{"id":88101,"date":"2026-05-18T07:48:29","date_gmt":"2026-05-18T07:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/avokati-a-mund-te-behet-kurban-shefi-i-policise-per-deshtimet-e-bashkise-dhe-institucioneve-shteterore\/"},"modified":"2026-05-18T07:48:29","modified_gmt":"2026-05-18T07:48:29","slug":"avokati-a-mund-te-behet-kurban-shefi-i-policise-per-deshtimet-e-bashkise-dhe-institucioneve-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/18\/avokati-a-mund-te-behet-kurban-shefi-i-policise-per-deshtimet-e-bashkise-dhe-institucioneve-shteterore\/","title":{"rendered":"Avokati: A mund t\u00eb b\u00ebhet kurban shefi i policis\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet e bashkis\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<div>\n<p class=\"-Q4aO hw1z8 DcaPr o-zp-\"><span class=\"ATqq4\">Avokati Edmond Petraj ka reaguar lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Sarand\u00ebs, duke theksuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr fenomenin e nd\u00ebrtimeve pa leje nuk mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb vet\u00ebm mbi Policin\u00eb e Shtetit, nd\u00ebrsa institucionet territoriale dhe administrative shmangin rolin e tyre ligjor.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div>Sipas Petrajt, administrimi i territorit, kontrolli urbanistik dhe monitorimi i nd\u00ebrtimeve jan\u00eb kompetenca q\u00eb ligji ua njeh kryesisht bashkive dhe strukturave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb planifikimit territorial. Ai thekson se bashkia ka detyrimin institucional p\u00ebr t\u00eb parandaluar, evidentuar dhe referuar \u00e7do shkelje q\u00eb lidhet me nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb territorin q\u00eb administron.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\n<div class=\"-Q4aO hw1z8 DcaPr o-zp-\">\u201cPolicia nuk \u00ebsht\u00eb institucioni ekskluziv p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr parandalimin e nd\u00ebrtimeve pa leje. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb zbatimin e ligjit, sidomos kur k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje p\u00ebr rendin publik apo mb\u00ebshtetje operacionale,\u201d shprehet Petraj.<\/div>\n<\/div>\n<div>Ai n\u00ebnvizon gjithashtu rolin e institucioneve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, si Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT) dhe strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb planifikimit urban, t\u00eb cilat sipas tij kan\u00eb kompetenca t\u00eb qarta n\u00eb kontrollin dhe nd\u00ebrhyrjen ndaj nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\n<div class=\"-Q4aO hw1z8 DcaPr o-zp-\">Sipas avokatit, p\u00ebrqendrimi i t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale mbi drejtuesin vendor t\u00eb policis\u00eb krijon nj\u00eb interpretim t\u00eb cunguar t\u00eb ligjit dhe cenon parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb individualizuar.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb mbi \u00e7far\u00eb baze arrestohet nj\u00eb drejtues policie? Mbi dyshime?\u201d, pyet avokati<\/p>\n<p><strong>Postimi<\/strong><\/p>\n<p>GIJOTINA POPULLORE<\/p>\n<p>\u201cNUK MUND T\u00cb B\u00cbHET KURBAN POLITIK SHEFI I POLICIS\u00cb P\u00cbR D\u00cbSHTIMET TERRITORIALE T\u00cb BASHKIS\u00cb DHE INSTITUCIONEVE SHTET\u00cbRORE\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin tim juridik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb lidhet me shefin e Komisariatit t\u00eb Sarnd\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb analiza e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb mos kufizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme vet\u00ebm mbi strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por t\u00eb vendoset n\u00eb kuadrin e plot\u00eb institucional dhe territorial q\u00eb parashikon legjislacioni shqiptar p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe goditjen e nd\u00ebrtimeve pa leje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duhet theksuar se administrimi i territorit, kontrolli urbanistik, dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, monitorimi i zhvillimit urban dhe evidentimi i shkeljeve administrative jan\u00eb kompetenca par\u00ebsore t\u00eb pushtetit vendor, konkretisht t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrmes strukturave t\u00eb planifikimit territorial, inspektoriateve vendore dhe organeve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kontrollin e territorit. Bashkia, si autoriteti kryesor territorial, mban barr\u00ebn ligjore p\u00ebr menaxhimin e zhvillimit urban n\u00eb juridiksionin e saj dhe ka detyrimin institucional p\u00ebr t\u00eb parandaluar, konstatuar dhe referuar shkeljet q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimet e paligjshme.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, institucione t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektoratin Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT), Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Planifikimit t\u00eb Territorit dhe strukturat administrative p\u00ebrgjegj\u00ebse, kan\u00eb role t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb n\u00eb zinxhirin e kontrollit dhe nd\u00ebrhyrjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, policia nuk \u00ebsht\u00eb institucioni ekskluziv p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr parandalimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, por nj\u00eb hallk\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb zbatimin e ligjit, kryesisht kur k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje p\u00ebr rendin publik, ekzekutimin e vendimeve apo mb\u00ebshtetje operacionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrqendrimi i t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale mbi drejtuesin vendor t\u00eb policis\u00eb, pa analizuar rolin, veprimet apo mosveprimet e institucioneve territoriale dhe administrative p\u00ebrgjegj\u00ebse, krijon nj\u00eb interpretim t\u00eb cunguar t\u00eb ligjit dhe rrezikon deformimin e parimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb individualizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, angazhimi intensiv i shefit t\u00eb komisariatit n\u00eb hetimin e nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale, si nj\u00eb vrasje me impakt t\u00eb lart\u00eb publik, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrethan\u00eb objektive q\u00eb lidhet me menaxhimin e prioriteteve operative n\u00eb kushte emergjente. Mosangazhimi i menj\u00ebhersh\u00ebm ndaj nd\u00ebrtimeve pa leje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet territoriale dhe administrative kan\u00eb kompetenca direkte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, nuk mund t\u00eb konsiderohet automatikisht si shp\u00ebrdorim detyre pa provuar ekzistenc\u00ebn e q\u00ebllimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, favorizimit apo korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, mbrojtja ime\u00a0 juridike ku e mb\u00ebshtetet fort k\u00ebt\u00eb argument fokusohet tek\u00a0 p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr fenomenin e nd\u00ebrtimeve pa leje \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebrmjet disa institucioneve dhe se policia p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mekanizmit ligjzbatues. Prandaj, \u00e7do hetim serioz duhet t\u00eb analizoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb balancuar rolin e bashkis\u00eb, inspektoriateve territoriale, institucioneve t\u00eb planifikimit urban dhe strukturave t\u00eb tjera kompetente.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb asaj t\u00eb cil\u00ebs mendoj un\u00eb \u00ebshte, se paraqitja e rastit duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi faktin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse t\u00eb administrimit territorial dhe koordinimit institucional, ku barra ligjore nuk mund t\u00eb reduktohet vet\u00ebm mbi nj\u00eb funksionar policor, pa u provuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se ai ka konsumuar me dashje element\u00ebt e vepr\u00ebs penale. Kjo qasje p\u00ebrforcon mbrojtjen duke e zhvendosur debatin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale e supozuar drejt analiz\u00ebs reale t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit institucional dhe territorial n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avokatisarande\/\">Avokati: A mund t\u00eb b\u00ebhet kurban shefi i policis\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimet e bashkis\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati Edmond Petraj ka reaguar lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Sarand\u00ebs, duke theksuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr fenomenin e nd\u00ebrtimeve pa leje nuk mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb vet\u00ebm mbi Policin\u00eb e Shtetit, nd\u00ebrsa institucionet territoriale dhe administrative shmangin rolin e tyre ligjor. Sipas Petrajt, administrimi i territorit, kontrolli urbanistik dhe monitorimi i nd\u00ebrtimeve jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88101","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88101\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}