t\u00eb regjistruar n\u00eb SHBA dhe Shqip\u00ebri, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjeve antikorrupsion t\u00eb SHBA dhe vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shkruhet se n\u00ebse autoritetet shqiptare kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjatje t\u00eb periudh\u00ebs 2-vje\u00e7are t\u00eb mosb\u00ebrjes publike t\u00eb informacionit, mund ta k\u00ebrkojn\u00eb me shpjegime t\u00eb detajuara.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e dat\u00ebs 15 korrik 2024 (bashk\u00eblidhur letra), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga Drejtori i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht q\u00eb vjen n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave specifike t\u00eb b\u00ebra nga pala shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, un\u00eb k\u00ebrkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, t\u00eb mos b\u00ebhet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e re p\u00ebr shtyrjen e b\u00ebrjes publike t\u00eb gjith\u00eb informacionit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kontrat\u00ebn GSIS-LSI, pasi kjo do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ka kaluar n\u00eb gjykimin n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, duke q\u00ebn\u00eb se veprimet juridiksionale me jasht\u00eb, SPAK i b\u00ebn p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdh\u00ebruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste (Shih: https:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.youtube.com\/\u00ebatch?v=q-xv6sZS4s4), duam t\u00eb shmangim \u00e7do ndikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm politik nga ana e Qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb jo vet\u00ebm do t\u00eb pengonte zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, por edhe do t\u00eb pamund\u00ebsonte mbrojtjen time efektive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb gjykimit n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kompromentonte r\u00ebnd\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-SHBA, pasi \u00ebsht\u00eb provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, Charles McGonigal, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera nga ai kund\u00ebr drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs, por edhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta gjat\u00eb viteve 2017 \u2013 2020.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol n\u00eb denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe koh\u00ebt e fundit e ka b\u00ebr\u00eb publik disa her\u00eb presionin q\u00eb i b\u00ebhet nga koleg\u00eb t\u00eb McGonigalit n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>Duke ju garantuar se Marr\u00ebveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion t\u00eb SHBA dhe Shqip\u00ebris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe publike, nuk c\u00ebnon asgj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe as t\u00eb SHBA, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme, theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mosb\u00ebrjes s\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese tjet\u00ebr nga SPAK drejtuar autoriteteve amerikane pasi kjo do t\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb skandal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet juridiksionale midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA, pasi nuk do t\u2019i sh\u00ebrbente luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, por do t\u00eb krijonte bashk\u00ebfaj\u00ebsi n\u00eb fshehjen e korrupsionit (n\u00ebse ka ndodhur).<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim edhe k\u00ebrkesa e par\u00eb ka qen\u00eb absurde pasi t\u00eb akuzosh nj\u00eb lider politik si Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb (LSI), p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ekziston asnj\u00eb firm\u00eb, autorizim pagesash apo n\u00ebnkontraktimi, si n\u00eb rastin me GSIS dhe t\u2019i pamund\u00ebsosh atij q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr 2 vjet deri n\u00eb 23 qershor 2026 ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamund\u00ebsohet t\u00eb garantoj\u00eb provat q\u00eb e shfaj\u00ebsojn\u00eb nga akuzat, apo q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi kontrolli t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb provave t\u00eb pretenduara nga akuza p\u00ebrfshir\u00eb edhe origjinalitetin e tyre do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh me vet\u00ebdije procesin e rregullt ligjor p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua ka qen\u00eb dhe mbetet e qart\u00eb se q\u00ebllimi i vet\u00ebm i nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb till\u00eb absurde ka synuar q\u00eb artificialisht t\u00eb m\u00eb hiqet e drejta e mbrojtjes efektive p\u00ebr k\u00ebto akuza kryesisht t\u00eb pabaza, sidomos para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju siguroj se ky arbitraritet i pashembullt procedurial dhe institucional \u00ebsht\u00eb orkestruar q\u00ebllimisht pasi ata e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar n\u00eb 3 shkurt 2016 midis LSI dhe GSIS \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e verifikueshme p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe individualizimi i \u00e7do personi n\u00eb LSI, t\u00eb cilit i jan\u00eb d\u00ebrguar faturat e sh\u00ebrbimeve nga GSIS dhe po k\u00ebshtu individualizimi i \u00e7do personi n\u00eb LSI, q\u00eb ka autorizuar \u00e7do pages\u00eb p\u00ebr GSIS.<\/p>\n<p>Dy mbeten mund\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebtij bllokimi artificial t\u00eb transparenc\u00ebs dhe aksesit n\u00eb provat origjinale.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb persona t\u00eb caktuar n\u00eb LSI t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb veprime t\u00eb parregullta pa dijenin\u00eb e Ilir Met\u00ebs dhe p\u00ebrmes bllokad\u00ebs t\u00eb transparenc\u00ebs jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nga prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr interesa politike t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Marr\u00ebveshja e 3 shkurtit 2016 t\u00eb jet\u00eb modifikuar (ndryshuar) me p\u00eblqimin e t\u00eb dy pal\u00ebve, por absolutisht n\u00eb padijeni t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe prandaj synohet t\u00eb mbahet e fsheht\u00eb ajo dhe n\u00ebnshkruesit potencial\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Natyrisht, q\u00eb mund t\u00eb kemi edhe rastin e tret\u00eb, q\u00eb prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bllofin e radh\u00ebs me koleg\u00ebt e McGonigalit, q\u00eb ende mund t\u00eb ken\u00eb mbetur n\u00eb zyrat e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kam parasysh akuz\u00ebn ndaj meje p\u00ebr lobimin me \u201cMcKeon Group\u201d, kur tjet\u00ebr p\u00ebrgjigje erdhi nga autoritetet amerikane n\u00eb shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjet\u00ebr p\u00ebrgjigje erdhi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje pas zgjedhjeve n\u00eb SHBA n\u00eb 4 n\u00ebntor 2024 dhe pik\u00ebrisht m\u00eb 15 n\u00ebntor 2024 (pas arrestimit tim) ku \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar se LSI nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb tjet\u00ebr as p\u00ebr \u201cDorelita\u201d dhe as p\u00ebr \u201cMcKeon Group\u201d, p\u00ebrve\u00e7 asaj prej 15 mij\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebrmes bank\u00ebs n\u00eb janar 2017. (Bashk\u00eblidhur letra e Presidentit t\u00eb \u201cMcKeon Group\u201d drejtuar Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 30 janar 2017)<\/p>\n<p>E p\u00ebrmenda termin bllof sepse kjo p\u00ebrgjigje e re e autoriteteve gjyq\u00ebsore amerikane jo vet\u00ebm nuk na u njoftua kurr\u00eb deri pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, por \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb 7 janar 2025, n\u00eb prani t\u00eb avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb SPAK p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cMcKeon Group\u201d dhe \u201cDorelita\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb bindeni se nuk kam asnj\u00eb ngarkes\u00eb emocionale apo paragjykimi p\u00ebr prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes ju lutem lexoni vet\u00ebm let\u00ebrporosin\u00eb q\u00eb ata i kan\u00eb d\u00ebrguar autoriteteve amerikane m\u00eb 11 mars 2025, ku i informojn\u00eb se i pandehuri Ilir Meta \u00ebsht\u00eb provuar se ka p\u00ebrdorur tre karta bankare amerikane.<\/p>\n<p>Natyrisht, q\u00eb ju mund t\u00eb lexoni edhe p\u00ebrgjigjen e autoriteteve amerikane se kush \u00ebsht\u00eb \u201cthe sole user\u201d, pra p\u00ebrdoruesja e vetme e kartave bankare, si dhe vendet ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me mua.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u2019ju marr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb nga angazhimet tuaja t\u00eb shumta, por jam i detyruar t\u2019ju shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa ime besoj se \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interes t\u00eb zbardhjes totale t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe vendosjes para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb cilitdo q\u00eb ka shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ilir Met\u00ebn, por vet\u00ebm bazuar n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e provave \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb e pamundur deri tani p\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb transparenc\u00ebs nga prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Duke shpresuar n\u00eb mir\u00ebkuptimin tuaj ju uroj suksese!<\/p>\n<p>Me respekt<\/p>\n<p>Ilir Meta<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr drejtuesit t\u00eb SPAK-ut, Klodjan Braho, ku ngre shqet\u00ebsime lidhur me hetimet ndaj tij dhe bashk\u00ebpunimin juridik me autoritetet amerikane. N\u00eb letr\u00ebn e gjat\u00eb, Meta i k\u00ebrkon drejtuesit t\u00eb SPAK t\u00eb mos k\u00ebrkohet zgjatja e afateve p\u00ebr mosb\u00ebrjen publike t\u00eb informacionit q\u00eb lidhet me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88152","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88152"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88152\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}