{"id":87783,"date":"2026-05-15T20:49:12","date_gmt":"2026-05-15T20:49:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/diplomohen-104-studente-te-akademise-se-sigurise-drejtori-i-pergjithshem-skender-hita-integriteti-duhet-te-jete-busulla-juaj-morale-dhe-ligjore\/"},"modified":"2026-05-15T20:49:12","modified_gmt":"2026-05-15T20:49:12","slug":"diplomohen-104-studente-te-akademise-se-sigurise-drejtori-i-pergjithshem-skender-hita-integriteti-duhet-te-jete-busulla-juaj-morale-dhe-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/diplomohen-104-studente-te-akademise-se-sigurise-drejtori-i-pergjithshem-skender-hita-integriteti-duhet-te-jete-busulla-juaj-morale-dhe-ligjore\/","title":{"rendered":"Diplomohen 104 student\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Skender Hita: Integriteti duhet t\u00eb jet\u00eb busulla juaj morale dhe ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Skender Hita mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e diplomimit t\u00eb 104 student\u00ebve t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, Sk\u00ebnder Hita deklaroi se: Ceremonia e sotme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ceremoni diplomimi, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me simbolik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit dhe p\u00ebr ju t\u00eb sapodiplomuar.<\/p>\n<p>Hita vijoi m\u00eb tej teksa iu drejtua t\u00eb sapodiplomuarve me fjal\u00ebt: integriteti duhet t\u00eb jet\u00eb busulla juaj morale dhe ligjore. N\u00ebse humbisni busull\u00ebn, do t\u00eb humbisni rrug\u00ebn. Por, n\u00ebse e mbani fort, do t\u00eb jeni udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr brezat e rinj q\u00eb do t\u00eb ulen n\u00eb k\u00ebto banka. B\u00ebjeni k\u00ebt\u00eb diplom\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb uniform\u00eb t\u00eb flasin me gjuh\u00ebn e nderit.<\/p>\n<p> *Fjala e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit mbajtur gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb Diplomimit t\u00eb 104 Oficer\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfunduan studimet Bachelor n\u00eb Fakultetin \u201cSiguria dhe Hetimi\u201d n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb* <\/p>\n<p>Ceremonia e sotme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ceremoni diplomimi, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me simbolik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit dhe p\u00ebr ju t\u00eb sapodiplomuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb brez p\u00ebrmbyll rrug\u00ebtimin e tij akademik brenda sistemit policor, nd\u00ebrsa nj\u00eb model i ri formimi ka nisur tashm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen e Policis\u00eb shqiptare, pasi prej dy vitesh auditor\u00ebt e Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb jan\u00eb mbushur me t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja q\u00eb hyjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rrug\u00ebn e formimit policor.<\/p>\n<p>Sot po diplomojm\u00eb nj\u00eb brez q\u00eb mbart mbi supe p\u00ebrvoj\u00ebn e terrenit dhe drit\u00ebn e dijes akademike. Ju jeni brezi i fundit q\u00eb u rrit profesionalisht brenda familjes s\u00eb madhe t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, brezi me t\u00eb cilin mbyllet nj\u00eb cik\u00ebl dhe hapet nj\u00eb horizont i ri.<\/p>\n<p>Ndaj, kjo ju jep nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse ju jeni ura mes dy epokave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, mes eksperienc\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb pun\u00eb dhe modelit t\u00eb ri t\u00eb edukimit policor q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb sh\u00ebnon fundin e nj\u00eb etape dhe nisjen e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie edhe m\u00eb t\u00eb madhe, pasi qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb oficer\u00eb policie m\u00eb profesional\u00eb, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj detyr\u00ebs dhe ndaj tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb punonj\u00ebs policie q\u00eb din\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb ndjekin dhe t\u00eb trajtojn\u00eb me qet\u00ebsi e maturi, brenda kornizave t\u00eb ligjit, \u00e7do shqet\u00ebsim q\u00eb qytetar\u00ebt adresojn\u00eb te Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida jon\u00eb m\u00eb e madhe: p\u00ebrmir\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i imazhit dhe rritja e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit te qytetar\u00ebt.<br \/>\nSepse imazhi i Policis\u00eb nuk nd\u00ebrtohet nga godinat, as nga teknologjia dhe as nga deklaratat publike. Ai nd\u00ebrtohet nga sjellja e \u00e7do punonj\u00ebsi policie, nga integriteti q\u00eb tregoni edhe kur askush nuk ju sheh.<\/p>\n<p>Nga sot, ju do t\u00eb sh\u00ebrbeni si punonj\u00ebs policie t\u00eb rolit t\u00eb par\u00eb drejtues, n\u00eb rendin publik, policimin n\u00eb komunitet, hetimin e krimit, sigurin\u00eb rrugore apo policin\u00eb kufitare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb net\u00eb t\u00eb gjata, momente t\u00eb v\u00ebshtira dhe vendime q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb karakter. Por mos harroni kurr\u00eb: polici nuk matet nga forca q\u00eb p\u00ebrdor, por nga vet\u00ebp\u00ebrmbajtja q\u00eb tregon. Autoriteti nuk buron nga arroganca, por nga mir\u00ebsjellja, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, profesionalizmi dhe besimi q\u00eb frym\u00ebzon.<\/p>\n<p>Autoriteti lart\u00ebsohet nga guximi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin e drejt\u00eb edhe kur \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, nga profesionalizmi me t\u00eb cilin trajtoni \u00e7do qytetar pa dallim dhe nga kuraja p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cJo\u201d aty ku cenohet ligji dhe \u201cPo\u201d sakrific\u00ebs kur e k\u00ebrkon nevoja.<\/p>\n<p>Sot, nd\u00ebrsa merrni k\u00ebt\u00eb certifikim, ju nuk po merrni vet\u00ebm nj\u00eb diplom\u00eb policore. Diplomat tuaja tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb certifikuara nga Ministria e Arsimit dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap cil\u00ebsor i b\u00ebr\u00eb nga Akademia e Siguris\u00eb dhe Ministria e Arsimit.<\/p>\n<p>Ndaj, gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj stafin akademik dhe Ministrin\u00eb e Arsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb standardeve t\u00eb arsimimit policor. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mesazhet e forta t\u00eb transformimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Teksa stafet\u00ebn e arsimimit Bachelor ia kemi dor\u00ebzuar maturant\u00ebve, ju mbeteni d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb se Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pandalsh\u00ebm transformimi n\u00eb arsimim, trajnim dhe sh\u00ebrbim ndaj qytetar\u00ebve dhe ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur koleg\u00eb!<\/p>\n<p>Integriteti duhet t\u00eb jet\u00eb busulla juaj morale dhe ligjore. N\u00ebse humbisni busull\u00ebn, do t\u00eb humbisni rrug\u00ebn. Por, n\u00ebse e mbani fort, do t\u00eb jeni udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr brezat e rinj q\u00eb do t\u00eb ulen n\u00eb k\u00ebto banka. B\u00ebjeni k\u00ebt\u00eb diplom\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb uniform\u00eb t\u00eb flasin me gjuh\u00ebn e nderit.<\/p>\n<p>Uroj q\u00eb sot t\u00eb dilni nga kjo Akademi jo thjesht si njer\u00ebz q\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb grad\u00eb apo nj\u00eb funksion, por si njer\u00ebz q\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb mision. T\u00eb jeni t\u00eb ashp\u00ebr me krimin, por t\u00eb p\u00ebrulur me qytetarin.<\/p>\n<p>Suksese n\u00eb detyrat q\u00eb do t\u00eb kryeni n\u00eb qarqet ku jeni em\u00ebruar.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Skender Hita mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e diplomimit t\u00eb 104 student\u00ebve t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb. N\u00eb ceremonin\u00eb ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, Sk\u00ebnder Hita deklaroi se: Ceremonia e sotme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ceremoni diplomimi, por \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87783","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87783\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}