{"id":88057,"date":"2026-05-17T18:05:59","date_gmt":"2026-05-17T18:05:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/17\/faktet-si-po-e-mbajne-peng-aeroportin-e-vlores-siguria-ne-rrezik\/"},"modified":"2026-05-17T18:05:59","modified_gmt":"2026-05-17T18:05:59","slug":"faktet-si-po-e-mbajne-peng-aeroportin-e-vlores-siguria-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/17\/faktet-si-po-e-mbajne-peng-aeroportin-e-vlores-siguria-ne-rrezik\/","title":{"rendered":"Faktet\/ Si po e mbajn\u00eb peng aeroportin e Vlor\u00ebs, siguria n\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p>Kur ligji p\u00ebrdoret si kamxhik n\u00eb duart e nj\u00eb pakice, qytetar\u00ebt s\u2019jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se spektator\u00eb t\u00eb pla\u00e7kitjes q\u00eb iu b\u00ebhet nga segmente t\u00eb korruptuara t\u00eb shtetit. K\u00ebshtu dhe qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs, ato mij\u00ebra familje q\u00eb e kan\u00eb lidhur jet\u00ebn me turizmin, k\u00ebt\u00eb sezon jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shohin nj\u00eb shfaqje t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit dhe sabotimit t\u00eb interesave t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa presin hapjen e aeroportit.<\/p>\n<p>I premtuar si nj\u00eb motor p\u00ebr zhvillimin ekonomik n\u00eb bregdetin e jugut, aeroporti ka mbetur peng i nj\u00eb konflikti q\u00eb tani ka dal\u00eb jasht\u00eb \u00e7do logjike juridike dhe ekonomike. Duhet th\u00ebn\u00eb se punimet n\u00eb terminal, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e aeroportit jan\u00eb p\u00ebrfunduar nga MABCO, por aeroporti ende nuk mund t\u00eb jet\u00eb funksional.<\/p>\n<p>Segmentet korruptive t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb biznesit tashm\u00eb jan\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb strategji presionesh, bllokimesh dhe shantazhi, ndaj pyetja q\u00eb shtrohet sot \u00ebsht\u00eb: Kush po e pengon realisht hapjen e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe kujt i intereson zvarritja e punimeve?<\/p>\n<h4><strong>1) Policia si instrument presioni p\u00ebr t\u00eb bllokuar punimet<\/strong><\/h4>\n\n<p>Pjesa m\u00eb trondit\u00ebse e asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb, sipas d\u00ebshmive t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb terren, po luajn\u00eb strukturat shtet\u00ebrore. Pun\u00ebtor\u00ebt dhe ekipet teknike thon\u00eb se policia, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb rendin dhe vijimin normal t\u00eb punimeve, \u00ebsht\u00eb pozicionuar si mjet presioni. N\u00eb dit\u00ebt e fundit situata arriti deri aty sa pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb po realizonin punimet finale n\u00eb terminal u nxor\u00ebn p\u00ebrdhunsh\u00ebm jasht\u00eb kantierit.<\/p>\n<p>Protokollet e policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs e d\u00ebshmojn\u00eb faktin se ata kan\u00eb urdh\u00ebruar nd\u00ebrprerjen e punimeve ashtu<br \/>\nsi\u00e7 kishte urdh\u00ebruar administratori i VIA-s, e cila sot kontrollohet nga Valon Ademi i 2A Group. Duhet th\u00ebn\u00eb se MABCO q\u00eb nga shtatori i vitit 2025, nuk ka m\u00eb asnj\u00eb fuqi vendimmarr\u00ebse n\u00eb aeroport, p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve absurde t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Jo me larg se dje, n\u00eb hyrjen e port\u00ebs n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs ndodhi ajo q\u00eb mund t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb tragjedi.<\/p>\n<p>Sigurimi i Vlora International Airport, e cila kontrollohet nga 2A, kishte bllokuar hyrjen e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb MABCO-s, pa asnj\u00eb arsye dhe pa ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb paragjykimeve t\u00eb 2A dhe Administratorit t\u00eb Vlora International Airport.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb shumta pran\u00eb institucioneve u lejua rikthimi n\u00eb pun\u00eb n\u00ebn kushte t\u00eb frik\u00ebsimit nga k\u00ebrc\u00ebnimet i rreth 60 teknik\u00ebve kinez\u00eb q\u00eb po kryejn\u00eb instalimet finale n\u00eb terminal. Ende sot, raportimet n\u00eb terren jan\u00eb se ata vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00ebn tension konstant, presion psikologjik dhe pengesa t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Faza q\u00eb duhej t\u00eb ishte sprinti final drejt certifikimit dhe operimit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb absurde bllokimi fizik t\u00eb kantierit, madje edhe punonj\u00ebsit jan\u00eb detyruar t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/07\/flasin-ekspertet-per-aeroportin-e-vlores-kush-i-mban-peng-aksionet-e-mabco\/\">Flasin ekspert\u00ebt p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs\/ Kush i mban peng aksionet e MABCO<\/a><\/p>\n<p>M\u00ebsohet se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy muaj, mbi 200 pun\u00ebtor\u00eb, inxhinier\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb angazhuar nga MABCO q\u00eb po merren me dekorimet e brendshme, mobilimet dhe gjelb\u00ebrimin kan\u00eb punuar dhe punojn\u00eb ende sot n\u00ebn presione ekstreme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar terminalin, sistemet operative dhe implementimin teknik t\u00eb faz\u00ebs finale.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do kantier tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, kjo do t\u00eb ishte periudha ku institucionet mobilizohen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procedurat dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar hapjen e projektit. Kurse n\u00eb Vlor\u00eb ndodh e kund\u00ebrta. Ekipet teknike jan\u00eb p\u00ebrballur me bllokime hyrjesh n\u00eb kantier, nd\u00ebrprerje punimesh, intimidim verbal, presion fizik dhe pengesa t\u00eb vazhdueshme q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me ligjin apo sigurin\u00eb. Dhe n\u00eb vend q\u00eb strukturat shtet\u00ebrore ta mbronin investimin, sjellja e institucioneve ka krijuar bindjen se nj\u00eb pjes\u00eb e aparatit shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb ta paralizoj\u00eb projektin.<\/p>\n<h4><strong>2) Milionat e zhdukura nga administrata e ortakut me 2% t\u00eb aksioneve<\/strong><\/h4>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, punimet n\u00eb terminalin e aeroportit kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Por element\u00ebt jetik\u00eb t\u00eb certifikimit operacional t\u00eb terminalit mbeten t\u00eb bllokuar dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Sipas pretendimeve t\u00eb MABCO-s, mbi 6.5 milion\u00eb euro q\u00eb ishin n\u00eb llogarin\u00eb e VIA-s, t\u00eb destinuara p\u00ebr prokurimin e pajisjeve t\u00eb operimit tok\u00ebsor t\u00eb aeroportit (Ground Service Equipment) dhe sistemet informatike e operative ( p\u00ebr shkak t\u00eb licencave ato duhet t\u00eb blihen vet\u00ebm nga VIA ) jan\u00eb konsumuar tashm\u00eb nga drejtuesit aktual\u00eb t\u00eb Vlora International Airport, q\u00eb administrohet nga ortaku me 2% t\u00eb te aksioneve<\/p>\n<p>Pajisjet e nevojshme nuk jan\u00eb prokuruar, sistemet nuk jan\u00eb instaluar dhe softuer\u00ebt nuk jan\u00eb implementuar.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike, por realiteti \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto sisteme jan\u00eb vet\u00eb truri i aeroportit. Nj\u00eb aeroport modern nuk funksionon me kompjuter\u00eb rutin\u00eb apo programe standarde. I gjith\u00eb rrjeti mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb infrastruktur\u00eb inteligjente operative q\u00eb lidh \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb funksionimit n\u00eb nj\u00eb sistem unik dhe t\u00eb integruar. Ky \u00ebsht\u00eb mekanizmi q\u00eb kontrollon check in-in e pasagjer\u00ebve, l\u00ebvizjen e bagazheve, sistemet e siguris\u00eb, kamerat operative, komunikimin e brendsh\u00ebm, serverat, alarmet e zjarrit dhe gjith\u00eb koordinimin operacional t\u00eb aeroportit.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb sisteme t\u00eb personalizuara aeroportuale, t\u00eb nd\u00ebrtuara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aeroport, me kontrata nd\u00ebrkomb\u00ebtare specifike, integrime komplekse hardware-software dhe standarde t\u00eb certifikuara t\u00eb aviacionit civil nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Implementimi k\u00ebrkon muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pune, ekipe t\u00eb specializuara dhe testime t\u00eb gjata teknike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem Mabco ka k\u00ebrkuar me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra letra si nga administrator\u00ebt e<br \/>\nVIA-s, po ashtu edhe nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse, por asnj\u00ebher\u00eb askush nuk ka reaguar. P\u00ebr shkak t\u00eb problematik\u00ebs s\u00eb licencave, k\u00ebto sisteme duhet t\u00eb prokurohen vet\u00ebm nga VIA, ndaj MABCO i kishte rezervuar k\u00ebto mjete financiare n\u00eb Gusht t\u00eb 2025, megjithat\u00eb q\u00eb nga muaji shtator vendimet e nd\u00ebrmjtme t\u00eb gjykatave e bllokuan vendimmarjen e kompanis\u00eb zviceriane n\u00eb aeroport.<\/p>\n<p>Pa k\u00ebto pajisje, certifikimi i aeroportit \u00ebsht\u00eb i pamundur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, fakti se pajisjet sensitive t\u00eb siguris\u00eb dhe skaner\u00ebt aeroportual\u00eb ende nuk kan\u00eb mb\u00ebrritur tregon p\u00ebr nj\u00eb munges\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie t\u00eb pafalshme. Burime pran\u00eb projektit pranojn\u00eb se licencat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb importit jan\u00eb siguruar vet\u00ebm 2 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr MABCO-n. K\u00ebt\u00eb n\u00eb fakt, duhej ta b\u00ebnte VIA n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/10\/aeroporti-i-vlores-situate-e-jashtezakonshme-perplasje-ne-kantier-nderhyn-policia\/\">Aeroporti i Vlor\u00ebs, situat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme\/ P\u00ebrplasje n\u00eb kantier, nd\u00ebrhyn policia<\/a><\/p>\n<p>Pra, dokumentacioni ekziston, por pajisjet nuk vijn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb parat\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb shpenzuar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kompania Vlora International Airport ka bllokuar edhe p\u00ebrdit\u00ebsimin e dokumentacionit teknik t\u00eb MABCO Constructions. Sipas MABCO-s, kompania punon vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet VIA-s, pasi kontrata zyrtare \u00ebsht\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa deri m\u00eb sot nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare nga VIA p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsimin e dokumentacionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas pretendimeve t\u00eb MABCO-s, prej m\u00eb shum\u00eb se 8 muajsh pritet kryerja e k\u00ebtij veprimi procedural, i cili konsiderohet thelb\u00ebsor p\u00ebr vijimin e procesit t\u00eb licencimit t\u00eb objekteve t\u00eb aeroportit. Pa p\u00ebrdit\u00ebsimin e k\u00ebtij dokumentacioni teknik dhe administrativ, procesi i licencimit nuk mund t\u00eb nis\u00eb.<\/p>\n<p>Po sipas MABCO-s, kompania X Plan, q\u00eb prej gushtit 2025, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, MABCO thot\u00eb se ka p\u00ebrzgjedhur projektues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb licencuar p\u00ebr t\u00eb vijuar procedurat, por pa autorizimin dhe miratimin e VIA-s nuk mund t\u00eb kryhet ngarkimi i dokumentacionit n\u00eb sistemin e-Albania.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, sipas kompanis\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se VIA ka bllokuar edhe k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb procesit, duke penguar vijimin e procedurave t\u00eb licencimit dhe afrimin e aeroportit drejt operimit.<\/p>\n<h4><strong>3) Bllokimi i pun\u00ebs nga ortaku me 2% t\u00eb aksioneve<\/strong><\/h4>\n\n<p>Paradoksi m\u00eb grotesk i gjith\u00eb k\u00ebsaj historie \u00ebsht\u00eb fakti se kontrolli real mbi aeroportin ushtrohet nga aksioneri me vet\u00ebm 2% t\u00eb aksioneve q\u00eb nga muaji shtator.<\/p>\n<p>Vendimet absurde t\u00eb gjykatave, ia kaluan menaxhimin aksionerit t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb pap\u00ebrfillshme, q\u00eb as mban barr\u00ebn reale t\u00eb kredis\u00eb, as ka vendosur kolateral dhe nuk ka ekspozim real financiar mbi aeroportin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kompania zviceriane MABCO q\u00eb ka 98% t\u00eb aksioneve dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb investitori q\u00eb ka financuar dhe mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb skeletin financiar t\u00eb aeroportit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do vendimmarrje.<\/p>\n<p>Sipas pretendimeve t\u00eb MABCO-s, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ortaku me 2% q\u00eb ka bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive punimet p\u00ebr ndri\u00e7imin e pist\u00ebs, nj\u00eb element kritik p\u00ebr certifikimin e aeroportit. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanive nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb sjella nga MABCO p\u00ebr sistemet teknike dhe ndri\u00e7imin e fush\u00ebs ajrore, si Bosch, Aviator, World Computers dhe OCEM, jan\u00eb d\u00ebbuar nga kantieri q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, pajisjet q\u00eb duhet t\u00eb montoheshin p\u00ebr certifikimin e aeroportit vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb kuti, nd\u00ebrsa punimet jan\u00eb ndalur me forc\u00eb. Me e keqja ketu eshte se tani skadon edhe garancioni i materialeve!<br \/>\nNj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr I k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb kantier \u00ebsht\u00eb problemi I pist\u00ebs s\u00eb aeroportit.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve teknike t\u00eb referuara nga tekniket e MABCO-s, testimet e fundit t\u00eb pist\u00ebs kan\u00eb prodhuar rezultate katastrofike dhe e nxjerrin at\u00eb jasht\u00eb standardeve t\u00eb k\u00ebrkuara t\u00eb aviacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye prej muajsh, MABCO ka k\u00ebrkuar nj\u00eb auditim teknik i pavarur p\u00ebr pist\u00ebn, taxi\u00ebay-t dhe gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn airside.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/15\/skandal-ne-aeroportin-e-vlores-2-bllokon-edhe-mbledhjen-e-thirrur-nga-ministria\/\">Skandal n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs\/ 2% bllokon edhe mbledhjen e thirrur nga ministria<\/a><\/p>\n<p>Por auditimi vazhdon t\u00eb pengohet duke zgjatur agonin\u00eb e nj\u00eb investimi prej qindta miliona eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do shtet normal, situata t\u00eb tilla do t\u00eb ishin pasuar nga nj\u00eb reagim i menj\u00ebhersh\u00ebm institucional dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb organeve ligjzbatuese, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, heshtja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mekanizmit t\u00eb bllokimit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetit n\u00eb jug iu premtuar nj\u00eb aeroport, q\u00eb do t\u00eb sillte turist\u00eb, ekonomi dhe zhvillim, por sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se segmentet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb shtetit kan\u00eb zgjedhur ta mbajn\u00eb peng projektin p\u00ebr interesa okulte mbi nj\u00eb nga investimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb nj\u00eb aeroport nd\u00ebrkomb\u00ebtar rrezikon t\u00eb mos bllokohet nga mungesa e investimit, por nga paraliza institucionale dhe lufta p\u00ebr kontroll mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet se barra m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb bie n\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb operator\u00ebve turistik\u00eb t\u00eb jugut, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebt\u00eb sezon turistik po shohin se si shteti I kapur nga nj\u00eb grup njerezish, po punon kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/17\/faktet-si-po-e-mbajne-peng-aeroportin-e-vlores-siguria-ne-rrezik\/\">Faktet\/ Si po e mbajn\u00eb peng aeroportin e Vlor\u00ebs, siguria n\u00eb rrezik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur ligji p\u00ebrdoret si kamxhik n\u00eb duart e nj\u00eb pakice, qytetar\u00ebt s\u2019jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se spektator\u00eb t\u00eb pla\u00e7kitjes q\u00eb iu b\u00ebhet nga segmente t\u00eb korruptuara t\u00eb shtetit. K\u00ebshtu dhe qytetar\u00ebt e Vlor\u00ebs, ato mij\u00ebra familje q\u00eb e kan\u00eb lidhur jet\u00ebn me turizmin, k\u00ebt\u00eb sezon jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shohin nj\u00eb shfaqje t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb kapjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":88058,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-88057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}