{"id":87923,"date":"2026-05-16T17:48:13","date_gmt":"2026-05-16T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/skam-ambicie-per-kryetar-partie-dua-te-drejtoj-bashkine-e-tiranes-ilir-alimehmeti-salianji-ashpersimi-i-tonit-nuk-eshte-pozitiv-se-mbeshtes\/"},"modified":"2026-05-16T17:48:13","modified_gmt":"2026-05-16T17:48:13","slug":"skam-ambicie-per-kryetar-partie-dua-te-drejtoj-bashkine-e-tiranes-ilir-alimehmeti-salianji-ashpersimi-i-tonit-nuk-eshte-pozitiv-se-mbeshtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/skam-ambicie-per-kryetar-partie-dua-te-drejtoj-bashkine-e-tiranes-ilir-alimehmeti-salianji-ashpersimi-i-tonit-nuk-eshte-pozitiv-se-mbeshtes\/","title":{"rendered":"\u201cS\u2019kam ambicie p\u00ebr kryetar partie, dua t\u00eb drejtoj Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs\u201d- Ilir Alimehmeti: Salianji? Ashp\u00ebrsimi i tonit nuk \u00ebsht\u00eb pozitiv, s\u2019e mb\u00ebshtes!"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i k\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb dhe ish-kandidati p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e fundit, Ilir Alimehmeti, u distancua nga diskursi politik q\u00eb ka ndjekur ish-deputeti Ervin Salianji n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfeu edhe ambicien e tij p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe jo p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb PD, teksa shpjegoi pse zgjodhi t\u00eb mos garonte p\u00ebr zgjedhjet e 23 majit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa theksoi se moskandidimi i Salianjit lidhej me mosplot\u00ebsimin e kritereve, n\u00eb emisionin \u201cKjo Jav\u00eb\u201d n\u00eb News24, ai shpjegoi se vet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb n\u00eb ekip dhe me projekt, e jo p\u00ebr nj\u00eb konkurrim individual si\u00e7 zgjodhi Salianji.<\/p>\n<p>Kurse p\u00ebr gar\u00ebn me nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb kryetarit aktual Sali Berisha, Alimehmeti tha se e sheh si nj\u00eb konfirmim, edhe pse pranoi se gara me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kandidat \u00ebsht\u00eb m\u00eb interesante.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb p\u00ebr PD quhet nj\u00eb konfirmim se s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe me nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm, quhet rikonfirmim. Patjet\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb do kishte qen\u00eb nj\u00eb gar\u00eb interesante. Nuk kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb dyshim se nuk do konfirmohej zoti Berisha n\u00eb gar\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Pyetjes n\u00ebse mund t\u00eb kishte figura t\u00eb tjera p\u00ebr gar\u00eb, ai tha:<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb kishte ehe figura t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb kandidonin por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin duhet t\u00eb fitonin votat. Kemi pasur edhe m\u00eb par\u00eb kandidat\u00eb q\u00eb mor\u00ebn vota si m\u00eb 2022 kur kishim zotin Elezi t\u00eb Kuk\u00ebsit. P\u00ebr platform\u00eb fituese do duhej platform\u00eb, me nj\u00eb ekip dhe t\u00eb kandidonin \u00ebpr shum\u00eb pozicione, se ka edhe pozicione t\u00eb tjera. Por \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr lloj\u00eb gare, ndryshon nga ajo elektorale\u201d.<\/p>\n<p>Alimehmeti u pyet n\u00ebse mund t\u00eb kishte kandiduar edhe vet\u00eb p\u00ebr postin e kryetarit n\u00eb zgjedhjet e 23 majit. Por ai u p\u00ebrgjigj se nuk e ka ambicien p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb hije dhe se objektivi i tij \u00ebsht\u00eb Tirana, duke n\u00ebnkuptuar zgjedhjet e ardhshme lokale t\u00eb 2027 p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb kryeqytetit n\u00eb sigl\u00ebn e PD.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kuptoj dashamir\u00ebsin\u00eb, por duhet t\u00eb ket\u00eb ambicien personi p\u00ebrkat\u00ebs. Nuk e kam k\u00ebt\u00eb ambicie. Kam tjet\u00ebr objektiv, e kam treguar qart\u00eb me vite. Objektivi im ka qen\u00eb i drejtuar drejt Tiran\u00ebs. Ambicia e kryetarit t\u00eb PD dhe nes\u00ebr kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr lloj \u00e7\u00ebshtje, gare, territorialisht m\u00eb e gjer\u00eb. Mendoj se ka njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb avancuar. Tjet\u00ebr gar\u00eb, \u00ebsht\u00eb ambicie tjet\u00ebr q\u00eb un\u00eb nuk e kam\u201d, u shpreh Alimehmeti.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Ervin Salianjit nga gara p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb, Alimehmeti u distancua, duke th\u00ebn\u00eb se nuk e mb\u00ebshtet modelin q\u00eb zgjodhi ish-deputeti p\u00ebr t\u00eb konkurruar dhe platform\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai u shpreh se do ishte dakord q\u00eb Salianji t\u00eb konkurronte, por mungesa e kritereve e mbajti jasht\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cAshp\u00ebrsimi i tonit nuk \u00ebsht\u00eb pozitiv, nuk e shoh si pozitiv at\u00eb arsyetim dhe nuk e mb\u00ebshtes dot at\u00eb arsyetim. Un\u00eb mendoj se nuk do kishte ndonj\u00eb problem, ka qen\u00eb an\u00ebtar Kryesie, un\u00eb nuk shihja problem, por ka nj\u00eb Komision q\u00eb vendos. A do kishte nj\u00eb gar\u00eb? Padyshim do kishte nj\u00eb gar\u00eb, por nuk u plot\u00ebsuan ato kushte q\u00eb un\u00eb thash\u00eb. Shkon parimi gjithmon\u00eb n\u00eb ekip, nuk shkon n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pozicion t\u00eb vet\u00ebm, por shkon n\u00eb ekip dhe un\u00eb gar\u00ebn e shikoj p\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet, me ekip. Por e vendoste kryesia. A do t\u00eb kishte nj\u00eb gar\u00eb? Mendoj se do t\u00eb kishte, por nuk i plot\u00ebson ato kushte\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Por a e sheh Alimehmeti ish-deputetin Salianji si nj\u00eb kryetar partie?<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ishte apo jo kryetar partie \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale, ajo varet nga an\u00ebtar\u00ebsia dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sondazheve nuk e kemi par\u00eb k\u00ebt\u00eb. Individi nj\u00eb vot\u00eb ka dhe vendos shumica. Sepse shumica vendos, \u00ebsht\u00eb vullneti i shumic\u00ebs, n\u00ebse PS psh., b\u00ebn dhe voton nj\u00eb ligj, un\u00eb duhet ta zbatoj, \u00ebsht\u00eb vullneti i shumic\u00ebs\u201d, tha k\u00ebshilltari bashkiak i Tiran\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i k\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb dhe ish-kandidati p\u00ebr deputet n\u00eb zgjedhjet e fundit, Ilir Alimehmeti, u distancua nga diskursi politik q\u00eb ka ndjekur ish-deputeti Ervin Salianji n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb. Ai rr\u00ebfeu edhe ambicien e tij p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe jo p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb PD, teksa shpjegoi pse zgjodhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}