{"id":87834,"date":"2026-05-16T08:42:36","date_gmt":"2026-05-16T08:42:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/merz-telefonon-trump-koordinim-per-iranin-ukrainen-dhe-nato-n\/"},"modified":"2026-05-16T08:42:36","modified_gmt":"2026-05-16T08:42:36","slug":"merz-telefonon-trump-koordinim-per-iranin-ukrainen-dhe-nato-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/merz-telefonon-trump-koordinim-per-iranin-ukrainen-dhe-nato-n\/","title":{"rendered":"Merz telefonon Trump: Koordinim p\u00ebr Iranin, Ukrain\u00ebn dhe NATO-n"},"content":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman Friedrich Merz ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, gjat\u00eb kthimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit nga Kina, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve kan\u00eb qen\u00eb zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit gjeopolitike, p\u00ebrfshir\u00eb tensionet n\u00eb Lindjen e Mesme, \u00e7\u00ebshtjen e Iranit, situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe koordinimin mes Berlinit dhe Uashingtonit p\u00ebrpara samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjete sociale, Merz theksoi se t\u00eb dy pal\u00ebt ndajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb ndjeshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke nisur nga programi b\u00ebrthamor iranian dhe siguria n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, deri te nevoja p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje diplomatike t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPata nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Donald Trump gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij t\u00eb kthimit nga Kina. Ne biem dakord: Irani duhet t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave; duhet t\u00eb hap\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit; Teherani nuk duhet t\u00eb ket\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore. Po ashtu diskutuam p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe koordinuam q\u00ebndrimet tona p\u00ebrpara samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb Ankara. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania mbeten partner\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb nj\u00eb NATO t\u00eb fort\u00eb\u201d, shkroi kancelari gjerman.<\/p>\n<p>Deklaratat e tij vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur situata n\u00eb Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe frika p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit konsiderohet nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Paralelisht me zhvillimet diplomatike, Merz ka pranuar publikisht edhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e brendshme t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs mes konservator\u00ebve dhe socialdemokrat\u00ebve n\u00eb Gjermani. Duke folur n\u00eb Konvent\u00ebn Katolike Gjermane n\u00eb W\u00fcrzburg, ai ka deklaruar se shpesh n\u00eb qeveri ka shum\u00eb diskutime, por jo gjithmon\u00eb rezultate konkrete, duke sinjalizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb efikasitet dhe unitet politik.<\/p>\n<p>Sipas tij, qeveria federale po p\u00ebrgatit nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb gjer\u00eb reformash q\u00eb p\u00ebrfshin ndryshime n\u00eb sistemin fiskal, tregun e pun\u00ebs, reform\u00ebn e pensioneve dhe reduktimin e burokracis\u00eb, me synimin q\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb miratohen para pushimeve t\u00eb ver\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00eb jav\u00ebt e fundit jan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrplasje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura brenda koalicionit, \u00e7ka ka shtuar presionin politik mbi kancelarin.<\/p>\n<p>Merz ka pranuar gjithashtu se komunikimi i qeveris\u00eb me publikun nuk ka qen\u00eb n\u00eb nivelin e duhur, duke shtuar se nj\u00eb nga sfidat e tij kryesore \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb politikat e qeveris\u00eb dhe t\u00eb rris\u00eb besimin e qytetar\u00ebve. Ai tha se gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh p\u00ebrballet me pyetjen pse qeveria nuk po arrin t\u00eb bind\u00eb opinionin publik p\u00ebr kursin e saj politik.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, sondazhet e fundit n\u00eb Gjermani tregojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr qeverin\u00eb, ku vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e qytetar\u00ebve shprehen t\u00eb k\u00ebnaqur me pun\u00ebn e saj pas nj\u00eb viti n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa edhe vler\u00ebsimet p\u00ebr kancelarin kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit n\u00eb W\u00fcrzburg, diskutimi i Merz u nd\u00ebrpre p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga disa aktivist\u00eb klimatik\u00eb q\u00eb protestuan brenda sall\u00ebs, duke detyruar nd\u00ebrhyrjen e siguris\u00eb. Pas largimit t\u00eb tyre, eventi vijoi normalisht, nd\u00ebrsa kancelari theksoi se demokracia p\u00ebrfshin edhe mosmarr\u00ebveshjet, por k\u00ebto duhet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendimmarrje konkrete.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe te situata sociale dhe ekonomike n\u00eb Gjermani, duke theksuar se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cshtytje kolektive\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat aktuale dhe p\u00ebr t\u00eb rritur konkurrueshm\u00ebrin\u00eb. Sipas tij, Gjermania duhet t\u00eb forcoj\u00eb sistemin e saj t\u00eb ekonomis\u00eb sociale t\u00eb tregut, n\u00eb kontrast me at\u00eb q\u00eb e quajti kapitaliz\u00ebm t\u00eb pakufizuar n\u00eb disa vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje t\u00eb gjer\u00eb, Merz shprehu edhe kritika ndaj zhvillimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u2019u rekomandonte m\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij studime apo karrier\u00eb atje, p\u00ebr shkak t\u00eb klim\u00ebs aktuale shoq\u00ebrore q\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb ndryshuar ndjesh\u00ebm vitet e fundit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/16\/merz-telefonon-trump-koordinim-per-iranin-ukrainen-dhe-nato-n\/\">Merz telefonon Trump: Koordinim p\u00ebr Iranin, Ukrain\u00ebn dhe NATO-n<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kancelari gjerman Friedrich Merz ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, gjat\u00eb kthimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit nga Kina, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimeve kan\u00eb qen\u00eb zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit gjeopolitike, p\u00ebrfshir\u00eb tensionet n\u00eb Lindjen e Mesme, \u00e7\u00ebshtjen e Iranit, situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87834","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87834\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}