{"id":87804,"date":"2026-05-16T05:47:28","date_gmt":"2026-05-16T05:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/bllokimi-i-llogarive-bizneset-kerkojne-rishikimin-e-procedurave\/"},"modified":"2026-05-16T05:47:28","modified_gmt":"2026-05-16T05:47:28","slug":"bllokimi-i-llogarive-bizneset-kerkojne-rishikimin-e-procedurave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/16\/bllokimi-i-llogarive-bizneset-kerkojne-rishikimin-e-procedurave\/","title":{"rendered":"Bllokimi i llogarive, bizneset k\u00ebrkojn\u00eb rishikimin e procedurave"},"content":{"rendered":"<p>Bizneset dhe kontabilist\u00ebt ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se urdhrat p\u00ebr bllokim t\u00eb t\u00eb gjitha llogarive, p\u00ebrfshir\u00eb edhe valut\u00ebn, p\u00ebr rastet kur rezultojn\u00eb debitor\u00eb, po shkaktojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e aktivitetit. Problem jan\u00eb edhe procedurat e zhbllokimit, q\u00eb nuk realizohen automatikisht pas pages\u00ebs s\u00eb detyrimit t\u00eb pashlyer, por k\u00ebrkon mb\u00ebrritjen fizike t\u00eb nj\u00eb urdhri nga institucioni tatimor pran\u00eb bank\u00ebs. Propozohet rishikim procedurash.<\/p>\n<p>Drejtuesi i nj\u00eb klinike fizioterapie rezultonte debitor p\u00ebr nj\u00eb detyrim t\u00eb papaguar ndaj Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs (DTTV), n\u00eb vler\u00ebn 4,800 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb llogarin\u00eb e tij disponoheshin fonde me vler\u00eb rreth 57,000 lek\u00eb, biznesi nuk po arrinte t\u00eb kryente asnj\u00eb pages\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb transfert\u00eb prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb zyr\u00eb kontabiliteti, pasi llogaria rezultonte plot\u00ebsisht e bllokuar.<\/p>\n<p>Nga pamund\u00ebsia p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb transaksioni, ai arriti t\u00eb kuptoj\u00eb bllokimin e llogaris\u00eb bankare. Pas interesimit t\u00eb biznesit, rezultoi se bllokimi ishte kryer n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdhri t\u00eb l\u00ebshuar nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, p\u00ebrmes Drejtoris\u00eb s\u00eb Mbledhjes s\u00eb Detyrimeve.<\/p>\n<p>Pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs t\u00eb detyrimit t\u00eb papaguar, llogaria e biznesit do t\u00eb zhbllokohej vet\u00ebm pas mb\u00ebrritjes fizike t\u00eb urdhrit t\u00eb zhbllokimit, nga taksat vendore n\u00eb sistemin e institucionit financiar. Ai ngre shqet\u00ebsimin se e gjith\u00eb kjo procedur\u00eb i mbajti t\u00eb pezulluar p\u00ebr disa dit\u00eb kryerjen e pages\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rasti i klinik\u00ebs s\u00eb fizioterapis\u00eb, jo vet\u00ebm ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah problematikat q\u00eb bizneset hasin nga urdhrat e bllokimit t\u00eb llogarive bankare p\u00ebr detyrime tatimore dhe vendore t\u00eb papaguara, por ka hapur edhe debatin mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr rishikimin e procedurave t\u00eb bllokimit dhe zhbllokimit t\u00eb llogarive.<\/p>\n<p>Kontabilisti Armand Mala tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se jan\u00eb disa problematika q\u00eb bizneset hasin, pas l\u00ebshimit t\u00eb nj\u00eb urdhri p\u00ebr bllokim t\u00eb llogarive bankare, nga administrata tatimore apo drejtorit\u00eb e tatim-taksave vendore, p\u00ebr mosshlyerje detyrimesh.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb bllokimi i llogarive bankare n\u00eb \u00e7do valut\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 bllokimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb detyrimit n\u00eb llogarin\u00eb n\u00eb Lek k\u00ebrkohet edhe bllokimi p\u00ebr llogarit\u00eb n\u00eb valut\u00eb. Me bllokimin e tyre, biznesit nuk i mund\u00ebsohet konvertimi brenda llogarive n\u00eb monedh\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar shum\u00ebn e papaguar, dhe p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn, por domosdoshm\u00ebrisht duhet t\u00eb paraqiten pran\u00eb institucioneve financiare p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, problem p\u00ebr biznesin mbetet edhe procedura e zhbllokimit, e cila nuk \u00ebsht\u00eb automatike. Institucionet financiare p\u00ebr zhbllokimin e llogarive duhet t\u00eb presin q\u00eb n\u00eb sistemin e tyre t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb fizikisht urdhri p\u00ebr zhbllokim llogarie.<\/p>\n<p>Pra, edhe pasi nga subjektet kryhet pagesa p\u00ebr detyrimin e papaguar, llogaria zhbllokohet vet\u00ebm pas mb\u00ebrritjes s\u00eb urdhrit fizik pran\u00eb institucionit financiar. Si procedurat aktuale t\u00eb bllokimit dhe zhbllokimit t\u00eb llogarive krijojn\u00eb shpesh vonesa n\u00eb pagesa dhe pengesa operacionale n\u00eb aktivitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb bizneseve\u201d, thot\u00eb z. Mala.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr-bllokimi t\u00eb l\u00ebshuar nga taksat dhe tarifat vendore; Sa zgjasin procedurat p\u00ebr zhbllokim<\/p>\n<p>Para nisjes s\u00eb urdhrit p\u00ebr bllokim llogarie, nga Tatimet ezaurohen t\u00eb gjitha procedurat p\u00ebr t\u00eb njoftuar biznesin p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimit t\u00eb pashlyer.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) sqaron p\u00ebr \u201cMonitor\u201d procedurat q\u00eb ndiqen para l\u00ebshimit t\u00eb nj\u00eb urdhri p\u00ebr bllokimin e llogarive.<\/p>\n<p>\u201cDrejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, n\u00eb funksion t\u00eb mbledhjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara nga subjektet debitore ndjek hapat e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Udh\u00ebzimin e p\u00ebrbashk\u00ebt num\u00ebr 17, dat\u00eb 20.6.2022, \u2018P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e uniformitetit minimal t\u00eb standardeve procedurale p\u00ebr mbledhjen e detyrimeve t\u00eb taksave e tarifave vendore\u2019, duke p\u00ebrfshir\u00eb hapa t\u00eb till\u00eb si \u2018njoftim k\u00ebrkes\u00eb-pagesa\u2019, \u2018urdh\u00ebr bllokimi i llogarive bankare\u2019, \u2018urdh\u00ebr ekzekutimi\u2019, \u2018njoftim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr vendosjen e barr\u00ebs siguruese dhe hipotekore\u2019 dhe vendosje t\u00eb k\u00ebtyre barr\u00ebve mbi pasurit\u00eb e luajtshme e t\u00eb paluajtshme t\u00eb subjektit debitor, etj. Procedura ndiqet sipas rendit dhe afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebzim\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, DPTTV sqaron se n\u00eb urdhrin e bllokimit t\u00eb llogarive bankare p\u00ebr subjektet debitore, k\u00ebrkohet bllokimi vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn e debis\u00eb q\u00eb d\u00ebrgon institucioni. Vlera e debis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb bllokohet jepet e detajuar, sipas llojit t\u00eb taks\u00ebs, nd\u00ebrsa urdhri iu d\u00ebrgohet 11 bankave n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cUrdhri i bllokimit t\u00eb llogarive bankare t\u00eb taksapaguesit iu d\u00ebrgohet t\u00eb gjitha bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat taksapaguesi, mund t\u00eb ket\u00eb llogarit\u00eb e tij. Urdhri i bllokimit p\u00ebrmban domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebposhtme: a) identitetin e taksapaguesit (personit juridik, fizik tregtar, individ), llogarit\u00eb e t\u00eb cilit preken nga dalja e k\u00ebtij urdhri; b) shkakun e nxjerrjes s\u00eb tij; c) shum\u00ebn q\u00eb bankat duhet t\u00eb bllokojn\u00eb. Detyrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb debis\u00eb, por edhe i detajuar sipas llojit t\u00eb taksave dhe viteve\u201d, shpjegon DPTTV.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb urdhri q\u00eb \u201cMonitor\u201d disponon, t\u00eb l\u00ebshuar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, 11 bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar bllokimi i llogarive bankare n\u00eb mas\u00ebn e detyrimit t\u00eb papaguar, ndaj nj\u00eb biznesi q\u00eb rezulton debitor.<\/p>\n<p>Urdhri i l\u00ebshuar parashikon bllokimin e llogarive n\u00eb Lek dhe valut\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e debis\u00eb, kalimin e shum\u00ebs s\u00eb detyrimit n\u00eb llogarin\u00eb e institucionit brenda tri dit\u00ebve dhe ndalimin e transferimeve jasht\u00eb vendit deri n\u00eb shlyerje. Ai mbetet n\u00eb fuqi edhe p\u00ebr llogari t\u00eb reja t\u00eb hapura nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb urdh\u00ebr thuhet se subjekti rezulton me detyrime t\u00eb papaguara n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 121,2 mij\u00eb lek\u00ebsh ndaj Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb taks\u00ebn e p\u00ebrkohshme p\u00ebr infrastruktur\u00ebn arsimore dhe tarif\u00ebn e pastrimit p\u00ebr vitin 2025, si dhe gjobat dhe kamat\u00ebvonesat, t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb llogariten deri n\u00eb shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb detyrimit.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i biznesit lidhet me faktin se, edhe pasi ata kryejn\u00eb pages\u00ebn e detyrimeve dhe shlyejn\u00eb borxhet, llogarit\u00eb bankare nuk zhbllokohen menj\u00ebher\u00eb. Sipas tyre, bankat k\u00ebrkojn\u00eb ende nj\u00eb urdh\u00ebr fizik nga institucioni p\u00ebr t\u00eb konfirmuar pages\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb hequr bllokimin, gj\u00eb q\u00eb sjell vonesa dhe pengesa n\u00eb aktivitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore thot\u00eb se procedura e ndjekur prej saj parashikon q\u00eb, pas likuidimit t\u00eb detyrimeve nga subjekti, zhbllokimi i llogarive bankare kryhet brenda dy dit\u00ebve pune. Njoftimi p\u00ebrkat\u00ebs d\u00ebrgohet n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb me shkres\u00eb fizike p\u00ebrmes post\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr subjektet q\u00eb kan\u00eb likuiduar detyrimet, procedohet me zhbllokimin e llogarive bankare, si rregull brenda dy dit\u00ebve pun\u00eb. Shkresa d\u00ebrgohet me post\u00eb n\u00eb bank\u00ebn\/bankat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb\u201d, pohon DPTTV.<\/p>\n<p><strong>Problematikat n\u00eb praktik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kontabilisti Armand Malaj shpjegon se urdh\u00ebr-bllokimi u d\u00ebrgohet t\u00eb gjitha bankave dhe zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjitha llogarit\u00eb e tatimpaguesit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato n\u00eb valuta t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb praktik\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb subjekt ka detyrime prej 300,000 lek\u00ebsh, bankat bllokojn\u00eb shum\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse ose t\u00eb gjith\u00eb gjendjen n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl. Problematika lind kur fondet jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa valuta dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren lirsh\u00ebm p\u00ebr pagesa apo konvertime gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bllokimit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe pasi detyrimi shlyhet, llogaria mbetet e bllokuar deri n\u00eb mb\u00ebrritjen dhe regjistrimin fizik t\u00eb urdhrit t\u00eb zhbllokimit, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb 4\u20135 dit\u00eb, duke ndikuar n\u00eb pagesa si pagat e punonj\u00ebsve apo shpenzimet operative.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb subjekt ka nj\u00eb borxh tatimor t\u00eb prapambetur prej 300,000 lek\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cilin ka filluar mbledhja me forc\u00eb dhe organet tatimore kan\u00eb l\u00ebshuar urdhrin e bllokimit, ku u k\u00ebrkohet bankave t\u00eb bllokojn\u00eb shum\u00ebn prej 300,000 lek\u00ebsh p\u00ebr llogari t\u00eb organit tatimor.<\/p>\n<p>Sipas urdhrit t\u00eb bllokimit duhet q\u00eb banka t\u00eb bllokoj\u00eb shum\u00ebn deri n\u00eb 300,000 lek\u00eb. N\u00ebse subjekti n\u00eb llogari ka nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl sesa 300,000 lek\u00eb at\u00ebher\u00eb do t\u00eb bllokohet e gjith\u00eb shuma. N\u00ebse subjekti ka gjendje m\u00eb shum\u00eb sesa 300,000 lek\u00eb, duhet t\u00eb bllokoj\u00eb vler\u00ebn 300,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Supozojm\u00eb se subjekti ka llogari bankare vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prej bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb Banka X, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bank\u00eb ai ka llogari t\u00eb hapura n\u00eb Lek, n\u00eb USD dhe n\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes s\u00eb urdh\u00ebr-bllokimit, ka gjendje n\u00eb llogari 180,000 lek\u00eb, 1500 USD (p\u00ebr thjesht\u00ebsi supozojm\u00eb kursin 1 USD = 100 lek\u00eb) si edhe 1,300 Euro (kursin s\u00ebrish e supozojm\u00eb 1 Eur= 100 lek\u00eb). Praktikisht, subjekti ka fonde mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimin tatimor madje ka m\u00eb tep\u00ebr sesa k\u00ebto fonde.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, subjekti d\u00ebshiron t\u00eb paguaj\u00eb pagat e punonj\u00ebsve 150,000 lek\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb paguaj\u00eb edhe detyrimin tatimor.<\/p>\n<p>Konkretisht, subjekti n\u00eb aplikacionin online t\u00eb bank\u00ebs ku kryen gjithmon\u00eb veprime, d\u00ebshiron t\u00eb konvertoj\u00eb shum\u00ebn n\u00eb USD dhe Euro n\u00eb Lek, p\u00ebr t\u00eb paguar pagat e punonj\u00ebsve dhe detyrimin tatimor. K\u00ebtu fillojn\u00eb problematikat.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, online tashm\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb kryej\u00eb asnj\u00eb veprim, pasi p\u00ebr secil\u00ebn prej monedhave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr-bllokim aktiv (pra jo p\u00ebr gjith\u00eb gjendjen, por p\u00ebr secil\u00ebn prej monedhave) dhe kjo bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Nenin 90, pika 1, n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr procedurat tatimore\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, subjektit nuk i lejohet t\u00eb kryej\u00eb as konvertim midis monedhave pasi llogaria figuron e bllokuar. N\u00ebse zgjidh t\u00eb kryej\u00eb konvertim, duhet t\u00eb paraqitet n\u00eb bank\u00eb, ku edhe sh\u00ebrbimi i klientit n\u00eb bank\u00eb nuk e kryen direkt veprimin, por i b\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nivelit m\u00eb lart dhe vet\u00ebm me miratimin e k\u00ebrkes\u00ebs, kryen konvertimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq koh\u00eb sa fondet nuk po l\u00ebvizin jasht\u00eb llogaris\u00eb bankare t\u00eb subjektit, nuk ka arsye p\u00ebrse subjekti t\u00eb pengohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb konvertime midis monedhave.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, subjekti paraqitet n\u00eb bank\u00ebn e vetme ku ka llogarin\u00eb, b\u00ebn konvertimin pasi konfirmimit sipas pik\u00ebs 2 (pra konverton 1500 USD n\u00eb 150,000 Lek\u00eb dhe 1300 Euro n\u00eb 130,000 Lek\u00eb). Gjendja e llogaris\u00eb pas konvertimit (460,000 Lek\u00eb, 0 Eur, 0 USD) kryen pages\u00ebn e detyrimit tatimor p\u00ebr t\u00eb cilin llogarit\u00eb jan\u00eb bllokuar (300,000) dhe d\u00ebshiron q\u00eb me shum\u00ebn e mbetur 460,000-300,000=160,000 t\u00eb paguaj\u00eb pagat e punonj\u00ebsve (150,000 Lek\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb dukje duhet t\u00eb ishte n\u00eb rregull, por praktikisht nuk ndodh k\u00ebshtu. Pasi edhe pse e pagoi detyrimin tatimor, llogaria e tij do t\u00eb mbetet e bllokuar, deri n\u00eb momentin q\u00eb pran\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb saj, do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb fizikisht urdhri i zhbllokimit q\u00eb hidhet n\u00eb sistem. Kjo procedur\u00eb nuk ndodh m\u00eb shpejt sesa 4-5 dit\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, jemi n\u00eb kushtet kur subjekti ka kryer pages\u00ebn e detyrimit tatimor, ka gjendje p\u00ebr t\u00eb paguar pagat, por nuk mund ta kryej\u00eb deri n\u00eb mb\u00ebrritjen fizike t\u00eb urdhrit. P\u00ebr m\u00eb tej, edhe n\u00ebse derdh n\u00eb llogari shum\u00ebn prej 1000 eurosh apo 1000 USD ato do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb bllokuara\u201d.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i institucionit financiar<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bizneset ka d\u00ebrguar ankes\u00eb pran\u00eb nj\u00eb institucioni bankar p\u00ebr bllokimin e shum\u00ebs s\u00eb debis\u00eb edhe n\u00eb llogarit\u00eb n\u00eb valut\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e bank\u00ebs theksohej se veprimet kryhen n\u00eb p\u00ebrputhje me urdhrat e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb institucioni financiar, luajm\u00eb rol pasiv n\u00eb procesin e zbatimit t\u00eb urdhrave t\u00eb bllokimit apo zhbllokimit t\u00eb llogarive bankare. N\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi, banka \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb urdhrat e l\u00ebshuar nga organet kompetente.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do paqart\u00ebsi apo ankes\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrmbajtjen dhe zbatimin e urdhrit, ju sugjerojm\u00eb t\u00eb drejtoheni pran\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, ose pran\u00eb gjykat\u00ebs kompetente\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi n\u00eb biznes, k\u00ebrkesat p\u00ebr ndryshimin e procedurave<\/strong><\/p>\n<p>Kontabilist\u00ebt dhe bizneset propozojn\u00eb q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim mes administrat\u00ebs tatimore dhe bankave, t\u00eb krijohen mekanizma m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe automatik\u00eb p\u00ebr zhbllokimin e llogarive pas pages\u00ebs s\u00eb detyrimit, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr procedura fizike dhe vonesa administrative.<\/p>\n<p>Problem mbetet edhe p\u00ebrmbajtja e urdhrit p\u00ebr bllokimin e llogarive edhe n\u00eb valut\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 llogaris\u00eb n\u00eb Lek t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Sipas kontabilistit Armand Mala, k\u00ebto procedura, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo p\u00ebr zhbllokimin e llogarive, po krijon v\u00ebshtir\u00ebsi te bizneset n\u00eb menaxhimin e likuiditetit dhe aktivitetit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsimi i procedurave p\u00ebr ark\u00ebtimin e detyrimeve t\u00eb papaguara, do t\u00eb leht\u00ebsonte aktivitetin ekonomik dhe do t\u00eb reduktonte barr\u00ebn mbi bizneset q\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrkohshme likuiditeti.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, kur krijohet nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, Banka \u2013 Tatimeve e Tatimet \u2013 Bank\u00ebs, por ata q\u00eb penalizohen jan\u00eb taksapaguesit. P\u00ebr disa shkresa burokratike, taksapaguesit i bllokohet mbar\u00ebvajtja e aktivitetit, dhe vlen t\u00eb p\u00ebrmenden q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tatimpagueseve gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebr munges\u00eb likuiditeti e jo se d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mos paguajn\u00eb detyrimin tatimor.<\/p>\n<p>Organi tatimor, n\u00eb marr\u00ebveshje me bankat, pa e cenuar mbrojtjen e detyrimit tatimor, duhet t\u00eb gjejn\u00eb mekanizma t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen barr\u00eb p\u00ebr taksapaguesin n\u00eb asnj\u00eb moment, p\u00ebrkundrazi ta leht\u00ebsojn\u00eb e t\u2019i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb kur ndodhet n\u00eb situata jo t\u00eb mira likuiditeti.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebhen ndryshime t\u00eb praktikave e marr\u00ebveshjeve midis Tatimeve e Bankave, me kryerjen e pages\u00ebs, banka t\u00eb mos pres\u00eb ardhjen fizikisht t\u00eb urdh\u00ebr-bllokimit, por t\u00eb procedoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb me heqjen e urdhrit q\u00eb e mban t\u00eb bllokuar llogarin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet e urdhrave, ku duhet t\u00eb hiqet k\u00ebrkesa p\u00ebr bllokim t\u00eb llogarive bankare edhe n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj\u201d, n\u00ebnvizon kontabilisti Mala.<\/p>\n<p>Edhe ekonomist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pohojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb reale dhe zgjidhja nuk k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht ndryshime t\u00eb m\u00ebdha ligjore, por m\u00eb shum\u00eb koordinim dhe modernizim praktik t\u00eb proceseve.<\/p>\n<p>Sipas tyre, pritja p\u00ebr \u201curdhrin fizik\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e vjetruar. N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve, pagesat konsiderohen t\u00eb vlefshme n\u00eb momentin q\u00eb konfirmohen elektronikisht nga sistemi bankar. Sipas ekonomist\u00ebve, mbajtja peng e procedurave p\u00ebr nj\u00eb dokument fizik d\u00ebmton bizneset n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e aktivitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u shpreh se, bazuar n\u00eb kuadrin ligjor n\u00eb fuqi (Ligji nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, i ndryshuar), institucioni ka vet\u00ebm kompetenca zbatuese dhe jo politik\u00ebb\u00ebr\u00ebse apo vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Baza ligjore p\u00ebr bllokimin e llogarive<\/strong><\/p>\n<p>Bllokimi i llogarive bankare kryhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 90 t\u00eb Ligjit nr. 9920 \u201cP\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i cili p\u00ebrcakton se administrata tatimore urdh\u00ebron bankat t\u00eb bllokojn\u00eb shum\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl midis detyrimit dhe gjendjes n\u00eb llogari.<\/p>\n<p>Si m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb referenca ligjore mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodh bllokimi i llogarive bankare, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kapitullit XI t\u00eb ligjit \u201cMbledhja me Forc\u00eb e Detyrimit Tatimor\u201d. Pra ligji p\u00ebrcakton qart\u00eb se \u00e7far\u00eb shume duhet t\u00eb bllokohet: \u201ct\u00eb bllokoj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vogla nd\u00ebrmjet:<\/p>\n<p>a) shum\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mbahet; b) shum\u00ebs q\u00eb rezulton n\u00eb at\u00eb \u00e7ast n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb tatimpaguesit.\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor n\u00eb dat\u00ebn e caktuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 89 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebr njoftimin dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pages\u00eb, administrata tatimore, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb urdhri me shkrim, t\u00eb l\u00ebshuar nga drejtori i drejtoris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mbledhjen e detyrimeve t\u00eb papaguara apo drejtuesi i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngjashme me t\u00eb, apo titullari i zyr\u00ebs tatimore t\u00eb qeverisjes vendore, i k\u00ebrkon \u00e7do banke shqiptare t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb udh\u00ebzimin e ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat me post\u00eb rekomande ose n\u00eb rrug\u00eb elektronike, ku tatimpaguesi ka llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet, t\u00eb bllokoj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vogla nd\u00ebrmjet:<\/p>\n<p>a) shum\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mbahet;<\/p>\n<p>b) shum\u00ebs q\u00eb rezulton n\u00eb at\u00eb \u00e7ast n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb tatimpaguesit.<\/p>\n<p>Shuma e bllokuar kalon p\u00ebr llogari t\u00eb administrat\u00ebs tatimore sipas procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar me udh\u00ebzim t\u00eb Ministrit t\u00eb Financave\u201d, p\u00ebrcaktohet n\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebrmban nj\u00eb urdh\u00ebr bllokimi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr bllokimin e llogarive bankare t\u00eb nj\u00eb biznesi, i cili u \u00ebsht\u00eb drejtuar 11 bankave t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas urdhrit, subjekti rezulton me detyrime t\u00eb papaguara n\u00eb shum\u00ebn totale prej 121,296.59 lek\u00ebsh ndaj Drejtoris\u00eb s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb taks\u00ebn e p\u00ebrkohshme p\u00ebr infrastruktur\u00ebn arsimore dhe tarif\u00ebn e pastrimit p\u00ebr vitin 2025, s\u00eb bashku me gjobat dhe kamat\u00ebvonesat.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb fundit vijojn\u00eb t\u00eb llogariten deri n\u00eb shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb detyrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe akteve n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi, urdhri parashikon bllokimin e llogarive bankare n\u00eb Lek dhe n\u00eb valut\u00eb deri n\u00eb mas\u00ebn e detyrimit t\u00eb papaguar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebrkohet q\u00eb shuma e detyrimit t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e institucionit p\u00ebrkat\u00ebs brenda tri dit\u00ebve nga marrja e urdhrit, si dhe ndalohet transferimi i fondeve jasht\u00eb vendit deri n\u00eb shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb detyrimeve. Urdhri ka efekt edhe p\u00ebr llogari q\u00eb mund t\u00eb hapen pas daljes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mb\u00ebshtetje te shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, pika 4, t\u00eb Nenit 89 dhe Nenit 90 t\u00eb Ligjit me nr. 9920, dat\u00eb 19.05.2008, \u201cP\u00ebr Procedurat Tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar; Udh\u00ebzimit me nr. 24, dat\u00eb 02.09.2008, t\u00eb Ministrit t\u00eb Financave \u2018P\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, t\u00eb ndryshuar; Vendimit me nr. 158, dat\u00eb 26.12.2019, t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs \u2018P\u00ebr miratimin e sistemit t\u00eb taksave dhe tarifave vendore n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs\u2019, t\u00eb ndryshuar si dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb disponojm\u00eb nga sistemi i taksave dhe tarifave vendore:<\/p>\n<p>1. Bllokimin e llogarive bankare n\u00eb Lek dhe n\u00eb valut\u00eb t\u00eb subjektit debitor X n\u00eb mas\u00ebn e debis\u00eb prej 121,296.59 lek\u00ebsh ndaj DPTTV.<\/p>\n<p>2. Kalimin brenda tri dit\u00ebve nga marrja e k\u00ebtij urdhri t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb debis\u00eb prej 121,296.59 lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn \u201c1\u201d n\u00eb numrin e llogaris\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore sipas numrit t\u00eb llogaris\u00eb ton\u00eb, pran\u00eb deg\u00ebs s\u00eb bank\u00ebs tuaj.<\/p>\n<p>3. Ndalimin e transferimit jasht\u00eb shtetit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb debis\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit debitor, pran\u00eb bank\u00ebs suaj pasi ka detyrime t\u00eb papaguara ndaj DPTTV p\u00ebr shum\u00ebn: 121,296.59 lek\u00eb. Ky urdh\u00ebr-bllokim ka efekt dhe n\u00eb rastin kur subjekti taksapagues \u00e7el llogari bankare pas daljes s\u00eb k\u00ebtij Urdh\u00ebr-Bllokimi\u201d, specifikohet n\u00eb urdh\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Si veprojn\u00eb tatimet me mbledhjen e detyrimeve t\u00eb papaguara, pse nuk ka ankesa nga bizneset<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga administrata e taksave vendore, p\u00ebr ark\u00ebtimin e detyrimeve t\u00eb papaguara, bizneset pohojn\u00eb se administrata tatimore nuk procedon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme me l\u00ebshimin e urdhrave p\u00ebr bllokimin e llogarive bankare.<\/p>\n<p>Sipas kontabilist\u00ebve, bizneseve u d\u00ebrgohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb njoftimesh dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr detyrimet e papaguara n\u00eb sistemin e e-Filing. K\u00ebto njoftime nuk p\u00ebrmbajn\u00eb urdhra p\u00ebr bllokimin e llogarive. P\u00ebrve\u00e7 njoftimeve dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimin e pashlyer, bizneset kontaktohen edhe me telefon nga inspektor\u00ebt tatimore, p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb afat p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shlyerjes s\u00eb detyrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 njoftimeve p\u00ebr shlyerje t\u00eb detyrimeve, bizneset sqarojn\u00eb se tatimet presin edhe konfirmimin prej tyre p\u00ebr marrje t\u00eb njoftimeve.<\/p>\n<p>Sipas kontabilistit Armand Mala, p\u00ebr mbledhjen me forc\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore, Administrata Tatimore n\u00eb \u00e7do rast merr n\u00eb konsiderat\u00eb analizimin dhe vler\u00ebsimin e riskut, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se merr n\u00eb analiz\u00eb n\u00ebse tatimpaguesi do t\u00eb paguaj\u00eb detyrimin e tij, cila jan\u00eb afatet q\u00eb mund t\u2019u p\u00ebrmbahet p\u00ebr shlyerje t\u00eb detyrimeve, cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e financiare.<\/p>\n<p>Kontabilisti Armand Mala shprehet se nuk jan\u00eb hasur raste t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb urdhrave p\u00ebr bllokim llogarish p\u00ebr detyrime t\u00eb papaguara me vler\u00eb n\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb, si\u00e7 ndodh me tatimet vendore.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2024-s, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb biznesesh n\u00eb Tiran\u00eb ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimin p\u00ebr bllokim t\u00eb llogarive nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Taksave Vendore me arsyetimin e mospagimit brenda afatit t\u00eb taks\u00ebs shtes\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr vitin 2023. Detyrimi shtes\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs u llogarit pas hyrjes n\u00eb fuqi n\u00eb muajin korrik 2023 t\u00eb vendimit p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Rritja e tyre, automatikisht rrit detyrimin e biznesit p\u00ebr taks\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr objektet q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime tregtare, pasi baza e llogaritjes s\u00eb taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb vlera e nd\u00ebrtes\u00ebs sipas \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb detyrimit shtes\u00eb bizneset u penalizuan me gjoba dhe me urdhra p\u00ebr bllokim llogarie.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, bizneset ngrit\u00ebn shqet\u00ebsimin se kjo mas\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb, pasi ata nuk ishin njoftuar prej institucionet p\u00ebr detyrime t\u00eb papaguara. Nga institucioni u sqarua se p\u00ebr detyrimin shtes\u00eb bizneset ishin njoftuar n\u00ebp\u00ebrmjet e-Albania.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/16\/bllokimi-i-llogarive-bizneset-kerkojne-rishikimin-e-procedurave\/\">Bllokimi i llogarive, bizneset k\u00ebrkojn\u00eb rishikimin e procedurave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bizneset dhe kontabilist\u00ebt ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se urdhrat p\u00ebr bllokim t\u00eb t\u00eb gjitha llogarive, p\u00ebrfshir\u00eb edhe valut\u00ebn, p\u00ebr rastet kur rezultojn\u00eb debitor\u00eb, po shkaktojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e aktivitetit. Problem jan\u00eb edhe procedurat e zhbllokimit, q\u00eb nuk realizohen automatikisht pas pages\u00ebs s\u00eb detyrimit t\u00eb pashlyer, por k\u00ebrkon mb\u00ebrritjen fizike t\u00eb nj\u00eb urdhri nga institucioni tatimor pran\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87804","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87804"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87804\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}